×

Viti i Ri për artistët shqiptarë

Viti i Ri për artistët shqiptarë

· 1 · 361

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-12-2011, 23:17:27
Ndërsa festat e fundvitit të gjithë i presin me kënaqësi për pushimet, për artistët është krejt ndryshe.

Për ta, kjo periudhë është më e ngarkuara e vitit. Emisioni i “Pasdites” bashkoi në studio tre artistë të njohur gjatë së hënës, Frederik Ndocin, Artiola Toskën dhe Devis Xherahun, që treguan ritualin e tyre të përvitshëm të koncerteve, në periudhën festive.

“Festat sikur janë shpikur për ne”, thotë Ndoci. “Është periudhë e lodhshme, por fitimprurëse. Ndonjëherë, i them me shaka familjarëve se ne artisët e festojmë Vitin e Ri si kinezët, në muajin mars”.

Me humorin që e karakterizon, Ndoci, i shumëpreferuar në lokalet e fundvitit, shton: “Ka gjëra interesante kur këndon në fundvit. Ka njerëz që të vijnë dhe të bëjnë kërkesa me këngë që as i ke dëgjuar ndonjëherë ose që i kujtohet vetëm një frazë në rreshtin e shtatë a të tetë të këngës. Megjithatë, është e rëndësishme që të zbatosh programin tënd dhe të tregohesh i kujdesshëm me këngët që seleksionon për të kënduar”.

“Një herë, më ka rastisur që dikush të provokonte borxhlin në tavolinën ngjitur me këngën herë me pare herë pa pare, ndërsa dikush tjetër me këngën nusja jonë”, kujtoi Ndoci. Pastaj, shqipja është një gjuhë e poshtër dhe lë vend për shumë nënkuptime”.

Nga ana e tij, Xherahu, një tjetër këngëtar popullor tregoi për bashkëpunimet e tij me aristë të huaj. “Më vjen mirë kur bëj këngëtarë të huaj të këndojnë në shqip”, tha ai. “Lodhje në fundvit? Mendoj se i detyrohemi kaq publikut sepse në fund të fundit ne si këngëtarë nuk mund të ekzistojmë pa publikun që na dëgjon. Për Vitin e Ri jam në dy vende tepër të njohura në kryeqytet”. /top channel