×

Hurmat

Hurmat

· 4 · 1283

  • Postime: 18283
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 12-03-2012, 23:27:23
 

Bëhet fjalë për një pemë e cila konsumohet shumë, sidomos në vendet arabe dhe islame Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët.
 
Fruta e hurmës është e shijshme dhe pëlqehet nga të gjithë; përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë,  dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17% sheqer kur është e freskët dhe 62% kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme taninë etj.
 
Hurmat kanë gjetur përdorim të mire në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këto raste përdoret mjekimi me hurma:
 Çdo ditë konsumohen 6- 15 kokrra të tejpjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë.
 
Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma u bën mire edhe atyre që vuajnë nga diarreja kronike.
 
Edhe mjaft të sëmurë nga gjëndra tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës.
 
Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë.
« Editimi i fundit: 06-11-2019, 20:50:02 nga M A X »

  • Postime: 23735
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 21-09-2019, 09:43:51

 


Shqiptarët janë të çmendur pas hurmave, me apo pa fara qofshin ato. Të gjithë janë të mendimit që hurmat kanë qenë pjesë e traditës sonë prej shekujsh të tërë.

Pemët e këtyre hurmave gjenden në çdo rrugicë, shtëpi përdhese, lagje, pemishte apo edhe bahçe.

Hurmat e para farëzeza sapo kanë dalë në treg me një çmim prej 170-200 lekë për kg.

Hurmat kultivohen anembanë Shqipërisë, veçanërisht në Berat, Përmet, Elbasan, Pogradec, por edhe në Lezhë, Tiranë e gjetkë.

Emri botanik i hurmave është Diospyros që përkthehet “Fruti i Perëndive” dhe ky emërtim i shkon shumë për shtat.

Ky frut është kombinimi perfekt një fruti të plotë dhe me shumë lëng. Është i ëmbël, por jo trullosës që do të thotë se qiellzës suaj do t’i pëlqejë shija intriguese e hurmës.

Të ngrira, të ftohta, të freskëta, cilindo variant të hurmave të zgjidhni, kuleta juaj nuk do të zbrazet ndjeshëm.

Hurmat vijnë në varietete shumë të larmishme. Ato i gjeni në ngjyrë të verdhë deri tek ngjyra gështenjë. Ato kanë forma dhe variante të rrumbullakëta, por asnjëherë njësoj.

Llojet më kryesore të hurmave janë ato farëbardha dhe farëzeza. Këto të fundit mund të shijohen kur janë krokante si mollët, por edhe të buta si pjeshkët.

Megjithatë nëse je i paduruar dhe zgjedh të provosh hurmat farëbardha kur janë të forta, atëherë do të kesh ndjesinë e fortë e të thatë në gojë.

Kur këto hurma janë të pjekura plotësisht, atëherë lëkura e tyre kthehet në një enë të mirëfilltë për një tul aq të mirë e aq të ëmbël sa i ngjan një reçeli të trashë. Vetëm atëherë ju do të keni mundësi të kuptoni se çfarë do të thotë të hash “Frutin e Perëndive”.

Ka njerëz që preferojnë t’i hanë këto hurma të freskëta. Disa të tjerë preferojnë t’i ruajnë në frigorifer përgjatë gjithë vitit.

Vlerat e Hurmave
Por krahas shijes së tyre fantastike, hurmat mbartin vlera të jashtëzakonshme shëndetësore.

Hurmat janë të pasura me vitamina, minerale si dhe antioksidantë. Ato përmbajnë ujë me shumicë (rreth 80%), por edhe fibra, vitamina (A, C) dhe kripëra minerale, si potas, kalcium, kalium, magnez, fosfor, selen dhe sodium.

Falë përmbajtjes së këtyre substancave, hurmat u japin energji organizmit, mbrojnë sistemin imunitar, kanë aftësi të përmirësojnë tretjen dhe të luftojnë lodhjen. Hurmat janë të jashtëzakonshme edhe kundër stresit, kundër anemisë apo mungesës së oreksit.

Varietet Shqiptare
Në Shqipëri, ne mund të gjejmë nga një lloj të hurmave me fara dhe të atyre pa fara. Për fat të mirë është shumë e lehtë për të bërë ndryshimin mes të dyjave.

Variteteti i hurmës me fara është si një kokërr e vogël me majë në pjesën e poshtme të saj. Ndërsa tjetri ka formën e një domateje me një gropëz të vogël në pjesën e poshtme.

Konsumatorët e tregjeve të fshatarëve mund të arrijne të gjejnë edhe hurma super farëzeza, të ashtuquajtura hurma çokollate, që quhen kështu si rezultat i ngjyrës së errët të tulit të hurmës.

Në mos krejt të errëta, njollat e kafta në tulin e hurmës janë gjithmonë shenja e duhur se sa e mirë ëshë hurma në shije.

Ata që nuk e njohin hurmën, këto njolla të kafta i shohin si shenjë të kalbjes së frutit. Ata që e njohin mirë atë, e dinë që bëhet fjalë për të kundërtën.

Për më tepër, konsumatorët mburren edhe me numrin e farave tek hurmat me njolla të kafta, sepse sa më shumë fara të ketë, aq më e shijshme është.

Hurmat e freskëta dhe të pjekura mirë konsumohen direkt, por shija e tyre e veçantë i bën hurmat të gjejnë përdorim edhe në aspekte të tjera kulinarie, duke nisur nga sallatat e deri tek lëngjet e frutave.

Hurmat që janë xhelatinoze në natyrë shërbehen edhe majë ëmbëlsirave në formën e shurupit.

A e dinit se:
Një kompani prodhuese birrash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ringjall recetën e birrës së hurmës, e cila është zhdukur prej plot 300 vitesh.

Kjo recetë i përket atyre kohërave kur njerëzit nuk pinin ujë për t’u freskuar. Kjo për shkak të papastërtive dhe pinin birrë në vend të tij që prodhohej nga fermentimi i hurmave.

Birra e hurmës në kohët moderne përmban vetëm 3% alkol ndaj shumë njerëz mund ta konsumojnë sipas dëshirës pa i ardhur koka rrotull./AgroWeb

  • Postime: 23735
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 25-09-2019, 21:21:48

 

Hurmat e arabisë kanë vlera të larta shëruese por të kombinuara në një kurë me qumësht fuqia e tyre në mbrojtje të shëndetit bëhet e jashtëzakonshme.

Më poshtë, do të mësoni nga AgroWeb.org një kurë të thjeshtë në përgatitje por fantastike dhe mirëbërëse për gjithë trupin dhe si ta përgatisni atë në shtëpi.

Këtë kurë mund ta përgatisni dhe ta konsumoni çdo ditë duke përfituar maksimalisht vlera ushqyese dhe një organizëm të shëndetshëm gjithashtu.

Përfitimet shëndetësore të kurës me hurma arabie dhe qumësht
Hurmat e arabisë përbajnë disa lloje sheqernash të cilat nuk kanë nevojë të treten pasi përthithen menjëherë nga gjaku dhe transferohen tek muskujt dhe truri duke ndihmuar ndërkohë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Të kombinuara me qumësht, ato i japin trupit energji duke ndihmuar në mirëfunksionimin e të gjitha organeve të trupit.

Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org, një gotë qumësht me hurma arabie çdo ditë i dhuron trupit të gjitha vlerat ushqyese si hekur, fosfor, kalium, zink, magnez, vitaminë A,D dhe C dhe mbron organizmin nga ushqimet e dëmshme apo të pa shëndetshme.

Kjo kurë ndihmon në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, sistemit nervor, veshkave, ndihmon konstipacionin, mbron kockat duke parandaluar dobësimin e tyre, forcon sistemin imuntar dhe ndihmon mëlçinë të pastrohet nga toksinat.

Për aneminë dhe zemrën
Qumështi dhe hurmat e arabisë ndihmojnë organizmin të luftojë aneminë.

Kjo kurë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në zhbllokimin e arterieve duke mbrojtur zemrën.

Hurmat e arabisë bashkë me qumështin shndërrrohen në një agjent të fuqishëm kundër virozave, baktereve dhe infeksioneve ndërsa ndikojnë në forcimin e muskujve dhe kyçeve gjithashtu.

Forcon shikimin dhe dëgjimin
Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, konsumimi i qumështit me hurma arabie përmirëson nivelin e shikimit duke forcuar në tërësi shëndetin e syve.

Gjithashtu kjo kurë ndihmon në shëndetin e veshëve, forcon dëgjimin si dhe sistemin nervor në tërësi.

Redukton stresin dhe irritimet dhe dhuron qetësi shpirtërore dhe mendore.

Falë vlerave të larta ushqyese, qumështi me hurma arabie ndihmon edhe në forcimin e dhëmbëve gjithashtu.

Përgatitja e kurës më qumësht dhe hurma arabie
Pastroni me ujë të rrjedhshëm 7 hurma arabie. Largojini bërthamën dhe pjesën e tulit priteni në dy pjesë.

Kalojini në mikser dhe më pas shtoni një gotë me qumësht. Kalojini sërish në mikser derisa masa të njëtrajtësohet. Më pas hidheni në një gotë dhe pijeni menjëherë.

Mund ta pni çdo ditë herët në mëngjes por edhe gjatë ditës apo në mbrëmje. /liberale.al

  • Postime: 23735
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 10-11-2019, 16:57:31
 
   
Hurma është konsideruar si pema më e mirë në botë për shëndetin tonë për shkak të vitaminave A dhe C, proteinave, yndyrave, kripërave minerale dhe përmbajtjes së lartë të hekurit. Hurma shërben për një sërë sëmundje si anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, gjëndrat teroide, dhimbjet e barkut si dhe në lehtësimin e lindjeve normale të grave shtatzënë.

Ato për organizmin janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave natyrorë dhe për punë të mirë të zorrëve. Sheqeri natyror, i cili gjendet në hurma, është alternativë e përsosur për sheqerin e zakonshëm. Ajo përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë.

Sipas përbërjes së tyre hurmat janë tableta të vërteta multivitaminësh natyrorë, që mund t’i përdorin fëmijët dhe të rriturit. Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit, për shkak të përmbajtjes së luteinës dhe zeaksantinës, hurma quhet edhe “vitamina për sy”.

Njëra nga sëmundjet që kuron fryti i hurmës është sëmundja e anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës si dhe diarresë kronike. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.


Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset, në gratë shtatzënë ajo ndihmon ne lindje normale dhe pa probleme. Hurma mund të përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Nëse konsumojmë 1 hurmë në ditë i bëjmë një nder të madh organizmit, pasi mund të marrim një sasi të konsiderueshme vitaminash. Hurma mund të ndihmojë në pastrimin e mushkërive, të asgjësojë nxehtësinë e brendshme, të parandalojë dizanterinë, të nxisë funksionin tretës etj. Hurma është e pasur n karotene, riboflavin, vitaminën C dhe proteinë.

Origjina
Kina është vendi i origjinës i hurmës, e cila ka një histori të mbjelljes më shumë se 1000 vjet. Ky frut ndahet në dy lloje: hurma e ëmbël dhe hurmë rrudhëse. Lloji i parë mund të konsumohet drejtpërdrejt, ndërsa lloji i dytë kërkon lënien për një kohë në ujë të grohtë etj. Hurma është e pasur në glukozë, saharozë, frutozë etj., prandaj ajo është shumë e ëmbël. Konsumi i hurmës mund të sjellë ndjenjën e ngopjes më shumë se konsumi i një molle apo dardhe. Hurma e freskët përmban edhe shumë jod, i cili mund të parandalojë dhe përmirësojë problemet me tiroiden.

Vetitë
Hurma ka gjithashtu pektinë, një lloj fibre dietike që mund të shkrihet në ujë. Kjo fibër pastron zorrët dhe nxit jashtëqitjen, duke parandaluar kapsllëkun. Ata që punojnë shumë duhet të konsumojnë hurma për zvogëlimin e inflamacioneve, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, dhe për shëndetin e organizmit në tërësi. Përveç kësaj, hurma mund të parandalojë ngurtësimin e arterieve kardiovaskulare. Vetëm pacientët e prekur nga infarkti miokardial nuk duhet të konsumojmë shumë hurma, pasi mund të ketë rol negativ për shëndetin e tyre. Hurma është një frut i shkëlqyer për uljen e tensionit, prandaj personat që vuajnë nga hipertensioni duhet ta konsumojnë këtë frut.

Ja kur nuk duhet të hani hurmë:
1. Me stomakun bosh
Kur jemi të uritur stomaku sekreton më shumë acide të tretjes. Hurma ka disa substanca që nëse bashkohen me acidet e stomakut mund të formojnë gurë, ulçer, gjakderdhjen dhe probleme të tjera serioze në stomak.
2. Disa hurma në të njëjtën kohë
Hurma përmban shumë karbohidrate. Konsumi i tyre në sasi të lartë shkakton ndikime negative për dhëmbët, nivelin e sheqerit në gjak, por edhe tek oreksi ynë. Përveç kësaj, tanina tek hurma mund të ndikojë thithjen e elementeve si kalciumi e magnezi.
3. Konsumi i hurmës me fruta deti
Tanina tek hurma mund të bashkohen me proteinë, kalcium, duke formuar një mbetje në stomak. Kjo përbërje stimulon organet e tretjes si stomak, zorrë etj dhe shkakton kapsllëk dhe fenomene të tjera.
4. Hurma me lëkurë
Disa prej nesh parapëlqejnë konsumin e hurmës me lëkurë. Por, lëkura e saj ka shumë taninë dhe mund të krijojë probleme në stomak. Prandaj këshillohet ta heqja e lëkurës.


Kush nuk duhet të konsumojë shumë hurma?

1. Të gjithë ata që vuajnë nga anemia nuk duhet të konsumojnë shumë hurma, pasi mund të ndikojnë thithjen e hekurit.
2. Personat me diabet, pasi hurma ka shumë sheqer
3. Personat me gastrit kronik, keqtretje dhe sëmundje të tjera në aparatin tretës nuk duhet të konsumojnë shumë hurma.

6 kuriozitete rreth hurmës!
Hurma është e njohur për shumë llojshmërinë e saj sa i përket dobive, dhe shkenca ende deri me sot nuk ka arritur që t’i përkufizoje të gjitha dobitë e nxjerra nga ajo. Hurma është e njohur për shumë llojshmërinë e saj sa i përket dobive, dhe shkenca ende deri me sot nuk ka arritur që t’i përkufizoje të gjitha dobitë e nxjerra nga ajo, andaj edhe ne do të i përmendim disa prej tyre, duke llogaritur ndoshta si të arritura të fundit rreth Hurmës, prej dobive të saj do të veçojmë:
1. Hurma nuk është bartëse e baktereve dhe mikrobeve.
2. Hurma mund të ndodhë të jetë e krimbur nëse ajo është e vjetër, por krimbi i saj nuk shkakton dëme përkundrazi ai është një mbytës për mikrobet dhe bakteret tjera.
3. Hurma po ashtu është edhe ushqimi dhe ilaçi më i preferuar i astronautëve.
4. A e dini se fibrat e hurmës janë pastruesit më të mirë për trupin e njeriut dhe njëkohësisht janë mbrojtësit më të mirë të tij.
5. A e dini se çdo 100 gram të hurmës përmbajnë 318 kalori përkundër çdo 100 gram mjaltë që përmbajnë vetëm 315 kalori.
6. Një hurmë e vetme të jep kalori të mjaftueshme për të kaluar një ditë të plotë dhe të stërmbushur me aktivitete fizike. 27.al