×

Harry Potter

Harry Potter

· 11 · 1352

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 18-11-2010, 13:08:38
Fëmijë qendroni në shtëpi! Kjo është këshilla që japin ekspertët pas shfaqjes së “Harry Potter dhe dhuntitë e vdekjes – pjesa 1”, filmi i shtatë por jo i fundit mbi magjistarin e Hogwards.

Filmi sjell në ekran vetëm një pjesë të librit që mbyll serinë e J. K. Rowling, pas përplasjes finale dhe përfundimtare mes Harry e Voldemort, që do të jetë në pjesën 2.

Skenat horror në këtë pjesë bëhen edhe më të shumta teksa filmi shkon drejt finales.

Sipas ekspertëve, filmi këshillohet të shikohet nga fëmijë mbi 10 vjeç. TCH

« Editimi i fundit: 04-08-2011, 01:23:50 nga M A X »

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 19-11-2010, 14:36:23
Disa skena edhe per mua ishin te frikshme, le me per femijet. :D ^o)
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#2 ne: 19-11-2010, 15:11:26
Nuk eshte per femijet e vegjel... eshte per femijet e medhenj!

<--- :D

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#3 ne: 19-11-2010, 20:46:41
Asnjehere nuk e kemi pa me thene te drejten...as sdo ta shohim.. :D

  • Postime: 165
  • Gjinia: Femer
shkodrane
#4 ne: 19-11-2010, 23:43:25
harry potter eshte harry potter eshte nje un kam lexur si librat ashtu qe kam par dhe filmat prandaj eshte per te gjitha moshat nga femija deri te plaku :)

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 08-07-2011, 00:40:41
Harry Potter, “fillimi i fundit”

Pas 14 vjetësh, shtatë libra dhe tetë filma, me 6.4 miliardë stërlina përfitime, ka mbërritur momenti i fjalës “fund”: këtë mbrëmje në Londër është ngritur sipari për Harry Potter.
Gjithsej për filmin janë 450 milionë kopje të shitura në 70 gjuhë të botës, por edhe 160 palë syze të rrumbullakta të veshura nga Daniel Radcliffe në sheshxhirim, 25 mijë kostume dhe 600 uniforma shkollore, 2182 litra shampo dhe balsam për flokët e aktorëve, 5800 shenja në formë rrufeje dhe 900 shishe kujtese.

“Dhuntitë e vdekjes, pjesa e dytë”, finalja e madhe e sagës e së magjistarit të vogël me shenjën në ballë me të cilën J.K. Rowling ka hipnotizuar të mëdhenjë dhe fëmijë nga 7 në 70 vjeç, ka arritur në finish atje ku gjithçka kishte filluar, në një Hogwarts të shkatërruar dhe një grumbull rrënojash.

Ka qenë pikërisht në një hotel të madh në shaptullat e King's Cross që 22 talentet e serisë së bashkue me Daniel Radcliffe kanë prezantuar në një konferencë për shtyp “fillimin e fundit”.

Tema te ngjashme:
http://www.zeriyt.com/enisi-harry-potteri-shqiptar-t59386.0.html
http://www.zeriyt.com/harry-potter-e-verteta-rreth-trilerin-t28464.0.html
http://www.zeriyt.com/varri-i-harry-potter-gjendet-ne-izrael-t84042.0.html
http://www.zeriyt.com/an-appeal-in-the-harry-potter-lexicon-case-t50718.0.html

  • Postime: 2848
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#6 ne: 11-07-2011, 13:04:40
se kam pa,se kam lexu e skam per ta bere ndonjehere.

fantashkence e gjalle me duket,me lodhin keto filma.

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 21-07-2011, 23:28:29
Lamtumirë Harry!

Ai që nuk e ka ndjekur në vijimësi sagën “Harry Potter”, nuk i ka marrë qoftë edhe një herë në dorë 1 nga 7 librat e autores britanike J. K. Rowling, e ndjen paksa të huaj botën e fantazisë dhe magjisë që prezantohet në filmin e fundit të David Yates “Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes” (“Harry Potter and The Deathly Hallows-Part 2”, 2011, 130 min) , prodhim i “Warner Bros. Pictures”. Ngatërrohen personazhet, skenat dhe ngjarjet që i kanë rrënjët një dekadë më parë, kur në fillim të viteve 2000, regjisori Chris Columbus realizoi të parin film me titull “Harry Potter dhe Guri Filozofal” (“Harry Potter and the Philosopher’s Stone”, 2001).

Të tjerë regjisorë i zhvilluan seritë e Potterit, pas realizimit të dy pjesëve të para nga Columbus, vetëm autorja Rowling, aktorët dhe fansat kanë mbetur po të njëjtët. Madje këta të fundit janë rritur bashkë. Shikuesit besnikë të Harry  Potterit, gati kështu janë të gjithë ata që blejnë një biletë 500 lekëshe për të parë filmin paradite në kinema “Millennium”, kanë nisur ta shohin qysh në moshën 11-12 vjeçare. Në filmin e parë aq vjeç ishte edhe protagonisti i filmit, Daniel Radcliffe, djali me flokët e rëna mbi ballë dhe syzet e rrumbullakta, që nuk i shqitet nga mendja kujt. Tani Danieli duket se i ngjet më tepër heronjve, me vetulla të trasha dhe pak mjekërr.

Në të përditshmen amerikane “ The Boston Globe”, një adoleshente kishte pohuar që “Fëmijëria ime mori fund”, kurse aktorja Emma Watson shihej me lot në sy në të gjitha fotot e shkrepura mbrëmjen e premierës në Londër (7 korrik) dhe gazetarët i vinin tituj si ky shkrimeve të tyre: “Çfarë do bëj tani që Harry Potter mori fund?”. Mes të rinjve shqiptarë, nuk ka lot, ka keqardhje, por ka edhe nga ata që shprehen: “Nuk më vjen keq. Duhej fundi”, siç thotë pas shfaqjes së filmit Amarildo Lleshi, i sapo diplomuar te “Sami Frashëri”, i cili është ngopur tanimë me Harry Potterin, pasi i ka lexuar librat dhe “ka marr pjesë në luftën e tij”. Po përse u pëlqen Harry Potter adoleshentëve? Është një histori që i përgjigjet mënyrës së tyre të menduarit dhe ndikon në psikologjinë e tyre. Problemet e tij, shkolla dhe ethet e provimeve, njohja e të tjerëve dhe e vetes, përballja e problemeve duket se i japin zemër grupmoshës 12-18 vjeç.

Harry nuk ka një fizik të fortë, është mesatarisht i bukur, por di t’i përballojë vuatjet dhe problemet me inteligjencë. Shkakton humor kur sheh përpara biletarisë të rinj me fizikun e tij dhe me të njëjtën prerje flokësh. Harry është një mit që duket i arritshëm për ata që i dijnë bëmat e tij që nga dita kur shkeli në shkollën e magjisë Hogwarts. Harry di të thyejë barrierat, t’i japë forca vetes edhe kur vuan, t’i shoh në sy me zemër të ftohtë armiqtë dhe t’i mundë ata. Për Potterin “Suksesin e përcakton fuqia e bindjeve, jo fuqia e mbështetësve”. Megjithëse “Harry Potter” ka marrë shumë kritika si një libër që kultivon një psikologji naive, ka tema po aq naive si  “tema e së mirës kundrejt të keqes”, është folur edhe që prezanton një “trend shqetësues të historive sociale në shoqëritë perëndimore”, ku protagonisti nuk përballet kurrë me “luftën morale”, një fakt nuk mund të mohohet: Harry Potter sjell adoleshentët në kinema. “Në Millennium filmi ka shikueshmëri dhe do të vazhdojë të shfaqet.

Që në ditën e parë ka bërë përshtypje organizimin i adoleshentëve në grupe, duke pasur parasysh që jemi në një sezon veror, kur të rinjtë janë shkëputur nga shoqëria e shkollës. Është bukur të konstatosh që kanë rigjetur njeri-tjetrin, dhe që në datën 15, në orën 10.30, kur ka qenë seanca premierë e Harry Potterit, janë mbledhur, kanë ardhur në mënyrë kolektive dhe kanë parë filmin”, tregon zëdhënësia për shtyp e kinemasë “Millennium”, Rovena Rozhani. Po është fakt edhe që të gjithë ndjekësit e sagës, kanë rënë në kurthin e Harry Potterit. Disa për kureshtje duan të shohin fundin e historisë, të tjerë kanë nostalgji për personazhet dhe nuk mendohen dy herë t’ia lejojnë vetes 2 orë nën shoqërinë e aventurave të personazheve të filmit. E vërteta është që të gjithë janë zënë në çarkun e Harry Potterit. Në çark që me kohën filloi ta zbehë fuqinë e tij shtërnguese.

 

Nevis Isai, 18 vjeç, student i arkitekturës

Filmi rrëfen një histori jo shumë të re, luftën e së mirës me të keqen, por në seritë e tij i shtohen tema si miqësia dhe armiqësia, jeta dhe vdekja. Filmi kishte shumë skena kur efekti dramatik shkaktonte ankth. E kam ndjekur Harry Potterin që në klasën e gjashtë. Tani në 3D efektet e bëjnë më të vërtetë luftën e tij.

 

Amarildo Lleshi, 18 vjeç, i sapo diplomuar te “Sami Frashëri”

E kam parë Harry Potterin, që kur kam qenë fëmijë, kam lexuar librat dhe kam 7 vjet që ndjek filmin. Filmi i përmbledh ngjarjet, kurse te libri mund të mësosh sa të duash për botën e magjisë. Megjithatë, kjo seri u duk më e realizuar sepse ishte me dy pjesë. Erdha ta shoh për nostalgji, me këtë film jam rritur.

 

Rovena Rozhani, zëdhënësia e kinemasë

Harry Potter ka një specifikë në publikun e vet. Në librin e parë ka pasur një lloj publiku të papërcaktuar. Më vonë, ai është rritur në moshë bashkë me personazhin. Në Angli është bërë fenomen Harry Potter sepse kanë kaluar 10 vjet jetë me këtë personazh. Në filmin e kanë parë djalë të vogël, pastaj e kanë ndjekur kur ka dhënë puthjen e parë derisa është rritur.

 

Kritika për Harry Potterin

Al Alexander, “Daily Mail”

Regjisori David Yates dhe skenaristi Steve Kloves që e morën romanin e J.K. Rowlingut,  e krasitën dhe e kthyen në një histori aksioni me dialogë dhe argumente që të lënë pa frymë për 90 minuta. Kjo pjesë është një tornado krahasuar me “Dhuratat e Vdekjes, Pjesa 1”, i cili ishte i ngadaltë, i rëndë dhe jo aq mirë i realizuar. Për këtë akuzoj Yatesin, që në realizimin e tri “Potterave” të parë, i mungonte magjia. Hera e katërt është një arritje për të. Më në fund ai arriti të realizojë një magji që nuk ngatërrohet me truket mashtruese. Edhe audienca e ndjen kur një film i mbush me çudi dhe frikë.

Ty Burr, “Boston Globe”

Serive të “Harry Potterit” u erdhi fundi pas një dekade shfaqjesh dhe 14 vjet leximesh, dhe një gjeneratë largohet tani nga miti. Për të tjerët-indiferentët, të painteresuarit, të vjetërit që zor se besojnë verbërisht-filmi i bazuar te librat e J.K. Rowlingut- vjen duke u zbehur-duke u zhvendosur nga humori i historive të para drejt trishtimit të adoleshencës e më tej te zymtësia vagneriane. “Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes, pjesa II” është një kapitull i bërë me profesionalizmin e duhur, i ngarkuar me emocione, i përmbajtur në aksionet epike të përfshira dhe i krijuar në atë mënyrë që të krijojë ndjesinë e mbylljes së filmit, të lamtumirës”.

Geoff Berkshire i “Chicago Tribune”
Ndërsa regjisorët e mëparshëm, Chris Columbus, Alfonso Cuarón dhe Mike Newell kanë luajtur një rol kyç në realizimin e filmit, është Yates që bëri më shumë se gjithkush për vete botën me katër filmat e realizuar vitet e fundit. Suksesi artistik i “Dhuratave të Vdekjes” nuk ka të bëjë me ndjesinë që një epoke po i vjen fundi. Ajo ngjallet nga gjuha vizuale që regjisori sjell nga libri në ekran.  Skenari i Kloves heq dorë nga dialogjet e gjata-duke i lënë në baltë shikuesit rastësorë dhe ata që nuk e kanë lexuar Harry Potterin, ndërsa Yates përballon sfidën duke gjetur gjuhën filmike, duke mos zbehur kënaqësitë letrare që fal autorja Rowling.
 

Manohla Dargis, “New York Times”

Një ngjarje e jashtëzakonshme e kulturës popullore, filmat e Potterit, ndërmorrën udhëtime të pasigurta në vitin 2001 me protagonistin, asokohe një jetim 11 vjeç, i rrethuar nga të afërm të çuditshëm. Prekja regjisoriale e Chris Columbus kishte një dritë të pashtershme për ta drejtuar në një botë të çuditshme, me ngjarje dhe krijesa të çuditshme dhe i ndjekur nga djalli.

 

Çfarë ka ndryshuar?

Në foton më sipër shihet qartë ndryshimi i aktorit Daniel Radcliffe që u mor në moshën 11 vjeçare nga regjisori Chris Columbus për të luajtur në filmin e parë “Harry Potter dhe Guri Filozofal” në vitin 2001. Danieli tani është 18 vjeç dhe shihet qartë ndryshimi i tij, tanimë po i ngjet më tepër një heroi. Gjatë një dekade që u shfaq saga, 8 seritë e saj të bazuara në 7 romanet e autores J.K.Rowling, duket se nuk ka ndryshuar vetëm Danieli me miqtë e tij, Emma Watson (Hermiona), Rupert Grint (Roni), Bonnie Wright (Xhini), Tom Felton (Drako), por edhe regjisorët që kanë marrë përsipër realizimin e filmit. Pas Chris Columbus që realizoi dy pjesët e parë, më vonë erdhën Alfonso Cuaron e Mike Newell që realizuan nga 1 pjesë dhe 4 seritë e fundit iu besuan David Yates. Skenaristi ka ngelur po ai, Steve Kloves. Producent është David Heyman dhe filmi shpërndahet nga Warner Bros Pictures.

Shtëpi të ndryshme botuese kanë publikuar 7 librat e Rowling si: “Bloomsbury Publishing” (Kombet e Bashkuara), “Arthur A. Levine Books” (Shtetet e Bashkuara), “Raincoast Books” (Kanada) dhe “Allen &Unwin” (Australi).

Në dhjetë vitet e shfaqjes së filmit “Heri Poter” ka arritur shifra të majme. Ky është filmi i tetë dhe i fundit i “Warner Bros”, që ka fituar mbi 6.343.865.842 dollarë pa llogaritur të tjerë biliona që janë fituar nga tregtimi i DVD-ve. Arkëtimet në projeksionet e fundjavës në Amerikë të “Harry Potter and the Deathly Hallows — Part 2” kanë kapur shifrën 169,189,427 dollarë.

 

Warner i dhuron autores një byrzylyk me 40 diamante

Shtëpia kinematografike “Warner Bros” falenderon autoren e “Harry Potter”, J.K Rowling me një dhuratë të çmuar. Krijuesja e magjistarit më të njohur në botë, ka marrë me rastin e premierës së filmit “Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes” kapitulli përmbyllës i sagës, një byrzylyk antik prej floriri të bardhë me 40 diamante.

Pasuria e Rowlingut mendohet të ketë kapur 1 miliard dollarët. Në renditjen botërore të njerëzve më me influencë në botë, shkrimtarja zë vendin e 48-të.

 

Jorida Pasku

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#8 ne: 31-07-2011, 15:54:26
Rupert Grint shijon lirinë

Rupert Grint, interpretuesi i magjistarit Ron Weasley në filmin Harry Potter, po shijon lirinë tashmë që saga e filmave ka përfunduar.
Aktori britanik thekson se ai tani është i lirë të merret me sporte ekstreme.

“Më në fund mund të bëj ski ose sporte të tjera të vështira pa pasur frikën e dëmtimeve. Edhe nëse dëmtohem nuk më duhet të kthehem në sheshxhirim”, u shpreh Grint.

Gjithsesi, 22-vjeçari deklaroi se tani që Harry Potter mbaroi, nuk e di se çfarë do të bëjë me karrierën e tij: “Nuk e di se çfarë do të bëj. Është e çuditshme kur mendoj se vitin tjetër nuk do të kthehemi në sheshxhirim për të nisur punën për një film tjetër.” /top channel

  • Postime: 12738
Mishel...............
#9 ne: 01-08-2011, 14:19:08
Une e kam pare cdo seri...nderkohe qe librat kam lexuar vetem tre te paret......

dhe sinqerisht este nje liber/film me fantazi te papare....gjithnje me mrekullon...

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 02-08-2011, 03:36:09
Harry Potter and dhe Deathly Hallows II kalon shifrën prej 1 miliard dollarë të arkëtuar deri më tani në mbarë globin.
Warner Bros, kompania që zotëron të drejtat e sagës së famshme, tha se filmi i fundit ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve duke u bërë pjesa me përfitimet më të mëdha nga të tetë seritë e filmit.

Rekordi i Harry Potter mbahej nga Harry Potter and dhe Philosopher Stone që në vitin 2001 arkëtoi 974.8 milion dollarë.

Ndërkohë filmi që ka arkëtuar më shumë para në mbarë botën mbetet ende Avatar që mblodhi plot 2.8 miliard dollarë pas daljes së tij në kinematë botërore në vitin 2009. /top channel