×

Kinë, lirohet disidenti-artist Ai Weiwei

· 2 · 371

Kinë, lirohet disidenti-artist Ai Weiwei

· 2 · 371

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 23-06-2011, 02:32:32
Artisti dhe aktivisti i njohur kinez Ai Weiwei është liruar me kusht nga një gjykatë kineze pasi pranoi fajësinë për evazion fiskal.
Anëtarët e familjes së tij kanë deklaruar për BBC se kanë parë lajmet në media për lirimin, por nuk janë kontaktuar ende nga Weiwei.

Arrestimi në muajin prill i Weiwei, një kritik i ashpër i Pekinit përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut, shkaktoi një fushatë globale për lirimin e tij.

Aktivisti u ndalua nga policia teksa kishte hipur në një avion që do të udhëtonte nga Pekini për në Hong Kong.

I mirënjohur për vizatimin e stadiumit “Foleja e Zogut”, që u bë qendra e lojrave olimpike të vitit 2008, ai i dërgua nga autoritetet në një vend sekret, pa pasur mundësi për një avokat. /tch
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 09-08-2011, 02:58:22
Weiwei mesazhe në Twitter

Artisti kinez Ai Weiwei, nën hetim për evazion fiskal, pasi kaloi pothuajse tre muaj në burgim është bërë sërish i gjallë.
Disidenti ka postuar sërish mesazhe në Twitter, që në Kinë është i ndaluar por ndiqet përmes serverave “proxy” nga miliona abonentë.

Në një mesazh Weiwei thotë se ka ngrënë një pjatë me ravioli kinezë dhe se ka fituar tre kilogramë që nga dita e lirimit, në qershor.

Ashtu si dhe shumë disidentë të tjerë, Weiwei u burgos pasi kishte shprehur hapur qëndrimin e tij kundër politikave të Pekinit.

Qeveria kineze njihet për dorën e hekurt ndaj kundërshtarëve të saj, saqë ka refuzuar lirimin e disidentit tjetër Liu Xiaobo, që u shpall fitues i cmimit nobël për paqen. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super