Vdes artisti më i vjetër i Botës - Kultura

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Vdes artisti më i vjetër i Botës

Vdes artisti më i vjetër i Botës

· 1 · 971

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-12-2011, 22:19:48
Vdes këngëtari që konsiderohet si artisti më i vjetër i Botës

Këngëtari i operetave me origjinë holandeze dhe që e ka bërë karrierën në Gjermani, Johannes Heesters,vdiq të shtunën në moshën 108 vjeç, ndërsa konsiderohej si artisti në aktivitet më i vjetër në botë, njoftuan burime pranë agjencisë së tij.

I adhuruar i Hitlerit, ky artist që ka lindur në 1903 në Holandë e njohu lavdinë në sajë të nazistëve dhe përpara disa vitesh ishte akzuar nga një gazetar se kishte dhënë shfaqje përpara SS në kampin e Dachaut, në Bavari, në 1941.

I paraqitur në Librin Guinness të rekordeve si këngëtari dhe aktori më i vjetër në moshë që vazhdonte të dilte në skenë, ai ka luajtur gjithashtu në shumë filma në vendet gjermanishtfolëse, si dhe në teatër. Ai e ka luajtur 1.600 herë njërin nga rolet kryesore të "Vejushës gazmore", një operetë austriake e Franz Lehar.

(d.b/BalkanWeb)

Temat e fundit