Apolonia antike, një surprizë magjepëse për turistët e huaj - Kultura

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Apolonia antike, një surprizë magjepëse për turistët e huaj

Apolonia antike, një surprizë magjepëse për turistët e huaj

· 1 · 736

  • Postime: 18279
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 06-06-2012, 13:41:33
FIER- Qyteti antik i Apolonisë, kjo mrekulli turistike, ku nderthurren lavdia e së shkuarës me të tashmen, është një ndër destinacionet më të kërkuara për turistët e huaj. Cdo ditë, grupe të organizuara turistësh, apo individë, kalojnë orë të këndshme duke vizituar këtë qytet magjik, sic e etiketojnë ata. Promovimin më të mirë të vlerave të këtij qyteti e bëjnë vet turistët, të cilët të mahnitur nga vlerat turistike dhe nga peisazhi natyror, ua prezantojnë bashkëqytetarëve të tyre, duke i nxitur që të ndërmarrin një udhëtim relaksues në Apoloni.

"Është hera e parë që vizitojmë Apoloninë. Jemi të befasuar nga bukuria dhe madhështia e saj, megjithëse për ne nuk ishte e panjohur, pasi disa nga miqtë tanë që e kishin vizituar më herët, na e kishin prezantuar mjaft mirë. Madje, ata na nxitën që të mos e humbisnim mundësinë për ta vizituar këtë vënd magjik", u shprehën Jam Jet dhe Tien Brinke, turistë hollandezë.

Ata e vecuan këtë vizitë si një nga më të bukurat dhe mbresëlënëset në morinë e vizitave të tyre turistike. Bukuria natyrore dhe mikëpritja e njerëzve, madhështia dhe vlerat arkeologjike të Apolonisë, ishin një surprizë përtej emagjinatës dhe fantazisë së krijuar prej tyre. "Apolonia është magjike. Pamja e saj dominuese mbi pafundësinë e fushave dhe vijën e bregdeti që ndodhet vetëm 8 km larg, në drejtimin perëndimor, është fantastike dhe mjaft relaksuese", u shpreh znj.Brinke.

(d.b/BalkanWeb)

Temat e fundit