×

Historia e Jasharëve, në pritje një film 3D

· 1 · 320

Historia e Jasharëve, në pritje një film 3D

· 1 · 320

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 12-08-2011, 01:40:59
Një film i animuar mbi heroin e Kosovës, Adem Jashari, qarkullon në rrjetin e videove YouTube prej disa kohësh. Filmi i cili zgjat 6 minuta dhe 12 sekonda i kushtohet luftës së familjes Jashari dhe më konkretisht aksionit të tyre ndaj një makine të policisë serbe.

Në film shfaqet gjithashtu vëllai i Ademit, Hamza Jashari dhe babai i tyre. Në fund, video përfundon me vrasjen e heroit të Kosovës.

Ende nuk dihet nëse autorët e filmit kanë realizuar thjeshte një pjesë apo kanë në plan të realizojnë një film të tërë.

Ndërkohë dyshimet mbi produksionin hidhen mbi kompaninë “Sira - Prishtinë” pasi kjo e fundit mori autorësinë e filmit në muajin shkurt.

Përfaqësues të kësaj të fundit deklaruan se premiera do të shfaqej në muajin mars të këtij viti por me sa duket realizimi i filmit ende nuk ka përfunduar. /gazeta shekulli

Adem Jashari Film 3D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super