×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 25-03-2020, 18:47:16 »

 

A jeni i varur nga karbohidratet?
A jeni një nga ata persona që nuk mund t’u rezistoni ushqimeve të shpejta? Çdo herë që kaloni pranë një pastiçerie, filloni të ndiheni të uritur edhe nëse sapo keni ngrënë? Apo nuk mund ta imagjinoni jetën tuaj pa makarona dhe pica?

Nëse po u përgjigjeni me një po të sigurt të gjitha këtyre pyetjeve, jeni të varur nga karbohidratet. Mund t’ju duket si diçka normale, por varësia ndaj karbohidrateve mund të shkaktojë shumë probleme, duke përfshirë shtimin në peshë dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Çfarë janë karbohidratet?
Karbohidratet janë burimi kryesor i ushqimit që trupi përdor për energji. Të përbëra nga tre elementë primarë si karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni, karbohidratet ndihmojnë si pararendës të acidit ribonukleik (ARN) dhe acidit desoksiribonukleik (ADN).

Kur flasim për varësi ndaj karbohidrateve, gjëja e parë që na vjen ndërmend janë karbohidratet e rafinuara si makaronat, pica dhe biskotat. Por, ka dhe shumë burime të shëndetshme të karbohidrateve, si frutat, perimet, legume, orizi etj. Çdo lloj ushqimi përmban një sasi të caktuar karbohidratesh.

A të bëjnë karbohidratet të varur ndaj tyre?
Po! Varësia ndaj karbohidrateve është diçka e vërtetë, sidomos për ato që përmbajnë sheqer të përpunuar, kripë apo yndyrna. Sipas një studimi të vitit 2008 të botuar në “Neuroscience & Biobehavioral Reviews”, shumë persona janë të varur nga karbohidratet, gjë që është një pengesë shumë e madhe ndaj shëndetit optimal.

Karbohidratet e tepërta nga drithërat dhe sheqeri në dietën tuaj mund të çrregullojnë funksione normale të trupit, duke çuar në shtim në peshë, rritje të nivelit të sheqerit në gjak dhe në çrregullime të ushqyerjes. Një studim tjetër zbuloi se ngrënia e ushqimeve më shumë karbohidrate stimulon pjesë të caktuara të trurit që lidhen me urinë dhe dëshirën apo nepsin për të ngrënë diçka të caktuar.

Këshilla si të menaxhoni varësinë ndaj karbohidrateve
Hapi i parë për të larguar varësinë ndaj karbohidrateve është të kuptosh dhe të pranosh se po vuan nga ky problem. Ja 4 mënyra të lehta për ta hequr këtë varësi:

• Në vend që ta mbushni pjatën tuaj me ushqime të pasura në karbohidrate, hani më shumë ushqime të pasura me proteina. Si burimet bimore edhe ato shtazore të proteinave konsiderohen si të mira për shëndetin dhe do t’ju mbajnë të ngopur më gjatë.

• Ndonjëherë kur të jeni duke u ndjerë të uritur, trupi juaj mund të ketë nevojë për ujë. Shumicën e rasteve njerëzit e ngatërrojnë dehidratimin me urinë. Kështu që duhet të pini ujë shpesh.

• Në mënyrë që të largoni varësinë ndaj karbohidrateve, fillimisht duhet të njihni se çfarë ushqimesh nuk mund t’u rezistoni (si pica dhe makaronat) dhe t’i shmangni ato.

• Mos u tregoni shumë të ashpër me veten. Eleminimi total i karbohidrateve nuk është diçka e mirë. Kontrolli është i mirë, por jo eleminimi. Tregohuni të kujdesshëm dhe menaxhojeni mirë veten.