×

Goran Bregoviçi apo Eliza Dushku?

· 3 · 467

Goran Bregoviçi apo Eliza Dushku?

· 3 · 467

  • Postime: 789
  • Gjinia: Mashkull
Niki™
ne: 11-08-2011, 12:00:03
Bledi KASMI

Janë dy artistë që nuk i lidh asgjë me njëri-tjetrin. Njëri vjen nga Beogradi, tjetra nga Los Anxhelos. Njëri ka lindur në Sarajevë, me nënë serbe dhe baba kroat, tjetra ka lindur në Boston me baba shqiptar dhe nënë daneze. Bregoviçi muzikant, Eliza aktore.

Janë shumë të ndryshëm në atë çfarë përfaqësojnë në artin e tyre. Janë të largët dhe të panjohur për njëri-tjetrin, por dhe shumë pranë njëkohësisht. Janë ftuar dhe kanë marrë simbolet e kryeqytetit nga e njëjta zyrë. Janë nderuar, vlerësuar dhe mirëpritur në të njëjtën mënyrë. Të dy kanë marrë nga kryebashkiakët simbolet e kryeqytetit. Bregoviçi mori nga Rama "Çelësin e Tiranës", ndërsa Eliza Dushku mori nga Basha "Kullën e Sahatit".

Arti në shërbim të politikës, apo politika në shërbim të artit? Të dy rastet nuk janë të ngjashëm. Secili ka specifikën e vet për atë çfarë këta dy artistë përfaqësojnë. Nuk ka një rregull të shkruar për vlerësimin e tyre. Duke njohur këta dy artistë mund të kuptosh dhe të njohësh vlerën e vërtetë që përmbajnë titujt honorifikë. Shpesh i kushtohet pak vëmendje këtyre titujve, kur në të vërtetë ata të ndihmojnë për të njohur më mirë kurorëzuesit e tyre.

Bregoviç vinte në Tiranë, pasi më parë ishte vetëshpallur si ambasador i Millosheviçit për ruajtjen e ekzistencës së Serbisë së madhe. Ishte miku i ngushtë i Ratko Mlladiçit, Vojisllav Sheshelit, Zheljko Raznjatoviçit-Arkanit, në koncertet që ky dha për ta në kohën e luftës në Kroaci, Bosnje, në Vukovar, Palë, Banja Luka, Srebrenica, ndërsa këto qytete ishin në prag të luftës civile për të ndezur flakën e nacionalizmit serb.

Bregoviç u kthye në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët "Kallashnikov", "Juriiiis" (Sulm)... "Pucaaaaaj" (Qëllo-zjarr)! Veçanërisht kënga "Kallashnikov" u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Sheshelit, "tigrave" të Arkanit etj., këngë që shpërthente nga kasetofonët e automjeteve të ushtarëve dhe paramilitarëve serbë, që bënin vrasje, përdhunime dhe spastrim etnik në Kosovë.

Ishte ky këngëtar që kërkonte ndalimin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe mblidhte ndihma për Serbinë në koncertet bamirëse si në Greqi apo në vendet e tjera. Në shkurt të 2008, në mitingun e madh të Beogradit, të njohur për degjenerimin në dhunë, djegie dhe sulm ndaj ambasadave perëndimore ishte si folës dhe këngëtar edhe Bregoviçi. Motoja e atij tubimi ishte "Kosova është Serbi". Pjesëmarrja e tij në këtë tubim datonte plot dy vjet pasi në Tiranë kishte marrë "Çelësin e Tiranës".

Me editimin e albumit të tij të parë, "Bijelo dugme", Goran Bregoviç, pranonte se ishte pjesë e shërbimit sekret serb UDB. Ky album dhe koncerti i parë i tij i dhënë në Sarajevë u editua dhe u organizua nën patronazhin e të njëjtit shërbim. Në fakt, rrok muzika ishte zgjedhur prej tij si mënyra më e lehtë dhe më efikase për shuarjen e mendimeve "antipushtetare" dhe në fakt paraqiste një fillim të rrënimit të gjithçkaje që kishte vlerë. Me albumet e mëvonshme ai vetëm i konkretizoi kërcënimet e artikuluara në tekstet e këngëve të tija. Ai njihet edhe për shumë këngë e kompozime, që thërrasin në ekstremizëm, që ftojnë në vrasje.

Nuk ka ksovar që të mos e ketë fiksuar ceremoninë e dekorimit në Tiranë të këngëtarit Bregoviç, edhe për faktin se ajo bëhej në të njëjtën ditë kur në Gjakovë mbërrinin nga Serbia trupat e 49 shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga kallashnikovi i Millosheviçit, të cilit Bregoviçi i këndonte në Tiranë me bekimin e Ramës.

"Çelësi i Tiranës" ndryshon nga "Kullla e Sahati"t, po aq sa ndryshon Bregoviçi me Elizën, po dhe Rama me Bashën.

Historia e vajzës me origjinë shqiptare që u kthye në yll të Hollivudit, ka hyrë në zemrën e shqiptarëve, sepse ajo asnjëherë nuk e ka mohuar gjakun e saj shqiptar. Ajo është tashmë shpërthimi i vajzës së ndrojtur, që u bë e njohur në filmat me vampirë dhe që tani po bën famë si një nga femrat më të adhuruara të serialeve amerikane.

Eliza Dushku, tregon tatuazhin me shqiponjë. "Jam krenare që jam shqiptare", ka shkruar ajo në Twitter, teksa ka marrë mesazhe nga fansa shqiptarë, që gjithashtu krenohen me faktin që ajo është shqiptare. Eliza e përmend Shqipërinë dhe Kosovën sa herë i jepet rasti. Fama e saj po vjen duke u rritur, ka gjetur edhe kjo në mënyrën e vet, ashtu si edhe artistët e tjerë me rrënjë ose gjak shqiptar në Amerikë, me famën e tyre emrin që kanë bërë, po i kontribuojnë e lobojnë, emrit shqiptar.

Duke u rikthyer tek vlera e titujve honorifikë që jepen nga zyrat e titullarëve të Bashkisë apo të shtetit, Tirana është po ajo që ishte, me apo pa Bregoviçin. Ai "Çelës" i dhënë nuk i shërbeu as Tiranës, as Ramës dhe as vetë Bregoviçit. Nuk i shërbeu Tiranës sepse nuk pati asnjë impakt pozitiv për të. E kundërta është e vërtetë, impakti i atij çmimi ka edhe sot dhe do të ketë në të ardhmen një kosto jo të vogël për Ramën. Në Kosovë kurrë nuk do të mund të harrojnë vlerësimin e ish-kryebashkiakut që këndonte bashkë me Bregoviçin këngën "Kallashnikov" në Tiranë, ndërsa në Gjakovë varroseshin 49 trupa të vrarë nga kallashnikovët e Millosheviçit.

Ende sot jehona e atij çmimi është e madhe në Kosovë. Ramën e njohin në Kosovë si kryetar të PS, por mbi të gjitha si celebruesin e një këngëtari të afërt me çetnikët serbë, historinë e të cilëve nëse nuk mund ta ndëshkosh, është mëkat që t'a nderosh. Por nga ai çmim nuk kishte përfitim as vetë Bregoviçi. Ai nuk u bë as më dashamirës ndaj shqiptarëve dhe as më paqësor. Vetëm dy vjet pas atij çmimi të marrë në zyrën e Ramës, ai këndoi më me zjarr dhe më me urrejtje kundër Kosovës në mitingun ku paramilitarët serbë dogjën në Beograd, ambasadat e Perëndimit dhe thërrisnin, "Kosova është Serbi".

Në rastin e Eliza Dushkut llogaritë janë ndryshe. Tirana ka një ambasadore arti në Holliwood, në Shtetet e Bashkuara dhe kudo ku arrin fama e saj. Atje ku këmba e saj do të shkelë do t'a thotë me zë të lartë se është një aktore e famshme me nënshtetësi shqiptare dhe ambasadore e kryeqytetit të Shqipërisë. Një çmim që Tirana do ia shohë hajrin, ndryshe nga ai tjetri që i pa sherrin. Ai i shërben edhe Elizës, që përveç artit të shohë veten në një dimension tjetër, në atë të shërbimit të një vendi për të cilën ajo thotë se ndjehet krenare për prejardhjen e vet. Por i shërben edhe kryebashkiakut të ri të Tiranës, i cili po kërkon të ndryshojë imazhin e një qyteti të mbyllur. Të ndryshojë imazhin e zyrës së punës së tij, të një zyre të izoluar dhe që e vizitonin vetëm ndërtues pallatesh. Eliza Dushku është një ogur i mirë. Plot gjashtë vjet nga "Çelësi i Bregoviçit", Tirana po ndryshon imazhin e nderit dhe historisë së vet, duke e kërkuar të ardhmen tek rrënjët e veta, tek "Kulla e Sahatit". Ky qytet meriton më shumë se këngët e ndjera të ciganëve. Pse jo, pak Holliwood brenda saj.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 11-08-2011, 12:10:14
Se prisja nje shkrim te tille nga Bledi Kasmi. Rama ne kohe te tij ka bere aq shume gabime se nuk numerohen, por ky me Bregovicin qendron ne krye te gabimeve.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#2 ne: 11-08-2011, 12:26:02
Ja se cfare eshte Rama..dhe do jete....FAILURE to our country.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super