×

Brad Pitt

Brad Pitt

· 3 · 1041

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 24-01-2010, 22:37:54


Per probleme mes tyre flitej prej kohesh, por tani duket se eshte zyrtare.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie, sipas "News of the World" kane firmosur kartat per ndarjen legale me perkujdesjen e femijeve.

Cifti me i njohur i Hollywood-it ka rene dakord edhe per menyren se si do te ndajne 205 milione dollare te pasurise se tyre. (c) Top Channel
« Editimi i fundit: 14-11-2011, 13:02:36 nga M A X »

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 14-11-2011, 13:03:43
Brad Pitt: Lë aktrimin pas tre vitesh



Brad Pitt ka njoftuar se do të lërë karrierën e tij kinematografike pas tre vitesh, kur të mbushë 50 vjeç.

47-vjeçari gjithashtu la të kuptohej për ‘The Sun’ se mund të fillonte një karrierë si producent.

Brad Pitt, partneri i Angelina Jolie, gjithashtu nuk bëri të ditur nëse do të shtonte sërish familjen e tij që përbëhet nga 6 fëmijë (3 prej të cilëve të adoptuar).

Klani “Brangelina” ndodhet aktualisht në Vietnam, vendin nga ku kanë adoptuar djalin Pax.

Sipas mediave vietnameze, çifti i famshëm hollivudian ka vendosur të relaksohet në arkipelagun Con Dao, në jug të Vietnamit.

Jolie do të qëndrojë me fëmijët disa ditë më shumë se Brad Pitt, sepse aktori duhet të vazhdojë punën për promovimin e filmit ‘Moneyball’ në Korenë e Jugut.

Parku kombëtar Con Dao i Vietnamit, që në kohën e epokës koloniale franceze shërbente si burg, përbëhet nga 16 ishuj të vegjël dhe është një zonë e mbrojtur për shkak se aty gjenden shumë specie të rralla breshkash.

  • Postime: 6729
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 18-10-2012, 08:59:53
“Pas 40 viteve dhe mijëra miliardave të harxhuar, vazhdojmë të mbështesim këtë farsë të quajtur lufta kundër drogës”.

Deklarata është bërë nga aktori i famshëm Brad Pitt, gjatë promovimit në Los Anxheles të dokumentarit “Shtëpia Ku Jetoj”.

Pitt ka folur për mediat amerikane për pikëpamjet e tij që bien ndesh me ato të qeverisë amerikane mbi politikën kundër trafikimit dhe përdorimit të substancave narkotike.

“Nuk përdor më drogë, por po të doja do të mund të gjeja çdo lloj në çdo qytet amerikan në më pak se 24 orë”, ka thënë aktori.

Debati mbi luftën kundër drogës në botën e kinemasë u hap së fundmi nga filmi i Oliver Stone, “Savages”, që flet për trafikun e narkotikëve nga Amerika Latine në SHBA.

Në raste të ndryshme gjatë promovimit të filmit, regjisori deklaroi disa herë se narkotrafiku nuk është vetëm një problem i vendeve si Meksika, por edhe i SHBA ku konsumohen substancat e ndaluara.