×

Skandal me gjuhën shqipe dhe personalitetet kombëtare.

Skandal me gjuhën shqipe dhe personalitetet kombëtare.

· 6 · 541

  • Postime: 45
petrol
ne: 07-01-2014, 02:52:56
Petro Luarasi

Skandal me gjuhën shqipe dhe personalitetet kombëtare. 


I interesuar për jetën dhe veprën e personalitetit të shquar të kombit shqiptar, për themeluesin e kishës ortodokse autoqefale shqiptare Peshkop Fan S.Nolin, çela adresën elektronike F.O.K - Z.O.K      www.foniortodoksonkoritsas.com/‎ që ``mesa duket`` i përket kishës ortodokse të Korçës, në faqen kryesore të së cilës shkruhet ZëriiorthoΔhoksëvek orçarë  edhe në greqisht.
``Çuditërisht`` në versionin shqip  gërma``d`` e alfabetit shkruhet ``Δ``


Në ndërfaqen http://www.foniortodoksonkoritsas.com/2013/04/disa-te-verteta-historike-mbi-korcen.html#ixzz2peYb4tYX lexova komentin dhe   shkrimin vijues ``Disa të vërteta historike mbi Korçën nga prof Dr Dion Tushi (komente në një faqe që fallsifikon historinë)``.
``Duke marrë shkas nga një faqe në facebook ku amatorë të historisë dhe të vetëshpallur historianë, deformojnë historinë e Korçës (duke mbledhur dhe shpërndarë material herë -herë me vlerë) e duke botuar fotografi të cilat komentohen në mënyrë të gabuar dhe kështu fallcifikohet historia  prof Dr Dion Tushi  u detyrua për hir të së vërtetës të bëjë disa komente të cilat duke i kopjuar nga vetë kjo faqe pa ju paraqesim sepse ja vlen ti lexojmë të gjithë për të ditur më shumë. Natyrisht dhe të nënvizojmë faktin se si njerëz  me egoizëm, krenari dhe arogancë të zhvilluar tentojnë të bëjnë histori pa fakte por veçse të bazuar mbi disa njohuri të përgjithshme të cilat zotërojnë!``

Nga ana e tij  Prof. Dr. Dion Tushi, pedagog i letërsisë në Fakultetin e Mësuesisë të Universitetit ``Fan.S. Noli``, Korçë,  shkruan: 
``Shkolla protestante e vashave, e hapur nga motrat Qiriazi, ka qene institucioni i pare protestant i hapur ne qytetin e Korces ne fund te shekullit te XIX, me nje propagande te gjere prosilizuese, por nuk paten ndonje sukses te madh. Me pas ato u zhvendosen ne Tirane,se bashku me Kristo Dakon, ku hapen nje shkolle te dyte fetare ne Kamze, te cilen andej nga viti 1928, ne mos gaboj e mbylli qeveria e Zogut, me nje vendim te posacem, me te cilin mbylleshin te gjitha shkollat fetare private…
Motrat Qiriazi, Kristo Dako, ose Triada sic e kishin edhe pseudonimin nga sherbimet sekrete te SH.B.A, se bashku me Grigor Cilken, ishin grupi i pare i organizuar protestant qe erdhi ne qytetin e Korces me qellim ushtrimin e aktivitetit prosilitik, shkolla ishte e tille pasi shume vajza qe shkuan ne ate shkolle, u terhoqen me pas nga prinderit e tyre, pikerisht per shkak te frymes protestante, bile antiortodokse qe mbizoteronte atje. Ne pergjithesi propaganda protestante dhe unite ne fillim te shekullit te XX, u perpoq te futej ne Korce, nepermejt rradheve te atyre qe u quajten patriote, kjo gje eshte shume e vertete dhe eshte teresisht e dokumentuar. Nderkohe qe Petro Nini Luarasi Kosta, me origjine nga Dropulli, nese nuk gaboj, ishte nder te paret, qe u konvertua ne protestant.
Nuk jane (dokumenta)  te Paskalit (Milos), kushdo qe eshte i interesuar mund ti shikoje pa problem, duke i kerkuar na arkivin e shtetit ne Amerike. Te njejten gje beri dhe Sokol Balla, kur shkoi ne Amerike per emisionin e tij me duket "Bijte e Percare ne Amerike", ku ekspozoi praktikat me deponimet e Qiriazeve, dhene agjentit amerikan, nuk me kujtohet emri per momentin, por mund ta gjesh edhe ne Youtube, aty ishte bile dhe praktika e perkthimit te mbledhjes mbajtur ne dyqanin e K. Kirkes, ku Sevastia ne mos gaboj, kishte pergjuar per llogari te sherbimeve sekrete amerikane, duke ndjekur me aparatet e pergjimit te kohes, nga nje bodrum i nje dyqani ngjitur me ate te Kirkes…
Ne lidhje me Fan Nolin, para se te shugurohej mitropolit,sipas patriotit Nikollaq Zoi ai u veteshpall si i tille, ja se cfare shkruan N. Zoi, per ardhjen e Nolit ne Korce ne vitet 1921 - 1922, ne librin e tij "Korca nje faqe histori": "Ne mbarim te 1921, ose ne nisje te 1922 Noli u sheshua ne Mitropoli dhe nisi te meshoje ne kishen e Mitropolise si dhespot. Ne meshimet qe bente tij imzot Noli talleshe me fene ortodokse se ciles ja shkelte rregullat me perbuzje dhe propagandes greke ne Korce, kur grekofilia ishte gjalle, i jepte ushqim dhe jete ne menyra te tilla. Kur meshonte Noli kisha ishte e zbrazet se populli nuk merrte pjese, dhe te djelave vinte ne kishat e fshatrave rrotull. Meshimet i bente me te dy prifterinjte kombetare (nenkupton ketu Camcen dhe at Vasilin) se prifterinjte e Mitropolise te shqetesuar nuk merrnin pjese…

Këtë  pjesën mbi Fan Nolin e dokumentonte me një fotokopje artikulli prof.Arben Gjata.

Për dijeni, keta dy emra e të disa të tjerëve i kam ndeshur edhe tek një letër publike kundër mendimeve të Akademikut Kastriot Frashëri.
me titull``Nga Paragjykimi tek Shpifja. Korça i përgjigjet zotit K. Frashëri.``
``Kushdo e mban mend mirë se gjatë viteve 90, gazeta të ndryshme të shtypit shqiptar dhe Mas Medias, përgjithësisht, kanë qenë tejet të mbushura me artikuj, pronocime dhe daklarata që në qendër të tyre kishin Kryepeshkopin Anastas të Kishës Orthodhokse Autoqefale te Shqipërisë, artikuj me tema tërësisht bajate deri të neveritshme, me autorë shpesh pseudointelektualë, pseudopatriotë dhe mbi të gjitha dashakeqë ndaj Besimit Orthodhoks. Përgjithësisht kudo flitej për kalë troje, për gjëmën e madhe që e kishte gjetur Kishën Orthodhokse, që në krye të saj kishte një Kryepeshkop, mëkati i vetëm i të cilit ishte përkatësia etnike…
Kryepeshkopi ynë është kanonik tepër i pëlqyer nga grigja e tij dhe i pa të metë në misionin që i është ngarkuar. Eshtë e palejueshme zoti historian që njerëzit të shërbejnë si valvola të shfryrjes së urrejtjes apo racizmit, për veprime apo situate që fabrikohen tjetërkund dhe akoma më e pafalshme, kur vala goditëse e atij që shërben si valvol ju drejtohet figurave të nderuara dhe aspak të kompromentuara. Për ta përmbyllur na lejoni të përdorim fjalët e një kleriku orthodhoks të Amerikës më parë mosbesues ndaj misionit dhe figurës së Krepeshkopit Anastas, i cili mbasi pa veprën e ndërtuar prej tij në Shqipëri tha se po të ishte gjallë Fan Noli do të thonte se në personin e kryepeshkopit Anastas, Kisha jonë Orthodhokse Autoqefale Shqiptare përjetoi dëshirat dhe aspiratat e saj… ``
(Dr.Dion Tushi, Dr.Piro Gjanci, Pr. Jonela Spaho, Pr. Ilda Lubonja, Pr Evri Kajno, Vangjush Themeli, Sotiraq Simaku, Ing. Arben Gjata, Ing. Sotiraq Dojce, Thoma Piluri, Nesti Terova).
 
Skandali i  mësipërm shpresoj se do të analizohet me seriozitet të paktën nga Rektorati i Universitetit ``Fan Noli`` e Ministria e Arsimit, ndërsa përgjegjshmëria ime  si qytetar, e akuzon   dhe e përçmon me pak  fjalë:

- Në faqen www.foniortodoksonkoritsas.com/‎  i  është bërë një  atentat kriminal përpjekjes shekullore të kombit shqiptar, vendimeve të kongreseve të drejtshkrimit,   amanetit të shkruar me gjak të rilindasve dhe ligjeve për mbrojtjen e alfabetit të unifikuar latin  të gjuhës shqipe. Si  nuk ia paska kapur as syri, as mendja,  institucioneve përkatëse fetare e laike  të shtetit shqiptar, që nuk duhet të lejojnë kurrsesi të përdoren sado `` pak``, krahas gërmave cirilike,apo  ato arabe, hebreje, budiste e më the të thashë!!!
-   I ashtuquajturi pedagog, jo vetëm nuk ka sqaruar të vërtetën si misionar i arsimit e kulturës për të cilën  i besohet por dhe paguhet nga qeveria  shqiptare, por, ``në mos gaboj``, ka shpifur, të paktën kundrejt Petro Nini Luarasit, i cili kinse qenka ``me origjinë nga Dropulli`` dhe ``ishte nder te paret, qe u konvertua ne protestant`` (këtë rrenë të dhespotërve shovinistë grekë Petro N.Luarasi e ka hedhur poshtë me argumenta tek libri ``Mallkimi i shkronjave shqipe`` dhe si delegate i ``Lidhjes ortodokse`` në Kongresin e Dytë të Manastirit``)
- Përsa shkruan kundër Fan Nolit, ai jo vetëm turpëron veten  dhe ata që e kanë yshtur, por  nuk meriton as të çapitë  pragun  e atij  universiteti të  nderuar për emrin, dinjitetin dhe përkushtimin e stafit akademik dhe studentëve.   
- Nuk kam lexuar e dëgjuar ndonjëherë shprehje më të ndyra ndaj  familjes atdhetare Qiriazi, as nga pushtuesit turq, fashist e nazistë, as nga hetuesit e diktaturës kur i  burgosën e i vranë.
Sa për replikën me Akademik K.Frashërin, kushdo që ka dy para mend në kokë  e kupton ku anon e vërteta, ndërsa mua më kujton  thënien popullore: ``Zagari bëhet ujk kur qentë e mbrojnë, ujku luan  kur larot e lëvdojnë``.

  • Postime: 45
petrol
#1 ne: 08-01-2014, 01:22:58
Petro Luarasi
Skandal me gjuhën shqipe dhe personalitetet kombëtare.


I interesuar për jetën dhe veprën e Peshkop Fan S.Nolit, personalitetit të shquar të kombit shqiptar, themeluesi i kishës ortodokse autoqefale shqiptare, i lindur më 6 janar 1882, çela adresën elektronike (F.O.K - Z.O.K www.foniortodoksonkoritsas.com/‎) që `` dukej`` se i përket Mitropolisësë kishës ortodokse të Korçës. Në vend të ndonjë fotoje të Peshkop Fan S.Nolit apo aktiviteti me rastin e datëlindjes, në faqen kryesore pashë të shkruhej titulli ZëriiorthoΔhoksëvek orçarë, edhe në greqisht dhe ``çuditërisht`` në versionin shqip gërma``d`` e alfabetit shkruhej ``Δ``
Një ide më të qartë më dha ndërfaqa http://www.youtube.com/playlist?list...zFMA7McQbSEL SQ
ku përblidhen video të medias Ortodoksikoritsa Ortodoksikoritsa. Që në krye feks titulli : ``Si i dëboi Çamët kriminelë Heroi Grek Napoleon Zervas``, vijon me aktivitetet e Mitropolisë sëKorçës dhe ligjëratën e përgatitur nga Profesor Doktor Dion (Vasil) Tushi: Përkujtimore për poetin grek Nobelist Jorgo Seferin organizuar nga Konsullata Greke më 15/09/2012.
Në ndërfaqen http://www.foniortodoksonkoritsas.co...#ixzz2peYb4tYX lexova komentin dhe shkrimin vijues ``Disa të vërteta historike mbi Korçën nga Prof. Dr. Dion Tushi (komente në një faqe që fallsifikon historinë)``.
``Duke marrë shkas nga një faqe në facebook ku amatorë të historisë dhe të vetëshpallur historianë, deformojnë historinë e Korçës (duke mbledhur dhe shpërndarë material herë -herë me vlerë) e duke botuar fotografi të cilat komentohen në mënyrë të gabuar dhe kështu fallcifikohet historia prof Dr Dion Tushi u detyrua për hir të së vërtetës të bëjë disa komente të cilat duke i kopjuar nga vetë kjo faqe pa ju paraqesim sepse ja vlen ti lexojmë të gjithë për të ditur më shumë. Natyrisht dhe të nënvizojmë faktin se si njerëz me egoizëm, krenari dhe arogancë të zhvilluar tentojnë të bëjnë histori pa fakte por veçse të bazuar mbi disa njohuri të përgjithshme të cilat zotërojnë!``

Nga ana e tij Prof. Dr. Dion Tushi, pedagog i Letërsisë Antike Greke në Universitetin “F. Noli” të Universitetit ``Fan.S. Noli``, Korçë, shkruan:
``Shkolla protestante e vashave, e hapur nga motrat Qiriazi, ka qene institucioni i pare protestant i hapur ne qytetin e Korces ne fund te shekullit te XIX, me nje propagande te gjere prosilizuese, por nuk paten ndonje sukses te madh. Me pas ato u zhvendosen ne Tirane,se bashku me Kristo Dakon, ku hapen nje shkolle te dyte fetare ne Kamze, te cilen andej nga viti 1928, ne mos gaboj e mbylli qeveria e Zogut, me nje vendim te posacem, me te cilin mbylleshin te gjitha shkollat fetare private…
Motrat Qiriazi, Kristo Dako, ose Triada sic e kishin edhe pseudonimin nga sherbimet sekrete te SH.B.A, se bashku me Grigor Cilken, ishin grupi i pare i organizuar protestant qe erdhi ne qytetin e Korces me qellim ushtrimin e aktivitetit prosilitik, shkolla ishte e tille pasi shume vajza qe shkuan ne ate shkolle, u terhoqen me pas nga prinderit e tyre, pikerisht per shkak te frymes protestante, bile antiortodokse qe mbizoteronte atje. Ne pergjithesi propaganda protestante dhe unite ne fillim te shekullit te XX, u perpoq te futej ne Korce, nepermejt rradheve te atyre qe u quajten patriote, kjo gje eshte shume e vertete dhe eshte teresisht e dokumentuar. Nderkohe qe Petro Nini Luarasi Kosta, me origjine nga Dropulli, nese nuk gaboj, ishte nder te paret, qe u konvertua ne protestant.
Nuk jane (dokumenta) te Paskalit (Milos), kushdo qe eshte i interesuar mund ti shikoje pa problem, duke i kerkuar na arkivin e shtetit ne Amerike. Te njejten gje beri dhe Sokol Balla, kur shkoi ne Amerike per emisionin e tij me duket "Bijte e Percare ne Amerike", ku ekspozoi praktikat me deponimet e Qiriazeve, dhene agjentit amerikan, nuk me kujtohet emri per momentin, por mund ta gjesh edhe ne Youtube, aty ishte bile dhe praktika e perkthimit te mbledhjes mbajtur ne dyqanin e K. Kirkes, ku Sevastia ne mos gaboj, kishte pergjuar per llogari te sherbimeve sekrete amerikane, duke ndjekur me aparatet e pergjimit te kohes, nga nje bodrum i nje dyqani ngjitur me ate te Kirkes…
Ne lidhje me Fan Nolin, para se te shugurohej mitropolit,sipas patriotit Nikollaq Zoi ai u veteshpall si i tille, ja se cfare shkruan N. Zoi, per ardhjen e Nolit ne Korce ne vitet 1921 - 1922, ne librin e tij "Korca nje faqe histori": "Ne mbarim te 1921, ose ne nisje te 1922 Noli u sheshua ne Mitropoli dhe nisi te meshoje ne kishen e Mitropolise si dhespot. Ne meshimet qe bente tij imzot Noli talleshe me fene ortodokse se ciles ja shkelte rregullat me perbuzje dhe propagandes greke ne Korce, kur grekofilia ishte gjalle, i jepte ushqim dhe jete ne menyra te tilla. Kur meshonte Noli kisha ishte e zbrazet se populli nuk merrte pjese, dhe te djelave vinte ne kishat e fshatrave rrotull. Meshimet i bente me te dy prifterinjte kombetare (nenkupton ketu Camcen dhe at Vasilin) se prifterinjte e Mitropolise te shqetesuar nuk merrnin pjese…
Këtë pjesën mbi Fan Nolin e dokumentonte me një fotokopje artikulli prof.Arben Gjata.

Për dijeni, keta dy emra e të disa të tjerëve i kam ndeshur edhe tek një letër publike kundër mendimeve të Akademikut Kastriot Frashëri.
me titull``Nga Paragjykimi tek Shpifja. Korça i përgjigjet zotit K. Frashëri.``
``Kushdo e mban mend mirë se gjatë viteve 90, gazeta të ndryshme të shtypit shqiptar dhe Mas Medias, përgjithësisht, kanë qenë tejet të mbushura me artikuj, pronocime dhe daklarata që në qendër të tyre kishin Kryepeshkopin Anastas të Kishës Orthodhokse Autoqefale te Shqipërisë, artikuj me tema tërësisht bajate deri të neveritshme, me autorë shpesh pseudointelektualë, pseudopatriotë dhe mbi të gjitha dashakeqë ndaj Besimit Orthodhoks. Përgjithësisht kudo flitej për kalë troje, për gjëmën e madhe që e kishte gjetur Kishën Orthodhokse, që në krye të saj kishte një Kryepeshkop, mëkati i vetëm i të cilit ishte përkatësia etnike…
Kryepeshkopi ynë është kanonik tepër i pëlqyer nga grigja e tij dhe i pa të metë në misionin që i është ngarkuar. Eshtë e palejueshme zoti historian që njerëzit të shërbejnë si valvola të shfryrjes së urrejtjes apo racizmit, për veprime apo situate që fabrikohen tjetërkund dhe akoma më e pafalshme, kur vala goditëse e atij që shërben si valvol ju drejtohet figurave të nderuara dhe aspak të kompromentuara. Për ta përmbyllur na lejoni të përdorim fjalët e një kleriku orthodhoks të Amerikës më parë mosbesues ndaj misionit dhe figurës së Krepeshkopit Anastas, i cili mbasi pa veprën e ndërtuar prej tij në Shqipëri tha se po të ishte gjallë Fan Noli do të thonte se në personin e kryepeshkopit Anastas, Kisha jonë Orthodhokse Autoqefale Shqiptare përjetoi dëshirat dhe aspiratat e saj… ``
(Dr.Dion Tushi, Dr.Piro Gjanci, Pr. Jonela Spaho, Pr. Ilda Lubonja, Pr Evri Kajno, Vangjush Themeli, Sotiraq Simaku, Ing. Arben Gjata, Ing. Sotiraq Dojce, Thoma Piluri, Nesti Terova).
Skandali i mësipërm shpresoj se do të analizohet me seriozitet të paktën nga Rektorati i Universitetit ``Fan Noli`` e Ministria e Arsimit, ndërsa përgjegjshmëria ime si qytetar, e akuzon dhe e përçmon me pak fjalë:
- Në faqen www.foniortodoksonkoritsas.com/‎ i është bërë një atentat kriminal përpjekjes shekullore të kombit shqiptar, vendimeve të kongreseve të drejtshkrimit, amanetit të shkruar me gjak të rilindasve dhe ligjeve për mbrojtjen e alfabetit të unifikuar latin të gjuhës shqipe. Si nuk ia paska kapur as syri, as mendja, institucioneve përkatëse fetare e laike të shtetit shqiptar, që nuk duhet të lejojnë kurrsesi të përdoren sado `` pak``, krahas gërmave cirilike,apo ato arabe, hebreje, budiste e më the të thashë!!!
- I ashtuquajturi pedagog, jo vetëm nuk ka sqaruar të vërtetën si misionar i arsimit e kulturës për të cilën i besohet por dhe paguhet nga qeveria shqiptare, por, ``në mos gaboj``, ka shpifur, të paktën kundrejt Petro Nini Luarasit, i cili kinse qenka ``me origjinë nga Dropulli`` dhe ``ishte nder te paret, qe u konvertua ne protestant`` (këtë rrenë të dhespotërve shovinistë grekë Petro N.Luarasi e ka hedhur poshtë me argumenta tek libri ``Mallkimi i shkronjave shqipe`` dhe si delegate i ``Lidhjes ortodokse`` në Kongresin e Dytë të Manastirit``)
- Përsa shkruan kundër Fan Nolit, ai jo vetëm turpëron veten dhe ata që e kanë yshtur, por nuk meriton as të çapitë pragun e atij universiteti të nderuar për emrin, dinjitetin dhe përkushtimin e stafit akademik dhe studentëve.
- Nuk kam lexuar e dëgjuar ndonjëherë shprehje më të ndyra ndaj familjes atdhetare Qiriazi, as nga pushtuesit turq, fashist e nazistë, as nga hetuesit e diktaturës kur i burgosën e i vranë.
Sa për replikën me Akademik K.Frashërin, kushdo që ka dy para mend në kokë e kupton ku anon e vërteta, ndërsa mua më kujton thënien popullore: ``Zagari bëhet ujk kur qentë e mbrojnë, ujku luan kur larot e lëvdojnë``.



Një ide më të qartë mbi permasat e skandalit më dha ndërfaqa http://www.youtube.com/playlist?list...zFMA7McQbSEL SQ
ku përblidhen video të medias Ortodoksikoritsa Ortodoksikoritsa. Që në krye feks titulli : ``Si i dëboi Çamët kriminelë Heroi Grek Napoleon Zervas``, vijon me aktivitetet e Mitropolisë sëKorçës dhe ligjëratën e përgatitur nga Profesor Doktor Dion (Vasil) Tushi: Përkujtimore për poetin grek Nobelist Jorgo Seferin organizuar nga Konsullata Greke më 15/09/2012.
Ky eshte nje skandal qe i perket jo vetem opinionit publik, por organeve te specializuara te cilat kane pergjegjesi dhe detyre kushtetuese te zbulojne ata qe shpifin dhe kryejne veprimtari armiqesore ndaj kombit shqiptar.
qofte edhe me maska fetare  e veladon,

  • Postime: 45
petrol
#2 ne: 13-01-2014, 17:10:24
Petro Luarasi
Ortodoksët  dhe protestantët  shqiptarë  për idealin  kombëtar.

Në artikullin  “Skandal me gjuhën shqipe dhe personalitetet kombëtare’’ iu bë e njohur  kombit shqiptar  një ndër mediat  e cila deformon alfabetin e gjuhës shqipe (ZëriiorthoΔhoksëvek orçarë) dhe  publikon   materiale antikombëtare. Mbi të gjitha bie në sy  kryefaqja me simbolika fetare ortodokse si dhe  ndërfaqet  ku  krahas  videove, fotove,  deklaratave, aktiviteteve korrente të krerëve të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare e Mitropolisë  në Korçë, shfaqen  videot:``Si i dëboi Çamët kriminelë Heroi Grek Napoleon Zervas`` dhe  ligjërata e Prof. Dr. Dion (Vasil) Tushi: “Përkujtimore për poetin grek Nobelist Jorgo Seferin organizuar nga Konsullata Greke më 15/09/2012.   Publikohen edhe shkrimet  e   këtij  profesori: “Përgjigje ndaj fyerjes së radhës” ( polemikë për emisonin e  gazetarit  Artur Zheji me At Nikolla Markun)  dhe  ``Disa të vërteta historike mbi Korçën nga Prof. Dr. Dion Tushi (komente në një faqe që fallsifikon historinë)``. Për shkrimin e fundit është dhënë një opinion i përgjithshëm të cilin do ta argumentojmë më gjerësisht.
 
Historia e  kishës ortodokse autoqefale shqiptare  e themeluar  me gjak e sakrifica madhore  atdhetarësh, peripecitë ndër vite, manipulimi dhe propaganda e qarqeve të caktuara, ndjeshmëria e komunitetit të besimtarëve  dhe rëndësia e  ekuilibrave   ndërfetare në Shqipëri  duhet të motivojë dhe solidarizojë çdo qytetar shqiptar, mbi të gjithë shtetin, me problemin e madh të ortodoksisë shqiptare.  Institucionet përgjegjëse të shtetit shqiptar kanë përgjegjësi dhe detyrë  të ndihmojnë  komunitetin dhe kishën ortodokse autoqefale shqiptare që së bashku të zbulojnë, demaskojnë dhe të dënojnë sipas ligjeve në fuqi individë apo grupime të cilët  nën maskë besimtarësh, shenjtorësh apo mendimtarësh  kryejnë veprimtari kriminale ( shpifje, përçarje, tjetërsim gjuhësor, kombëtar, etj.)
Tema i referohet  më shumë Korçës ku Mitropolinë  ortodokse shqiptare e drejton  Imzot Joan Pelushi,  dishepulli i   Nolit,  i cili   ka thënë se “kam studiuar edhe vetë në Amerikë me një bursë të Fondacionit “Fan Noli” nga Krypeshkopata Shqiptare në Amerikë dhe kam shërbyer në Kishën e Shën Gjergjit ‘’ dhe  ka vlerësuar  themeluesin “Imzot Theofan Noli, i cili ishte personi që dominoi historinë e Kishës Ortodokse shqiptare pothuajse gjatë gjithë gjysmës së parë të shekullit XX-të,  kontributi i tij në këtë realizim ishte i jashtëzakonshëm, sidomos në ndërgjegjësimin kombëtar të kishës dhe pajisjen e saj me tekste kishtare dhe liturgjike, pa të cilat nuk mund të kemi një kishë të pavarur’’  (Albanian Orthodox ~ Shqiptar Ortodoks Intervista e Plote e Mitropolitit te Korçes Imzot Joan Pelushi )
Ndaj i drejtohemi së pari atij si individ e përfaqësues i  institucionit  fetar në Korçë : të na gëzojë mendjen dhe zemrën edhe me publikimin në median e tij të  ndonjë fotoje, shkrimi  apo aktiviteti  për nder të peshkop Fan Nolit,  i cili ka lindur ditën e Ujit të Bekuar, më 6 janar 1882.
Të ketë mirësinë të deklarohet  dhe të ndërmarrë aksionet përkatëse  për të mbrojtur Imzot Fan Nolin, martirët  ortodoksë shqiptarë dhe vlerat kombëtare   kundër këtyre individëve apo qarqeve mediatike  keqdashëse, të cilat maskohen pas aktiviteteve dhe vlerave të tij apo ndjeshmërisë së  besimtarëve ortodoksë shqiptarë.  Ortodoksët shqiptarë  inkurajohen nga  deklaratat e tij të qarta për mbajtjen e meshave në gjuhën shqipe, e cila  të shkruhet  me alfabetin  standart .
Gjithashtu të forcojë marrëdhëniet e hershme të mirëkuptimit e bashkëpunimit edhe me protestantët korçarë, përkundër përpjekjeve të qarqeve shoviniste për përçarje e hasmëri.
 
Ne ortodoksët  shqiptarë tok me  ata protestantë dhe gjithë bashkëkombasit le të bashkohemi për hir të atdheut e kombit, të kujtojmë   e këndojmë së bashku  vargjet e Sevasti Qiriazit tek  këngëa ‘’Alfabeti Shqip’’ http://www.lyrics.al/kenge-kor-are/lyric-1846770.php
 
Sot është dita Shqipëtarë / Të përpiqemi / Alfabetin tonë ta mbrojmë / Shpejt o burrani /
Shkronjat tona janë të arta / Këto duam ne  / Refren : Shqipëri, atdhe i dashur / Ne s’të lëmë ty të varfër/  Armiqtë o shqipëtarë/ Po përpiqenë/  Shkronjat turqe dhe greqishte/
Të na japinë./  Le t’i mbajnë ata për vehte / Kemi tonatë…
 
 
Bashkëpunimi i atdhetarëve shqiptarë  ortodoksë e protestantë.
 
 
Lufta e shqiptarëve për ekzistencë, ndër shekuj, lidhet thelbësisht me gjuhën-elementin e parë përcaktues të një kombi; dhe shkrimin , të sintetizuar në abetaren dhe shkollën shqipe.
Me Dekretin e Gjylhanesë të vitit 1839 ,shqiptarëve iu ndalua e drejta e arsimimit në gjuhën amtare me pretendimin se nuk formonin një kombësi më vete . Shqiptarët myslimanë cilësoheshin turq, shqiptarët ortodoksë - grekë dhe ata katolikë merreshin në mbrojtje nga Vatikani .
Prandaj lufta për shkollën kombëtare, si përçuese e ndërgjegjes kombëtare dhe e unitetit kombëtar, pavarësisht nga përkatësia fetare, mori një karakter të thellë politik.Synimi i rilindasve ishte: një komb, një alfabet unik,një gjuhë letrare e standartizuar për të gjithë kombin,një shkollë kombëtare.
Platformën e shkollës kombëtare shqipe e shkruan me gjak rilindasit tanë iluministë.
‘’Historia e arsimit tonë kombëtar ka shkruar me shkronja të arta emrat e Naum Veqilharxhit,Koto Hoxhit,Pandeli Sotirit,Papa Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasi , etj. të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për çështjen e shkollës dhe të Atdheut’’(H.Myzyri:Shkollat e para kombëtare shqipe’’, 1978,f.248).
Punën e tyre vazhduan më tej motrat Qiriazi, Luigj Gurakuqi ,Hilë Mosi , Mirash Ivanaj, etj. të cilët synonin krijimin e shkollës kombëtare jo vetëm shqipe nga gjuha, por edhe ilumuniste nga përmbajtja, laike dhe masive , e përbashkët për të pasurin e të varfërin, për myslimanë e të krishterë (ortodoksë, katolikë e protestantë), për djemtë e vajzat, një shkollë ku të arsimoheshin e edukoheshin qytetarë , jo vetëm të ditur por edhe atdhetarë..
Kjo platformë arsimore dritëdhënëse e e rilindasve , nuk mund të mos ndeshte në një urrejtje të madhe nga forcat e errata shoviniste të cilat e nisën me shpifje e kërcënime, vazhduan me mallkime dhe djegjen e teksteve shqipe duke përfunduar deri tek masakrimi i atdhetarëve-martirë të kombit.
Në këto situata një ndihmë të madhe në realizimin e misionit të Rilindjes për arsimin e kulturën, luajtën misionarët protestantë anglo-amerikanë.
Pas Luftës ruso-turke për Krimenë, Sulltani, si shpërblim ndaj ndihmës britanike, u detyrua që më 1856 të bëjë lëshime ndaj lirive të misioneve protestante.
Kështu që në vitin 1872 u ngrit në Stamboll Shtëpia Biblike ku u vendosën Shoqëria Biblike e Huaj Britanike (themeluar më 1804) dhe qendra e Bordit Amerikan (themeluar më 1810). Në programet e tyre një rëndësi e madhe i kushtohej zhvillimit të arsimit në perandorinë Osmane, duke çelur në Stamboll Robert Kolegjin, Kolegjin Femëror,etj. Shkollat anglo-amerikane u bënë vatra të dijes dhe edukimit perëndimor edhe për dhjetra djem e vajza, studentë shqiptarë,patriotë të ardhshëm të përkushtuar.
Në vitin 1873 misionarët e parë protestantë amerikanë, ndaluan me qëndrim të përkohshëm edhe në Manastir, ku morrën me qira një banesë pranë asaj të familjes Qiriazi duke bashkëpunuar ngushtë ndër vite me Gjerasimin, Gjergjin, Sevastinë e Parashqevi Qiriazin .
Ndër të parët veprimtarë protestantë shqiptarë dhe më i dalluari ,cilësohet Gjerasim Qiriazi (1858-1894). Ai u bë anëtar i Bashkësisë Ungjillore më
19 gusht 1877 e studjoi në Kolegjin Teologjik Amerikan të Samokovi ku u diplomua më 1882.
Për Gjerasimin, në rend të pare të veprimtarisë së tij si protestant, qëndronte ideali kombëtar. Me këtë motiv ai nxitoi të lidhej me misionarin skocez Dr.Aleksandër Tomson që ishte kryepërfaqësues i Shoqërisë Biblike të Huaj-Britanike në perandorinë Osmane në vitet 1860-1896. Ai e kishte parë Shqipërinë që më 1863 duke u lidhur përjetësisht me hallet e saj.
Që në dhjetor 1864 Tomson ishte njohur me Kostandin Kristoforidhin të cilin e punësoi në Stamboll si përkthyes. Këtu Kristoforidhi kreu një punë të shquar në botimet biblike shqip ku përmendet edhe një gramatikë e shkurtër e botuar më 1882 nga Tomsoni.
Më 27 janar 1883 Tomsoni i dërgon një letër Gjerasim Qiriazit ku
i shkruan: ‘’Kur mendoj për gjendjen ku ndodhen shqipëtarët, bindem se për ta është domosdoshmëri të kenë shkolla , ku fëmijët të mësojnë gjuhën amtare…’’
Pas bisedimeve sqaruese midis Tomsonit dhe Misionit Amerikan, i cili kishte financuar arsimimin e Gj.Qiriazit , ai , më maj 1883 ,filloi veprimtarinë në Shoqërinë Biblike Angleze për botimin e shpërndarjen e literaturës dhe predikonte ungjillin shqip. Më pas zgjeroi aktivitetin në krijimin e shoqërive atdhetare ,me krijimin e organeve të shtypit, në çeljen e shkollave shqipe dhe ndihmën umanitare.
Megjithëse Shoqëria Biblike ishte e mbrojtur nga traktate të nënshkruara nga vetë sulltani, aktivitetet e saj zvarriteshin qëllimisht nga zyrtarët turq e institucionet shoviniste fqinje,që keqtrajtonin veprimtarët protestantë.
Me ndihmën e Naim Frashërit u nxorr leja për hapjen e një shkolle shqipe për vajzat, e cila qe laike d.m.th. pranonte nxënëse ortodokse, protestante dhe myslimane. Mësonjëtorja e vashave u çel në Korçë më 23 tetor 1891 .’’Kjo fole u themelua prej të pavdekurit dërgimtar kombëtar Gjerasim Qiriazit, emrin e të cilit historia e Shqipërisë do e shkruajë me shkronja të arta duke u mburrur me veprat dhe me shërbimet e tija të çmuara që ka sjellë mbi altar të atdheut!’’ (Mihal Grameno, ’’Ylli i mëngjezit'')
Platforma e patriotëve ishte e qartë: Armiku përdorte institucionet fetare shoviniste për të përçarë popullin duke barazuar besimet fetare me përkatësinë kombëtare  e të fqinjëve dhe duke i mohuar gjuhën e shkrimin shqip.  Shoqëria Ungjillore protestante e ndihmuar nga misioni amerikan e anglez ndihmoi shumë që me anën e lirive fetare të realizohej aspirata kombëtare.
Një fakt domethënës i bashkëpunimit  të  ortodoksëve e protestantëve shqiptarë   është miqësia mes  familjeve Luarasi-Qiriazi dhe  veprimtaria si mësues i shqipes i P.N.Luarasit, i cili bashkëpunoi me besimtarët protestantë për çështjen kombëtare, por pa e ndryshuar përkatësinë si ortodoks.  Përkatësia ortodokse  provohet nga veprimtaria e tij  në SHBA kur ndihmoi të bëhej prift ortodoks  Fan Noli, në vizionin  për themelimin e kishës ortodokse autoqefale, si përfaqësues  i Lidhjes Ortodokse në Kongresin e Dytë të Manastirit . Vetë Petro Nini Luarasi bëri një deklaratë se është ortodoks, në korrik 1911, ndërsa në gusht ai do të gjente vdekjen nga helmimi..
" Protestantë njoh shumë, si njoh dhe katolik, muhamedanë, judhenj dhe të tjerë. Sa herë hasem me protestantë, flas me ta dhe bisëdonj, siç e meriton me njerëz të kungajkës dhe të bashkërisë dhe të qytetërimit, me ndryshim që ata janë protestantë, dhe unë orthodhoks." (Petro Nini Luarasi, Mallkimi i shkronjave shqipe`` Kjo eshte shkeputur nga teksti:\Origjinali,Manastir 1911, f.21, e ribouar Mesonjeorja, 1999f. f.4). 
Në Kongresin e Dytë të Manastirit që u çel më 20 mars 1910, ku  mori pjesë si përfaqësues i shoqërisë "Lidhja orthodhokse",  i Negovanit e Ballkamenit, Petro Nini Luarasi u shpreh: " “Çështjet e shkronjave dhe të programit të përparimit e biseduat; dhe zotnija juaj dhe të gjithë shqiptarët e vërtetë për këtë gjë po përpiqen dhe punojnë. Po unë në këtë mbledhje, jo vetëm si përfaqësonjës i Negovanit dhe i Ballkamenit, po edhe si i krishter orthodhoks shqiptar, përfaqësoj edhe "Lidhjen Orthodhokse të Shqiptarëve" andaj do të përmbështillem vetëm duke folur përmbi çështjen për të cilën jam i dërguar’’.
(P.Raullasi, Shqiptarët orthodhoksë dhe rregjimi i sotëm Lirija, Selanik 1910, v.2, nr.81, f.1-2) P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)
Po përmendim  një fragment që  përshkruan  rolin e Petro Nini Luarasit kur u bë Fan S. Noli prift:
 ‘’Pasi u dorëzua Fan Noli prift më 25 mars 1908 nxorri meshën e parë shqip në Boston i vetmi që mund të zinte vendin e psalltit qe Petro Luarasi...natyrisht nuk gjendej psallt tjetër në gjuhën shqipe i përgatitur. Z.Luarasi psallti mirë. Pas ungjillit mbajti një fjalë për këtë çështje dhe provoi dobitë që do të kish patur atdheu tone porsa të kish përdorur gjuhën e vet në kishë. Si u mbarua mesha foli Petro Luarasi përmbi këtë çështje shumë bukur.’’ Shumë shqiptarë porsa dëgjuan se ai (Fan Noli) u urdhërua (prift) prej episkopit rus u bindën se me të vërtetë është ortodoks. Pas kësaj ata që ishin më fanatikë ndjekës të Patrikanës, u bënë më të zjarrtit e kishës shqipe. Kuptuan se nuk është mëkat të përdoret gjuha shqipe në kishë si u kish thënë dhespoti dhe që të gjitha mallkimet kishin qëllim politik’’ (Kombi 22 mars 1908)
Përkundër fakteve vetëm propaganduesit   e klerit shovinist grek   ia mohojnë  Petro Nini Luarasit përkatësinë ortodokse, kinse “ai u bë protestant” dhe nxisin dasine fetare.

Foto Petro Luarasi ne kishen e Blushit

  • Postime: 45
petrol
#3 ne: 14-01-2014, 21:47:27
Petro Luarasi

Çifti Kenedi: Misionarët e parë protestanë amerikanë në Shqipëri


Misionarët e parë protestanë amerikanë në Shqipëri, janë   Phineas Barbour Kennedy (1868-1963) dhe Violet Kennedy (1869-1952),  të mirënjohut si  çifti Kenedi të cilët  mbërritën në Korçë më 26 mars 1908.
’’Çifti Kenedi…janë misionarët e parë të huaj Ungjillorë,që u shpërngulën në Korçë me ndihmën e Misionit Turk – Evropian”
(Xhon Kuanrud: Jeta e Gjerasim Qiriazit, f.218)
Po ashtu studjuesi i mirënjohur Iljaz Gogaj thekson: ''Arsimi dhe pedagogjia amerikane e kanë zanafillën e tyre në Shqipëri që në vitin 1908, atëherë kur erdhi në Korçë çifti amerikan Violeta e Fines Kenedi''.
(I.Gogaj: Shkolla teknike e Harri Fulci, f.7)
Pas tyre, më 5 shtator 1908, vijnë në Korçë çifti Erikson (Charls Tellfort Ericson) me gruan e tre fëmijët.
Si rezidentët e parë të huaj dhe për rëndësinë e aktivitetit të tyre 30-vjeçar në Shqipëri, Violet e Fines Kenedi përfaqësojnë misionarët amerikanë më të devotshëm dhe më të suksesshëm. Ata qëndrojnë me meritë në krye të veprimtarisë si miq  protestantë  në dobi të popullit shqiptar.
Zonja Violet Kenedi qe shoqe gjimnazi me Sevasti Qiriazi –Dakon në Manastir dhe  mësoi mirë gjuhën shqipe. Çifti Kenedi erdhën në Shqipëri duke dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme në veprimtari kulturalo-arsimore, fetare (ungjillorë) e humanitare, mbarëkombëtare, të ndihmuar me fonde nga bordi i misioneve amerikane në Ballkan. ’’Brodhën'' kudo nëpër Shqipërinë hallemadhe.
''Mjerimi që hoqi populli shqiptar në këtë kohë, na mbushi me simpati për të dhe na nguci që veç punës shkollore të merreshim me përkkrahjen shoqërore dhe mirëbërje’’, shkruan zonja Kenedi.
Kur më 1910 autoritetet otomane i mbyllën shkollat shqipe, në sajë të autoritetit të çiftit Kenedi si përfaqësues të protestantëve amerikanë, shkolla e vajzave në Korçë mbijetoi duke u emëruar "Shkolla Amerikane". Nga thënia e Hil Mosit: ''Gruaja e arsimuar është shtylla e kombit'', gjykohet paksa edhe për meritën e çiftit Kenedi e të bashkëpunëtoreve Sevasti e Parashqevi Qiriazit.
Ata luajtën një rol tepër të rëndësishëm në përkrahje të Kongresit të Lushnjës dhe pranë qeverisë amerikane. Sikurse kanë shkruar atdhetarë si Kristo Dako, Petro N.Luarasi, Mihal Grameno,  por sidomos kundërshtarët,  ata ishin shtylla qendrore e besimit protestant në Shqipërid dhe përçues të rëndësishëm të botës së qytetëruar amerikane. Lidhja Pan Epirote i karakterizonte me shqetësim ndër  propagandistët më të flaktë   të filoshqiptarizmit që fatkeqësisht ushtronin një influencë të madhe mbi Departamentin e Shtetit Amerikan``. 
(Rev. and Mrs. Phineas B. Kennedy: A Tribute   by Dr. Edwin E. Jacques,    Reformation)
Ata njiheshin  që nga vitet e shkollore me presidentin Uillson dhe filantropin milioner Carls Crein duke influencuar tek ata  për të mirë të shqiptarëve
Çifti Kenedi u larguan nga Shqipëria më 1936 duke ia dorëzuar drejtimin e misionit çiftit Eduin e Dorotia Xhejks të cilët u përzunë në vitin 1940 nga pushtuesit .
''Trupi im është këtu, por zemra ime është në Shqipëri…S'më vjen keq për të këqiat që hoqa për Shqipërinë'', shkruan zonja Kenedi në Sh.B.A.
(Petro S.Luarasi. Kontribute shekullore. Familja Luarasi për marrëdhëniet shqiptaro-anglo-amerikane, “55”, 19-20-21-22 korrik, 2003.)



Foto  Phineas Barbour Kennedy  dhe Violet Bond  Kennedy

  Kjo foto  dërguar Skënder Luarasit mund të përdoret  vetëm duke treguar burimin  nga  merret.

  • Postime: 45
petrol
#4 ne: 16-01-2014, 17:06:33
Zbulim i mrekullueshëm Të dhëna të reja mbi çiftin Kenedi

Misionarët e parë protestanë amerikanë në Shqipëri, janë   Phineas Barbour Kennedy (1868-1963) dhe Violet Kennedy (1869-1952),  të mirënjohut si  çifti Kenedi të cilët  mbërritën në Korçë më 26 mars 1908.

Datat e sakta jane:

Rev. Phineas Barbour Kennedy (14. 6. 1867 - 4.5. 1963)
Violet R. Bond- Kennedy (19.6.1870 – 27.12. 1952)


Përkundër nga sa është publikuar deri tani nga autorë të ndryshëm, kam zbuluar dokumentin zyrtar që provon të dhëna të sakta mbi datat e lindjes dhe të vdekjes të çiftit misionar amerikan Kenedi: Rev. Phineas Barbour Kennedy (14. 6. 1867 - 4.5. 1963) ,
Violet R. Bond- Kennedy (19.6.1870 – 27.12. 1952)
Zbulim interesant është edhe varri i tyre, foton e të cilit po e shfaqim për gëzimin e besimtarëve protestantë dhe gjithë bashkëkombësve shqiptarë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!


Foto 1.Petro Luarasi
Foto 2 Rev. Phineas Barbour Kennedy (14. 6. 1867 - 4.5. 1963) dhe Violet R. Bond- Kennedy (19.6.1870 – 27.12. 1952)
Foto 3. Varri i çiftit Kenedi

  • Postime: 45
petrol
#5 ne: 23-01-2014, 18:21:45
''Trupi im është këtu, por zemra ime është në Shqipëri. ''
                                             Violet Bond - Kennedy


Petro Luarasi

Lule  për çiftin Kenedi


Fondacioni Kenedi - 1908
 Në mediat shqiptare po përmendet  gjithnjë e më shpesh veprimtaria  bamirëse e fondacionit  “Kenedi “ me qendër në Korçë që  po  ndihmon  shtresat në nevojë,  fëmijët  jetimë, vajzat  e dhunuara  dhe të moshuarit  e  brezit të  tretë.   Organizon edhe kurse trajnimi   dhe  aktivitete të shumëllojshme  me vlera edukative, social-kulturore e sportive. Ky fondacion mbahet mend  edhe  për  ndihmën  e madhe që ka dhënë  për të përballuar nevojat e të shpërngulurve  gjatë luftës në Kosovë.
Fondacioni "Kenedi"  e ushtron  aktivitetin e tij të suksesshëm në Shqipëri  që prej   vitit 1991 duke e    zgjeruar  stafin  me punonjës të kualifikuar  dhe  të rinj vullnetarë të  përkushtuar  .
Drejtuesit të   fondacionit, misionarit protestant  anglez  z. Ian Loring, i është akorduar  titulli "Qytetar nderi i Korçës"  për kontributin e tij humanitar shumëvjeçar,   një shprehje  e mirënjohjes së qytetarëve korçarë dhe institucioneve shtetërore.
Për t’iu përmbajtur  së vërtetës historike dhe  identitetit,  sqarohet se  `` Fondacioni Kenedi -1908  mban emrin e Phineas Kennedy, i cili i ka shërbyer popullit shqiptar nga 1908-1939…. toka e përdorur aktualisht nga Fondacioni u ble fillimisht dhe përdorej nga Kennedy gjatë kohës së qëndrimit të  tij në Shqipëri . Emri në përdorim, "Kenedi", është thjesht drejtshkrimi  shqip i emrit.``1. (fondacioni kennedy http://www.kenedifoundation.org/about-us/why-kenedi)
Në këtë mënyrë  themeluesit e Fondacionit  “Kenedi”  përkujtojnë  me nderim misionarin e parë protestant amerikan dhe vijojnë  me vendosmëri traditën e hershme të  mirëbërësve anglo-amerikanë në Shqipëri.

Të pasur jemi, të mjerë na bënë
Historia e misionarëve bamirës anglo-amerikanë në trevat shqiptare, kushtet historike kur janë shfaqur, rezultatet që kanë arritur në dobi të kombit tonë  dhe personaliteti i tyre, meritojnë më tepër vlerësim e nderim.  Ndonëse përmenden në artikuj, referate, disertacione e libra, përgjithësisht as kanë zenë vendin e merituar në programet arsimore dhe literaturën akademike, as janë nderuar me dekorata apo  emërtime objektesh e rrugësh, përkundër  nivelit të propaganduar të marrëdhënieve.
Në  “terr padije”  janë lënë edhe bamirësit protestantë amerikanë me në krye Rev.Phineas B.Kennedy, për jetën dhe veprën e  të cilin ende nuk është botuar ndonjë monografi.
Ndër ata që ia kanë  përmendur vlerat shquhet  bashkëpunëtori i tij,   Rev. Edwin Everett Jacques (1909-1996) i  cili  ka  punuar në Shqipëri në periudhën 1932-1940 dhe  ka botuar  kujtime interesante për  historinë dhe vlerat e shumanshme të kombit shqiptar.
Ai analizon dhe argumenton pasuritë e kombit shqiptar të cilat ia kanë harruar,  mohuar dhe luftuar duke shfrytëzuar  edhe vetizolimin e shqiptarëve  për ta bërë, sipas   Uinston Cërcillit, "nje gjeegjëze, e mbështjellë në një mister brenda një enigme".
Në analizën dhe zbërthimin e enigmës ai deklaron troç: “ Ky popull i lashtë pellazg shënon një datë më të hershme se zhvillimi i civlizimeve të Greqisë dhe Romës..ìdentitetin e vet etnìk…gjuhën dhe lirinë ia  kërcënuan  të dyja perandorìtë e krishtera, e Lindjes dhe e Perëndimit, se  gjatë  okupimit shtypës 500-vjeçar të Shqipërisë nga sundimtarët turq e braktisën  fqinjët e saj  katolikë romakë dhe ortodoksë grekë’’. 2. (Edwin Jacques, Shqiptarët: Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Kartë e Pendë, Tiranë, 1998)
 Studjuesi Edwin E. Jacques  analizonte  edhe  politikën e verbër të udhëheqësve  shqiptarë të regjimit diktatorial  dhe  qëndrimin e çuditshëm  mediatik, aq aktual edhe për situatat  e sotme,  e cila   bie  pre e falsifikimit dhe diktatit  mbi historinë.  Nuk e  pasqyronin si duhet  në opinionin publik të vërtetën e  ndihmës tradicionale amerikane   në njohjen si shtet , përkrahjen e vazhdueshme diplomatike,  humanitare, teknike, mjekësore, financiare e arsimore. Anashkalonin rolin e komunitetit  më të  madh e më të organizuar të  mërgimtarëve shqiptarë,  besnikë e entuziastë, që herë pas here i kanë  ardhur ne ndihme mëmëdheut.
Vetë  kreu i diktaturës, në përpjekje për të  djegur e shkulur me rrënjë  traditën  e hershme historike dhe kontributin e gjerë  anglo-amerikan,  deklaronte me papërgjegjshmëri  historike e  morale:  “Zogu ua hapi portën agjentëve  të spiunazhit  amerikan të cilët erdhën në Shqipëri  nën maskën e misionarëve si Kenedi , të filantropëve dhe edukatorëve si Erikson…që luajtën një rol të ndyrë  kundër pavarësisë  dhe lirisë së popullit shqiptar deri kohët e fundit” (!!!) 3.  (E.Hoxha . Sukseset e Republikës Popullore të Shqipërisë. 11.8.1950,   Vepra 7, f.404)   
 Sajoi dhe akuzën  politike:  “Ata  kishin përgatitur njerëzit e tyre  për të punuar në të ardhmen  kundër Shqipërisë dhe popullit shqiptar” 4. ( E.Hoxha, Raport në Kongresin I të PPSH, Vepra 5, 8.11.1948,  f. 192 ) 
Urdhëroi  të   hartoheshin   listat e zeza  me qindra intelektualë  që kishin studjuar apo punuar në shkollat apo institucionet  bamirëse amerikane, të cilët i përndoqi  sistematikisht, i  persekutoi  dhe i  dënoi  familjarisht.  Ndër të parët që vuajtën  terrorin  qenë  familjarët e fisit Qiriazi- Dako, motrat Parashqevie  Sevasti  aq të madhërishme    për  kontributin e tyre  në kulturën,  arsimimin, dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare.  U  shuan nga faqet e historisë kombëtare dhe programet shkollore edhe kontributi  30-vjeçar i çiftit Kennedi dhe  dhjetra bamirësve të tjerë  të huaj.

Kontribute të çiftit Kenedi
Personaliteti dhe veprimtaria e vyer e  Rev. Phineas Barbour {Barber} Kennedy (14. 6. 1867 -  4.5. 1963)   dhe zonjës së tij  Violet R. Bond-Kennedy (19.6.1870 – 27.12. 1952) është pasqyruar në shkrime të miqve anglo-amerikanë A.Herbert, E. Durham, M.Eden, T. Ericson, E. Jacques, ndërsa në Shqipëri në   vitet 1908-1939 dhe pas ndryshimeve demokratike janë   vlerësuar  nga P. N. Luarasi, F. S.Noli, motrat P.Qiriazi S. Qiriazi, S. Luarasi, I. Gogaj, V. Duka, K. Bevapi, F. Cakolli, etj.
Rev. Phineas B.Kennedy dhe zonja e  tij  Violet B. Kennedy erdhën në vendin tonë   në një situatë  të vështirë për mbijetesën e shkollës shqipe.
Violet  Kennedy,  e bija e misionarit protestant Luis Bond,  u  miqësua me Sevasti Qeriazin kur jetonin në qytetin e Manastirit. Mësoi prej saj gjuhën shqipe, historinë, zakonet dhe sfidat me të cilat përballej kombi shqiptar, prej nga i buroi edhe dashuria dhe dëshira  për të ndihmuar me të gjitha mënyrat kombin shqiptar.
Në kushtet e luftës së ashpër  ndaj  shkollës shqipe të vajzave, në vitin 1908,   motrat Qiriazi, Sevastia dhe Parashqevia,   kërkuan  mbrojtje dhe përkrahje financiare nga   misioni protestant anglo-amerikan, me të cilin kishin bashkëpunim të hershëm  që në Manastir. Bordi amerikan me qendër në Boston i dërgoi për ndihmë shoqen e fëmijërisë  Violet B.Kennedy me bashkëshortin Rev. Phineas B. Kennedy që  qe diplomuar në Universitetin Princeton, të cilët u aktivizuan menjëherë në stafin e shkollës shqipe sapo  mbërritën në Korçë më 26 mars 1908.

Mbas katër muajsh rezistence e përpjekjesh të atdhetarëve dhe përkrahjes së qeverisë amerikane, me anën e Ambasadës  së SHBA në Konstandinopojë, më 23 korrik 1908 u shpall Kushtetuta liberale e xhonturqve  që e lehtësoi përkohësisht situatën. Studjues të ndryshëm kanë përshkruar punën  vetmohuese të çiftit Kenedi për mbrojtjen e shkollës shqipe të vashave, e cila mbijetoi e vetme,  deri në shpalljen e pavarësisë, përballë presionit të pushtuesve dhe qarqeve shoviniste greke. Në  atë kohë Phineas B. Kennedy shkroi :  "Ata mund të kërcënojnë prindërit dhe fëmijët , por ne do të vazhdojmë t’i mbajmë brenda shkollës në  konvikt  dhe e vetmja gjë që mund të bëjnë është që të më marrin mua nga shtëpia me forcë - sepse unë kurrë nuk do të lejoj të  mbyllet kjo shkollë’’. Qe meritë e madhe e çiftit Kennedy që e mbajtën të gjallë këtë symbol të   arsimimit dhe emancipimit të femrës shqiptare dhe që pas luftës botërore e vijuan në kushtet e reja  me shkollën private ‘’Kennedy”. Por vetëm  qeveria e Fan  Nolit  e njohu   zyrtarisht  më 10.9 1924 si  shkollë  qytetëse me 5 klasë, ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe. Në  program ishin edhe mësimet fetare në gjuhën anglisht.  Shkolla në fillim  u  hap me 30 nxënës, djem e vajza,  ofroi edhe sistemin parashkollor dhe kishte dy  mësues shqiptarë. Një vit më vonë numri i nxënësve arriti në 57 dhe gjatë vitit shkollor  studionin 123 nxënës. Jepnin mësim 10 mësues: Violet Kenedi, Edvin  Xheks (Jacques), Dorith Xheks ( Jacques), Mila Gjogoreci, Ollga Plumbi, Shega Uçi,  Persefoni Treni, Praksithe Plumbi, Leftera Kosova dhe Aspasia Efthim. 5 (I.Gogaj.1995. Shkollat Amerikane në Shqipëri. Tiranë: Drita. f.20)
Me shtimin e nxënësve, çifti Kenedy hapi edhe një konvikt me pagesë  duke caktuar për çdo nxënës një shumë vjetore, e cila ishte e lidhur me gjendjen ekonomike të nxënësit.
Nxënësit që përfundonin shkollën 5-vjeçare merrnin një diplomë analoge
me atë të shkollës shtetërore shqiptare të shoqëruar me një çertifikatë të veçantë që u
jepte të drejtën të pranoheshin në kolegjet amerikane.
Deri në vitin 1933 shkolla Kenedi  kreu  një veprimtari shembullore, u përgatitën  me qindra nxënës, disa prej tyre u bënë edhe pjesë të stafit mësimor.
Me  zbatimin e reformës “Ivanaj “ dhe  ligjit  për   shtetëzimin  e  shkollave  të  huaja  në  Shqipëri, u  mbyll edhe  shkolla   amerikane   e  Korçës.  Bashkëshortët  Kenedi  i  bënë  një  vizitë  ministrit  Ivanaj dhe  i  thanë: ’’Ne  e  kemi  dashur  Shqipërinë, ne  kemi  ndihmuar  që  shkolla  shqipe  e  vajzave  në  Korçë, e  vetmja  në  gjithë  Shqipërinë, të  mos  mbyllej  nga  qeveria  turke , ne  kemi  pritur  e  përcjellë  rilindasit.  Shkolla  jonë  nuk  është  si  të  tjerat  të  huaja , prandaj  mos  na  e  mbyllni. Mirash  Ivanaj  Iu  përgjegj: ’’E  besoj  që  e  keni  pas  dashtë  Shqipërinë. Tash  është  koha  me  e  provue  përsëri  që  ende  e  doni, tue  mos  kundërshtue  mbyllje  e  shkollës  suej.  Interesi  kombëtar  e  lyp me  u  shtetëzue  të  gjitha.’’ 6. (S.Luarasi. Kujtime)
Edhe pas   reformës  ‘’Ivanaj’’ çifti Kenedi e vazhdoi veprimtarinë humanitare, të ndihmuar nga Kelly G. Tuckers dhe  Edwin E. Jacques me të shoqen Dorotia.

Për një nivel më të lartë arsimor
Studjuesit vlerësojnë  se  zanafilla   e arsimit dhe pedagogjisë  amerikane në Shqipëri nis me ardhjen dhe veprimtarinë e çiftit Kenedy  të cilët u bënë udhërrëfyes për programe të tjera  arsimore amerikane.
Rev. Phineas B.Kennedy dhe zonja e  tij  Violet B. Kennedy përmenden edhe për kontributin në ideimin e platformës dhe  rritjen e nivelit arsimor me synim ngritjen e  shkollave të arsimit të mesëm.
Historia e çeljes së Normales së Elbasanit është e lidhur ngushtë  me aktivitetin, vizionin  dhe platformën arsimore të misionarëve amerikanë të përfaqësuar nga çifti Kennedy, të cilët  menduan të plotësonin edhe dëshirën e atdhetarëve elbasanas  për  një institucion arsimor  me program të përshtatshëm.
Sipas studjuesit  Kujtim Bevapi   mendimi  për të ndërtuar një  kolegj në Elbasan qe vendosur nga misionarët amerikanë në Shqipëri, bazuar dhe nga udhëzimet që vinin nga qendra. Në një letër që zoti Kenedi në Korçë u dërgonte  klubeve patriotike të Elbasanit “Bashkimi” e “Vllazëria”, më 28 maj 1909 , ndër të tjera shkruante:
“Miq të shtrenjtë elbasanas! Shoqata jonë amerikane na ka autorizuar neve që të hapim një kolegj për djem shqiptarë. Kemi në plan që të ketë edhe një degë industriale. Shkolla do të jetë e hapur për të gjithë djemtë e rinj dhe dëshira jonë është që pagesa të jetë aq  e vogël, saqë dhe djemtë e varfër tëmund të përfitojnë nga privilegjet e saj…një ndërtesë të shëndetshme dhe të bukur, ku të ketë ujë të rrjedhshëm, të mirë e të pijshëm...  Nëse ju jeni dakord ne vendosim të vijmë në Elbasan, unë nga Korça dhe Z.Erikson nga Tirana…. Për Shoqatën tonë Amerikane,  Sinqerisht i juaji Phineas B. Kennedy.”7   (AQSH, Fondi 102, Dosja 50, viti 1909-Letra të Shoqatës Amerikane në Shqipëri dërguar klubit “Bashkimi” e “Vllazeria” në  Elbasan)
Përgjigja e atdhetarëve qe:  “ I detyrohemi dhe i jemi mirënjohës për jetë Misionarisë Amerikane, me padurim presim që puna e bërë dhe e  menduar të fillojë të marrë mish dhe   eshtra…” Klubet e Elbasanit vunë në shërbim të kolegjit si fillim 100 lira turke. Misioni Amerikan bleu truallin në Krastë dhe pritej vetëm fillimi i punimeve. Por  autoritet turke, më pas nuk lejuan të ngrihej kolegji, duke dhënë pretekste të ndryshme. Kjo ngjarje shtyu atdhetarët të  themelojnë në  1 dhjetor 1909  shkollën Normale  të Elbasanit.” 8.
(K.Bevapi, Përvjetori i 100-të,  A është Normalja e Elbasanit universiteti i parë shqiptar?  “55”, 28 .11.2009  f.15)
Historianët  kanë vlerësuar  edhe   kontributin e  misionit protestant anglo-amerikan  për  organizimin dhe përfundimin me sukses  të    Kongresit të Parë të Manastirit  (14-22.11.1908).  Komisioni i Punës së Alfabetit i kreu punimet në shtëpinë e Gjergj Qiriazit, i cili qe nënkryetar i Kongresit dhe anëtar i Komisionit. Ndër 35 protestantët e  tjerë, të përfshirë edhe në udhëheqjen e Kongresit të Alfabetit,  ishin: Grigor Cilka, nënkryetar i Komisionit; Parashqevi Qiriazi, sekretare e Komisionit; Kristo Dako, pjesëmarrës. Mes tyre gjendej  edhe  Violet  Kennedy, vëzhguese e misionit amerikan protestant.
Bashkëshortët Kennedy shfrytëzonin  të gjitha mundësitë për të realizuar misionin e tyre si protestantë dhe miq të kombit shqiptar. Phineas B.Kennedy, ishte i mirënjohur në grupimin studentor të  Universitetit  Princeton dhe aktiviteti i tij përmendej shpesh në organin “Princeton Alumni Weekly” duke siguruar mbështetje morale e financiare.
Në një artikull të revistës “Princeton Alumni Weekly” njoftohej se Rev. Phineas Barbour Kennedy  dhe zonja e tij,  si veprimtarë  përfaqësues të Bordit Amerikan  për Misionet e Huaja, “po zhvillojnë një veprimtari  intensive  mes  turbullirave në Ballkan.  Ata janë pozicionuar në Korçë, Shqipëri,  ku në vijim të aktivitetit  misionar  kanë ngritur një shkollë për vajza. Ndërsa ushtritë kanë luftuar para mbrapa  këtij vendi bashkëshortët   Kenedi kanë kryer një shërbim të madh  në shpërndarjen e ndihmave  mes  njerëzve të  uritur  ndër fshatra. Me okupimin e Korçës nga grekërit, zoti dhe zonja Kennedy  janë përzënë  dhe gjenden tashmë në Selanik, ku po qëndrojnë përkohësisht…  Sipas fjalëve  të një anëtari të Bordit ata po rezistojnë  me trimëri të madhe  të gatshëm  për të përmbushur detyrat e Fondit Amerikan.’’9.
(Princeton Alumni Weekly, The alumni,  Volume 13, nr 33, 21 maj, 1913 , f.630.)   
Ambasador i  Shteteve të Bashkuara   në Hollandë e Luksemburg,  John W. Garrett, me karierë diplomatike 16 vjeçare, në një artikull  për  të diplomuarit  e seminarit në  Princeton shkruan:
“Shumë nga ne e njohim Shqipërinë në një mënyrë abstrakte dhe tani një i diplomuar  në  vitin 1891 në  Princeton është duke punuar atje  për më tepër se katër vjet  së bashku me gruan e tij të devotshme. Rev. Phineas B. Kennedy, i cili përfaqëson Bordin Amerikan  të Misionarëve të Huaj, është me në Korçë, Shqipëri duke bërë shumëlloj punësh të vlefshme  kristiane. Puna më e rëndësishme e tyre  është një shkollë për djem e vajza, me kolegj  dhe eventualish për tu mësuar njerëzve gjuhën  e tyre.  Në një letër drejtuar një shoku të shkollës ai thotë “Ambicia jonë më e lartë  është të përgatisim mësues  për këtë komb  i cili sikurse  e dini  është duke u rilindur”. Një nga studentët e tij është në Kolegjin Lafayete, një  kolegj  tjetër në Mount Herman  dhe dy të tjerë pritet të vinë në këtë vend  vitin tjetër. Rreth tridhjetë të tjerë janë pothuajse gati. Cfarë mundësie e mrekullueshme  për të krishterët e sherbimit patriotik  të ndihmojnë këtë të diplomuar të  Princtone dhe gruan e tij heroinë  që gjatë luftës  rezikojnë pandërprerë  jetën për shqiptarët.”10. (John W. Garrett,The Alumni, Princeton Alumni Weekly,Vol.20, nr.1,15.10. 1919,  f. 66)
Me dhjetra artikuj në gazeta e  revista amerikane dhe të komunitetit shqiptar në SHBA  përshkruajnë aktivitetin e gjerë të çiftit Kennedy,  jo vetëm si misionarë protestantë, por edhe si luftëtarë të përkushtuar të humanizmit, lirisë dhe  drejtësisë.
  Rev. Phineas B.Kennedy dhe zonja e  tij  Violet B. Kennedy kryen një aktivitet shembullor humanitar në ndihmë të popullatës shqiptare të dëbuar nga banesate tyre në Shqipërinë e Jugut, Kosovë e  Dibër. Shtypi i kohës  shprehte mirënjohjen ndaj tyre për informimin e opinionit publik ndërkombëtar  dhe ndihmën që u dhanë muhaxhirëve në ullishtat e Vlorës,  në vitin tragjik 1914,  kur andartët therën, dogjën e vranë fëmijë, gra e pleq. Mbi 57 fshatra me 1451 shtëpi në Kolonjë u bënë shkrumb e hi. Afro 60.000 vetë nga Kolonja, Dangëllia, Përmeti, Skrapari, u nisën muhaxhirë drejt Vlorës.
Ka të dhëna se Rev. Phineas B.Kennedy  njihej   me presidentin Uillson, dikur pedagog në Universitetin Princeton  dhe ka  influencuar tek ai  dhe Departamenti i Shtetit  për mbrojtjen e të drejtave të  shqiptarëve në Konferencën e Paqes në Paris (1921). Ai strehoi  në shtëpinë e tij, në Korçë,  të deleguarin e presidentit,  ambasadorin Jozef Haven. Teufik Mborja shkruan se Haveni u vendos ne shtepine e nje misionari amerikan, te quajtur Kenedi, që e njihte mjaft mire qytetin. Kenedi e siguroi ambasadorin  se Korca eshte thjesht shqiptare ’’ Raporti perfundimtar u hartua nje muaj me pas dhe qe vendimtar per qendrimin amerikan. Qeveria e Athinës i paraqiti Uashingtonit një notë proteste, ku akuzonte  J.Havenin të  blerë nga shqiptarët.
Përshkruam disa nga kontributet e mirëbërësve tanë Rev. Phineas B.Kennedy dhe zonjës  së  tij  Violet B. Kennedy të cilët  u larguan përfundimisht nga Shqipëria më 1939 duke ia dorëzuar drejtimin e misionit çiftit Eduin e Dorotia Xhejks (Jacques).  Ata tërë jetën menduan e punuan për Shqipërinë duke i  mbajtur lidhjet me qarqet atdhetare shqiptare dhe me fëmijët e mikut të tyre Petro N. Luarasi: Dhimitrin, Skënderin e Shegën. 


Lule për çiftin Kennedy

Në varrezën: Brook Avenue Presbyterian Cemetery
North Plainfield, Somerset County, New Jersey, USA
 gjendet pllaka memoriale (Grave Memorial) nr.14542785   ku shkruhet:
 
Phineas B. Kennedy (1867 - 1963)   
Violet Bond Kennedy (1870 -1952)
Missionary to Albania
Asleep in Christ   1 Cor. (Corinthias) 15:18

 Foto1. Ministri Veliaj pergezon fondacionin Kenedi
Foto 2. Fondacioni Kenedi. Kokteil per te moshuarit
Foto 3. Pllaka e varrit te ciftit Kennedy