×

George Clooney

· 5 · 780

George Clooney

· 5 · 780

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 25-01-2010, 14:56:41
Robert De Niro, Leonardo DiCaprio, Julia Roberts, Cameron Diaz, Brad Pitt, Beyonce, Madonna, Coldplay, Shakira, Christina Aguilera, John Legend, Stevie Wonder, etj kane arritrur te arketojne plot 58 milione dollare qe do shkojne per te mbijetuarit ne Haiti.

Evenimenti i bamiresise "Hope For Haiti Now" u organizua nga aktori i famshem George Clooney, i cili kontribuoi personalisht me 1 milione dollare. Yjet e muzikes kane kenduar live disa nga kenget e tyre me te mira. Justin Timberlake ka interpretuar ne nje version te pazakonte "Hallelujah", ndersa Stevie Wonder bashke me korin kendoi "Bridge Over Troubled Water".

Koncerti u transmetua te premten ne televizionet kryesore amerikane, ndersa ne internet qarkullon albumi me pagese "Hope For Haiti Now". Arketimet do shperndahen per disa organizata, mes te cilave “Clinton-Bush Haiti Found”, Programi boteror i ushqimit”, “Oxfam America” Kryqi i kuq, Unicef dhe “Yele Haiti Foundation


TCH
« Editimi i fundit: 20-11-2011, 00:02:05 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#1 ne: 25-01-2010, 15:08:44
Bravo! :) Kane dhe japin...

Po mendoja tani, si s'mblidhen Ciljetat, Ingridat, Rovena Stefat me shoqe qe u ngopen me leke neper Diaspore e te japin dicka simbolike per ata te Shkodres?  ^o)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#2 ne: 26-01-2010, 09:17:39

Po mendoja tani, si s'mblidhen Ciljetat, Ingridat, Rovena Stefat me shoqe qe u ngopen me leke neper Diaspore e te japin dicka simbolike per ata te Shkodres?  ^o)

Nuk ben se ju duhen per silikon o goce..:d
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 20-11-2011, 00:02:18
George Clooney është një nga kandidatët për të interpretuar Steve Jobs në filmin biografik për themeluesin e Apple, që do të nisë xhirimet në vitin e ardhshëm.

Steve Jobs ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 56-vjeçare pasi vuante nga kanceri në pankreas.

Sipas revistës ‘Now’, aktori 50-vjeçari është në “luftë” me Noah Wyle për këtë rol.

Clooney dhe Wyle kanë interpretuar së bashku në serialin ‘ER’ që ka marrë 23 çmime Emmy. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 08-01-2012, 00:14:16
George Clooney nuk ndalet dhe tani është në kërkim të një tjetër trofeu OSCAR, por këtë herë jo për protagonizmin e tij si aktor. Artisti hollivudian i cili ka tejkaluar përmasat e një aktori të suksesshëm, në këtë edicion të çmimeve OSCAR është duke pretenduar të fitojë një tjetër trofe, këtë herë si producent.

George Clooney, pak më heret është nderuar me një trofe në ceremoninë “Producers of America” për filmat të cilët i ka realizuar së fundmi, për dramën familjare “The Descendants” dhe për sagën politike “The Ides of March”, të cilat kanë marrë çmimet kryesore në këtë mbrëmje.

Mediat amerikane raportojnë se është pikërisht ky vlerësim në këtë ceremoni, që ka ndikuar në rritjen e ambicieve të artistit hollivudian i cili tani është në kërkim të trofeut OSCAR. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për nominime, por për të rrëmbyer ndonjë prej trofeve për çmimet me të rëndësishme në industrinë e filmit.

Por pavarësisht ambicieve, edhe aktorit e producentit i duhet të presë nominimet, të cilat do të shpallen këtë fundmuaji dhe më pas i duhet të presë ceremoninë e ndarjes së çmimeve OSCAR në të cilën çdo vit nderohen njerëzit e industrisë së filmit. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super