×

8 keshilla per te hequr dhjamin e barkut

8 keshilla per te hequr dhjamin e barkut

· 7 · 276

  • Postime: 1102
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
ne: 27-03-2019, 21:29:55
Dhjami në barkë është një nga pjesët më të vështira për arritur synimit që të kemi linja sa më të mira të trupit. Por e vërteta është që, çdo dhjam është i vështirë për tu hequr. Por me disa ndryshime në ushqimin tuaj, do të arrini synimin pa ndonjë mundim të madh. E vetmja gjë që duhet të bëni është të vendosni në programin tuaj të përditshëm këshillat e mëposhtme dhe synimet tuaja do të arrihen shumë shpejtë.

8 keshilla si te heqim dhjamin e barkut

Shtoni konsumimin e ushqimeve bimore per heqjen e dhjamit te barkut: Ushqimet që nuk janë shtazore, por që janë ushqime bimore kanë substanca jetësore që trupi jonë i ka të nevojshme për të patur një shëndet të mirë dhe një administrim të mirë të peshës. Gjithashtu kanë përmbajte të lartë fibre, kanë shumë pak yndyrë dhe ndihmojnë në një tretje sa më të mirë. Por jo vetëm kaq, ushqimet bimore ndihmojnë edhe në funksionimin sa më të mirë të zorrëve me rezultat të mos kemi fryrje.

Mos e lini asnjëherë mëngjesin:

Mëngjesi megjithëse është vakti më i rëndësishëm i ditës, shpesh herë e nënvlerësojmë. Por të mos harrojmë, një mëngjes shëndetshëm është shumë e rëndësishme për ekuilibrin e peshës. Na ndihmon të ruajmë nivelin e qëndrueshëm të sheqerit në gjak dhe na pengon të konsumojmë me tepri yndyra dhe ushqime ‘majmëruese’ gjatë ditës.

Përfshi proteina cilësore në të gjitha vaktet:

Proteinat treten më me ngadalë, gjë kjo që ndihmon të jesh i ngopur për më shumë orë. Ushqimet që janë më të pasura me vitamina janë, frutat e thata, bishtajoret, peshqit e yndyrshëm, bulmetoret, vezët, pula, dhe mishi i kuq pa dhjam.

Vendosni në program sa më shumë fibër bimore:

Ushqimet që përmbajnë fibra bimorë të ngopin, kështu që nuk do t’iu lënë të ndiheni të uritur. Disa nga ushqimet më të mira, që janë të pasura me fibër bimore janë frutat, perimet, bishtajoret, drithërat integrale, frutat e thata dhe farërat.

Bëj zgjedhje të mençur të pijeve për të zvogëluar kaloritë:

Në vend të lëngut të frutave, që kanë shumë sheqerna, përgatit një lëng të bërë me perime. Ose një lëng të ftohtë nga bimët botanike që janë të varfra në kalori dhe të pasura me vlera ushqyese. Ose pini uji te aromatizuar me limon ose xhinxher. Dhe sigurisht shmangni kaloritë e tepërta që marrim nga alkooli.

Kujdes më madhësinë e racioneve:

Akoma edhe kur kujdeseni për të konsumuar ushqime të shëndetshme, mbi ngrënia do t’iu drejtojë përsëri drejtë dhjamit të tepërt. Nëse konsumoni më shumë kalori nga ato që mund të digjni gjatë ditës, do të bëj që dhjami në barkë të rritet akoma më shumë. Kujdesuni pra që racionet tuaja të mos jenë tepër të mëdha. Le të jeni pra sa pëllëmba juaj. Mbusheni pjatën me proteina (peshk, mish),  ¼ mbusheni me karbohidrate dhe pjesën tjetër me perime.

Kini gjithmonë me vete ushqim të lehtë (ushqim snak):

Kujdesuni që të keni gjithmonë ushqim snak të shëndetshëm në çantë tuaj, siç janë frutat e thata, frutat por edhe shumë të tjera në varësi të kohës suaj që mund t’i përgatisni në shtëpi. Kjo do të mund të mbuloi urinë tuaj. Kështu nuk do të keni pse të shkoni për të ngrënë ushqime jo ushqyese, por as të duroni urinë tuaj për orë të tëra, me pasojë që ta teproni më vonë dhe të fryheni.

Jo alkoolit:

Ndihmoheni stomakun tuaj që të funksionoi sa më mirë. Gjë kjo që do të ndihmojë, përveç shëndetit të mirë, edhe humbjen e peshës. Alkooli ka shumë kalori dhe bllokon përpjekjet tuaja si për të humbur peshë aq edhe për të hequr dhjamin në pjesë të veçanta të trupit, siç është braku.
Burimi: dieta shtepiake

  • Postime: 23433
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 28-03-2019, 07:06:44
Keto jane keshilla te mira per te gjithe trupin jo vetem per barkun. 👍

  • Postime: 1102
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#2 ne: 28-03-2019, 14:52:54
Keto jane keshilla te mira per te gjithe trupin jo vetem per barkun. 👍
por per barkun behet lufta 😋

  • Postime: 23433
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 11-04-2019, 08:43:57
 

Nëse jeni të mendimit se dhjamit në stomak nuk mund t’i gjeni ‘ilaç’, ekziston lëngu të cilin mund ta bëni vetvetiu dhe pa vuajtur urie të keni një stomak të rrafshët.
Tretja e shëndetshme e ushqimit dhe largimi i grumbullimit të lëngjeve në trup janë beneficionet më të mira ‘ujore’ për ata që dëshirojnë të humbin në peshë.

Në mënyrë që ujin ta bëni edhe më të dobishëm dhe më të efektshëm në luftën tuaj për humbjen në peshë, nutricistja Cynthia Sass ka menduar një lëng, i cili zvogëlon fryrjet në stomak dhe përmirëson tretjen e ushqimit.

Lëngu që largon kilogramët dhe që freskon trupin tuaj nga brenda:
* 8 gota me ujë
* 1 lugë rrënjë të xhenxhefilit

* 1 trangull të freskët të madhësisë mesatare, i prerë dhe i qëruar në rriska shumë të holla
* 1 limon të madhësisë mesatare të prerë në rriska
* 12 gjethe mente

Të gjithë artikujt e lartpërmendur i përzieni me ujë, i lini të qëndrojnë gjatë gjithë natës, në mënyrë që t’i thithë aromat dhe përbërësit e tjerë për ta konsumuar gjatë ditës tjetër.

Ky lëng nuk bën çudinë, por me një, meny ushqimore të ndarë në pesë shujta të vogla, si dhe me ushtrime të rregullta fizike, beli juaj do të jetë më i hollë e stomaku shumë më i rrafshët pa vuajtur asnjë ditë të vetme urie. http://www.rd.al/2019/04/ilaci-qe-ju-zvogelon-stomakun/

  • Postime: 23433
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 18-06-2019, 10:45:05
Duhet të hiqni dorë nga 8 ushqimet e rrezikshme, që ju formojnë dhjamin në stomak
 

Drithërat e përpunuara

Drithërat mund të jenë të shkëlqyera për shëndetin dhe sipas piramidës ushqimore ato zënë një pjesë tepër të rëndësishme në dietën tuaj. Ato mund të ulin riskun për sëmundje zemre dhe të rregullojnë sistemin e tretjes, duke ju ndihmuar në menaxhimin e peshës.Por nëse ju konsumoni drithërat e gabuara mund të shtoni në peshë. Drithërat e përpunuara si buka e bardhë, orizi i bardhë makaronat etj janë armiqtë e dhjamit në stomak, prandaj duhet t’i reduktoni ose më mirë të konsumoni drithëra integrale.

Pijet me sheqer

Pijet me sheqer janë armiqtë e shëndetit. Meqenëse janë në formë lëngu njerëzit nuk mendojnë se këto pije ndikojnë në formimin e dhjamit në zonën rreth barkut, sidomos pijet me gaz dhe lëngjet e kutive. Një shishe sprite apo coca cola mund të përmbajë mbi 200 kalori, ekuivalente me një cheeseburger. Ato gjithashtu shtojnë riskun për sëmundje zemre dhe diabet.

Vaj vegjetal dhe margarina

Ashtu sikurse dhe drithërat, vajrat janë të rëndësishëm për shëndetin, por vetëm nëse konsumoni llojin e duhur. Vajrat e përpunuar janë të mbushura me kalori që stomaku nuk mund t’i djegë, këto vajra rrisin nivelin e kolesterolit të keq. Vaji i ullirit, i susamit, i lirit, i arrës së kokosit janë të përshtatshëm për ditën tuaj dhe të shëndetshëm.

Yndyrnat nga prodhimet shtazore

Yndyrat e shëndetshme nga arrat, peshku, apo nga farat mund të bëjnë mrekulli në shëndetin tuaj. Evitoni yndyrën që vjen nga mishi, gjalpi, dhe qumështi.

Ushqimet e skuqura

Ato janë të dëmshme pasi shtojnë riskun për obezitet dhe kancer. Ushqimet e skuqura jo vetëm që nuk kanë vitamina dhe minerale, por kanë në përbërjen e tyre kimikate tepër të dëmshme që shtohen si pasojë e procesit të skuqjes. Megjithëse nuk mund të jetoni dot pa patatet e skuqura, përpiquni të hiqni dorë prej tyre nëse doni një bark të sheshtë.

Alkooli

Alkooli përmban sheqer e për pasojë shëndosheni. Po ashtu thuhet se edhe birra krijon fryrje barku.

Brumërat

Ëmbëlsirat, biskotat, byreku etj., janë të gjitha ushqime që çojnë në formimin e dhjamit të barkut. Evitoni sa më shumë ëmbëlsirat dhe brumërat.

Ushqimet me shumë kripë

Produktet me kripë i japin shije ushqimit duke bërë që të konsumojmë më shumë në sasi, megjithatë kripa është e rrezikshme për shëndetin pasi shkakton rritjen e tensionit të gjakut. Shumë produkte të gatshme apo gjysmë të gatshme përmbajnë shumë kripë.
Megjithatë, mënyra më e mirë për të evituar dhjamin e barkut është parandalimi i tij. /bota.al

  • Postime: 23433
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 18-06-2019, 10:45:53
Dhjami në zonën e barkut është një problem për shumicën e femrave sot. Por shumë dhjam rrit riskun për shumë probleme shëndetësore si diabet, sëmundje zemre, tension të lartë gjaku, madje dhe disa tipe kanceresh. Dhjami në zonën rreth barkut mund të jetë gjenetike, ose të vijë si pasojë e jetës së pashëndetshme dhe pa ushtrime fizike. Pjesa më e madhe e dhjamit rreth belit vjen nga konsumi i ushqimeve me shumë kalori dhe atyre të pashëndetshme. Të jeni aktivë është çelësi i humbjes së dhjamit si dhe duhet kombinuar me një dietë të shëndetshme me bazë perimesh. Gjeni një aktivitet që ju pëlqen si ecja, çiklizmi, apo vrapimi.

Një tjetër pjesë e rëndësishme është gjumi. Kur flemë aq sa duhet ne djegim kalori. Studimet e fundit si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët kanë zbuluar se gjumi i pamjaftueshëm çon në shëndoshje. Gjatë e gjumit ndikon tek oreksi si dhe tek prodhimi i shumë hormoneve dhe ka një rol të drejtpërdrejt mbi metabolizmin e trupit Për më tepër, u zbulua se personat që nuk flenë mjaftueshëm janë më të lodhur gjatë ditës dhe djegin pak kalori. Thuhet se 8 orë gjumë në natë ofron metabolizmin më të mirë. Disa të tjerë pranojnë se stresi është një pjesë e rëndësishme që ndikon në mënyrën se si hamë.

Cilat janë ushqimet që luftojnë dhjamin në bark?

Ka raste kur lexojmë shumë materiale në internet mbi ushqimet që luftojnë dhjamin në bark mund të na çojë në konfuzion, pasi listat janë të ndryshme. Zakonisht nuk ekziston ndonjë dietë magjike kundër dhjamit në bark, por kur mbani një dietë të shëndetshme është dhjami i barkut ai që largohet i pari:

Ushqimet e pasura me fibra

Studimet kanë treguar se konsumi i 10 gramëve fibra në ditë ndihmon shumë për të luftuar dhjamin në zonën rreth mesit, prandaj duhet të konsumoni më shumë bizele, fasule, qiqra etj si dhe shumë fruta e perime me lëkurë, po ashtu edhe tërshërë. Disa ushqime me nivel të lartë fibrash janë superushqime të vërteta.

Ushqimet që përmbajnë proteina

Proteinat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë dhe duhet një kohë më e gjatë për t’u tretur. Është llogaritur se për të siguruar 100 kalori nga ushqimet proteinike, trupi duhet të përdori 30 kalori (por vetëm 12 kalori për yndyrë dhe 7 për karbohidrate). Kjo është arsyeja pse shumë lista përmbajnë ushqime si kos, mish pa dhjam, vezë dhe peshk ose fasulet, legumet, arroret dhe farat si dhe perime të posaçme. 1 vezë psh, përmban 7 gramë proteinë. 1 gotë quinoa ka 8 gramë proteinë dhe 5 gramë fibra. Arrat gjithashtu përmbajnë proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme dhe të gjitha këto janë të shkëlqyera për t’u konsumuar mes vakteve.

Ushqimet që përmbajnë ujë

Këto ushqime zënë hapësirë më të madhe. Shumë fruta dhe perime përmbajnë shumë ujë dhe elementë ushqyes dhe nuk përmbajnë shumë kalori dhe kjo është arsyeja pse janë pothuajse në çdo listë, sidomos shalqiri. Frutat e tjera që përmbajnë shumë ujë janë qitro, pjepri, portokalli etj. Perimet që kanë përmbajtje të lartë uji janë trangulli, sallata jeshile, selino, kungulli, domatja, lakra etj. Këto lloj frutash përmbajnë jo vetëm ujë por edhe shumë fibra, elemente ushqyese dhe antioksidantë.

Ushqimet e nxehta dhe pikante

Ushqimet pikante dhe të nxehta duhet më shumë kohë për t’i konsumuar. Nëse ushqimi juaj është pikant atëherë do të konsumoni më pak në sasi, gjithashtu pikantet përmirësojnë metabolizmin.

Ushqimet që ngrenë nivelin e metabolizmit

Këtu bëjnë pjesë çaji jeshil pasi ka një përbërës kimik që quhet EGCG dhe që nxit rrëzimin e kilogramëve të tepërt. Piperi i kuq përmban kimikate që njihet për metabolizmin. Capsaicina rrit nxehtësinë e brendshme të trupit dhe për këtë kërkohet një nivel i lartë energjie. Gjithashtu disa studime sugjerojnë se uthulla mund të ndihmojë në reduktimin e yndyrës në trup. Megjithëse mund të ekzistojnë shumë ushqime të tjera për heqjen e dhjamit rreth belit, duhet të dini që nuk ka ndonjë mrekulli për këtë gjë, thjesht ndryshimit në stilin e jetës dhe ushtrimet ju ndihmojnë shumë si dhe të evitoni këto 8 ushqime. /bota.al

  • Postime: 23433
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 25-09-2019, 00:31:31

Spinaqi i shtrydhur bashkë me mollën dhe limonin, nuk është i mirë vetëm për formën fizike, sepse veprimi i tij nuk kufizohet vetëm tek eliminimi i yndyrës në bark. Ai përmirëson funksionimin e mëlçisë dhe heq toksinat
Shpeshherë yndyrën abdominale, ose atë në bark, e konsiderojmë thjesht si një problem estetik më shumë se sa shëndetësor.

Ndërkohë që ajo në të vërtetë është shumë e rrezikshme.

Nuk duhet të harroni se kjo yndyrë e cila grumbullohet në këtë zonë të trupit ka efekte negative mbi shëndetin, duke filluar nga sëmundjet kardiake e deri tek ato të diabetit të tipit 2.

Përveç këtyre, të cilat janë probleme të zakonshme, masa dhjamore në bark shkakton edhe parehati, madje edhe gjatë gjumit.

Yndyra abdominale grumbullohet edhe rreth disa organeve të brendshme, nën diafragmë dhe gjoks; ndaj mos e nënvlerësoni nevojën për të mbajtur një dietë të shëndetshme dhe shmangni një stil jete sedentare apo ulur.

Sot ju këshillojmë të përfshini në dietë këtë shtrydhje të thjeshtë të spinaqit me mollë dhe pak limon.

Kjo përzierje e shijshme, do t’iu ndihmojë të reduktoni centimetrat rreth barkut.

 

A ËSHTË E MUNDUR TË ELIMINOHET YNDYRA NË BARK?
Shumë nga ne mendojnë se yndyra në bark është e pamundur të eliminohet. Besohet se ajo është e lidhur me kalimin e viteve ose me gjenetikën.

Rrjedhimisht e gjithë kjo të lë me bindjen se nuk mund të bëhet asgjë dhe se situata duhet pranuar.

Por e vërteta nuk është kështu.

Duhet të kuptoni se yndyra abdominale është një rrezik i drejtpërdrejtë për shëndetin tonë dhe ajo mund të eliminohet.

Çështja është të reduktoni problemin e shfaqur në bel në bazë të indeksit të masës trupore të shëndetshme.

Për këtë arsye, është e rëndësishme të merrni në konsideratë aspektet e mëposhtme:

Përmirësoni funksionin e mëlçisë: Mëlçia është një organ shumë jetësor i sistemit tretës; na lejon të eliminojmë yndyrat dhe të gjitha toksinat që kanë tendencë të futen në organizmin tonë.

Mëlçia përmirëson tretjen ndërkohë që prodhon një lloj lëngu i cili është esencial për të eliminuar yndyrat e tepërta.

Pra një mëlçi e shëndetshme ju lejon të reduktoni volumin e dhjamit, të eliminoni toksinat dhe të luftoni mbajtjen e ujit.

Në këtë mënyrë ju siguron edhe një nivel të ekuilibruar të kolesterolit.

 

ZGJIDHNI USHQIMET E DUHURA
Pjesa më e madhe e juaja më shumë ha për kënaqësi se sa nga uria e vërtetë. Për shembull juve me siguri ju pëlqen më shumë një pjatë me bazë djathin, mishin dhe ushqime të yndyrshme se sa thjesht një sallatë.

Në darkë, për mungesë kohe, orientoheni drejt ushqimeve të gatshme dhe të shpejta dhe realisht e gjithë kjo ka një ndikim të keq në fizik dhe kryesisht në barkun tuaj.

Në fakt, konsumimi i ushqimit të duhur, ju lejon të reduktoni deri në 80% masën dhjamore.

Nuk është e nevojshme të eliminoni komplet yndyrat nga dieta juaj.

Bëhet fjalë të mbani një ekuilibër, të hani më shumë me mendje se sa me bark.

Zgjidhni yndyrat e shëndetshme, si për shembull vajin e ullirit, konsumoni më shumë ushqime të pasura me fibra dhe mos harroni asnjëherë rëndësinë e proteinave vegjetale.

Përpiquni të eliminoni nga tavolina juaj sheqerin dhe reduktoni konsumimin e kripës.

Ndërkohë mos harroni se, për të reduktuar masën e dhjamit në bark, duhet të pini një deri në dy litra ujë në ditë.

 

SPINAQ I SHTRYDHUR, MOLLË DHE LIMON


Kjo përzierje natyrale nuk heq vetëm yndyrën abdominale!

Nëse konsumohet çdo ditë ajo ju lejon të:

Ndiheni më të ngopur deri në darkë;

Përmirësoni shëndetin e mëlçisë, falë përmbajtjes së substancave antioksiduese dhe vitaminave;

Limoni do t’iu ndihmojë për forcimin e organizmit dhe eliminimin e lipideve të tepërta si dhe toksinave.

Molla e gjelbër përmban bioelementë esencialë që ndihmon në metabolizmin tuaj.

Për të marrë këtë efekt rekomandohet që ta hani bashkë me lëkurën e saj.

Spinaqi i papërpunuar ju furnizon me energji, hekur, proteina dhe fibra.

Është një ushqim me vlerë të madhe ushqyese i cili ju bën të ndiheni të ngopur ndërsa mund të humbni edhe peshë.

Për të bërë këtë përzierje të dobishme për organizmin tuaj është e nevojshme të bëni bashke një tas me spinaq të papërpunuar, një mollë të gjelbër, lëngun e gjysmë limoni dhe një gotë ujë.

Mjafton t’i shtrydhni në shtrydhëse dhe pse jo ta konsumoni çdo ditë nëse e shihni të nevojshme.

 

Vaj kokosi ose xhenxhefil: Lufto yndyrën e grumbulluar në trup!


Jo vetëm që vaji i kokosit përbëhet nga acide yndyrore që nuk ruhen në trupin tuaj si yndyrë e grumbulluar, por gjithashtu nxisin metabolizmin tuaj.

Dhe një metabolizëm i shpejtë që rrit aftësinë për të djegur yndyrën, gjithashtu ju ndihmon të humbni peshë.

Ju mund të zëvendësoni vajin e zakonshëm me me vaj kokosi për një vakt të shëndetshëm.

Ju gjithashtu mund ta shtoni atë në tërshërë, përziejeni atë me smoothie-n, ose edhe zëvendësoni kremin e kafesë tuaj me të.

Është kaq e lehtë dhe e shijshme të shtoni vajin e kokosit në dietën tuaj, pasi pas disa ditësh nuk do të ktheheni më në zakonet tuaja të vjetra!

PERDORNI EDHE XHENXHEFIL: Kur duam të humbim peshë ne duam të heqim qafe yndyrën pa humbur masën e muskujve ose ujë.

Për këtë, xhenxhefili është mbreti. Xhenxhefili ka diçka që quhet efekt termogenik në trup, kjo do të thotë se rrit qarkullimin, gjë që çon në një rritje të vogël të temperaturës së trupit.

Kjo është arsyeja pse xhenxhefil është një strategji kaq e mirë, sepse efekti termogenik përmirëson dhe nxit tretjen tuaj në një mënyrë të tillë që ju të digjni kalori pa shumë përpjekje.

Për të përfshirë xhenxhefilin në dietën tuaj provoni të shijoni çajin e xhinxherit ose t’u jepni një shije tjetër disa prej ushqimeve tuaja të përditshme duke shtuar një lugë pluhur xhenxhefil ose xhenxhefil të grirë në tigan. /supershendeti.com

 
 

Këshilla mjekësore që i duhen çdo nëne të re

Nisur nga M A XRubrika Këndi i Prindërve

Postimi i fundit 21-01-2020, 21:47:10
nga M A X
45 këshilla si të bëheni një lider

Nisur nga M A XRubrika Diapazon

Postimi i fundit 26-01-2020, 10:07:15
nga Passion
Migrena - trajtimi, keshilla, cfare ndihmon kunder migrenes

Nisur nga M A XRubrika Jeta

Postimi i fundit 19-02-2020, 21:22:32
nga M A X
Këshilla kur jeta duket shumë e vështirë

Nisur nga M A XRubrika Diapazon

Postimi i fundit 01-10-2019, 12:43:37
nga M A X
Video me guida e keshilla praktike

Nisur nga M A XRubrika Imazhe

Postimi i fundit 27-03-2019, 09:05:48
nga Gjumashi