×
Hyrja
Profili

Fasulja (Groshët)

Fasulja (Groshët)

· 3 · 1900

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

ne: 03-03-2011, 16:57:26
Fasulet jane burimi i nje prej tete ushqimeve te rendesishme te cilat njeriu nuk i merr mjaftueshem ne dieten e tij.
Ato jane konsideruar si ushqim i shëndetshëm sepse per shkak te proteinave te tyre bijne në kategorinë e grupit ku ben pjese mishi dhe grupit te bishtajave.

 Fasulet përmbajne vitaminë A, vitaminë B, vitaminë C dhe vitaminë E(vitamina e rinise).Jane te pasura gjithashtu me minerale, kalium, hekur, fosfor,kalcium, fibra dhe proteina (me shume se cdo bishtajor tjeter) me vlerë që lidhen shpesh me mishin.Kjo i bën fasulet një alternativë ideale per vegjetarianët ose për ata që duan të kufizojë konsumin e produkteve të mishit.Një nga arsyet pse fasulet duhet të jene pjesë e dietës sone të përditshme është se janë plot me fiber.Ato permbajne fiber me shume se cdo bishtaje tjeter.
* Fasulet mund të ndihmojne ne parandalimin e anemise sepse jane te pasura me vitamina dhe minerale, veçanërisht hekuri.
* Fasulet jane shumë te dobishme në kapsllëk.Ato janë të pasura me fibra dhe për këtë arsye janë të përshtatshme për funksionimin e zorrës së trashë, për të zvogëluar problemet e kapsllkut, hemorroideve dhe problemeve të tjera të zorrëve. Ato kane gjithashtu veti të spastrimit, zbutës dhe nxites urinimi dhe është marr si një zëvendësues në trajtimin e sëmundjeve reumatike.
* Është e rekomanduar për njerëzit që duan të ndërtojnë muskujt dhe të bëjnë trupin e tyre të fortë, sepse fasulet përmbajë të paktën 20% proteina dhe janë të larta në karbohidrat
* Studimi tregon se të gjitha llojet e fasuleve mund të ndihmojë ne uljen e kolesterolit dhe nivelit të triglicerideve në trup, sepse fasulet përmbajnë vetëm 2-3% yndyrë.
*Fasulet janë të shkëlqyeshme për të parandaluar dhe trajtuar diabetin.
*Fasulet e zeza janë të pasura në komponimet antioksidant te quajtur anthocyanins.Ato përmbajnë gjithashtu hormone bimore te quajtur phytoestrogens, të cilat janë të lidhura me mbrojtjen kundër kancerit të gjirit dhe te prostatës e janë gjetur se reduktojnë në mënyrë dramatike rrezikun e osteoporozës, kur përfshihen në dietë të rregullt.

Keshilla:Kur konsumoni fasule eshte mire te kufizohet perdorimi i proteinave te tjera sic eshte mishi ose peshku per shkak se aparati tretes rendohet teper.
« Editimi i fundit: 12-02-2020, 15:37:02 nga M A X »

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 01-10-2019, 11:45:05

 

Si t’i zgjidhni
Zgjidhni fasule që janë të forma të plota sa më të bardha dhe të pastra të jenë aq më të mira janë.

Si t’i ruani

Fasulet hyjnë tek produktet që mund t’i ruani për një kohë të gjatë. Mjafton që t’i vendosni në një vend të thatë dhe do të mund t’i ruani gjatë të gjithë vitit. Mund t’i ruani në një thes apo qese pëlhure.

Këshilla shtesë

Për t’i ulur kohën e zierjes, mund t’i vendosni fasulet një natë më parë në ujë që të zbuten dhe më pas mund t’i zieni, duke i shtuar qepë dhe zarzavate të tjera sipas shijes./AgroWeb.org

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 12-02-2020, 15:38:25
 

Bishtajoret kanë qenë prej vitesh pjesë e dietës ushqimore në mbarë botën për mijëra vite, duke shërbyer si burim proteinash. Pjesë e bishtajoreve janë bizelet, llojet e ndryshme të fasuleve, qiqra dhe thjerrëza. Bishtajoret shërbejnë si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe të tjera vlerave ushqyese, të cilat mund të zëvendësojnë produktet e mishit apo të bulmetit. Gjithashtu kultivimi i tyre redukton përdorimin e plehrave kimike dhe bën pasurimin e tokës. 10 shkurti është vendosur si dita ndërkombëtare e bishtajoreve.

Në Shqipëri prodhimi i tyre në vitin 2018 arriti në 24.5 mijë tonë, duke u rritur me 15% në krahasim me një vit më parë, pas tre vitesh që shënoi rënie të njëpasnjëshme, referuar të dhënave të Eurostat. Për nga sasia e prodhimit, Shqipëria prodhon sa dyfishi i vendeve të rajonit si Serbia apo Maqedonia. Prej vitit 2010 prodhimi më i lartë u arrit në vitin 2014 me 30 mijë tonë, ndërsa prej atëherë ka shënuar rënie.

Prodhimi i bishtajoreve në Serbi ishte 12.9 mijë tonë në vitin 2018, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 12.4 mijë tonë, Bosnje dhe Hercegovina me 11.8 mijë tonë dhe Kosova me 6.1 mijë tonë.

Prodhuesi më i madh i tyre ndër vendet e Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar është Turqia, ku në 2018-n arriti një prodhim prej 1.2 milionë tonë.

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se prodhimi i përgjithshëm i bishtajoreve në BE ishte 4.1 milionë tonë në vitin 2018. Ndërsa sipërfaqja e përgjithshme kushtuar kultivimit të bishtajoreve në BE ishte 2.1 milionë hektarë.

Shtetet Anëtare të BE-së me prodhimin më të madh të bishtajoreve në 2018 ishin Franca (840 mijë tonë), Spanja (690 mijë tonë), Polonia (460 mijë tonë), Gjermania (400 mijë tonë) dhe Lituania (380 mijë tonë). Këto pesë vende së bashku përbënin 67% të prodhimit të përgjithshëm të BE-së në vitin 2018. /Monitor

Temat e fundit