×

Kinostudio “Shqipëria e Re”

· 2 · 942

Kinostudio “Shqipëria e Re”

· 2 · 942

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 02-12-2011, 15:06:52
Muzeu i Filmit rikthen Kinostudion “Shqipëria e Re”
SHKRUAN: Aida Tuci  29-11-2011 14:01
Muzeu është konceptuar mbi disa shtylla drejtimi si: “Filmi në vite”, “Rrugëtim në historinë e Artit të Shtatë”, “Arti dhe Diktatura”. Objekteve me të cilat janë realizuar filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re” do t’u kushtohet një hapësirë e veçantë

Muzeu i Filmit rikthen Kinostudion “Shqipëria e Re”

Karroca me të cilën Nusja çau 7 rrethimet, makina e zezë e përdorur te filmi “Vendimi”, veshja e Mësonjëtores e shumë e shumë objekte të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” do të prehen si pjesë e historisë së kinemasë shqiptare në një Muze. Në Shqipëri do të ngrihet Muzeu i Filmit, i pari i këtij lloji në vendin tonë. Projekti i drejtorit të AlbaFilm Studio (Ish-Kinostudio “Shqipëria e Re”) po prezantohet në Edicionin e 18-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klil Ekspo Group. “Jam i mbushur plot me ide, imagjinatë e fantazi dhe e shoh të mbaruar e të celebruar Muzeun e Filmit Shqiptar”- thotë drejtori i AlbaFilm Studio, Fatmir Musaj. Por si do të jetë i pari Muze i Filmit që do të ngrihet në ndërtesën e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”. Detajet e projektit i zbulon drejtori Fatmir Musaj.

Musaj: Ja si do të jetë Muzeu i Filmit

“Qysh në hyrje, vizitorët do të surprizohen nga një ekran me format të madh (telajo filmike në një kino) që do të shfaqë aktorët shqiptarë në botë dhe në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë. Në mungesë të ekranit, i gjithë holli do të vishet me fotot e artistëve me famë botërore, të shoqëruara me një citat të tyre. Ekrani do të konceptohet si hapësira ku do të projektohet një shfaqje kinematografike, me të gjitha efektet moderne të një regjie dokumentare, ku figurat shoqërohen me muzikë e tekste të zgjedhura dhe nga citatet e thëniet e vetë aktorëve të shquar”. Sipas projektit të ideuar nga Musaj, kjo pjesë i dedikohet aktorëve me famë botërore në vite, apo edhe aktorëve shqiptarë të Hollivudit si: Aleksandër Moisiu, Bekim Fehmiu, Gjon Belushi, Xhim Belushi, Eliza Dushku, Agim Kaba, Elona Bojaxhi, Laureta Meçi, regjisorja Liri Begeja, regjisori Stan Dragoti e deri te yjet më të rinj të Hollivudit si: Masiela Lusha etj. Në bashkëpunim me historianë dhe regjisorë të artit kinematografik, ekrani i madh do të përdoret nga artistët e famshëm për prezantimin dinjitoz të Artit të Shtatë.

Ndërkohë që holli i muzeut do të pajiset me fletëpalosje, katalogë dhe informacion të bollshëm për Artin e Shtatë, dhe aktrimin në përgjithësi, do të ketë edhe një shërbim informativ për artin në Shqipëri dhe artistët shqiptarë, që do të jetë në shërbim të vizitorëve. Muzeu është konceptuar mbi disa shtylla drejtimi, si: “Filmi në vite”, “Rrugëtim në historinë e Artit të Shtatë”, “Arti dhe Diktatura”. “Hyrja, biblioteka, garderoba, shëtitja kreative në historinë e Artit të Shtatë nga salla në sallë” Të gjitha këto do t’i përkthejmë në një gjuhë të vërtetë pamore, të lexueshme e të kuptueshme, duke e futur vizitorin në realitete të dokumentuara e të prekshme - jep vizionin e tij për këtë projekt drejtori Fatmir Musaj.

Brenda muzeut do të punësohen historianë arti, kritikë arti dhe profesionistë të vërtetë, të cilët do të ndërmjetësojnë një dialog të mirëfilltë rreth kulturës dhe artit në përgjithësi. Nëpërmjet simpoziumeve dhe promovimeve të kritikës profesionale, apo promovimit të talenteve të reja aktoriale, do të bëhet e mundur ruajtja dhe kultivimi i dijes së Artit të Shtatë, prezantim historik i tij, i yjeve të kinematografisë, të skenarëve dhe kritikëve, si dhe do të nxirren në dritë vlerat e humbura të shkëlqimit që të gjithë këta meritojnë. “Ky projekt do të sjellë gërshetim të shkëlqyer të hapësirave të komunikimit, për aq sa e lejon muzeu dhe do të kthehet në një shkollë dhe vlerë reale për studentët. Vizitorët e Muzeut do të orientohen drejt vlerave të vërteta historike, duke shëtitur në hapësirat ekspozuese të muzeut dhe duke u ballafaquar me një realitet kritik e aspak të modifikuar nga militantizmi dhe ngjyra partiake. Muzeu do të kooperojë me bashkëpunëtorë arti dhe do të tërheqë autorë të rinj, aktorë, profesorë, studiues në diskutime e kumtesa shkencore. Për ta mbajtur muzeun gjithmonë në lartësinë e ritmin e kohës, do t’u krijohet hapësirë edhe yjeve të rinj të Artit të Shtatë”- zbulon detajet e një projekti që tashmë është në përfundim e sipër, siç thotë drejtori Musaj. “Sa herë që ngjis e zbres shkallët e ish-Kinostudios, sot Albafilm-it, sa herë që jam brenda hapësirave të saj, i rrethuar nga ai arsenal i tërë materiali artifaktesh, ndihem “i turpëruar” për vonesën me Muzeun e Filmit, ndaj mërmëris me vete: “prisni, prisni dhe pak. Durim, jemi në rrugë të mbarë dhe do t’ia arrijmë qëllimit”. Jam në përfundim e sipër të këtij megaprojekti dhe ndiej dashuri e krenari. Falënderoj Zotin që jam në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, për t’u dhënë më në fund, ikonave të filmit, të kuzhinës shpirtërore të artit, altarin e tyre.”
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 23-03-2013, 05:05:31
Ide e   bukur,  por a eshte realizuar ?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super