×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 06-11-2019, 20:56:01 »

 

Shija e fiqve të freskët nuk ka të krahasuar. Pavarësisht faktit që fiqtë kanë një jetëgjatësi të shkurtër, njerëzit kanë gjetur mënyrat se si të shfrytëzojnë mirësinë e tij gjatë gjithë vitit, përmes tharjes. Në treg gjejmë disa varietete fiqsh që ndryshojnë jo vetëm në ngjyrë por edhe në shije. Megjithatë, të gjitha llojet e fiqve janë të pasur me fibër dietike, minerale si kaliumi, kalciumi, magnezi, hekuri, bakri dhe vitaminat A, B, E dhe K. Fiqtë janë të pasur edhe me sheqerna dhe kanë një nivel të lartë glicemie. Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë shoqërimin e fiqve me ushqime që kanë nivel të ulët glicemie siç mund të jenë arrat, bajamet apo perimet. Ngrënia e këtyre ushqimeve së bashku me fiqtë bën që sheqeri të përthithet më ngadalë në gjak. Të freskët ose të thatë, fiqtë janë përdorur në mjekësinë tradicionale për të zbutur dhimbjet e dhëmbit, trajtuar problemet me tretjen, heqjen e toksinave, forcimin e thonjve dhe heqjen e njollave. Grekët e lashtë besonin se fiqtë i bënin meshkujt më të fuqishëm ndaj me të ushqenin sportistët më në zë. Kurat më të mira i ofron fiku: 1. Fiku rekomandohet për njerëz që vuajnë nga pamjaftueshmëria e hekurit. Fiku është një burim i mirë i këtij minerali për të cilin mund të lexoni këtu. 2. Fiqtë rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga problemet me tretjen. Fiqtë janë në fakt miku më i mirë i sistemit tretës për shkak të përmbajtes së lartë të fibrës. Rekomandohet që fiqtë e thatë të mbahen në ujë për disa orë dhe më pas të pini lëngun dhe të hani frutat. 3. Fiqtë janë shumë të mirë për të pastruar organizmin nga toksinat dhe janë një ndër ushqimet unike me alkalinë. Ato balancojnë nivelet e aciditetit që zakonisht ngrihen kur konsumoni shumë mish ose ushqime të përpunuara. 4. Fiqtë, veçanërisht ato të thatët janë të pasur me kalcium, që është një nga përbërësit më të rëndësishëm që ndihmojnë kockat dhe mbajnë larg sëmundjen e osteoporozës. 5. Lëngu i fikut është efikas kundër kollës së thatë, azmës, fytit të lënduar dhe sekrecioneve. Zijini fiqtë në ujë (një ose dy fiq në një filxhan ujë) për disa minuta dhe pijeni lëngun disa herë në ditë. 7. Fiqtë ulin tensionin e gjakut falë përmbajtjes së lartë të kaliumit, një mineral që mban tensionin e gjakut nën kontroll. Njerëzit që konsumojnë pak ushqime të pasura me kalium dhe shumë kripë, janë të predispozuar të vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. 8. Shëndeti i Zemrës – Fiku dhe gjethet e tij ulin nivelet e triglicerideve. Kur ky nivel është shumë i lartë, atëherë po aq janë edhe gjasat që ju të përjetoni një atak në zemër ose goditje në tru. Fiqtë përmbajnë omega-3, omega-6 dhe fitosterolë që ulin nivelet e kolesterolit. Fibra ndërlidhet me kolesterolin dhe e nxjerr atë jashtë trupit. Siç mund ta shikoni, fiqtë janë pjesë e shumë kurave të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Ndaj, herën tjetër kur të shkoni të bëni pazar, mbushni çantat dhe merrni më të mirën prej tyre.
© Agroweb.org
Postuar nga: M A X
« ne: 30-09-2019, 00:08:13 »


 

Një term i thjeshtë; fiqtë teknikisht nuk janë fruta-ato janë një lule e përmbysur. Fiqtë nuk kanë lule si mollët apo pjeshkat. Lulet e tyre lulëzojnë brenda lëkurës, të cilat më pas shndërrohen në frutat që hamë.
 
Çdo lule, prodhon një farë të vetme me një bërthamë e quajtur “achene’ dhe fiku është i përbërë nga shumë të tilla. Kur hamë një fik, me të vërtetë po hamë shumë fara.
 
Por, kjo nuk është më e veçanta. Brenda “lules” së fikut është e domosdoshme të kryhet një pllenim i veçantë dhe në këtë rast, bletët nuk hyjnë në punë, si një nga krijesat me rolin më të rëndësishëm në botë. As era nuk shërben në këtë rast.
 
Punën e bën një grerëz e veçantë e cila nuk jeton dot pa fikun dhe as fiku nuk jeton dot pa të. Ajo çfarë bën grerëza janë larvat që lë ajo tek fiku dhe kështu bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, ndryshe quhet marrëdhënie reciproke. /po.al
Postuar nga: ZUZUNA
« ne: 01-09-2008, 12:54:32 »

Mu me pëlqejnë shum fiqt e thare...dhe te njome po nuk ke ku i merr këtu :( :D
Aaa po pse nuk ka fiq atje mi??
Ska problem se do te dergoj une qe ketej se ka plot aty :P
Postuar nga: ßåßy ღ
« ne: 01-09-2008, 11:21:41 »

Mu me pelqejne shum fiqt e thare...dhe te njome po nuk ke ku i merr ketu :( :D
Postuar nga: Berni
« ne: 01-09-2008, 11:19:34 »

Fiqtë, frutat e ëmbla të mëkatit

 


Janë dhurata më e mirë dhe më e ëmbël që natyra na bën në mesin e gushtit, sepse atëherë është vërtet koha kur mund t‘i gjesh të pjekur, plot lëng dhe shije. Me gjethet e fiqve Adami dhe Eva mbuluan pjesët intime të trupi, në kohën kur njohën botën, ndërsa Mikelanxho në pikturën e dëbimit të tyre nga parajsa, pikturoi dy fiq në duart e djallit tundues. Thuhet shpesh se pema e ndaluar në Kopshtin e Edenit nuk ka qenë molla, por fiku. Për vet lehtësinë e prodhimit, konsiderohet një ndër bimët e para të kultivuara nga njeriu, rreth 11 mijë vjet më parë në vendet e Lindjes së Mesme. I përdorur shumë nga popujt e antikitetit, shihej si simbol i pjellorisë dhe haresë. Në kohët e Greqisë klasike, frutat e kësaj peme konsideroheshin "të denjë për të ushqyer oratorët dhe filozofët". Platoni, çmendej për ata të tharët, dhe nëse një fëmijë vuante nga belbëzimi çohej poshtë një fiku për t‘ia lehtësuar të folurën. Këto fruta konsideroheshin si afrodiziakë nga grekët që përdornin termin ‘sykon‘ (fiq), për të treguar organet gjenitale femërore, ndoshta për shkak të formës që merrte nëse ndahej në dy pjesë. Ishte një pemë e shenjtë për Zotin e pjellshmërisë grek dhe romak, për nder të të cilit haheshin gjithmonë fiq para një marrëdhënie dashurie. Mjekësia popullore shihte te farat e shumta që përmbante, rreth 600 të tilla për një kokërr, një shenjë të "aftësisë" së tij për të favorizuar fekondimin. Në netët me hënë të plotë, çiftet që nuk bënin fëmijë merrnin dy gjethe nga një pemë fiku dhe i vendosnin poshtë jastëkëve sepse mendohej se kishin "fuqinë" hyjnore për ta bërë çiftin të sillte në jetë fëmijë. Sot fiku është pjesë e panoramës së Mesdheut, të Spanjës dhe Turqisë, Portugalisë dhe Italisë. Njihen rreth 150 varietete të këtij fruti, ku më i përhapuri është "Ficus carica". Fiqtë përcaktohen në bazë të periudhës në të cilën piqen: ku të parët piqen në fund të majit dhe fillim qershorit, ndërsa të dytët në mesin e dytë të gushtit. Janë shumë të pasur me sheqerna si sakarozi, glukoz dhe fruktoz, një burim i mirë energjie, por mbi të gjithë të shëndetshëm dhe shumë larg sheqernave të rafinuara, që konsumojmë çdo ditë me krosantët apo pijet e ëmbla. Por jo vetëm kaq, janë të pasur me fibra, minerale dhe kalium, kalcium dhe magnez, shumë të domosdoshëm për organizmin, bashkë me vitaminë pro A, që ndihmon në ruajtjen e Vitaminës A dhe sistemit imunitar. Janë lehtësisht të tretshëm. Mund të përdoren të freskët ose të thatë, duke u bërë pjesë edhe e shumë recetave të ëmbla si (torta, akullore, marmelata). Ata kanë një ferment të veçantë, që quhet ficinë, e cila tret helmet në sistemin e qarkullimit të gjakut, dhe gjithashtu përmbajnë seratoninë, i cili mendohet se forcon dhe përmirëson mendjen. Studiuesit dhe të mençurit e hershëm nga Lindja e Mesme agjëronin për shumë ditë, duke ngrënë vetëm fiq dhe pinin ujë për të arritur fuqi mendore superiore. Ai përmban rreth 58 për qind proteina, 1 % material yndyror, 5 % celulozë, 2-3 % mbetje të tjera perimore, 8 % amidon dhe 17-24 % ujë.

Konsiderohen se kanë vlera të mëdha në uljen e tensionit të lartë të gjakut, rregullimin e yndyrave në gjak, dhe na mbrojnë nga sëmundjet e zorrës së trashë. Vetëm tre kokrra fiq përmbajnë 348 miligramë kalium dhe, sasi e mjaftueshme për gjithë ditën dhe i domosdoshëm për ruajtjen e arterieve, ruajtjen e nivelit të PH, dhe ekuilibrin e lëngjeve në trup. Ai ndikon në çlodhjen e muskujve dhe mbrojtjen e arterieve. Si të mos mjaftonin të gjitha këto është edhe diuretik, laksativ, tonifikues dhe antianemik. Gjethet mund të shkaktojnë pak irritim të lëkurë, por të thata dhe të ziera ato janë ilaçi më i mirë për kallot, njollat e lëkurës dhe qetësimin e kollës. Ngrënia e fiqve të freskët shëron zërin e ngjirur, u bën mirë mushkërive dhe fytit, e përtërin mëlçinë dhe shpretkën, e pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth dhe është ushqim shumë i mirë për tërë trupin. Ata pengojnë zhvillimin e urinës toksike, ndihmon në nxjerrjen jashtë të shtresimeve të urinës dhe zbërthen sedimentet me rërë që mund të bëhen gur i veshkave. Është bimë që klasifikohet në familjen e bimëve Moraceae. Në natyrë si të egra rriten nga Mesdheu deri në Indi, po ashtu edhe në vende të tjera tropike të rruzullit. Trungu i fikut arrin lartësinë deri në 10 metra mbi tokë, gjethet i ka të mëdha dhe rrinë të varura njëra mbi tjetrën, me një pamje që përkujtojnë hardhinë e rrushit, ndërsa degët i ka të trasha e të lëvore të lëmuara ngjyrë hiri të çelët.

Pjesë e ushqimeve që duhet konsumuar më shumë në verë

Edhe pse fiqtë jetojnë vetëm pak ditë në vit, murgjit e vjetër vegjetarianë i renditnin ata në krye të listës së ushqimeve që duheshim konsumuar më shumë në verë. Ato janë ndër frutat që treten më lehtë, e përderisa ato mund të treten me lehtësi, për lëngjet e tyre, organeve nuk u duhet shumë përpjekje për t‘i tretur. Ekspertët e të ushqyerit, i quajnë këto fruta "alkalinizatorët" më të mirë dhe "ilaçi më i mirë natyror. Mes tyre renditen: Papaja përmban një ferment që quhet papainë, një ndihmuese e tretjes, dhe si rrjedhim është shumë e mirë për stomakun; Mollët janë shumë të pasura në kalium, i cili ndihmon në neutralizimin e toksinave në gojë, dhe si rrjedhim, ato janë pastrues të shkëlqyer për dhëmbët dhe për mishin e dhëmbëve; Fiqtë kanë një ferment të veçantë që quhet ficinë, e cila tret helmet në sistemin e qarkullimit të gjakut, dhe gjithashtu përmban seratoninë, i cili mendohet se forcon dhe përmirëson mendjen. Studiuesit dhe të mençurit e hershëm nga Lindja e Mesme agjëronin për shumë ditë, duke ngrënë vetëm fiq dhe pinin ujë për të arritur fuqi mendore superiore. Anansi përmban bromelin, e cila pastron pankreasin; Bananet përmbajnë një sasi të mirë kaliumi i cili është i mirë për nervat, dhe si rrjedhim ato janë një gjallërues i shkëlqyer për depresionin nervor kur kemi mungesë kaliumi. Ato janë veçanërisht shumë ushqyese kur merren së bashku me qumështin; Arrat e kokosit janë ushqime shumë alkaline; uji ose qumështi i arrave të kokosit është një trajtim i shkëlqyer për çdo lloj sëmundje që shkaktohet nga aciditeti. Arrat e kokosit, të copëtuara të përziera me farat e glikanxos, janë një tjetër ushqim i mirë; kajsitë janë një burim i shkëlqyer i vitaminës A dhe të hekurit; Limonat janë shumë alkalinë, dhe për këtë arsye lëngu i limonit këshillohet nga Jogit si një ilaç i mrekullueshëm për pothuajse të gjitha sëmundjet. Pini ujë me limon çdo ditë, në sasi të vogla herë pas here. Është shumë mirë nëse ju i shtoni pak kripë ose mjaltë. Megjithëse limonat dhe frutat e tjera të agrumeve janë vetë acidë, ata prodhojnë një reaksion alkalin gjatë tretjes janë gjithashtu shumë pastruese dhe kanë një përmbajtje të lartë me vitaminë C. Gjithashtu manaferrat, manat, luleshtrydhet, mjedra, stafidhet, janë ushqime alkaline (të shëndetshme) vetëm nëse hahen kur janë mjaft të pjekura, përndryshe ato janë acide.

Fiku i Indisë

Fiku i Indisë i përket familjes Cactaceae. Ku përfshihen rreth 200 lloje të tij. Origjina e tij është nga Meksika që kultivohet në gjithë zonën e Mesdheut. Piqet në mes të gushtit dhe dallohet për kokrrat e vogla plot lëng dhe shumë të pasura me Vitaminë C, kalcium dhe fosfor

Origjina

Për vet lehtësinë e prodhimit, konsiderohet një ndër bimët e para të kultivuar nga njeriu rreth 11 mijë vjet më parë në vendet e Lindjes së Mesme. Sot kultivohet shumë në thuajse gjithë vendet e Mesdheut

Simbolika

I përdorur shumë nga popujt e antikitetit shihej si simbol i pjellorisë dhe haresë. Në kohët e Greqisë klasike frutat e kësaj peme konsideroheshin "të denjë për të ushqyer oratorët dhe filozofët".

Varietetet

Sot fiku është pjesë e panoramës së Mesdheut, të Spanjës dhe Turqisë, Portugalisë dhe Italisë. Njihen rreth 150 varietete të këtij fruti, ku më i përhapuri është "Ficus carica".

Vetitë

Kanë një ferment të veçantë që quhet ficinë, e cila tret helmet në sistemin e qarkullimit të gjakut, dhe gjithashtu përmbajnë seratoninë, i cili mendohet se forcon dhe përmirëson mendjen

Ilaç

Është diuretik, laksativ, tonifikues dhe antianemik. Gjethet mund shkaktojmë pak irritim të lëkurë, por të thata dhe të ziera ato janë ilaçi më i mirë për kallot, njollat e lëkurës, dhe qetësimin e kollës

Ushqim fisnik

Në kohët e Greqisë së Lashtë, frutat e kësaj peme konsideroheshin "të denjë për të ushqyer oratorë dhe filozofë". Platoni, filozofi i madh grek, çmendej për ato të tharë dhe thoshte se ndihmonin të kishte një mendje të kthjellët

I sheqerosur

Përgatitet me fiq jo shumë të pjekur dhe i prerë në copa. Vendoset në furrë duke i hedhur lart sheqer, mjaltë dhe pak limon. Pak para se të përfundojë pjekja mund t‘i shtohet pak Rum ose konjak për të theksuar më shumë shijen dhe aromën

Reçelrat

Ëmbëlsia e cilësia e fiqve të mirë bën të mundur që të përgatitësh pa i shtuar pektinë apo sheqer. Variacione nga më të ndryshmet me lajthi, lëkura dhe lëng agrumesh, mjaltë apo çokollatë

I thatë

Sipas përpunimit artizanal, fiqtë pasi mblidhen vihen për t‘u tharë në diell për rreth një javë. Pastaj piqen për pak në furrë dhe janë gati për t‘u konsumuar ose konservuar për periudha më të gjata

Akullore

Përveç akullores me bazë fruta të ndryshme, mund të përgatitet edhe një lloj kremi me copa fiqsh të sheqerosur (të zier në ujë me sheqer), të cilës i shtohet akullore. Akullorja me shije fiku është ndër më të pëlqyerat

Gazeta Shqip