Kafe turke apo kafe greke? - Tryeza

×
Hyrja
Profili

Kafe turke apo kafe greke?

Kafe turke apo kafe greke?

· 6 · 477

  • Postime: 21592

ne: 24-09-2011, 12:50:01
Kafe turke apo kafe greke?
« Editimi i fundit: 21-01-2020, 21:30:14 nga M A X »

  • Postime: 26710
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 21-01-2020, 21:32:16
 

Të gjithë në shtëpitë tona kemi kafe turke të cilën me shumë dashuri dhe përkushtim prindërit tanë e pinë në mëngjes ose në mbrëmje. Kemi dëgjuar aq shumë mbi kafenë turke e cila është e pranishme çdo ditë në shtëpi, por me shumë siguri nuk i dini këto “sekrete”.

1- Nëse mendoni se kafeja turke quhet turke sepse e ka origjinën në Turqi, gaboheni. Provat historike tregojnë se kafeja turke ka nisur të konsumohet në Jemen në shekullin e 15-ë. Më pas ajo u përhap në Kajro dhe Mekë. Historianë të njohur tregojnë se në vitin 1640 në Kostandinopojë është hapur kafeteria e parë.

2- Kafeja e mirë turke dallohet tek ajka që krijohet në krye të filxhanit. Ajka e ndihmon kafenë të qëndrojë e nxehtë për një kohë më të gjatë. Ajo duhet të jetë e butë dhe me bulëza.

3- Kafeja turke shoqërohet me një gotë ujë. Sepse uji do t’ju ndihmojë të ndjeni shijen e vërtetë të kafesë, dhe do të bëjë pastrimin e qiellzës nga llumi që ngelet në fund.

4- Rituali i kafesë turke nuk quhet i plotë nëse nuk konsumohet me një llokum. Ai i shton ëmbëlsinë dhe e plotëson.

5- Në kulturën turke nëse duhet të përcaktohet burrëria e dhëndrit atëherë në kafenë e tij shtohet kripë. Vajza bën kafenë dhe sasia e kripës tregon interesin. Nëse kripa është e tepërt atëherë çifti nuk është për njëri-tjetrin. Nëse kripa është në nivele mesatare atëherë vajza ka interes, ndërsa kur vajza ka hedhur shumë pak kripë në kafe atëherë ajo është e gatshme për t’u martuar. Dhëndri duhet ta pijë kafenë e përgatitur në mënyrë që të quhet i gatshëm për martesë, shkruan Shije.

6- Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Vendimi është marrë në seancën e 8-të të Komitetit ndërqeveritar të UNESCO-s të mbajtur në vitin 2013 në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku.
https://faktoman.com/2017/03/03/6-fakte-qe-nuk-i-keni-ditur-per-kafen-turke/

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 26-01-2020, 22:43:59
Dhe pse ore gjumi, e kisha pirë një turke.

  • Postime: 2173

#3 ne: 27-01-2020, 10:03:40
Dhe pse ore gjumi, e kisha pirë një turke.
..ke ndonje pune naten? :-[

  • Postime: 7474
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 27-01-2020, 15:35:38
Ekspres dhe kaq, Te tjerat vetem kur shohim filxhanet tek fallxhorkat ne Albania.... lol lol

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 27-01-2020, 22:59:34
..ke ndonje pune naten? :-[

Gjume pra  :P

Temat e fundit