×

Hollivudi një botë e egër dhe depresive

· 1 · 339

Hollivudi një botë e egër dhe depresive

· 1 · 339

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-08-2011, 00:33:34
Shqiptari Nickola Shreli: Hollivudi një botë e egër dhe depresive
SHKRUAN: Ilda Lumani  24-08-2011 11:15


Për këdo që aspiron kinematografinë, Hollivudi është maja e suksesit. Pas një rruge aspak të lehtë, ku një dekadë e tërë kalon me role të vogla dhe punë të padukshme ndonjëherë, Nickola Shreli ia ka arritur të kapë ëndrrën e tij. Ka interpretuar në rolin më të madh të jetës së tij deri më tani, pikërisht në filmin e komentuar dhe shumëpritur “Abduction”, që do të shfaqet në kinematë botërore këtë vjeshtë. Vjen për herë të parë në një rrëfim në vendin nga ka origjinën, dhe ku shprehet se edhe pse ka lindur në Detroit dhe kultura amerikane ka dominuar në jetën e tij, ndihet 100 për qind shqiptar. Madje prindërit i kanë mësuar edhe shqipen. Ka vizituar pak herë Shqipërinë e shprehet se së shpejti do të jetë sërish në vendin e tij, i cili sipas tij ka ditur të identifikohet edhe në SHBA, ku ka një mori kombësish. Përveç filmit “Abduction”, Shreli në këtë intervistë flet edhe për një projekt të ri kinematografik, në të cilin është edhe producent. Përveç të tjerave, këtë herë ai ka afruar pranë vetes edhe një të ri shqiptar, jo pak të njohur në fakt. Pikërisht këngëtarin e njohur Mentor Haziri.

Nickola, urime së pari për pjesëmarrjen në filmin “Abduction”. Mendoni se është roli më i rëndësishëm që keni realizuar deri më tani?

Po, karriera ime është e re (edhe pse unë kam qenë në këtë lojë që prej 10 vjetësh, duke bërë gjëra në prapaskenë apo projekte të vogla), kjo është një mundësi e madhe të jem përballë kameras në një studio me nivel të lartë dhe së bashku me disa aktorë të mëdhenj dhe të talentuar të botës së sotme të Hollywood-it. Të aktrosh në këtë nivel nuk është vetëm emocion dhe ngjarje për t’u fiksuar, gjithashtu ka të bëjë edhe me fokusimin/përballjet e presionet për të bërë një produkt me kualitet të mirë, në një realizim të madh siç është “Abduction”. Taylor Lautner është një nga yjet e mëdhenj të filmit në botë dhe kishte kaq shumë bujë rreth këtij seti kinematografik. Ishte e rëndësishme për mua të mësoja si të fokusohesha dhe të mos ndryshoja. Roli im i Alec në këtë film është shumë i rëndësishme në historinë e filmit në tërësi.

Si do ta vlerësonit karrierën tuaj deri më tani, a ka qenë ajo një rrugë e lehtë?

Jo, nuk ka qenë aspak! Më është dashur të bëj shumë gabime dhe të marr shumë përplasje dyersh në fytyrë përpara se të arrija në këtë pikë ku jam sot. Kishte mjaft thyerje zemre, por nëse një artist kërkon territorin e vet atëherë është vetja e tij që duhet ta shtyjë përpara. Pa optimizëm, çfarëdo që ti të jesh, një këngëtar, aktor, piktor, kërcimtar produkti që ti duhet të ekspozosh veten tënde dhe kjo është mënyra për të pasur sukses. Kjo punë nuk është për ata që dorëzohen lehtë, duhet të jesh kockëfortë!

Ka qenë ndonjë moment që keni menduar të dorëzoheni?

Asnjëherë. Ndershmërisht, unë nuk jam i zoti për shumë gjëra, por jam shumë i mirë për të qenë i duruar. Qartësisht unë gjatë rrugës sime pyesja veten se çfarë jam duke bërë (qesh)… A duhet të bëj diçka tjetër gjatë kohës. Por çfarëdo që ti të zgjedhësh në fund të fundit në këtë kohë të jetës që kemi ti duhet të shohësh përpara. Mua nuk më pëlqen të jetoj me keqardhje!

Keni pasur edhe një rol në filmin e njohur “8 Mile”. A patët mundësi ta njihnit nga afër Eminem. Mund të na tregoni ndonjë kuriozitet gjatë punës me të?

Në fakt unë kam punuar me produksionin e filmit “8 Mile”, nuk kam qenë në sheshxhirim krah Eminem. Nuk e kam njohur atë shumë nga afër. Thjesht jam përshëndetur me të mjaft herë në Detroit në ambiente festash, për shkak të disa miqve tanë të përbashkët. Por unë mund të them që ai është një kockë e fortë, dhe me një talent të veçantë në gjeneratën tonë. Ai përfaqëson Detroitin e vërtetë (qesh)!

Origjina juaj është shqiptare. Mund të na tregoni diçka rreth origjinës suaj dhe lidhjeve që keni me Shqipërinë?

Babai im ka qenë nga Velipoja, nga Shkreli, mamaja nga Ulqini. Jam krenar që jam 100 për qind shqiptar dhe e flas atë në mënyrë të rrjedhshme. Aktualisht mbështes disa të rinj shqiptarë në Vlorë dhe Tiranë.

Cila është karakteristika që mendoni se e keni trashëguar nga shqiptarët?

Pasioni, respekti, luajaliteti, humori dhe dashuria për kafen e cigaret (qesh). Unë mendoj se të gjithë ne, pavarësisht se nga vijmë, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, kemi treguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se jemi nga njerëzit më të pashëm në planet dhe në venat tona rrjedh një gjak i fortë që nuk vdes kollaj. Ne jemi mjaft njerëz pasionant dhe ka mjaft nacionalitete në SHBA që në këtë vend kanë humbur rrënjët e tyre, ndërsa ne i mbështesim dhe i mbajmë njerëzit e origjinës pranë.

Keni miq edhe emra të njohur të kinematografisë, si Belushi. Ka qenë origjina që ju ka afruar?

Le të themi se kanë qenë festat e mëdha në Detroit, New York, Los Angelos dhe Facebook-u që na ka afruar më shumë (qesh).

Keni menduar të realizoni ndonjë vizitë të afërt në vendin e të parëve tuaj?

Unë kam qenë tri herë në Mal të Zi e Shqipëri, në vitin ’82, ‘96 dhe 2009. Ishte mrekulli, pata shansin të takoj disa njerëz të shkëlqyer. Kam plan të vij shumë shpejt sërish.

Na shuaj një kuriozitet. Sa e egër është bota e Hollivudit?

Është ekstremisht e egër, por gjërat që shkojnë bashkë me të, paratë, festat, droga, femrat përpjekjet e vazhdueshme për famë/dhe për të të pranuar (etj.) mund të të hedhin jashtë rrugës tënde. Është si një thikë e mprehtë, ju mund të hani me të, por edhe mund të prisni duart me të. Njerëzit kanë këtë imazh në mendje, sa e mrekullueshme është bota e Hollivudit, por jua them ndershmërisht janë mjaft njerëz që ndihen shumë të vetmuar, të keqardhur, depresivë, pjesë e kësaj botë të egër. Kjo është arsyeja përse unë vendosa të qëndroj në Detroit pranë familjes sime, kulturës dhe gjërave që vlejnë më shumë në këtë botë sesa në atë të tyre.

Cila është sakrifica që nuk do të bënit për të?

Unë nuk do të bëja asnjë sakrificë për veten time apo familjen time për të.

A keni një projekt të ri në duar?

“Hostel 3”, një realizim i madh horror dhe “Mafia”, të cilët do të shfaqen këtë vjeshtë. Gjithashtu jam duke punuar për një projekt të titulluar “Landlord”, të cilin e kam shkruar vetë dhe jam po vetë producent në të. Do të jetë një film i dhunshëm/i diskutueshëm, por i zgjuar. Ka mjaft moral premtues në të. Një artist shqiptar nga Kosova, Mentor Haziri i grupit “The Grips” (“Kthjellu”) do të jetë gjithashtu pjesë e tij. Jam vërtet i kënaqur pasi procesi i të shkruarit ka qenë fantastik. Aktualisht jemi duke intervistuar regjisorët që do të realizojnë filmin. MAPO
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super