×

Filmi “The tree of life”, ngjall debate në vend

· 1 · 302

Filmi “The tree of life”, ngjall debate në vend

· 1 · 302

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 23-08-2011, 23:11:33
Që prej datës 19 gusht në kinema “Millennium” në Tiranë po shfaqet filmi fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Kanës “Pema e jetës”, një dramë filozofike që vë përballë dy botë, jetën e makrokozmosit, universit dhe atë të mikrokozmosit, familjes.

Filmi me protagonistë Brad Pitt, Sean Penn, Jessica Chastain, ka ngjallur mjaft debate në vend mes atyre që e kanë përqyer dhe atyre që jo dhe sa herë që shfaqet filmi ndodh të ketë shikues që braktisin sallën e kinemasë.

Sipas burimeve nga kinema “Millennium”, ata të cilët largohen dhe e lënë filmin në mes janë kryesisht të rinj pasi filmi është relativisht i vështirë për t’u kuptuar. Ndërkohë që një arsye tjetër është edhe kohëzgjatja e filmit për më shumë se dy orë.

Reagimet me largimin e filmit nga salla e kinemasë janë të njohura për këtë film edhe gjatë shfaqjes së tij në disa kinema botërore si pasojë e një filmi të vështirë për t’u kuptuar nga masa dhe që kërkon një sy profesional.

Filmi është konsideruar disi autobiografik nga kritika, por aktori Brad Pitt mendon se më shumti ky është një film universal, që flet për të vegjël e të mëdhenj. Këmbënguljes së medias për të gjetur gjurmë të jetës së tij personale në rol ai i përgjigjet: “Ka disa gjëra nga personazhi im që më përkasin, si fjala vjen dashuria për natyrën, kujtimi i ëmbël dhe i dashur i nënës, apo ëndrra amerikane e mishëruar në figurën e babait, por nuk mendoj se një film kaq universal ka të bëjë vetëm me përvojën e një individi”.

Filmi me regji dhe skenar të Terrence Malick rrëfen historinë e një familjeje që në vitet ‘50 rrit tre djem mes dashurisë dhe autoritetit të prindërve. Më i madhi prej tyre ndryshon mendimin për botën pasi provon vuajtjen, por shumë shpejt arrin të kuptojë shkakun e ekzistences.
(e.m/atsh/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super