×

Pogradec, në fshatin Tushemisht shtatore për “teto Ollgën”

Pogradec, në fshatin Tushemisht shtatore për “teto Ollgën”

· 3 · 574

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 27-07-2013, 15:14:40
POGRADEC -. Me rastin e 6-vjetorit të ndarjes nga jeta të aktores së madhe Violeta Manushi, të premten në fshatit piktoresk të Tushemishtit është vendosur shtatorja e "Teto Ollgës", personazhit që i dha emër këtij fshati.

Shtatorja është vepër e skulptorëve Sadik Spahija dhe Vasillaq Kolevica. Gjithashtu, me mbështetjen e Kryetarit të Komunës Buçimas, Roshi Tollozhina, do të zhvillohet në mbrëmje një aktivitet për nderin e të madhes Violeta Manushi, ku do të marrin pjesë shumë të ftuar si, aktorë, regjisorë etj.

Violeta Manushi lindi më 6 mars të vitit 1926 në Voskopojë të Korçës dhe ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 2007 në Tiranë pas një sëmundje të rëndë. Ajo është një nga ikonat e Teatrit Popullor, ndër të parat aktore, që ka shkëlqyer njësoj si në komedi, ashtu edhe në dramë, si në skenë, ashtu edhe në kinematografi. Gjatë karrierës së saj realizoi 100 role në teatër dhe 16 role në kinematografi. Interpretimi i fundit i aktores së madhe është tek tragji-komedia “Streha e të harruarve”, shkruar nga Ruzhdi Pulaha.

Për rolin e Ollgës tek “Zonja nga qyteti” Violeta Manushi u vlerësua me medaljen e festivalit të filmit në vitin 1977. Violeta shkëlqeu me rolin e Ollgës, një figurë, që falë mjeshtërisë së saj, hyri në historinë kombëtare të krijimtarisë aktoriale.

Skulptorët Kolevica dhe Spahia tregojnë se ideja për të krijuar një shtatore për personazhin e Ollgës ishte e kreut të komunës Buçimas, Roshi Tollozhina. Kjo ide u prit shumë mirë prej dy skulptorëve, pasi sikurse pohojnë dhe vetë, ishte një ide demokratike. "Në vendin tonë ka shumë shtatore, kushtuar kryesisht njerëzve të luftës dhe penës, por aspak figurave që kanë lënë gjurmë në kinema", shprehet skulptori Vasillaq Kolevica, njëri prej autorëve të shtatores. Skulptorët thonë se vepra është realizuar duke u frymëzuar nga rolet e Manushit në dy filmat komikë “Zonja nga qyteti” dhe “Një shoqe nga fshati”, që ende pas kaq vitesh mbeten të paharruar për publikun.
(e.m/ata/BalkanWeb)

  • Postime: 3142
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#1 ne: 07-06-2019, 08:53:27
Pas bustit te Skenderbeut ne Tirane, eshte shatorja e dyte me e fotografuar nga Turistet :D

  • Postime: 6729
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 07-06-2019, 11:32:48
Fiksim e kam e une, se kam kalu e skam kthyer te bej nje foto 😂😂