×

Gjendet i vdekur aktori kosovar Bekim Fehmiu

· 7 · 847

Gjendet i vdekur aktori kosovar Bekim Fehmiu

· 7 · 847

  • Postime: 22184
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 15-06-2010, 23:56:59
Aktori i njohur kosovar Bekim Fehmiu është gjetur i vdekur në banesën e tij në Zvezdar, në Beograd. Lajmi bëhet publik nga ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic, citojnë mediat kosovare.

Sipas Dacic dyshohet se aktori 74-vjecar mund të jetë vetëvrarë pasi afër trupit të tij të pajetë është gjetur një armë e regjistruar në emër të tij.
Aktori Bekim Fehmiu ka lindur më 1 qershor të vitit 1936 në Sarajevë.

Ka kryer fakultetin e arteve dramatike në Beograd. Aktori kosovar u bë i njohur me filmin “Mbledhësit e Puplave”. Ai ka xhiruar edhe shumë filma të tjerë të njohur. Suksesi i tij ka qënë i garantuar edhe në filmin e prodhimit amerikan, “Aventuristët” në vitin 1971.
(m.a/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22184
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 15-06-2010, 23:59:39
Vetëvritet aktori Bekim Fehmiu

Aktori shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiu, ka kryer vetëvrasje në banesën e tij në Zvezdara, në rrethinën e Beogradit.

Motivet për këtë akt, tani për tani, nuk janë të njohura, raportojnë mediat beogradase.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se besohet se Fehmiu kreu vetëvrasje, pasi të shtënat kanë ardhur nga revolja e regjistruar në emrin e tij.

Bekim Fehmiu ishte 74-vjeçar dhe njihet si një ndër aktorët më të popullarizuar në ish-Jugosllavi.

Bekim Fehmiu, u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga vitit 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviq.

Ndër të tjera, ai luajti në “Arsimi Special”, “Skuadrila partizane”, ndërsa famën më të madhe në Jugosllavinë e atëhershme e arriti kur luajti në filmin e huaj “Lufta e Bardhë” dhe “Mbledhësit e puplave” të Aleksandër Sasha Petrovicit, në vitin 1967.

Ai gjithashtu luajti në filmin shumë të njohur “Odisea”. Karrierën e ka zhvilluar jashtë dhe sidomos në Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino Laurentiso.

Ka bashkëpunuar edhe me John Huston, Ava Gardner, Sharlon Azbavuro dhe të tjerë. Me aktrimin nuk merrej që prej vitit 1987, në shenjë proteste për histerinë antishqiptare.

Ka fituar shumë shpërblime, mes tjerash edhe Arenën e Artë në festivalin jugosllav të filmit, në Pulë, për rolin e Halil Begut në filmin “Roj”.

Ka qenë i martuar me Branka Petriqin, me të cilin ka pasur dy djem – Hedonin dhe Uliksin. Uliks Fehmiu është gjithashtu aktor, dhe rolin e fundit të madhe e ka pasur në filmin “Nesër në mëngjes”, të Oleg Novakoviqit.

Bekim Fehmiu, në prill 2001, e botoi autobiografinë “Shndritshëm dhe tmerrshëm”, të cilën e kishte shkruar qysh më 1985.

Ne VIDEO, Bekim Fehmiu gjate vizites ne Shqiperi ne vitin 1972

FILMAT:
Opštinsko dete (1953), Saša (1962), Pod isto nebo (1964), Neprijatelj (1965), Ko puca otvoriće mu se (1965), Klakson (1965), Devojka (1965), Roj (1966), Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966), Vreme ljubavi (1966), Tople godine (1966), Protest (1967), Skupljači perja (1967), Uzrok smrti ne pominjati (1968), Prljave ruke (1968, TV ), L’Odissea (1968, international TV miniseries), The Adventurers (1970), Klopka za generala (1971), The Deserter (1971), Paljenje Rajhstaga (1972, TV ), Libera, amore mio… (1973), The Last Snows of Spring (1973), Il testimone deve tacere (1974), Cagliostro (1974), Il gioco della verità (1974), Deps (1974), Košava (1974), Pavle Pavlović (1975), Permission to Kill (1975), Salon Kitty (1976), Disposta a tutto (1977), Black Sunday (1977), Specijalno vaspitanje (1977), Stići pre svitanja (1978), Partizanska eskadrila (1979), I vecchi e i giovani (1979, mini-serial), Široko je lišće (1981), La Voce (1982), Sarâb (1982), Crveni i crni (1985), Poslednja priča (1987, TV ), Un bambino di nome Gesù (1987, TV mini-serial), Disperatamente Giulia (1989, TV mini-serial), Il cuore e la spada (1998, TV).

http://laj.me/4660
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#2 ne: 16-06-2010, 00:19:44
:(
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22184
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 16-06-2010, 16:40:08
Aktori Bekim Fehmiu do të prehet në Kosove. Miku i tij Milazim Salihu konfirmoi për Top Channel, se trupi i aktorit të madh do të digjet siç ai e ka lëne amanet, dhe hiri do të sillet në Prizren nga dy djemtë dhe bashkëshortja e tij.

Ai kishte kërkuar që banesa e tij e fundit të ishte në qytetin e Prizrenit. Aktori kishte lindur ne Sarajeve ne nje familje me origjine gjakovare, por fëmijërinë dhe rinine e kaloi ne Prizren. Miku i tij i tha për TCH, se Fehmiu e ka lënë amanet në letrën e tij para vdekjes që trupi i tij të prehej ne Kosovë. Sipas tij, ceremonia do të jetë familjare dhe modeste ashtu siç ka kërkuar i ndjeri.  Ne te do te marre pjese e shoqja serbe Branka Petric dhe dy djemte.

Ndërkohë në Prishtinë do të organizohen ceremonitë shteterore  përkujtimore. Në anën tjetër, në Teatrin e Prishtinës dhe në kinemanë e kryeqytetit, ku aktroi Bekim Fehmiu kishte kaluar kohën më të madhe gjatë pushimeve 3 mujore në Prishtinë janë hapur librat e zisë. Top Channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6649
  • Gjinia: Femer
erlehta
#4 ne: 16-06-2010, 19:33:50
Ngushellime.

Me ka pelqyer ne rolin e Armando Zani ne filmin Disperatamente Giulia
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22184
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 19-06-2010, 16:11:19
Ai jetoi si samuraj dhe vdiq si një samuraj! Babai im shkoi me stil të madh, ashtu sikurse edhe jetoi. Unë jam i trishtuar sepse më mungon, por jam njëkohësisht i lumtur për shkak të tij... Kjo ishte dëshira e tij, dhe unë me gjithë zemër e respektoj dhe e mbështes". Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën serbe "Alo!", Hedoni, i biri i legjendës së filmit, Bekim Fehmiu, i cili të martën pasdite kreu vetëvrasje. Në heshtje, gati vjedhurazi ka vendosur për këtë veprim. Është shtrirë në shtrat, dhe vendosi që të shtjerë me armë vetveten. Iu kishte lënë një letër lamtumire të afërmve më të dashur, në të cilën për herë të fundit iu thotë se i do, por edhe i luti ta kuptojnë. Djali i vogël i Fehmiut ka thënë në një intervistë për "Alo!" se dëshira e babait të tij ishte që Lumbardhi i Prizrenit të jetë varri i tij. "Gjithmonë i ka thënë nënës se kur të vijë ai moment, hiri i tij të shpërndahet në Lumbardhin e Prizrenit. E ka dashur atë qytet, ishte shtëpia e tij e dytë. Është shpërngulur aty nga vendlindja e tij, Sarajeva. Pasi të përfundojë kremacioni, ne do të shkojmë atje për ta përcjellë në banesën e përjetshme", tregon dëshirën e familjes së tij, Hedoni. Ai ndau kujtimet për babain e tij nga ditët e tij të fundit. "Ai gjithmonë ka thënë se nëse nuk është vital, energjik me trup dhe shpirt, nuk dëshiron të jetojë. Dhe, nëse diçka e tillë ndodh, do të shtie me një plumb në ballë! Ne gjithmonë nuk e kemi marrë seriozisht, duke menduar se është tepër romantik, por ai ka qenë gjithmonë konseguent! Vitin e kaluar ka humbur dy motrat, për të cilat është shqetësuar. I ka parë se si vyshkeshinn sikur bimët, të vetëdijshme se jeta, të cilën e kishin dashur ka kaluar, por nuk ka mundur t'i ndihmonte", thotë Hedoni. Dhe, ai mban mend dëshirën e pashuar të të atit për jetën, e cila në fund të shkurtit u zhduk pothuajse brenda natës. "Deri para katër muajsh, nuk ka pasur njeri më vital se ai. Kur vija nga rruga, m'i merrte çantat e mia dhe vetë i bartte deri në katin e nëntë. Është kënaqur. Pastaj, pësoi një goditje në tru dhe çdo gjë ndryshoi. Ai ishte i pafuqishëm, u plak pothuajse brenda natës. Lëvizte dobët, fliste dobët, nuk ishte më i njëjti njeri, dhe këtë e ndjente. Nuk e ka dashur një fund të tillë...", kujton Hedoni. Pasi me nënën e tij ka gjetur trupin e pajetë të babait të tij mbi krevat, Hedoni thotë se kanë përjetuar një tronditje të thellë. "Nga ai shok, trishtim, dhimbje e deri te vetëdija se kishte kërkuar ashtu dhe për këtë shkak nuk duhet të vuajmë. Mund të flas një vit të tërë, për të treguar se për çfarë do ta mbaj në mend. Ka aq shumë! Ai ishte një njeri i rrallë", thotë Hedoni. Lajmi tragjik e ka gjetur një trashëgimtar tjetër të Bekimit, të birin Uliksi, në Amerikë. "Ai ishte në shok më të madh! Nuk ishte pranë tij dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte", thotë Hedoni, i cili kishte dalë në aeroport për ta pritur të vëllain.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22184
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 17-06-2019, 11:18:08
Si e organizoi vetëvrasjen Bekim Fehmiu dhe arsyeja përse e bëri?
 

Aktori Bekim Fehmiu si duket sot para nëntë vjetëve e kishte ndarë mendjen ta vriste veten. Pasi gruaja e tij Branka në orën 14:00 kishte shkuar t’i rregullonte flokët, si zakonisht Bekimi e ka përcjellë te dera duke e puthur. Pas një ore ajo u kthye sërish në banesë duke thënë “Beko shih çfarë frizure kam”, asaj askush nuk i ktheu përgjigje, mbretëronte heshtje në banesë. Ajo vrap shkoi në dhomën e ditës as aty nuk ndodhej Bekimi. U afrua te dhoma e fjetjes as aty nuk e gjente. Thërriste nëpër banesë, Bekimi nuk kthente përgjigje. Pasi kishte hyrë në dhomën e tij të punës e sheh në krevat të mbuluar me çarçaf të bardhë derisa në kokë kishte një peshqir. Ajo prapë i tha: “Beko pse nuk po flet, shihe çfarë frizure kam”? Bekimi nuk kthente përgjigje. Ju afrua ja hoqi peshqirin dhe aty e kishte parë se Bekimi ka bërë vetëvrasje. “Nga tëmthi ku kishte shti me pistoletë i kish rrjedh mjaft gjak, kurse pistoletën e kishte shtanguar në dorë, e në tavolinën e vogël pranë kompjuterit pash dy letra të vogla lamtumirëse për mua me fëmijët dhe për vëllëzërit në Prishtinë”, vazhdon Branka, shkruan në monografinë kushtuar Bekim Fehmiut nga autori Fahri Musliu. Si duket Bekimi e kishte përgatitur perfekt vdekjen e tij dhe kjo në ditët e kaluara nuk ishte vërejtur nga Branka. Si duket ai person i cili parapërgatitet për vetëvrasjen gërryhet në heshtje nga krimbi e ky krimb ndodhet në shpirt. Mjafton veç të ja prishesh ose ndonjë fjali e rëndë, ai është në gjendje të vetëvritet. Ai e bën atë çfarë ja imponon ekzistenca e tij.
E kohën e fundit pak para se të vriste veten Branka rrëfen se ishte shumë i nevrikosur pasi që kishte fituar goditje në tru. Si duket Bekimi nuk mund ta duronte asnjë plogështi, asnjë sëmundje, donte të ishte i shëndoshë. Vetëvrasjen e kishte përgatitur shumë bukur ngaqë në krevat kishte shtruar çarçafin e bardhë dhe me një tjetër ishte i mbuluar, ndërsa në fytyrë e kishte vënë peshqirin me qëllim që mos të befasohet familja e tij, donte që vdekja të ishte e bukur e bardh sikurse peshqiri i bardhë.
Më intereson të di se kur filluan krizat e Bekimit? Ato te i vetvrari fillojnë gjithmonë nga diçka e pakontrollueshme e ku ndodhet fajtori kryesor? A kishte Bekimi ndonjë sëmundje të pashërueshme ose brenga intime? Këto mendoj janë shumë të vlefshme. Ndoshta është shumë vështirë ta gjejmë atë çastin e saktë dhe vetëm mund të konkludojmë se arsyeja e ka zgjedhur vdekjen. Ose ta mendojmë se Bekimi e tha në heshtje jeta nuk ja vlen të jetohet këto më duken si fjalë të zakonshme. Normal se të jetosh kurrë nuk është e lehtë dhe më kujtohet si sot kur e takova Bekim Fehmiun në kino ABC. Isha gazetar atë kohë. Bekimi më pyeti se çfarë studioj? I thash: “aktrimin”. “Dhe punon gazetar?”, vazhdoi ai. “Duhet të fitosh me profesionin tënd atë që e do më së shumti dhe një aktor i cili nuk është fizikisht mirë, nuk mund të ecën ose të vrapon, ai ka marr fund”, këto ishin fjalët e Bekimit. Këtë atë kohë nuk e mendova aq thellë, por kjo tregonte shumë në ekzistencën e tij, në zakonin e tij dhe mendoj se këto mendime e veprime ishin që e shtytin drejt një rruge të pakthim, dëshira për një shëndet absolut sikurse te grekët “Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”.
Ai vdiq me dashje dhe kjo parakuptoj që ka zbuluar mungesën e çdo arsye të thellë për të vazhduar më tutje ose kotësinë e vuajtjes. Sido që të jetë motivi i arsyeshëm ndodhej në shpirtin e tij dhe ashtu lundron çdo ditë me hirin në Lumbardhin e Prizrenit.

>
Qeveria e Kosovës u tregua injorante me Bekim Fehmiun

Derisa Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë secancat e tyre të 16 dhe 17 qershorit i nisen me një minutë heshtje në nderim të figurës së Bekim Fehmiut, Qeveria e Kosovës në krye me Jakup Krasniqin patën refuzuar të mbanin një minutë heshtje për vdekjen e aktorit të përmasave të mëdha. Një arsyetim që patën nxjerrë në atë kohë, ishte se propozimet e tilla duhet të kalojnë nëpër procedura.
Më mirë të mos kërkohej një minutë heshtje nga njerëzit të cilët kanë shkollim minimal sa i përket artit dhe janë të cunguar në lexime ose shkrime. Derisa ata pikturat i blejnë mbas ngjyrës së mobiljeve ose librat mbas ngjyrës së rafteve ose perdeve dhe i matin librat me metër sikur për t’i blerë drutë për dimër. Emri i Bekimit gjithmonë do të jetë i huaj për ta. E ata që mendojnë se nuk është kombëtar gabohen.
Si patriot shqiptar, bir i familjes patriotike shqiptare ai u përpoq t’ishte një aktor shqiptar ta luante rolin e Skendërbeut, por kjo iu besua një aktori rus. Ai u përpoq të bëhej një aktor kosovar, të luante Hamletin në Prishtinë, por skena e Teatrit Krahinor të Kosovës u tregua e vockël për të. Ai e dinte se shoqëria shqiptare dhe serbe ishte largë botës Amerikane.
Se ishte shumë patriot ajo u tregua edhe me hirin e tij në Lumbardh…
Ilir Muharremi
INA
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super