Ermonela Jaho, sukses shqiptar në “Royal Opera House” - Kultura

×
Hyrja
Profili

Ermonela Jaho, sukses shqiptar në “Royal Opera House”

Ermonela Jaho, sukses shqiptar në “Royal Opera House”

· 4 · 1165

  • Postime: 26711
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-05-2010, 15:57:13
Dy artistë shqiptarë me famë botërore sic janë sopranoja Ermonela Jaho sëbashku me tenorin Sajmir Pirgu kanë korrur suksesin e tyre të radhës në Operan Mbretërore të Londrës në “Covent Garden”, duke interpretuar në dy rolet kryesore të Travitës.



Eshtë hera e parë në historinë 276 vjecare të kësaj opere që dy rolet kryesore u besohet të luhen nga dy artistë prej të njëjtës origjinë. Kritika britanike ka vlerësuar maksimalisht interpretimin e dy shqiptarëve. Prestigjozja “The Times” i kushton një artikull me titullin “Lotët për Violetën me kualitet yjesh” duke shkruar se Ermonela Jaho rikthehet me rolin e Violetës duke provuar se ajo ka potencialin e duhur ta bëjë për vete audiencën.

Ndërsa për Sajmir Pirun kjo gazetë vlerëson tonin dhe interpretimin e vecantë në skenë. Tenori Sajmir Pirgu rikthehet në “Royal Opera House” pas katër vitesh nga interpretimi tij i parë në Londër duke mos e fshehur gëzimin për këtë sukses të tijin me një partnere brilante sic është sopranoja Ermonela Jaho. Për nder të artitstëve shqiptarë, Zef Mazi ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, organizoi një pritje në selinë e ambasadës shqiptare në Londër.

Posacërisht për të ndjekur Jahon dhe Pirgun në skenën londineze kishte ardhur edhe Suzana Turku, zv/ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Krahas mijëra britanikëve që ndoqën premierën e “La Traviata”-s kishte edhe shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Londër, madje disa të tjerë  kishin ardhur nga Shqipëria.

Suksesi Ermonela Jahos dhe Sajmir Pirgut në “Royal Opera House” krahas një arritje personale për ata është padyshim një prezantim dinjitioz i Shqipërisë duke i treguar britanikëve se vendi ynë prodhon talente të denjë për t’u ndjekur e duarokitur gjatë nga ata. Top Channel











« Editimi i fundit: 11-08-2011, 01:00:43 nga M A X »

  • Postime: 26711
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-08-2011, 02:25:49
Sopranoja Ermonela Jaho u prit nga kryebashkiaku Basha



Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, e cila ka më shumë se një dekadë që performon suksesshëm në skenat kryesore të operas në botë, mendon se Tiranës i duhet një akademi operistike për evidentimin dhe promovimin e talenteve shqiptare dhe një qendër për artistët shqiptarë në botë.
Idetë e saj, Jaho ia propozoi në një takim Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili shprehu mbështetjen e tij, duke theksuar se “Tirana duhet të kthehet në një stacion të vërtetë turistik dhe kulturor”.
Duke e cilësuar sopranon Jaho, si një nga ambasadorët e shquar të identitetit të kulturës dhe qytetarisë shqiptare në botë, Basha u shpreh se projektet e propozuara prej saj, janë konkrete. “Propozimi për të ngritur një shkollë operistike për evidentimin dhe trajnimin e talentit të ri shqiptar me mjeshtrat me të mirë të muzikës dhe menaxhimit të muzikës operistike nga fqinjë tanë italianë, është rezultat i interesimit dhe këmbënguljes së vet znj. Jaho në Itali dhe që rezulton në një ofertë bujare nga Le province dell’Emilia-Romagna, të cilës i jap përkrahjen e plotë”, pohoi Basha.
Në lidhje me idenë e hapjes së një qëndre për yjet e artit shqiptar në botë, Basha theksoi se “kjo është një praktikë e suksesshme në kryeqytetet e Europës dhe do të përbëjë kryeqendrën kulturore të kombit, “folenë” e tyre, ku të vinë sëbashku të paktën një herë në vit, dhe të kontribuojnë jo vetëm për të evidentuar talente në fushat e tyre përkatëse dhe për t’i promovuar, por për të kontribuar për kauza të tjera artistike”.
Znj. Jaho, pasi falenderoi kryebashkiakun Basha për mbështetjen, tha se “realizimi i këtyre projekteve ambicioze do të jetë një mundësi më e madhe për zhvillimin e kulturës dhe të artit në Tiranë”.
Ermonela Jaho u largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skena, përkrah artistëve të huaj. Ajo ka lindur në Shqipëri dhe filloi mësimet e saj të të kënduarit kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pas përfundimit të studimeve në shkollën artistike “Jordan Misja” në Tiranë ajo fitoi konkursin e parë dhe shkoi në Itali për të përfunduar studimet e saj në Akademinë e Santa Cecilia në Romë. Pas përfundimit të studimeve të saj për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si Giacomo Puçini në Milano, Itali 1997, Spontini International Ancona, Itali 1998, në Rovereto Zandonai, Itali 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalit Ëexford 2000.
Ajo ka performuar në shumë opera të botës, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Berliner Statsoper, ParisChamps Elysees-Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera de Marsejë, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice,Teatri Capitoul de Toulouse, etj.
Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë “S. Cecilia”, konkurset, opera e parë “Cenerentola”, nga Rossini, “L’amico Fritz” nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Ka interpretuar në teatrot “Aligheri”, Ravena, “Piçolo”, Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italin RAI, Mondovisione, BBC etj.
Më 11 tetor Jaho pritet të performojë “Faust”-in në Barcelonë.
« Editimi i fundit: 11-08-2011, 01:01:44 nga M A X »

  • Postime: 26711
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 09-01-2012, 20:34:30
Metroja e Londrës, e cila frekuentohet nga 3.5 milionë pasagjerë çdo ditë, është Meka e reklamës artistike në kryeqytetin britanik.

Por Opera Mbretërore për herë të parë ka përgatirur foton e një sopranoje shqiptare Ermonela Jahos, për të reklamuar "Traviaten" e Verdit, ku ajo është diva e kësaj opere.

Ermonela Jaho luan rolin kryesor te Violetes, ne kryevepren e Xhuzepe Verdit, qe po shfaqet ne Operan Mbreterore te Londres, qe nga fillimi i janarit dhe do te jete deri ne fund te muajit.Kritika e pameshirshme e artit britanik ka vleresuar maksimalisht profesionalizimin dhe klasin artistik te sopranos

Egzistojne menyra te pafundme per t'u bere nje artist i madh dhe secila prej tyre ndërtohet mbi respektin per individin, perkushtim ndaj te perkryeres dhe perjashtim te mediokritetit

Ermonela Jaho
Soprano shqiptare. Madje disa prej kritikeve te artit, skeptikë ndaj Jahos ne debutimet e para te saj ne kryeqytetin britanik, kane pranuar se e kane ndryshuar mendimin e tyre, duke folur tashme me superlativa per performancen e saj keto dite ne Londer, duke e veçuar ate dukshem nga kasta e artisteve te kesaj opere.

Kritiku Michael Migliore ne 'musicalcriticism.co m', shkruan se 'Ermonela Jaho ishte mahnitese, Violeta e saj ishte sharmante'.

Gazeta "The Independent" shkruan se 'kur sopranoja ruse Ana Netrebko te rikthehet ne Londer do te duhet te mposhtë performacen brilante te Ermonela Jahos'.

Top Channel ka mesuar se pikerisht roli i Jahos ne Triptikun e Pucinit, disa muaj me pare ne Londer eshte nominuar per çmimet prestigjoze, "British Awards", ose ndryshe 'Oscar-et britanike' Nderkohe opera do dale ne DVD dhe ne periudhen shkurt–mars do jepet ne HD ne kinemate neper bote, ndersa nga vendet e Ballkanit vetem ne kinemate e Shqiperise, jo.

Po cili eshte çelësi i suksesit te Jahos në botën artistike?

"Për mendimin tim egzistojne menyra te pafundme per t'u bere nje artist i madh dhe secila prej tyre ndërtohet mbi respektin per individin, perkushtim ndaj te perkryeres dhe perjashtim te mediokritetit", thotë soprano Jaho.
 
Perpara tre vjetesh Ermonela Jaho ishte e panjohur per publikun britanik, ndersa sot ajo eshte e preferuara e Belcantos, duke u hipotekuar nga 300-vjeçarja Opera Mbreterore Britanike, per te pakten deri ne vitin 2017.

Sopranoja shqiptare me banim ne New York, pas qëndrimit në Stokholm ne dhjetor dhe shfaqjeve në janar në Londër do të vazhdojë ne Filadelfia, ne Vjenë, Berlin, në Verona dhe në Liban. Duket nuk janë vitet, por janë dekadat e suksesit të Ermonela Jahos, e cila arriti të mposhtë në Londër studiuesit, kritikët dhe skeptikët e saj, falë vetëm një fakti, pikërisht falë mega-talentit të kësaj embleme shqiptare ne bote. /top channel

  • Postime: 21592

#3 ne: 01-06-2020, 22:00:24
Pandemia e koronavirusit e transformoi brenda natës botën e artit në gjithë globin. Një nga zhanret që po vuan direkt ndikimin e realitetit të ri, është opera. Një formë arti që i planifikon sezonet me vite përpara tani po mundohet të përballojë sfidën dhe të përshtatet. Kolegia Keida Kostreci bisedoi me një nga yjet e operas botërore, sopranon e famshme shqiptare, Ermonela Jaho, për përvojën e saj personale dhe profesionale në këtë kohë të pasigurt.

Për Ermonela Jahon, çdo gjë u transformua sa hap e mbyll sytë. Një mbrëmje marsi bënte prova në Francë për operan “Adriana Lecouvreur”. Një anullim dhe mori avionin e fundit për në Nju Jork.

Anullimet. e tjera pasuan: Traviata në Montecarlo, Iris në Madrid, Madame Butterfly në Londër, La Boheme në Paris…

Sopranoja me famë botërore thotë se një situatë e tillë tregon sesa i brishtë është profesioni i artistit.

“Ti përpiqesh, përpiqesh, ëndërron, ndoshta në mënyrë edhe pakëz …nuk e di … je në një botë tjetër ku çdo gjë është e bukur mund të them dhe në atë moment çdo gjë mbaron”, thotë ajo.

Është hera e parë për Ermonelën që kalon një kohë kaq të gjatë pa dalë në skenë dhe në fillim e mirëpriti shansin për një pauzë.

“Thashë ‘do kem pakëz pushim’ të paktën ditët e para, ngaqë aktiviteti im është kaq intensiv dhe pa ekzagjerim, mbi 300 ditë të vitit unë jam larg familjes, larg shtëpisë. Gjithmonë nga një teatër në tjetrin, nga një aeroport në tjetrin”.

Por me kalimin e kohës…

“E shoh që njeriu nuk ka nevojë vetëm për ushqimin e përditshëm, por edhe për ushqimin shpirtëror mund të them.”

Kjo e bën edhe të vlerësojë çdo moment.

“Me kalimin e kohës kam kuptuar që është shumë e rëndësishme të jetosh çdo moment sikur të ishte momenti yt i fundit, dita jote e fundit. Dhe gjithmonë e thoja këtë. Edhe sa here dilja kohët.e fundit në skenë, në fund që shfaqjes, puthja gjithmonë skenën, se ndoshta thoja ky është momenti i fundit”.

Ndërprerja kaq e gjatë, ashtu si edhe për profesione të tjera, sjell për artistët edhe pasiguri financiare.

“Dhe një realitet që po e prek me dorë me shumë dhimbje mund të them, është që teatrot do të jenë të fundit për të cilët do të ketë kujdes nga ata që vendosin, nga politika etj,etj dhe flas për gjithë botën dhe do të jenë institucionet e fundit që do të hapen”, thotë ajo.

“Unë jam me fat sepse kam punuar gjithë këto vite dhe në një farë mënyre mund t’ia lejoj vetes që edhe të rri disa muaj pa punuar por ka disa kolegë të mi që jetojnë me familjet e tyre me atë pagën, me atë çekun çdo muaj dhe imagjinojeni se çfarë problemi u krijon këtyre artistëve”.

Ermonela thotë se është është një krizë për teatrot sepse nuk flitet vetëm për një artist. Pas atij artistit solist, ke role të tjera më të vogla, ke 100 veta kor, 100 veta në orkestër .

“Jemi përpjekur të mbështesim njëri-tjetrin përmes peticioneve. Dhe ky është një mësim tjetër që kjo pandemi na e ktheu mbrapa. Që ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe solidariteti që deri dje na tingëllonte pakëz anakronik është çelësi – nuk po them i lumturisë – por i jetuarit në harmoni të gjithë së bashku, sidomos në këto momente kaq të vështira”, thotë ajo.

Drejtori i Përgjithshëm i Operas Kombëtare të Uashingtonit, Timothy O’Leary, i cili është edhe Kryetari i Bordit i Opera America i thotë Zërit të Amerikës se humbja e të ardhurave nga biletat në kompanitë operistike në Shtetet e Bashkuara ka arritur deri tani në mbi 100 milionë dollarë.

“Kjo përkthehet direkt në humbje të të ardhurave, përballimin e jetesës së njerëzve që bëjnë art”.

Zoti O’Leary thotë se si për çdo industri që mbështetet tek grumbullimi i madh i njerëzve, kjo periudhë ka qenë shumë sfiduese, sepse e gjithë përvoja e operas është një komunikim direkt mes artistëve dhe publikut.

“Energjia e audiencës ushqen energjinë e artistit në një opera. Artistët krijojnë një tingull të jashtëzakonshëm që është një vibrim që përshkon ajrin dhe arrin në veshin dhe trupin e atyre që janë të pranishëm dhe kjo e aktivizon emocionin”, thotë zoti O’Leary.

Artistët dhe menaxherët e kompanive operistike kanë gjetur mënyra inovative, si ofrimin e shfaqjeve të kaluara në faqet e tyre të internetit, interpretim të artistëve secili më vete, por duke krijuar një ansambël së bashku. Por Zoti O’ Leary thotë se të gjithë mezi presin të rikthehen përsëri shfaqjet dhe se është e rëndësishme që të vihet në perspektivë kriza aktuale.

“Opera ka qenë në skenë për 400 vjet. Gjatë kësaj kohe ka pasur 163 epidemi dhe pandemi. Po sigurisht kjo e sotmja është më e thellë për shkak të mënyrës se si ka ndryshuar botën dhe kulturën tonë”.

Ermonela po bën maksimumin që të ruajë pozitivitetin dhe rutinën në këtë realitet të ndryshuar, duke bërë stërvitje fizike dhe duke bërë prova çdo ditë sikur sezoni të ishte i pandërprerë.

Shpresa e saj është të rikthehet në skenë në shtator me rolin e Antonias në Përrallat e Hofmanit, por askush nuk është i sigurt se çfarë forme do të marrin shfaqjet.

Por ndërsa është në shtëpi në Nju Jork…

“Kujdesem jashtë mase për familjen. Siç jam në skenë shumë e dhënë, ashtu jam e dhënë edhe kur jam në shtëpi. Merrem me të gjitha gjërat pa përjashtim. Unë kam qejf ta rregulloj shtëpinë, të gatuaj.”

Ajo kalon kohë edhe me nipërit, djemtë e vëllait që jeton pranë dhe kriza e koronavirusit e shqetëson edhe personalisht sepse vëllai punon në spital. Po ashtu lexon shumë dhe merret me studimin e gjuhëve që të komunikojë me artdashësit në gjuhën e tyre.

Ndërsa e intervistoj, vë re se vesh një fustan me një dizenjo të veçantë dhe e pyes për kuriozitet.

“Është një fustan nga stilistja jonë e mirënjohur, Mirela Nurçe Krijimet e së cilës unë i kam veshur gjithmonë, por ky është i veçantë, sepse ka vizatime të bëra nga fëmijë me autizëm ose si të thuash me një ngjyrë ndryshe në këtë buqetën e madhe të humanitetit.”

Ermonelës i mungojnë shumë gjëra si artiste.

“Por të mos harrojmë mbi këtë: të vëmë dhe të qenurit mesdhetar, mbi këtë vëmë edhe të qenurit shqiptar, ballkanas. Më mungojnë ato përqafimet shtrënguese që ne thua sikur po mbysim njëri tjetrin, por nga dashuria”, thotë ajo.

Dhe natyrisht…

“Më mungon publiku, më mungon jashtë mase. Më mungon skena. Unë flas dhe prekem, imagjinoje sa e vështirë është, por jemi të gjithë kur i thonë në të njëjtën anije të këtij oqeani të pandemisë dhe do përpiqemi të bëjmë më të mirën, duke menduar në mënyrë pozitive”, thotë ajo./VOA
 

Temat e fundit