×

Mirush Kabashi

· 2 · 2049

Mirush Kabashi

· 2 · 2049

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 29-01-2009, 12:09:41
Mirush Kabashi trondit Athinën

Pas 12 vitesh "Apologjia e vërtetë e Sokratit" shkon në atdhe. 22 janari shënoi edhe këtë vizitë të sajën në Athinë. Ishte pikërisht teatri i bashkisë së këtij qyteti "Polihoros", vendi ku u shfaq monodrama e interpretuar me mjeshtëri nga aktori shqiptar Mirush Kabashi. Pas interpretimit të tij të mrekuluueshëm, spekatorët shqiptarë dhe grekë ndiheshin të kënaqur dhe krenarë për këtë interpretues të madh. Duke u larguar me ndjenën e bukur dhe me shpresë se kjo monodramë do të shfaqet sërish në Greqi.
Për aktorin kjo ishte një lloj premiere, meqënëse ajo u shfaq për herë të parë në vendlindjen e autorit të monodramës. Ai ëshët ndjerë shumë ilumtur që teatri shqiptar u prezantua në mënyrë dinjitoze në vendin fqinj. "Apologjia e vërtetë e Sokratit" është pjesa e vetme teatrale që ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë festivale të botës. E orgaznizuar nga kryetari i Bashksiës së Athinës Nikita Kaklamani në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në greqi, ajo u shfaq për publikun grek nën interpretimin mjeshtëror të Kabashit. Kjo e bëri publikun të preket, të qeshë, të qajë dhe njëkohësisht të ndjejë një revoltë të brednshme. Interpretimi në gjuhën shqipe u admirua së tepërmi por moment tronditës ishte edhe ai kur Kabashi interpretoi në greqisht për të respektuar publikun grek dhe Sokratin. Pas shfaqjes, skena u mbush me shqiptarë e grekë që i shtrëngonin duart aktorit.
Vlerësimet e aktorëve grekë
Një numër i madh artistësh grekë e kanë ndjekur me interes shfaqjen e aktorit të mirënjohur shqiptar. Duke pasur parasyhs përmsat e Sokratit në tokën helene, kuroziteti për "Sokratin shqiptar" ka qenë i madh. Por, ndtyshe nga çe prisnin, ata janë mahnitur dhe tronditur në të njëtën kohë, duke e vlerësuar interpretimin e mjeshtrit Kabashi. Dhefkalin Komis, Drejtor i Përgjithshëm i Programeve Artistike në Bashkinë e kryeqytetit grek, përveç kësaj është edhe një aktor i cili para disa vitesh ka luajtur rolin e nxënësit të Sokratit është shprehur se e ka parë me vëmendje shfaqjen dhe është befasuar nga interpretimi i Kabashit. " Ishte me të vërtetë një aktori i përsosur që na nderoi me shfaqjen e tij në teatrin "Alekos Aleksandris" të Polihoro Neo Kosmo. Kjo ishte një nga shfaqjet më të veçanta që janë paraqitur në këtë teatër dhe do të kishim dëshirë që ta shikonim edhe njëherë këtë interpretim këtu. Në këtë mënyrë ne do të provonim sërish këto emocione të fuqishme. Jeni të mirëpritur", ka thënë ai. Ndërsa aktori i madh grek Dhimitrios Verikos që ka pasur shumë role në drama e tragjedi greke si protagonist, është shprehur me superlativa për Kabashin. Në fjalën e tij ai ka thënë se nuk i ka bërë fare përshtypje gjuha, dhe nuk ka dashur të lexonte subtitrimin në greqisht sepse ajo që i ka interesuar, ka qenë pikërisht interpretimi i mrekullueshëm i këtij mjeshtri që e ka tronditur. "Po mendoja se nëse nuk do të kisha ardhur do të kisha humbur interpretimin kryevepër të një artisti të madh. Do të kisha shumë dëshirë që të realizoja një bashkëpunim teatror, qoftë edhe kinematografik me kolegun shqiptar. Mbase këto fjalë janë të pakta për të shprehur atë që ndjeva", ka deklaruar ai. Një tjetër aktor i madh grek Krisiakos Takis ka thënë se ishte shumë kurioz të njihte "Sokratin tonë", sepse dihet që në Greqi ai ka përmasa të mëdha. Për ta, ka qenë shumë prekëse pjesa, sepse është interpretuar nga një artist mjeshtër shqiptar. "Me sinqeritet më mahnitët. Ajo që më habiti ishte momenti kur befas, me të njëjtën mjeshtëri e madhështi artsiti juaj interpretoi fragmentin e fundit në gjuhën greke. Sinqerisht nuk e di, nëse do të mundesha unë të interpretoja në shqip një fragment të tillë", ka thënë ai. Ndërkohë është shprehur se ishte një shfaqje që nuk do të donte ta humbiste.
Artistët shqiptarë në Greqi
Mes 500 spektatorëve që ndoqën shfaqjen në teatrin "Alekos Aleksandris" të Polihoro Neo Kosmosit, nuk kishin si të mungonin artistët shqiptarë që prej vitesh kanë ndërtuar jetën e tyre private dhe profesionale në kryeqytetin helen. Për ta, kjo shfaqje ka qenë një sukses më vete dhe i ka bërëtë ndjehen shumë krenarë. Aktori shqiptar Nikolla Llambro, është shprehur se Mirushi është i paarritshëm. "Me një interpretim të bukur njerëzor dhe thelbësor, na dhuroi momente dhe emocione të forta që do të na ngelen në zemër e në shpirt për shumë vite. Ne krenohemi me artistë si Mirush Kabashi"- ka deklaruar ai. Ndërsa Danilo Zeka, balerini shqiptar që punon si solist i parë në teatrin grek të operas dhe baletit është shprehur i lumtur që ka mundur ta shohë atë. "Isha me të vërtetë me fat që nuk kisha shfaqje sonte, sepse vërtet do të kisha humbur shumë. Interpretim shumë i madh, i një mjeshtri të madh. Ndihem shumë mirë sonte dhe ju falenderoj nga zemra. Ne kemi nevojë për ju."- ka thënë ai. Por ka pasur edhe nga ata artistë që me të marrë vesh se në Athinë vinte aktori shiqoptar kanë anulluar çdo gjë. Një ndër ta është edhe Julian Bulku, koreografi i njohur shqiptar që jeton në Greqi. Ai ka thënë se e ka ndjekur me shumë pasion edhe në Shqipëri Mirush Kabashin, ndaj kur ka mësuar se do të ishte në Athinë, ka ndryshuar çdo program të tijin për të qenë në atë shfaqje teatrale aq të bukur dhe mallëngjyese. "Nuk është shumë nëse do ta krahasoja me Kadri Roshin, sepse dola nga salla i mbushur, i kompletuar dhe jo vetëm se pashë këtë tragjedi që sa kohë do të kalojë do të ketë të njëjtin interes, sepse filozofë të tillë janë të paarritshëm"- tha ai. Sipas tij, ata bëhen më të paarritshëm, kur interpretohen nga aktorë të tillë si Mirush Kabashi. Por Kabashi ka marrë vlerësime edhe nga gazetarët. Elona Katro, gazetarja shqiptare në Greqi, pasi ka ndjekur "Apologjinë e vërtetë të Sokratit", nën interpretimin e Mirush Kabashit, është shprehur se ishte një monolog i shkëlqyer në shumë drejtime dhe i përshtatej më së miri aktorit tonë të madh, të cilin ajo e falenderon për momentet e magjishme që përcolli. "Veç të tjerash më bëri shumë përshtypje se si i buronin fjalët, a thua se dilnin nga shpirti, a thua se "Sokrati" ka qenë pjesë e Mirushit dhe nuk ngjante aspak me një monolog të mësuar përmendësh. Edhe ne krenohemi me "Sokratin tonë shqiptar", ka thënë ajo pas shfaqjes. Një ndër spektatorët e "Apologjisë së vërtetë të Sokratit, ishte edhe Vili Minarolli, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Greqi i cili në fakt nuk e imagjonte një sukses të tillë të kësaj pjese në Athinë. Ndërkaq, Onela Zela-Bollano, bashkëpunëtore e Bashkisë së Athinës për aktivitetet kulturore ka thënë se kjo shfaqje ishte një spektakël shumë i rëndësishëm për të në këtë festival. Më i rëndësishëm, ishte zbulimi i aktorit të jashtëzakonshëm që në gjuhën shqipe ka shtangur të gjithë publikun. "Pata fatin të asistoj në këtë shfaqje, të përjetoj emocionin e 500 spektatorëve të të dy shteteve fqinje, pas një ore e 20 minutash që aktori ynë zotëroi skenën në mënyrë fisnike". Sipas saj, të gjithë pjesëmarrësit e kanë përshëndetur dhe janë ngritur në këmbë duke i dhënë duatrokitje të zjarrta për mbi 10 minuta, ndërkohë që i dhuronin buqeta me lule aktorit shqiptar Mirush Kabashi. E emocionuar dhe dy herë e lumtur, sepse si fillim arriti të realizojë pjesëmarrjen e artistit shqiptar në Festivalin e Bashkisë së Athinës dhe së dyti sepse pati sukses në punën e saj kulturore, ajo falenderon Miruish Kabashin dhe i uron suksese të mëtejshme.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
« Editimi i fundit: 20-10-2011, 00:14:20 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 20-10-2011, 00:14:34
Mirush Kabashi/Aktori që nderon teatrin shqiptar në skenën botërore

Nga Agron SEJAMINI

Në më të keqin vit të saj, Shqipëria vihet në ballë të kulturës botërore. Mes 1000 artistëve që përfaqësonin 43 vende në Festivalin Ndërkombëtar Teatror të zhvilluar në shtator të vitit 1997 në Kajro, Mirush Kabashi triumfon me "Sfinksin e Artë". Një interpretim i shkëlqyer, që ngjalli zili dhe dëshirë për ta patur mysafir Sokratin shqiptar, gati të gjitha veprimtaritë kulturore ndërkombëtare që vijuan.

Në cilën skenë u ngjit dhe nuk u vlerësua Mjeshtri ynë i Madh, Mirush Kabashi?! Një Beograd armiqësor, u magjeps dhe nuk rreshti së duartrokituri mjeshtërinë dhe zotësinë shqiptare. Edhe më domethënës trofeu i kësaj radhe: "Aktori më i preferuar i medias". Nuk u kursyen faqet e shtypit dhe orët televizive serbe për të komplimentuar aktorin me origjinë gjakovare...

Ndërkohë, organizuesit e Festivalit Ndërkombëtar "Kiev-Traverny", paçka se aktiviteti i tyre do të organizohej pas një viti, që në Beograd i dorëzojnë Mirushit ftesën e konkurrimit.

Hipi edhe në atë skenë... Për minuta të tëra, ajo sallë e tejmbushur nuk ndalte duartrokitjet. I dhanë "Diskun e Artë" të festivalit, por nuk deshën ta largonin aq shpejt nga sytë dhe kujtesa figurën e dashur të aktorit shqiptar. Atë javë në tregun ukrainas u hodhën 30 mijë karta telefonike me portretin e Sokratit shqiptar.

Iku edhe në Vjenë, në metropolin e kulturës europiane, aty ku vite më parë kishte shkëlqyer Aleksandër Moisiu. Se si u prit e dëshmon fotografia që po botojmë. Të njëjtën atmosferë emocionuese dhe elektrizuese do të shprehte nëse do e botonim, edhe fotografia e bërë në sallën mitike të "Theatër Palace" në Paris.

Edhe më madhështor u ngjau grekëve Sokrati i tyre, kur Mirushi e ngjalli në teatrin e Athinës.

Skena që e priste në vijim, ishte ajo e Torontos në Kanada. Një sallë e tejmbushur me mbi 500 spektatorë, ku veç shqiptarëve kishte edhe qytetarë të kombësive të ndryshme. Më të privilegjuar se gjithë të tjerët, ata me origjinë greke. Duartrokitjet për fjalët e mençurisë filozofike, vazhduan gati 20 minuta...

Ia vlen të kujtojmë edhe atë ndodhi të bukur që na ka treguar Mustafa Gërcalliu, i ndodhur ato ditë në Toronto. I ulur në një kafe, krejt rastësisht Mustafait, i hap bisedë një qytetar tjetër me kombësi greke. Për fat, komunikuan lirshëm, pasi edhe Mustafai e fliste shumë mirë greqishten. Nuk e mbante vendi grekun dhe pas fjalëve të para të prezantimit, i thotë bashkëbiseduesit:

- Të lutem! Do më presësh 20 minuta, sa të iki pak në shtëpi?!

RD
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super