×

Charlie Sheen: E mërzitshme të jesh esëll!

· 19 · 1227

Charlie Sheen: E mërzitshme të jesh esëll!

· 19 · 1227

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 16-02-2011, 15:29:10
Charlie Sheen thotë se të qëndrosh esëll është pak “e mërzitshme”.
Aktori 45-vjeçar është në rehabilitim për shkak të problemeve të tij me drogën dhe alkoolin, por nuk ka premtuar se do të qëndrojë “i pastër” pas përfundimit të seancave të rehabilitimit.

“Shumë kohë më parë qëndrova esëll për 5 vjet me radhë dhe fillova të mërzitesha. Kur piva për herë të parë pas shumë vitesh provova një ndjesi të mrekullueshme”, tha Sheen për një radio të Los Angeles.

“Nuk do të përdor kokainë për aq kohë sa të mundem”, theksoi aktori duke lënë të kuptohet se problemet e tij janë larg përfundimit.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 16-02-2011, 17:53:38
Duhet ti prishe  leket diku ky..ama ne alkool, droge apo rehabilitim..s'ka shume rendesi. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 17-02-2011, 15:21:27
Ky ka per te perfunduar keq fare me duket. Une e shoh gati cdo dite Two and a half Men dhe do me vinte keq nese do ikte kot ky Carli, por sidoqofte po duket sikur po e kerkon vete nje fund te padenje.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 18-02-2011, 14:05:30
Që nga netët e kaluara me pornostarë, deri tek ekseset me drogën dhe alkoolin, Charlie Sheen ka befasuar shumë prej fansave të tij në javët e fundit.

Megjithatë, ka një person që nuk është aspak i befasuar, ish-gruaja e tij, Denise Richards, modele dhe protagoniste në një prej filmave të Agjentit 007.

”Ky ka qenë gjithmonë stili i jetës së Charlie-t. Ai asnjëherë nuk kursehet në jetën e tij të shfrenuar. Më vjen keq ta them, por ky është Charlie Sheen”, deklaroi Richards, në një program televiziv.

Deri tani, 40-vjeçarja kishte refuzuar të kritikonte babain e dy fëmijëve të saj, por duket se neglizhimi i vazhdueshëm i fëmijëve prej aktorit, ka ngjallur neveritjen e Denise Richards.

”Jeta e Sheen ka qenë gjithmonë e tillë, gjithmonë më publike në çdo detaj, por ndërsa fëmijët rriten, mungesa e tij e përgjegjësisë bëhet një problem gjithmonë e më i madh”, përfundoi Richards. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 25-02-2011, 13:03:56
Sheen, një “katërshe” për pushime

Disa foto të Charlie Sheen, së bashku me gruan, të dashurën dhe një pornostar u publikuan në shtypin amerikan, ndërsa të katërt udhëtuan me një avion privat për në Bahamas, për pushime.

Xhirimet e filmit “Two and a half men” janë ndërprerë për një muaj, ndërsa Sheen lufton me varësinë e tij nga droga dhe alkooli.

Ai do të rikthehet në punë javën e ardhshme, por ndërkohë, përfitoi nga mundësia për të udhëtuar për pushime në Bahamas, me tre femra, me të cilat ka patur raporte seksuale në të shkuarën.

Të afërm të ish-bashkëshortes së Sheen, 33-vjeçares Brooke Mueller, u deklaruan të befasuar nga vendimi i saj për t’iu bashkuar katërshes në pushime.  /top channel



http://www.galsh.com/pic-269-_Charlie_Sheen_.html
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2848
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#5 ne: 25-02-2011, 13:24:02

Disa foto të Charlie Sheen, së bashku me gruan, të dashurën dhe një pornostar u publikuan në shtypin amerikan, ndërsa të katërt udhëtuan me një avion privat për në Bahamas, për pushime.



http://www.galsh.com/pic-269-_Charlie_Sheen_.html

sa vuaka dhe ky i shkreti, ishalla kthehet gjalle :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#6 ne: 25-02-2011, 21:51:51
Disa komente të ashpra në radio nga Charlie Sheen drejt producentit të komedisë  “Tëo and a Half Men”, ku aktori është protagonist, bënë që xhirimet të ndërpriten pa afat.

Sipas CNN, ekziston një mundësi e madhe që komedia të mos dalë asnjëherë në treg, pasi problemeve të varësisë nga droga, Sheen i shtoi edhe një deklaratë befasuese që tregonte një mungesë të plotë respekti ndaj punëdhënësit të tij.

Duke folur në një emision radiofonik, aktori 46-vjeçar tha: “Më thanë që nëse do të sulmoja filmin, atëherë ai do të anullohej, kështu që dua të shoh nëse kjo është apo jo e vërtetë.

Nëse do të ndodhë kjo, që ata t’a anullojnë, atëherë do të shkoj të punoj me yjet e vërtetë të kinematografisë dhe jo me idiotë”.

Pas deklaratave, ishte i menjëhershëm reagimi i shtëpisë prodhuese Ëarner Bros, e cila lajmëroi se xhirimet janë pezulluar. Gjithsesi, është e sigurt që nëse komedia do të rifillojë, rolin kryesor do t’a ketë një tjetër aktor.

Ndërkohë, sot u mësua se Sheen është nisur drejt Bahamasit, për të kaluar një javë pushimesh të rralla, në shoqërinë e ish-gruas, të dashurës aktuale dhe një pornostari të njohur.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#7 ne: 27-02-2011, 22:26:53
Ndërkohë, sot u mësua se Sheen është nisur drejt Bahamasit, për të kaluar një javë pushimesh të rralla, në shoqërinë e ish-gruas, të dashurës aktuale dhe një pornostari të njohur


LOL...vertet pushime te rralla.. :D :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#8 ne: 28-02-2011, 11:54:21
Kam qesh edhe une shume shume..sidomos me foton. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 03-03-2011, 01:34:39
Charlie Sheen, aktori më i paguar në televizionin amerikan, ka vendosur të dërgojë në gjyq një kërkesë për një dëmshpërblim marramendës prej 320 milion dollarësh, prej rrjetit CBS.

Motivi përse aktori do të ngrejë këtë padi lidhet me ndërprerjen e serialit “Two and half man”, ku me paraqitjen e tij, Sheen fitonte dy milion dollarë për seri.

Sipas argumentimit të aktorit, ndërprerja e xhirimeve nuk mund të justifikohet me komentet ofenduese të tij ndaj regjizorit dhe producentit të serialit.

45-vjeçari i zhytur në një spirale skandalesh droge, seksi dhe alkooli, informoi gjithashtu se do të kërkojë nga tre milion dollarë për seri, nëse do t’i kërkohet që të rikthehet në xhirime.

Ndonëse 320 milion dollarë është një shifër shumë e ekzagjeruar, Sheen theksoi se “ka mbetur pa punë dhe se ka një familje për të mbajtur”. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 03-03-2011, 01:37:33
Charlie mbreme hyri ne Twitter per here te pare dhe brenda 24 oreve arriti mbi 1 milione ndjekes. Askush me pare s'ka arritur nivele te tilla suksesi ne nje kohe kaq te shkurter ne ndonje rrjet social. Ketu duket dhe popullariteti i tij. Ja dhe mireseardhja ime per te :D

Me poshte eshte foto qe postoi mbreme. Si djale i mire tregoi qe pi cokollate me qumesht LOL

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#11 ne: 03-03-2011, 13:43:48
Woow..."Naked"  :D pija ime e preferuar. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2848
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#12 ne: 03-03-2011, 13:49:55
Woow..."Naked"  :D pija ime e preferuar. :)


iii dream edhe ti qenke pjese e festes Sheen !!!!! mos pi me se na flliqe :D


:perqafim bukuroshe
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#13 ne: 06-03-2011, 17:43:43
Sheen: Unë kam nëntë jetë

I vënë në qendër të vëmendjes me varësinë e tij nga droga e alkooli, marrëdhëniet e poligamisë, humbjen e kujdestarisë ndaj fëmijëve dhe me ofendimet ndaj regjizorit që sollën anullimin e xhirimeve të një seriali, Charlie Sheen u rikthye të fliste.

Në një intervistë eksluzive të botuar sot në të përditshmen “The Sun”, 45-vjeçari e cilësoi veten me fat për dy të dashurat që “e zotërojnë”, ndërsa theksoi se ai ka nëntë jetë, por nuk e di se sa ka shpenzuar deri tani prej tyre.

”Ato janë perëndeshat e mia, drejtojnë mbretërinë time”, deklaroi Sheen për modelen dhe pornostarin, me të cilat formon një marrëdhënie treshe.

“Ato janë dy mace të egra në dhomën time. Atje kemi dy krevate, në mënyrë që askush të mos përfundojë në divan, por zakonisht përfundojmë duke fjetur të tre së bashku”.

Të dy vajzat 24-vjeçare deklaruan një ditë më parë se Sheen se po jetojnë një jetë ëndrrash, midis historisë me Sheen dhe festave që aktori hollivudian organizon.

”Festat kanë qenë epike, jashtëzakonisht argëtuese. Të gjithë thonë se unë kam nëntë jetë. E vërteta ëstë se nuk e di se sa prej tyre kam harxhuar në ato festa duke pirë dhe duke u dëfryer si i çmendur”.

Sipas Sheen, ata që kritikojnë stilin e tij të jetesës janë vetëm hipokritë. “Njerëzit thonë se unë jam arrogant, edhe pse flas të vërtetën”.

Njeriu që ka patur disa histori në të shkuarën me diva të pornografisë, pranoi adhurimin e tij për Micheal Jackson, të cilin “do të kishte dashur t’i dhuronte një prej nëntë jetëve”, ndërsa shtoi se rikthimi i serialit “Two and a half man” është një opsion. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#14 ne: 09-03-2011, 14:32:52
Protagonisti kryesor i serialit “Dr.House”, Hugh Laurie, mund të zëvendësojë Charlie Sheen tek seriali “Two and a half man”.

Spekulimeve fillestare të shtypit i dhanë më shumë bazë një sekuencë e shfaqur në serinë e fundit të “Dr.House”, ku e dashura e Laurie në film, sheh një ëndërr ku ai luante rolin e Sheen në “Two and a half man”.

Cuddy, e luajtur nga Lisa Edelstein, besonte se mund të ishte duke vdekur, pasi iu shfaqën disa simptoma potencialisht të rrezikshme për jetën. E çuar në spital, ajo humb ndienjat dhe sheh Laurie si protagonist të serialit të Sheen, gjatë periudhës së pandërgjegjshme.

Seria është xhiruar disa muaj përpara se Sheen të shkarkohej, prandaj ose seria është një rastësi totale, ose në prapaskenë dihej për problemet e Charlie dhe producentet e “Two and a half man” po kërkonin një zëvendësues. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#15 ne: 09-03-2011, 14:35:03
Aktori hollivudian, Charlie Sheen, krijoi një dramë personale, ndërsa u paraqit në zyrat e “Warner Bros”-it, ku u njoh me shkresën zyrtare të shkarkimit të tij nga puna.

I vënë së fundmi në qendër të shumë skandaleve, Sheen u ngjit në çatinë e ndërtesës, nga ku pasi pozoi me një shpatë në dorë, piu një lëng të kuq nga një shishe, ku shkruhej “gjak tigri”.

Më pas, 45-vjeçari deklaroi se ndihet jashtëzakonisht i lirë dhe i lumtur, pasi iu hoq roli kryesor në serilian “Two and a half man”, prej të cilit ai përfitonte dy milion dollarë për seri.

”Warner Bros”, kompania që xhiron serialin lajmëroi për shkarkimin nga puna të Sheen nëpërmjet një letre prej 11 faqesh, dolument të cilin aktori ia ka paraqitur avokatëve të tij, që do të nisin një çështje për të kërkuar një dëmshpërblim prej mbi 300 milion dollarësh ndaj prodhuesve.

Sheen u shkarkua nga detyra javën e shkuar, pasi bëri komente ofenduese ndaj producentit dhe protagonistëve të tjerë të serialit.  /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#16 ne: 11-03-2011, 11:52:32
I përfshirë në një seri skandalesh për varësinë nga droga dhe marrëdhënien e tij poligamike me një pornostar dhe një modele, aktori Charlie Sheen hodhi poshtë lajmet se u dhunua nga policia në shtëpinë e tij.


”Policia u tregua e mrekullueshme dhe shumë profesionale. Jam i sigurt se ata mund të më mbrojnë në çdo moment”, shkruajti Sheen në profilin e tij të një faqeje sociale.

Sipas raportimeve të mëparshme, forcat e rendit në Los Anxhelos nuk ishin mirëpritur prej aktorit në shtëpinë e tij, për të kërkuar për armë dhe substanca të paligjshme narkotike. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#17 ne: 16-12-2011, 16:06:36
Jeta e mbushur me drogë dhe orgjira seksuale duket se ka filluar të lërë gjurmët e saj tek aktori Charlie Sheen.

46-vjeçari u duk i plakur dhe tërësisht jashtë forme ndërsa u fotografua të enjten në daljen e një restoranti në Los Anxhelos.

Thinjat, rrudhat dhe një dhëmb i rënë më parë gjatë vitit për shkak të konsumimit të vazhdueshëm të narkotikëve e plotësuan edhe më shumë profilin e ish-protagonistit të serialit “Two and a half men”.

Pas një rehabilitimi të shkurtër, Sheen është shprehur se dëshiron t’i rikthehet karrierës së tij të suksesshme, por ndërkohë, roli i tij tek seriali i famshëm është zëvendësuar nga Ashton Kutcher, i cili ka nisur procedurat e divorcit nga aktorja Demi Moore. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#18 ne: 19-01-2012, 09:49:45
Marrëdhënia midis Charlie Sheen dhe ish-gruas së tij, Denise Richards, ka qenë gjithmonë shumë e ndërlikuar.

Richards arriti deri aty sa të lëshonte një mandat që ndalonte aktorin që t’i afrohej dy fëmijëve të tyre gjatë periudhës së shpërthimit, kur 47-vjeçari u përfshi në një lidhje poligamike dhe u vendos në qendër të vëmendjes për konsumin e substancave narkotike dhe alkoolit.

Megjithatë, pas rehabilitimit, relatat midis dy ish-bashkëshortëve kanë ardhur në përmirësim dhe siç thotë protagonistja e një serie të “Agjentit 007”, tashmë ata janë si vëlla e motër.

40-vjeçarja, e cila përpara pak javësh u shkëput për disa ditë pushime me Sheen dhe fëmijët në Meksikë, u shpreh: “Me Charlie jemi bërë tashmë shokë të shkëqyer. E jona, është ajo që do të konsideroja një familje moderne. Në të vërtetë, tani jemi më shumë si vëlla e motër. Jemi bërë miq shumë të ngushtë dhe kalojmë shumë kohë bashkë, çka është një gjë e shkëlqyer edhe për fëmijët”.

Sipas Denise, pasja e një marrëdhënie të mirë me Sheen është diçka pozitive për Lolan dhe Sam, vajzën e djalin e tyre 5 e 4-vjeçarë.

Megjithatë, aktorja theksoi se ajo dhe Sheen nuk e kanë konsideruar asnjëherë mundësinë që të rikthehen së bashku. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super