×

Shqipetaret duan horror dhe fantazi ne kinema!

Shqipetaret duan horror dhe fantazi ne kinema!

· 1 · 372

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 11-08-2011, 11:28:12
Të dhënat e vitit të fundit nga frekuentimi i kinemave, tregojnë se shqiptarët preferojnë të shohin më shumë horror dhe fantazi në ekranin e madh.
Një tendencë që shkon në të njëjtin kah me prirjet botërore dhe prodhimet filmike të shtëpive të mëdha të Hollivudit. Altin Prifti, drejtori i përgjithshëm i rrjetit të kinemave “Imperial”, një rrjet me 5 salla, pohon se një ndikim të madh në këto preferenca ka edhe zhvillime teknologjike, duke iu referuar formatit 3D.

Efektet e kësaj teknologjie janë më të dukshme në filma aksion apo fantazi. “Rrjeti ‘Imperial’ transmeton rreth 60-70 premiera filmash në vit që i përkasin një morie zhanresh. Ne kemi bërë një studim të tregut, për të parë se cilat janë shijet e publikut, i cili vjen në kinema dhe paguan biletën për të parë filmin e preferuar.

Fakti që administrojmë 5 salla kinemaje na ka dhënë mundësinë që të shfaqim të gjitha zhanret për të kënaqur sa më shumë publikun. Për mendimin tim, horrori është tendenca e re e publikut shqiptar. Ne kemi patjetër një film horror në muaj ose me prirje horrori ku futet thrilleri psikologjik apo me element horrori.

Një zhanër mjaft i pëlqyer dhe i frekuentuar është zhanri i filmave fantazi që i bën njerëzit të ëndërrojnë pak për të ardhmen e tyre, apo që u jep mundësinë të mendojnë se çfarë ndodh në teknologji apo jetët e tyre. Një film tipik i tillë ishte “Avatar”, i cili ka qenë filmi më i ndjekur në kinematë tona. Ky film i James Cameron kishte aksionin, misterin dhe mbi të gjitha mjeshtërinë e realizimit të skenave. Njerëzit sot duan të shohin edhe të bukurën.

Nëse “Avatari” do të realizohej me më pak cilësi dhe jo në 3D do të thosha që nuk do të ishte aq i pëlqyer, por ai është kuruar në çdo detaj”, tregon Prifti. Sipas tij, ky film nuk ka pasur kufizime në shikueshmëri, sepse e kanë parë nga mosha 10 vjeç deri në 80 vjeç. Në listë pas tij vijnë “Piratët e Karaibeve”, “Liza në botën e çudirave”. Altin Prifti tregon se një nga filmat horror që pritet të arkëtojë mjaft e të jetë shumë i frekuentuar është “Final Destination 5”, pas serisë së katërt që u shfaq shtatorin e shkuar e pati shumë sukses. “Fright Night”, një film horror në 3D ku luajnë aktorë të kalibrit si Colin Farrell do të shfaqet premierë botërore në ‘Imperial’, një film për të cilin Prifti beson se do të ketë shumë interes.