SHBA, shqiptari Alex Dhima, aktori më i mirë në Campus Moviefest - Kultura

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

SHBA, shqiptari Alex Dhima, aktori më i mirë në Campus Moviefest

SHBA, shqiptari Alex Dhima, aktori më i mirë në Campus Moviefest

· 1 · 1431

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 04-05-2013, 17:54:09
TIRANË- Alex Dhima, një 11-vjeçar shqiptaro-amerikan, ka fituar Çmimin Aktori Më i Mirë, në Campus MovieFest (CMF). Ai ka luajtur në filmin me metrazh të shkurtër “Wishbone”, në të cilin ka rolin e një djali, i cili keqtrajtohet nga fëmijë të tjerë në shkollë. Kjo temë sociale e të përditshmes amerikane ka pasur shumë viktima fatale në jetën reale dhe filmi ndonëse i shkurtër nuk kursen asnjë emocion.

Filmi është prodhuar nga “Part Time Creative” dhe “Shanahan Films”, i shkruar dhe realizuar nga dy talentet e reja, Michael Shanahan dhe Mac Capen, njëkohësisht dhe regjisor.

CMF u mbajt këtë vit në Bridgeëater State University. Nga 92 filma me metrazh të shkurtër, që u pranuan për konkurim, vetëm 16 u zgjodhën për t’u shfaqur gjatë festivalit, një nga këto ishte “Ëishbone", që fitoi edhe çmimin si Filmi më i mirë.

Campus MovieFest (CMF) është festivali më i madh në botë i filmave të studentëve dhe ka si mision të zbulojë dhe prodhojë gjeneratën e re të kinematografëve amerikanë. Në 12 vitet e fundit, CMF është rritur duke tërhequr qindra mijëra vetë nga dhjetëra shkolla, institute e qendrash studimi të filmit dhe aktrimit.

Ndonëse më i vogël në moshë se çdo pjesëmarrës tjetër në festivalin e këtij viti, 11-vjeçari Alex Dhima arriti të fitojë çmimin e lakmuar, të Aktorit më të mirë, duke u shquar edhe vetë si një nga figurat e mundshme të gjeneratës së re të talenteve të industrisë shumëmiliardëshe të filmit amerikan.

Ndonëse ende në moshë të vogël, Alex ka luajtur në disa role si dhe është dëshmuar si pianist dhe kompozitor. Ai e ka zhvilluar recitalin e tij të parë qysh në moshën 7 vjeç dhe së fundi ka zbuluar edhe pasionin e tij për aktrimin. “Illyria” ka shkruar më parë për pjesëmarrjen e tij të fundit në ëebserialin eksperimental “Family Problems”, që mund të shihet në internet. Duke i gërshetuar të dy talentet, Alex Dhima sheh teatrin muzikor si një nga mundësitë e të ardhmes së tij.

(d.b/BalkanWeb)

Temat e fundit