×

Kumbullat

Kumbullat

· 2 · 314

  • Postime: 26405
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-06-2019, 21:49:54
 

Ka shumë receta të njohura të cilat stimulojnë humbjen e peshës në mënyrë natyrale, pa dëmtuar shëndetin. Ndër to është edhe receta e ujit të kumbullës që ju ndihmon të humbni shumë kile.
Duke supozuar se nuk ka formulë mrekullibërëse për humbjen e peshës, mund të themi me siguri se pas një diete të ekuilibruar të kombinuar me stërvitjen e rregullt dhe konsumimin e një pijeve holluese, është e mundur që të humbni peshë pa shumë përpjekje.

Uji i kumbullës përshpejton metabolizmin dhe e furnizon trupin tonë me fibrat e nevojshme për funksionimin e duhur të trupit dhe zorrëve.

Këtu është receta:

Përbërësit:

-3 kumbulla

-200 ml ujë

-1 limon

Përgatitja:

Vendosini tri kumbulla të thara në një gotë uji dhe lëreni në frigorifer gjatë natës. Të nesërmen, hani frutin dhe mbani ujin. Shtrydhni një limon dhe shtojeni në ujin e kumbullës. Piheni menjëherë në gllënjka të vogla. Kombinojeni konsumimin e kësaj pijeje me një dietë të ekuilibruar dhe trajnim të rregullt, në një kohë të shkurtër do të mund të humbësh shumë kile dhe më në fund do të ndihesh mirë me veten. /Revista Psikologjia/

  • Postime: 26405
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 25-09-2019, 20:47:50
Roli i kumbullave për shëndetin e kockave

 

Studiuesit u shprehën se kumbullat kanë aftësinë të pengojnë frakturat dhe dobësimin e kockave. Ata rekomandojnë ngrënien e dy deri në tre kumbullave në ditë, një sasi që duhet rritur më vonë në 6 deri në 10 kumbulla në ditë.

Sipas studiuesve kumbullat e njoma por edhe ato të thata janë të sigurta për konsum për të gjitha grupmoshat. Kumbullat kanë aftësi të jashtëzakonshme për të ushqyer dhe mirëmbajtur kockat.

Kumbullat kanë një efekt laksativ dhe pastrues për të gjithë sistemin tretës. Ato janë plotësisht të rekomandueshme kundër konstipacionit. Një racion me kumbulla ofron 2.5 gramë proteina dhe plotëson 13% të kërkesave tuaja ditore për hekur.

Ky mineral është i dobishëm kundër anemisë dhe për qarkullimin e duhur të gjakut. Por le të kthehemi tek shëndeti i kockave dhe roli i kumbullave të thata. Një sasi prej  3-4 kumbullash ofrojnë 290 mg kalium. Kaliumi njihet si gardiani i fshehur i kockave.

Ky mineral është i një rëndësie të madhe sepse neutralizon acidet e dëmshme që shterojnë dendësinë kockore. Këto acide i gërryejnë kockat me shpejtësi dhe kaliumi shërben për t’i penguar ato.

Për më tepër, kaliumi shërben për të ruajtur sasitë e kalçiumit në trup dhe pengon nxjerrjen e tij nëpërmjet urinës.

Si të mirëmbani shëndetin e kockave
Kumbullat janë një ushqim i nevojshëm për shëndetin e kockave. Megjithatë, ky i fundit mund të mirëmbahet edhe nëpërmjet hapave të mëposhtëm. Konsumoni çdo ditë fruta dhe perime të larmishme.

Mos neglizhoni arrorët dhe legume të cilët kanë të njëjtët ushqyes të rëndësishëm për kockat si kumbullat.

Sigurohuni që të merrni shumë proteina dhe suplementë të vitaminës D. Kryeni aktivitet të rregullt fizik si ecja, vrapi apo tenisi. Peshëngritja e një intensiteti minimal është gjithashtu e rëndësishme./AgroWeb.org