×

James Belushit i jepet nenshtetesia shqiptare

· 3 · 2262

James Belushit i jepet nenshtetesia shqiptare

· 3 · 2262

  • Postime: 22184
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 10-10-2009, 11:14:19


Ndonëse ndihet shqiptar vetëm këtë të premte ka mundur të bëhet zyrtarisht i tillë. Aktori i njohur i hollivudit James Belushi ka marrë nga presidenti Bamir Topi nënshtetësinë shqiptare. Nënshtetësia i është dorëzuar aktorit me origjinë shqiptare gjatë një mbrëmje gala ku ishin të ftuar politikanë, diplomatë, drejtues të medias etj.

“Një njeri kaq i madh sa Xhejms Belushi kurrë nuk mund të kërkojë vlerësim apo auto-vlerësim. Kështu që e vlerësuam ne. E vlerësoi i gjithë populli, miqtë e tij artistë, miq e tij të thjeshtë dhe natyrisht që e nderojnë të gjithë spektatorët botërorë. Por për ne ishte një vlerësim tepër i veçantë, sepse gjithmonë kishim parë te Xhejms Belushi atë lloj emocioni kur thoshte: ‘Unë jam shqiptar.’ Prandaj ne krenohemi me të, edhe sot pas një viti, ju jeni krenaria e kombit tonë” u shpreh presidenti Topi.

Vetë aktori është shprehur i lumtur që më në fund mund ta thotë me plot gojën që është shqiptar.
“Jam me të vërtetë i lumtur që jam sonte këtu me ju! Gjithmonë e them që unë jam shqiptar, por sot jam me të vërtetë shqiptar! Jam shumë i lumtur për këtë gjë! Sa herë që takohem me Presidentin e Republikës, ai gjithmonë më nderon me ndonjë dhuratë shumë të bukur nga ky vend i mrekullueshëm. Sonte më është rezervuar një dhuratë tepër e veçantë dhe tani që jam zyrtarisht shqiptar, dhe ajo që e bën zyrtare nuk është thjesht kjo ceremoni, por këtë vit do të paguaj edhe taksat këtu” theksoi Belushi.
(e.n/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18288
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#1 ne: 13-10-2009, 09:06:08
James Belushi, imazhi i ri i “Eagle Mobile”

Artisti i madh shqiptaro-amerikan, James Belushi (Xhejms Belushi) do të jetë imazhi i kompanisë më të re të telefonisë celulare “Eagle Mobile”. Marrëveshja u bë publike në një konferencë për shtyp të organizuar në ambientet e hotel “Sheraton Tirana”, ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i “Eagle Mobile”, Ali Taskin, aktori dhe këngëtari James Belushi, Zonja e Parë Teuta Topi, regjisori i njohur turk, Mete Ozok dhe përfaqësuesi i kompanisë “Balkan Resources Claude Schimper” (Klod Shimper). Ndërkohë, Belushi ka dhënë mbrëmë një koncert për të gjithë fansat e tij shqiptarë. Drejtori i Përgjithshëm i “Eagle Mobile” tha se bashkëpunimi me Xhejms Belushin do të jetë padyshim mjaft i frytshëm dhe e falënderoi atë për kontributin në promovimin e “Eagle Mobile”, kësaj marke shqiptare që mban edhe emrin e simbolit të Shqipërisë, shqiponjën. “Jemi shumë të kënaqur që të presim Xhejmsin në familjen e madhe të ‘Eagle Mobile‘, që shënon tashmë më se gjysmë milioni anëtarë”, tha Taskin në fjalën e tij. Gjithashtu, ai vlerësoi punën dhe mbështetjen që Zonja e Parë ka dhënë në kuadër të përgjegjësisë sociale të kompanisë “Eagle Mobile” dhe kompanive të tjera që u bënë pjesë e nismës së kësaj kompanie.

Ndërsa aktori shqiptaro-amerikan Xhejms Belushi u shpreh mjaft i kënaqur për nisjen e një bashkëpunimi të tillë me kompaninë “Eagle Mobile”. “Jam shumë i lumtur që do të bëj xhirime në shumë vise të bukura të Shqipërisë së mrekullueshme. Gjithashtu jam i lumtur që bashkëpunoj dhe e mbështes këtë kompani të re e të fuqishme. Mendoj se ‘Eagle Mobile‘ po bën një punë të mirë edhe për përgjegjësinë sociale”, tha Belushi. Ai shprehu veçanërisht kënaqësinë për nismat sociale që kjo kompani ka ndërmarrë që në ditët e para të saj. Belushi ka prezantuar para gazetarëve një nismë të re të kompanisë celulare në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Ai është bërë personi i parë që ka dërguar SMS-në e parë me anë të numrit të tij “Eagle” në ndihmë të këtyre fëmijëve, në numrin 15177. Belushi ftoi të gjithë shoqërinë shqiptare që ta mbështesin këtë nismë të re sociale, duke kontribuar për këtë shtresë që ka nevojë për përkujdesjen e të gjithëve. Çdo SMS që do të shkojë në ndihmë të fëmijëve do të kushtojë 120 lekë me TVSH dhe kjo fushatë do të zgjasë deri në fund të këtij viti.

E pranishme në konferencën për gazetarët, Zonja e Parë Teuta Topi, theksoi se të gjithë duhet të angazhohen në projekte të tilla sociale për të ndihmuar fëmijët në nevojë. Ajo tha se ky është një shembull që duhet ndjekur edhe nga kompani të tjera, duke garantuar mbështetjen e saj të plotë në këtë drejtim.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22184
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 07-06-2019, 20:21:41
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super