×

“Dy gisht mjaltë”/ Filmi i Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës në kinema

· 7 · 107

“Dy gisht mjaltë”/ Filmi i Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës në kinema

· 7 · 107

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-03-2019, 23:31:11
 

Filmi i zhanrit Komedi flet për një çift me të ardhura mesatare, të cilët bëjnë një dasmë dhe një muaj mjalti që nuk iu shkon aspak mirë. Ata mundohen të realizojnë muajin e mjaltit në Karaibe, por një gabim në blerjen e biletave i bën që të enden rrugëve të jugut të Shqipërisë duke përjetuar peripeci nga më të ndryshmet.

Po ashtu, në kastin e këtij produksioni qe zgjat 101 minuta ka edhe emra të njohur si Koço Devole, Marjana Kondi, Natasha Lako, Bujar Asqeriu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, e të tjerë.

Në këtë film do të shikojmë edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, teksa celebron çiftin.
Komedia po shfaqet në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Top Channel
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 260
Monique
#1 ne: 29-03-2019, 07:45:10
Me thane qe ishin dhi robte tu qesh....po pse mua sme ben me qesh fare ky Ermali....
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 29-03-2019, 09:50:31
As mu.
Kam pare nja dy pjese te xingut e sinqerisht me është dukur shume fallso.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 29-03-2019, 10:08:53
Nuk esht i keq jo. Cuditerisht dhe Elvana ishte aktore goxha e mire
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 29-03-2019, 10:09:35
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 260
Monique
#5 ne: 29-03-2019, 10:37:42
Elvana ka humbur ne fakt per kete lloj zhanri , e kam pare para shume vitesh te ftuar te Apartamenti dhe ne nje pjese ku aktronte , me pelqeu

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 21-05-2019, 11:48:23
Komedia e Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës me filmin në Kanë. 

Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata po luajnë një tjetër komedi me komedinë e tyre “Dy gisht mjaltë”. Prej dy ditësh publiku shqiptar është bombarduar me titujt e mediave për pjesmarrjen e tyre ne Cannes në festivalin e njohur të filmit që po zhvillohet këto ditë. Madje për tu bërë e gjitha më spektakolare ata kanë shpërndarë një video në tapetin e kuq duke ngjitur shkallët e festivalit. Ajo video duhet parë dhe riparë, jo për faktin sepse aktorit iu morën enkas këmbët, por për mënyrën se si Ermali dhe Elvana impostohen në këtë farsë.

Kjo komedi e neveritshme që buron prej manisë për tu hequr ata që nuk jemi dhe nga nevoja për të gënjyer shqiptarët për një famë që nuk ekziston, ka vetëm një të vërtetë. Po, Elvana dhe Ermali kanë qenë në Kanë. Por ata nuk kanë pasur ashtu sikurse thuhet aspak lidhje me festivalin. Ata kanë qenë në një nga aktivitetet e shumta komerciale që zhvillohen përreth tij. Ai quhet “Le Marshe du film” ku mund te shkojë kush të dojë , pa seleksionim, për të promovuar krijimin e tij. Kundrejt një tarife sejcili mund të akreditohet aty, të projektojë kundrejt një çmimi filmin e vet ne salla që nuk kanë lidhje me festivalin, të marrë apo të japë broshura në stenda. Një abonim e ditor për të marrë baxhën e pjesmarrjes në këtë treg vjen 50 euro për çdo person, sipas faqes online të këtij pazari
Kjo është dhe komedia e komedisë “Dy gisht mjaltë”. Ermali dhe Elvana kanë udhëtuar drejt bregut të kaltër, në rivierën franceze për pak tregëti dhe për pak turizëm. Por e gjitha kjo, i është servirur publikut shqiptar si një prezantim i “Dy gish mjaltë” në festivalin e Kanës, madje duke shpërndarë edhe video të marshimit karambolesk të protagonistëve mbi tapetin e kuq.   

©Lapsi.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super