×

Van Gogh nuk vrau veten

Van Gogh nuk vrau veten

· 3 · 563

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 17-10-2011, 16:57:25
Një libër i ri përpiqet të hedhë dritë mbi jetën dhe vdekjen e piktorit të njohur holandez, Vinsent Van Gogh.
Sipas dy autorëve, Steven Naifeh dhe Gregory Smith, piktori nuk ka vrarë veten, por ka vdekur si pasojë e një incidenti me armë.

Naifeh dhe Smith pretendojnë se Van Gogh është plagosur për vdekje nga vëllai adoleshent i një mikut të tij që gëzonte respektin e artistit.
Dëshmohet se gjatë një konfrontimi në qytetin francez Auvers-sur-Oise në vitin 1890, djali hapi zjarr me një armë.

Ata gjithashtu përshkruajnë dhe një tjetër teori, ku thuhet se Van Gogh u qëllua nga dy djem në një lokal të cilët ishin duke luajtur me një pistoletë që kujtonin se nuk funksiononte.

Naifeh dhe Smith, ky i fundit fitoi çmimin Pulitzer për biografinë e artistit amerika Jackson Pollock, kanë kaluar dhjetë vjet kërkime për librin e tyre, e cila do të dalë nesër në Londër, Britani.

Autorët pretendojnë se impresionisti holandez "nuk dinte asgjë rreth armëve" dhe se pavarësisht dëshmive se ai vdiq nga një armë "nuk ka armë që të jetë gjetur ndonjëherë" në vendin e ngjarjes.

Van Gog është një nga piktorët më në zë të periudhës post-impresioniste. Ai vdiq në moshën 37-vjeçare në Francë.

(d.b/BalkanWeb)

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 19-10-2011, 23:35:18
Van Gogh nuk ka kryer vetvrasje

Një biografi e re mbi jetën e Vincent van Gogh-ut është nxjerrë tashmë në treg dhe ka filluar të gjenerojë kundërshtime të shumta. Tani, vetëm se libri me mbi 900 faqe i titulluar "Jeta e Van Gogh" është i stërzgjatur, nuk do të thotë që nuk është interesant. Në fakt, sipas BBC-së libri është i mbushur me kërkime intensive, me detaje biografike rreth artistit në profilin e 10-vjetëve nga jeta e tij që prezantuan stilin ekspresionist të pikturës, duke e ndryshuar artin përgjithmonë.

Ka edhe një shpërblim për kohën e harxhuar për leximin e këtij libri të gjatë. Në faqen 851 autorët që janë kurorëzuar me çmimin Pulitzer, Steven Naifeh dhe Gregory White Smith lëshojnë një bombë të vërtetë: Van Gogh-u nuk ka kryer vetvrasje. Autorët pretendojnë se një adoleshent i quajtur Rene Secretan, së bashku me vëllain e tij Gaston aksidentalisht kanë qëlluar Van Gogh-un teksa të tre kishin dalë për të pirë. Edhe pse besohet nga të gjithë se artisti 37-vjeçar ka kryer vetvrasje dhe ka lënë pas fjalët e tij të famshme: "Mos akuzoni askënd, isha unë që doja të vrisja veten". Autorët e librit pretendojnë se piktori i ka thënë ato fjalë vetëm për të mbrojtur djemtë...
RD

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#2 ne: 23-07-2013, 21:02:52
per mendimin tim Van Gogun e vrau Zoti, i cili eshte sshkencetar ose vete shkenca ne thelb dhe i urren shume artistet. Van Gogu nuk pa ti vdekje natyrale per te mos dyshuar kete, hijen e pavetedijes se zotit qe lind nga e verteta e qenies se tij super te fuqishme, absolute.