×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 06-11-2019, 20:59:45 »

Sa Arra Duhet Të Konsumoni Në Ditë – Cila Është Sasia e Duhur?
 

Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin por nëse e teproni me to, do të përballeni me dhimbje koke, fryrje të stomakut dhe diarre.

Konsumi i tepërt i arrave në një periudhë afatgjatë mund t’ju shëndoshë, thonë ekspertët.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org bazuar në studime të nutricionistëve, racioni ideal ditor i arrave është 28 gramë ose 7 arra.

Efektet Anësore Të Ngrënies Së Tepërt Të Arrave
Probleme Me Stomakun
Fibra është shumë e mirë për sistemin tretës dhe mirëqenien tuaj.

Një grusht me arra ofron 2 gramë fibër, një sasi që nuk shkakton probleme në organizëm.

Por nëse ju tashmë keni nisur një regjim ushqimor të pasur me fibër, atëherë arrat nuk janë një zgjedhje e mençur.

Konsumi i tepërt i fibrës mund të stresojë sistemin tretës dhe të shkaktojë gazra, diare dhe fryrje.

Shtimi Në Peshë
Arrat konsiderohen si një ushqim që sjell shumë energji.

Një filxhan me arra ka 765 kalori.

Megjithatë, falë yndyrnave të shëndetshme dhe fibrës, arrat arrijnë ta ngopin njeriun shumë shpejt.

Nëse ju e teproni me arrat atëherë me siguri do të shtoni në peshë por do të keni dhe dhimbje koke gjithashtu.

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se çelësi i suksesit në mirëmbajtjen e një peshe trupore është të ndaloni së ngrëni sapo të ngopeni.

Nëse ju hani arra dhe më pas sforcoheni për të mbaruar pjatën në tryezë edhe pse nuk jeni të uritur, do të merrni shumë kalori.

Niveli i duhur i kalorive ditore për gratë dhe vajzat është nga 1600 deri në 2,400 ndërsa për burrat dhe djemtë është nga 2,000 deri në 3,000.

Reagimet Alergjike
Nëse jeni alergjikë ndaj arrave, atëherë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm.

Kujdesi nuk është kurrë i tepruar edhe nëse jeni alergjikë ndaj një arrori tjetër.

Simptomat reagimeve alergjike ndaj arrave përfshijnë skuqjen e lëkurës dhe kruarjen e saj.

Megjithatë, në këto raste nuk përjashtohen: diarea, dhimbjet abdominale, tështima, kolla e thatë dhe bllokimi i hundëve.

Nëse këto simptoma shoqërohen me dhimbje të kraharorit, rrahje të ulëta të zemrës dhe rënie të tensionit atëherë shkoni me urgjencë tek mjeku./AgroWeb.org
Postuar nga: erlehta
« ne: 21-09-2019, 15:53:17 »

Nje shoqe e Maqedonisë, ma ka treguar para disa vitesh kete recete, por nuk e kam pergatitur asnjehere.
Thjesht nje luge mjalte e disa copa arra, kaq me ka mjaftuar.
Postuar nga: M A X
« ne: 21-09-2019, 09:38:38 »

 


Në treg kanë dalë arrat e gjelbra të pabëra të cilat ofrojnë vlera vërtet të rëndësishme për shëndetin. AgroWeb.org ju tregon se kur bashkoni arrat e gjelbra me mjaltë, ju arrini të përgatisni një shurup me vlera të mirëfillta shëndetësore.

Ky kombinim i fuqishëm krijon mirëqënie fizike dhe energjike. Ai rrit aktivitetin hormonal, ka efekt pozitiv dhe ndihmon fort për problemet e tiroides, rikthen qelizat dhe neutralizon helmet në organizëm.

Arrat e gjelbra të freskëta përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C, jodit dhe shumë vitamina të tjera.

Me arrat e gjelbra të pabëra përgatitet një shurup mirëbërës me mjaltë që vlen për personat me probleme tek tiroidet, veçanërisht në rastet e hipotirodizmit, kur tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Gjithashtu AgroWeb.org ju tregon se ky kombinim i vlerave të arrave të pabëra u serviret edhe fëmijëve me fizik të dobët dhe me imunitet të ulët.

Një tjetër përdorim shurupi me arra të gjlbra të pabëra me mjaltë, ka edhe tek personat anemikë.

Kur kombinohen me mjaltë, arrat e gjelbra të pabëra kanë efekt pozitiv në rastin e anemisë dhe nxisin pastrimin e mëlçisë, stomakut dhe gjakut.

Ky shurup është gjithashtu i dobishëm për gjendrën e tiroides dhe funksionet e saj, sëmundjet e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Shurupi vlen sidomos për bronkitin. AgroWeb.org raporton se shurupi me arra të gjelbra dhe mjaltë gjithashtu përmirëson sistemin imunitar, lehtëson problemet e shkaktuara nga menopauza, obeziteti dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes.

Si ta përgatisni shurupin me arra të gjelbra të pabëra
Përbërësit:  40 arra të reja të gjelbra të freskëta

1 kg mjaltë cilësor

Përdorni doreza kur prisni arrat e reja në mënyrë që të mos ngjyrosni gishtat.

Përgatitja:  Lajini arrat e reja mirë. Më pas thajini dhe pritini në katër pjesë. Vendosini të gjitha pjesët e prera në një enë të madhe xhami dhe shtoni mjaltin.

Mbylleni enën mirë dhe lëreni në një vend me diell për 1 muaj. Tundeni dhe rrotullojeni enën kokëposhtë një herë në javë.

Arrat do të çlirojnë përmbajtjen e tyre shëruese duke i dhënë mjaltit një ngjyrë të errët. AgroWeb.org ju tregon se gjithashtu edhe trashësia e mjaltit do të hollohet.

Sapo të përfundojë periudha prej 1 muaj, ju duhet t’i hiqni pjesët e arrave nga ena.

Lëngu që përftohet është shërim për organizmin. Ruajeni shurupin në një zonë të errët dhe të freskët.

Gjatë ditëve të nxehta, mund ta ruani edhe në frigorifer por jo në ngrirje.

Konsumimi:  Doza për të rriturit është një lugë çaji në ditë, mundësisht në mëngjes në stomak bosh.

Për fëmijët mbi 5 vjeç deri në 10 vjeç mund të përdorni gjysmën e dozës së të rriturve./AgroWeb.org