Kripa - Duhet perdorur, por pa e tepruar - Tryeza

×
Hyrja
Profili

Kripa - Duhet perdorur, por pa e tepruar

Kripa - Duhet perdorur, por pa e tepruar

· 2 · 1551

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-02-2008, 13:07:56
E gjithë bota kundër kripës,"Kripa me karar", tani edhe aq është e dëmshme

Eshtë zanafilla e shumë sëmundjeve, ndaj duhet përdorur në sasi shumë të vogla


Problemi që shqetëson prej vitesh autoritetet më të mëdha shëndetësore në botë ka arritur në një pikë kulminante: si mund të arrijnë të reduktojnë kripën në ushqim për të pasur një jetë të shëndetshme. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka deklaruar me një mijë për qind se është pikërisht përdorimi me tepricë i saj shkaktari i tensionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve kardio dhe cerebrovaskulare. Sipas një rekomandimi të dalë nga kjo organizatë në vitin 2003, konsumi i përditshëm i kripës nuk duhet t‘i kalojë 2.4 gramë natrium e barabartë me gjashtë gramë kripë. Por jo vetëm kaq. Organizmi ndërkombëtar i shëndetit ka kërkuar një riformulim të ingredientëve (përbërësve)në punimin industrial të ushqimeve të paketuara me një përdorim minimal të natriumit, së bashku me fushata informimi për konsumatorët dhe krijimin e kushteve që lehtësojnë zgjedhjen e ushqimeve me përmbajtje të vogël natriumi. Në shtator, në revistën shkencore "Jama", mjekët amerikanë u bënë apel autoriteteve politike botërore që të ndërhyjnë për të parandaluar konsumin e natriumit nga ana e popullsisë. E në fakt, sipas shifrave të nxjerra nga studimet e ndryshme, konsumimi i vogël i kripës do të shpëtonte çdo vit më shumë se katër milionë jetë njerëzish. Të dhënat flasin qartë. Pjesa më e madhe e popullsisë në botë konsumon nga 5.7 deri në 11.5 gramë kripë në ditë. Në shumë vende të Evropës konsumi për person shkon nga 10 deri në 14 gramë në ditë. "Të gjithë mendojnë se problemi me tensionin e lartë të gjakut është problem vetëm i të moshuarve. Por gjithmonë e më shumë po bëhet një problem që u përket të rinjve", shpjegon Catheine Leclercq, i Institutit Kombëtar i Kërkimeve mbi Ushqimin dhe Ushqyerjen dhe ekspert shkencor i autoritetit evropian për sigurinë e ushqimeve. Javën e kaluar, "Consensus action on salt and halth", një grup mjekësh britanikë që merreshin me këtë problem ka bërë publike një hetim të kryer mbi 170 produkte që pëlqehen më shumë nga të rinjtë. Pjesa më e madhe e patatinave dhe pijeve përmbajnë kripë. Për më tepër, shumë pak nga rreth 2 mijë prindër të intervistuar rreth kësaj teme e dinin se ëmbëlsirat mund të përmbajnë më shumë kripë sesa patatinat, madje më shumë se ato që konsiderohen pikante. Megjithatë, në Mbretërinë e Bashkuar qeveria ka fiksuar objektivin për të reduktuar konsumin e natriumit me 33 për qind brenda pesë viteve, duke u kërkuar ndërmarrjeve të prodhimeve të ushqimit të zbatojnë me përpikëri, të vendosin në ushqim etiketat që tregojnë produktet që përmbajnë kripë shumë, mesatarisht dhe pak kripë. Lloji i etiketës i kërkuar me ngulm nga Konfederata Evropiane e Organizatave të Konsumatorëve të Pavarur (BEUC). Edhe në muajin e kaluar të këtij viti Komisioni Evropian propozoi një etiketë të re ushqimore që mes të tjerave të tregonte përmbajtjen e kripës së produkteve. Në të vërtetë, kësaj nisme i janë bashkuar prej kohësh thuajse të gjitha vendet e botës. Për shembull, Finlanda ka reduktuar konsumin e kripës me 40 për qind, në një betejë të ashpër me ndërmarrjet e prodhimit të ushqimeve që nga vitet ‘70. Edhe Irlanda, Australia dhe Zelanda e Re kanë hartuar programe bindëse për reduktimin e natriumit në ushqime. Edhe në Portugali diçka po ndryshon. Një vit më parë, Ministria e Shëndetësisë aprovoi planin e saj shëndetësor "të kujdesemi për shëndetin". "Kemi arritur një marrëveshje për të reduktuar me 20-25 për qind sasinë e kripës në bukë", tregon një funksionar i lartë i kësaj ministrie. Sipas planeve të kësaj ministrie, mendohet të kalohet nga një kilogram në 880 gramë kripë për kuintal, por kjo do të bëhet me kalimin e kohës: dhjetë për qind brenda 3 viteve të para, ndërsa pjesa tjetër brenda 5 viteve. Por konsumatorëve nuk u mjafton. "Do t‘i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë të parashikojë një reduktim deri në 15 për qind të sasisë së kripës edhe në ushqimet e paketuara", tregon kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve në vend.

Një biznes i kripur

Me ndihmën e një shoqërie kaliforniane, "Senomyks", një ndër industritë ushqimore më të rëndësishme ka investuar 30 milionë dollarë për të nxjerrë në treg produkte kimike në gjendje të aktivizojnë receptorët njerëzorë të ndjeshëm ndaj të ëmblës apo të kripës pa shtuar sheqer apo kripë. "Po bashkëpunojmë me ‘Ajinomoto‘, ‘Cadbury‘, ‘Scheweppes‘, ‘Campell‘, ‘Soup‘, ‘Coca Cola‘, ‘Fiermenich‘, ‘Nestle‘ dhe ‘Solae‘", shpjegon Gwen Rosenberg, zëvendëspresident i "Senomyx". Kërkuesit e saj kanë identifikuar "SNMX-29", një proteinë që është edhe receptori kryesor për shijen e kripur. Për momentin, thotë Gwen Rosenberg asnjë produkt nuk është në shitje në SHBA, por "Nestle" po i hedh në treg në vende të ndryshme në zonën e Paqësorit dhe Amerikës Latine.

Armiku më i madh i tensionit të lartë të gjakut

Qëkur në fillimet e viteve 1900 filloi të flitej për hipertensionin gjithçka lidhej me kripën. Hipoteza se kripa ose ndryshe, kloruri i natriumit, është përgjegjësja kryesore për këtë sëmundje mbështetet nga shumë studime që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kryer në një numër të madh shtetesh. Kështu, në çdo popullsi të studiuar përqindja e personave me hipertension ishte e lartë atje ku dhe konsumi i kripës ishte shumë i madh. Pra nga kjo duket qartë se duke reduktuar konsumin e saj mund të ulësh edhe tensionin e lartë, përgjegjësin kryesor të sëmundjeve të zemrës apo hemorragjive cerebrale. Një tjetër analizë e bërë së fundmi tregon se nëse konsumi i përditshme i NaCL, ulet nga 10 gramë në 5 të tillë, presioni gjakut ulet me rreth 5mmHG. Për të gjithë ata që mendojnë se kjo është një sakrificë e madhe për një rezultat kaq të vogël, mund të kujtojnë se studimet për ndërhyrjet terapeutike tregojnë se mjaftojnë 5mmHg presion gjaku më pak për të zvogëluar me 20 për qind mundësinë për t‘u prekur nga iktuest apo infarktet kardiake.

Kujdes nga ushqimet e gatshme

Sipas studimeve të ndryshme, burimi më i madh i kripës gjendet te produktet e paketuara apo në ushqimet e shpejta (fast food)të konsumuara jashtë shtëpisë. Në vend të fundit renditet sasia e kripës që u hidhet ushqimeve gjatë gatimit ose kur ulemi për të ngrënë

Rregullat e arta të ushqyerjes

Jo yndyrnave dhe kripës. Përdorni në sasi të madhe ushqimet me sasi të madhe fibrash, pa yndyrna, me shumë kalcium, vitamina, minerale antioksidues. Perimet dhe mishi i freskët janë idealet, sepse përmbajnë kripë në një sasi të vogël

Në Evropë

Sasia e kripës në shumë ushqime gjendet me shumicë. Në përgjithësi, buka dhe drithërat janë shumë të kripura. Në Evropë, Italia, Spanja dhe Belgjika mbajnë rekordin e djathërave më të kripur. Po ashtu, Portugalia dhe Italia dallohet edhe për ushqimet e gatshme me sasinë më të madhe të kripës

Kokoshkat

Misrat e pjekur janë ndër ushqimet që përmbajnë shumë kripë

Buka

Një fetë mesatare përmban 0.4 gramë kripë po ashtu, edhe një briosh përmban të njëjtën sasi kripe.

Sasia

Ato që kanë shumë kripë janë sallamet, salsiçet, djathërat dhe buka. Çdo njeri ka nevojë për 6-7 gram në ditë, ndërkohë që në vendet e industrializuara konsumohen çdo ditë 10-12 gramë. Tashmë dihet se kripa përdoret me shumicë, pasi pa ndonjë shpenzim të madh ajo i jep shije produktit dhe fsheh cilësinë e varfër në vlerat ushqimore

G.Shqip
« Editimi i fundit: 05-02-2020, 19:58:40 nga M A X »

  • Postime: 26711
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 05-02-2020, 20:01:07
 

“Dita e më shumë bimë, më pak krip” mbahet më 29 gusht me qëllim senzibilizimi të problemit në rritje të sasisë së tepërt të natriumit në ushqim dhe kyçjes në iniciativën për zvogëlimin e sasisë së kripës në ushqim.

Përdorimi i tepërt i kripës shkakton rritjen e tensionit të gjakut i cili lidhet me paraqitjen e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru, gjegjësisht me sëmundje të cilat sot janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë. Konsumimi i tepruar i kripës lidhet edhe me kancerin e stomakut, dhimbjet e veshkëve dhe paraqitjen e gurëve në veshkë, osteoporozën dhe shfaqjen e edemës.

Nga të gjitha strategjitë e shëndetit publik, zvogëlimi i përdorimit të kripës në ushqim është një nga masat më të lehta të mundshme të shëndetit publik. Për zbatimin e saj më me rëndësi është bashkëpunimi ndër-sektorial, sidomos me industrinë ushqimore, me qëllim zvogëlimin e përmbajtjes së kripës, gjegjësisht kripës në proçesin e prodhimit, futjen e rregullores ligjore me etiketimin e detyrueshëm të përmbajtjes së natriumit, si dhe masave shëndetësore dhe arsimore në fushën e promovimit të të ushqyerit e duhur.

Gati 80% kripë që e konsumojmë gjatë ditës i referohet kripës së “fshehtë”

Pjesa më e madhe e kripës që e marrim në organizëm fshihet në ushqimin e gatshëm apo gjysmë të gatshëm. Para blerjes lexoni me kujdes në etiketën e prodhimit sa është sasia e natriumit.

Shmangni ushqimet me përmbajtje relativisht të lartë të kripës:

produktet e mishit të thatë: sallam, salçiçe, pashtetë dhe produkte të tjera të ngjashme;

pemë dhe perime të konzervuara;

“ushqim të shpejtë” si pica,hamburgerë apo patate të skuqura;

ushqime të përpunuara të ngrira;

salca të gatshme, mustardë, majonezë, supë në qese;

ushqime brejtëse (snacks) të tilla si patatina, shkopinj, kikirikë, fistikë, kokoshka;

djathra të fortë, djathra të butë (për lyerje), peta brumi;

pjekurina si buka, pasta dhe ‘kornfleiks’ tërshëre apo misri;

kujdes në konsumimin e ujit mineral i cili përmbanë natrium.

Rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH): konsumimi ditorë i kripës për njerëz të rritur të shëndetshëm është më pak se 5g kripë apo më pak se 2g natrium, 3.51g kalium që të zvogëlohet rreziku ndaj sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru.

Përdorni bimë melmesash – zbuloni shije të reja dhe interesante

Bimë melmesash si borzilok, rigon, trumzë, shivë (chives), nenexhik, rozmarinë, gjethe dafine si dhe një seri të erëzave ekzotike përmirësojnë dhe pasurojnë shijen e ushqimit. Në shtëpi, me pak angazhim, mundë të kultivoni bimë melmesash dhe t’i përdorni të freskëta në përgatitjen e përditshme të gjellëve për familjen. Përgatitni përzierjen tuaj bimore me kombinim të bimëve të caktuara dhe përdorni si zëvendësim të kripës (piper i kuq, hudhër pluhur, piper të zi, sherbelë etj.), i thani mirë dhe bluani në mulli për kafe apo ‘blender’ që t’i bëni pluhur. Mjafton të merret pak kripë melmesash dhe të spërkatet mbi patatet e pjekura apo perimet.

Eksperimentoni me kombinime të ndryshme derisa të zbuloni përzierjen më të mirë e cila ju pëlqen. Bimët e melmesave janë zëvendësimi më i mirë i kripës!/kosovarja.ch/

Temat e fundit