×

David Hernandez: Butrinti është shqiptar, por ka mbishkrime greke

David Hernandez: Butrinti është shqiptar, por ka mbishkrime greke

· 1 · 754

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 21-06-2012, 12:49:26
Nga: FATMIRA NIKOLLI

Unë mendoj se Butrinti ësh të shqiptar dhe i përket Shqipërisë. Aty ka shumë mbishkrime greke nga ana tjetër. Njerëzit që kanë jetuar para Krishtit kanë folur greqisht. Në atë kohë, shtetet nuk kanë qenë të ndara siç janë sot, dhe aty ka pasur epirotë grekë". Kështu shprehet arkeologu David Hernandez,  pjesë e ekspeditës shqiptaro-amerikane, që prej dy muajsh  gërmonte në Butrint. Prej disa  ditësh emri i tij kritikohej nëpër  rrjetet sociale, duke u "akuzuar" disa turistë në Butrint (të cilët  kishin ardhur me jahte) ai ka  thënë se Butrinti është grek. Ka  qenë i pari studiuesi Auron Tare,  njëkohësisht ish-drejtor i këtij parku arkeologjik, që ka mësuar  për ngjarjen. “E pabesueshme. Një n arkeolog amerikan i quajtur Hernandes që gërmon sot në Butrint,  gjatë një turi me disa personalitete,  ju shpjegon atyre se  Butrinti është grek, se banorët  tradicionalisht kanë qenë grekë, se  kultura ka qenë vetëm greke, se  kjo është zonë greke”, thotë Auron  Tare. Më tej, ai pyet se si ka mundësi  që autoritetet e kultures lejojnë  konkluzione të tilla në dëm të kulturës  shqiptare?  Mbas debateve të shumta në rrjetet  sociale për këtë çështje, ne iu  drejtuam drejtorit aktual të Parkut  Arkeologjik të Butrintit, Mond  Kola, i cili tha se nuk ka qenë i pranishëm dhe nuk e ka të qartë ngjarjen,  ndërsa vlerësoi punën e bërë  nga Hernandezi në Butrint. Më tej,  "Gazeta Shqiptare" iu drejtua vetë  arkeologut amerikan, për të mësuar  se si ka rrjedhur biseda me  grekët vizitorë. "Ndryshe kanë  qenë njerëzit para 2500 vitesh e  ndryshe janë sot, tani nuk ka  grekë. Mbishkrimet janë të tjera e  historia është tjetër", tha Hernandezi.  Prononcimi i tij i mësipërm,  është dhënë në kuadër të një interviste,  ku ai na bën me dije edhe rezultatet  e gërmimeve dymujore, që  janë mbyllur ditën e djeshme.  Në faqen zyrtare të "Universitetit  të Notre Dame", prej nga vjen  ai, shkruhet se David Hernandez është asistent profesor dhe arkeolog  i periudhës greko-romake në  Mesdhe. "Ai ka drejtuar projekte  të mëdha në Butrint dhe Amantia, dhe ka njohuri të gjera mbi metodat  e gërmimit dhe stratigrafinë e  kompleksit urban. Kërkimi i tij  përqendrohet në kolonizimet romake,  topografinë, teknologjinë e  përgjithshme dhe urbanizmin grek  e romak, si edhe tregtinë e Epirit të lashtë në veçanti", - shënon "Universiteti  i Notre Dame". Më tej, institucioni  shton se, "publikimet e  tij (të Hernandezit) në "Gazetën e  Arkeologjisë Romake", formulojnë  fazat kryesore të urbanizmit në  Butrint në dritën e kolonizimit e imperializmit romak". 

Zoti Hernandez, ju keni mbyllur  ekspeditën e sivjetshme të  gërmimeve në Butrint. Çfarë doli  në dritë?
Janë gjetur dëshmi të një hershmërie  më të madhe të zonës, se sa  dihej deri më tani në pjesën e forumit
romak. Kemi gjetur gjurmë  jete, që shkojnë deri në shekullin  VII para Krishtit.
Cili ka qenë objekti më me  rëndësi që ka zbuluar ekspedita? 
Ajo çka më është dukur interesante  ka të bëjë me bazilikën. Mendoj
se kemi zbuluar kishën më të  hershme në Butrint, që i takon  shek. IV. Në Butrint, fazat e  ndërtimit janë të ndryshme, nga më
të hershmet deri tek më të rejat.  Gërmimet gati 2-mujore të ekspeditës  sonë, janë përqendruar në  pjesën lindore të forumit romak,
atje ku kohë më parë është zbuluar  bazilika. Mjaft me rëndësi është  edhe një godinë publike që ka dalë
në dritë në anën lindore të Forumit,  që i takon shekullit II para  Krishtit. Hapësira ka përmasat 20.5  x 72 metra.
Cilat janë hipotezat që hidhni pas këtyre zbulimeve?
Mendohet se këtu afër, më përpara  ka qenë bregdet, sepse kemi
gjetur një sasi të madhe objektesh  që të bëjnë ta mendosh këtë, duke  filluar që nga qeramika. Këto objekte
janë në formë 'mbeturinash'  dhe përveç kockës apo xhamit ka  edhe objekte prej druri. 
Këto ishin në thellësi të mëdha?
Ne kemi gërmuar deri në 6-7  metra thellësi. Ndër të tjera kemi  gjetur edhe një parmendë prej  druri. Gërmimi në thellësi është  bërë i mundur të realizohet duke  hequr ujin me pompa. Objektet e  zbuluara nga gërmimet e fundit e  shtyjnë më thellë në kohë, jetën e  Butrintit. Sigurisht që ato do të studiohen  më në detaje, janë prova të  jetës dhe zhvillimeve më të hershme  se periudha romake, duke shkuar  në periudhën moderne. Jeta në  Butrint shtrohet nga shekujt VIVII  e deri në shekullin XVII. 
Kur keni ardhur për herë të parë në Shqipëri?
Shumë vite më parë, në 2005-ën,  ndërsa në vitet 2006-2007 unë kam jetuar në Tiranë për një vit. Ime  shoqe jep mësim në një universitet.
Zoti Hernandez, ditët e fundit  në rrjetet sociale qarkullon një  lajm sipas të cilit ju, në një takim  të rastësishëm me disa grekë që
kanë vizituar Butrintin, iu keni  thënë atyre se Butrinti është  grek. A mund të na e sqaroni këtë?

Varet se si është kuptuar ajo që  unë kam thënë. Unë mendoj se  Butrinti është shqiptar dhe i përket Shqipërisë. Aty ka shumë  mbishkrime greke nga ana tjetër.  Njerëzit që kanë jetuar para Krishtit kanë folur greqisht. Në atë kohë,  shtetet nuk kanë qenë të ndara siç  janë sot, dhe aty ka pasur epirotë grekë. Megjithatë, ndryshe kanë  qenë njerëzit para 2500 vitesh e  ndryshe janë sot, tani nuk ka  grekë. Mbishkrimet janë të tjera e  historia është tjetër. Unë nuk e vë  në dyshim që Butrinti është shqiptar dhe i takon Shqipërisë. Kam  vënë re se këtu njerëzit nuk janë  shumë miqësorë me athinasit. Duhet  të themi se grekët e shqiptarët  e asaj kohe ndryshojnë nga grekët  e shqiptarët e sotëm.
 
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)