×

Një 10-vjeçare kosovare në filmin e Olivier Guignard

Një 10-vjeçare kosovare në filmin e Olivier Guignard

· 1 · 349

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 15-08-2011, 15:52:00
Luana Bajrami-Rrahmani në moshën e saj të re dhjetë vjeçare, mbase është i pari fëmijë shqiptar nga diaspora që ka luajtur në një film artistik të huaj. Para pak muajsh ajo ka mbaruar xhirimet e fundit në filmin "Kaniousha", të realizatorit francez Olivier Guignard dhe të producentit Nadine Lernihe të produksionit "Raspail Production", në të cilin ajo luan rolin kryesor, krahas aktores të njohur franceze Miou Miou. Regjisori në qendër të filmit ka vendosur marrëdhëniet e një mësueseje franceze dhe të një vajze kosovare refugjate. "Gjatë tërë vijës filmike gërshetohen fatet e dy personazheve të traumatizuara, mësueses franceze që i ka vdekur burri dhe nxënëses refugjate e cila ka përjetuar traumat e luftës dhe ka dëgjuar për fatin tragjik të prindërve", tregon e ëma e Luanës Valbona Rrahmani, urbaniste, e cila jeton dhe punon në Paris, për subjektin e filmit.. Familja Rrahmani është nga Ferizaj, e cila që nga vitet 1967 jeton në Paris, prej kur kryefamiljari Zyfer Rrahmani kishte migruar atje.

Mirëpo Luana e vogël jo rastësisht është gjetur si personazhi kryesor i një filmi. "Që prej tri vjet ndjek mësimet në një shkollë teatri në Paris, krahas mësimeve në shkollën e rregullt, ndërkaq kam luajtur edhe në një pjesë teatrale me tekst të Shekspirit të titulluar "Tampet", tregon Luana, e cila ndihet e lumtur, që disa ditë të verës po i kalon në fshatin Pleshinë të Ferizajt, tek dajat e saj. "E kishim parë konkursin dhe e dinim që në audicion kërkoheshin fëmijë për të luajtur në filmin Olivier Guignard. Luana u paraqit dhe u zgjodh në një konkurencë prej 12 vetash", tregon e ëma. Filmi ishte xhiruar gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti në qytetin Lille. Parapremiera pritet të shfaqet gjatë muajit shtator , kurse premiera në tetor.
(m.a/GSH/BalkanWeb)