×

La Pizza :-)

La Pizza :-)

· 50 · 15841

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#25 ne: 28-02-2006, 11:55:32
Jo jo ato tjerat ne foto ishin me te mira, kjo duket teper e  ngarkuar....
Pizza payzane me pelqejne...dhe kater sezona...

  • Postime: 3785
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#26 ne: 28-02-2006, 14:34:18
Une vdes per pizza me ton dhe kerpudha. As "4 Stinet" s'jane keq, po keshtu edhe "Pizza al Diavolo" :D

  • Postime: 5949
SmiLey
#27 ne: 04-03-2006, 09:44:28
Unë pëlqej shumë Fiorentinen. Të tjerat pastaj, me hope i ha... ndoshta do ishte me mirë te thoja ''rrallë'' :D

Po me sa shoh, këtu rrezik qenkeni te gjithë nja 100 kile LOL 
Hajt pra, rrofshin picat për ju... hehe :P

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#28 ne: 04-03-2006, 14:24:20
Unë pëlqej shumë Fiorentinen. Të tjerat pastaj, me hope i ha... ndoshta do ishte me mirë te thoja ''rrallë'' :D

Po me sa shoh, këtu rrezik qenkeni te gjithë nja 100 kile LOL 
Hajt pra, rrofshin picat për ju... hehe :P
SmiLey,

bernit i thash se ajo pizza e jote nuke bene se është tepër e ngarkuar, kurse shihe këtë pizzen tjetër ne foto, dërguar nga Max qe quhet Maxipizza, kjo shifet se është e pjekur dhe e shendosh, e ilustruar për mrekulli....

Harrova Smiley, nese ju pelqejn edhe spagetti, kam dhene ketu dikundi nje recete, hedhja nje sy, ama miqesishte, nuke jeni e detyruar ta beni ashtu si propozoj une...

bonne apettit !

  • Postime: 5949
SmiLey
#29 ne: 04-03-2006, 16:15:01
Sa i dashur Kreks, faleminderit! :-[
S'jam e dhene shume pas pizzave, me thene te drejten. Edhe nese ha, nuk mund ta haj shpesh sepse me merzitet :D
Megjithate e pranoj, kjo qe ke vendosur ketu ma shtika nepsin per nje neser ;-)

As makaronat s'i kam qejf shume... vetem ''pastico'' dhe ''penne all'furno''  pelqej te haj una. Te tjerat nuk i dua... hehe.. aman se jam me naze (e di c'do thuash) :P

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#30 ne: 04-03-2006, 16:35:48
Kendej thuhet;
A duhet punuar per tu ushqyer,
apo  duhet te ushqehemi per te punuar...

  • Postime: 5949
SmiLey
#31 ne: 04-03-2006, 19:39:23
Qe te ushqehesh ke nevojë të punosh, por dhe qe të punosh ke nevojë te ushqehesh (se përndryshe s'ke takat me mbaruar asnjë punë)… sigurisht, është një process jetesor i ndersjell :)
Ku di unë... por vet s'e kam ndjere asnjëherë nevojen te shoqeroj (pothuajse) çdo gjë me buke siç e ka zakon shqiptari, apo t'i futem te grenit derisa te pellcas. Unë ha me karar… ha zakonisht me orare (ose kur me hahet), ha çfarë me pëlqen, sa me pëlqen, por dhe me cilësi... kështu jam mësuar (?)
Nuk para fus ne stomak çdo gjë qe shet dynjaja  Jojo:

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#32 ne: 16-03-2006, 10:37:04
Jo jo ato tjerat ne foto ishin me te mira, kjo duket tepër e  ngarkuar....
Pizza payzane me pëlqejnë...dhe katër sezona...

Nuk eshte fare e ngarkuar si Pice ajo qe te tregova une.
Ndersa Pica 4 Stinet sme pelqen per faktin se ka proshuta dhe un se fus ne goje mishin e derrit.

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#33 ne: 06-05-2006, 15:45:29
Picë napoletane
Përbërësit:
Brumë për pica
400g domate e grirë në rende
100g di saredele në vaj
200g mocarela
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Rigon
 
   
Përgatitja:
Hapim brumin dhe hedhim në të domatet e grira, duke pasur kujdes që të kemi eliminuar më parë farat. Më pas e shtypim brumin me një pirun. Sipër vendosim mocarelën e prerë në feta dhe më pas sardelet. I hedhim përsipër vaj ulliri, kripë, piper dhe rigon. E vendosim për të pjekur në furrën e ngrohur në 180 gradë për 25 minuta.

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#34 ne: 06-05-2006, 16:16:13
Or, po tregona njehere bazamentin ,pra si behet brumi se per ti hedhur shtresat tjera s'ka problem pastaje, ama e tere puna eshte tek brumi.

Pra na thuaj se si behet ky brumi, me etapa...nje nga nje...
mos na akuzo pastaje qe ta kemi vjedhur reseten e gjyshes !!!!

Ketu  ku jetoje une brumin per Pizza e porosisë  tek bukepjeksi ne mengjes per mbremje, pra ai e ben apostafat brumin per pizza, mbetet qe une ti shtoje zarzavatet e duhura; kepurdhat, salcen e tomateve, sallamet e ndryshme, fenuje, artisho, djathera etj...

Rezultati me del deri diku i knaqshem, ama sikur ato PIZZA HUTT nuk ia arrije dotë...

  • Postime: 23433
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#35 ne: 06-05-2006, 17:38:52
Brumi i pices eshte brum pak a shume normal si dhe per buke apo gjera te tjera qe pergatiten me te.
Pergatitja eshte shume e thjeshte. Pergatitet mielli me uje, nese deshiron shume pak qumesht, si dhe kripe, pak vaj ulliri si dhe maja birre. Pasi e ke pergatitur brumi ndahet ne porcione pice duke i dhene secilit nje forme sferike. Pasi i ke dhene kete formen duke e ngjeshur pak e le disa ore te mbuluar me nje cope te lagesht ose flete plastike qe perdoret per mbledhjen e perimeve. Por nese e deshiron ne maksimum te mire atehere duhet qe brumi te qendroje i paprekur per 24 ore e me shume. Nese kane kaluar 24 ore ke marre nje brum ideal per pice. Nuk duhet harruar qe dhe salca e domates duhet te jete e mirepergatitur. Dmth me pak kripe, piper dhe vaj ulliri te perzjere me borzilok.
Me shume rendesi per nje pice te mire eshte dhe djathi. Mbi pice mund te hidhen shume djathera, por djathi baze qe hidhet menjehere pas salces se domates te pergatitur sic e kam shkruar me siper, eshte mocarela (mozzarella) Vetem ky lloj djathi ben picen ideale.
Pastaj hapja dhe pergatitja eshte ceshtje shijesh dhe deshirash.
« Editimi i fundit: 17-02-2020, 12:56:46 nga M A X »

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#36 ne: 06-05-2006, 18:36:57
Ju falemnderit Max,
Javen  e ardheshme do përpiqem te pergatis brumin sipas reçetes tënde....

Rezultatin do ua sjelli këtu  me fotografi....

Desha te shtoja se ne kete epoke krize qe perjetojmi eshte e pa mundur qe te shkosh ç'do vikend apo njehere ne muaj ne Pizzeria per tu ngopur me kete specialitete te kendshem  e tani ka ardhur koha qe te mesojm se si gatuhet pizza ne shtepi se me lire kushton dhe jo vetem pizza por edhe buka si dhe Kosi po te beheshin ne shtepi  si dikur ne do benim ekonomi apo te them do jetonim pakez me mire.
Me kohen do ti kthehemi gatimit  shtepiak ku çdo gje do te jete e shendoshe dhe e kendeshme, bio....

  • Postime: 6969
  • Gjinia: Femer
erlehta
#37 ne: 07-05-2006, 04:20:10
Ilustrimi me figura se si pergatitet pica.

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#38 ne: 02-10-2006, 18:28:28
Picë shtëpie

Për një tepsi rreth 30 cm. nevojiten:

1 Âœ filxhan çaji miell
4 lugë të vogla maja pluhur
1 lugë supe kripë
Âœ filxhan çaji ujë të vakët
4 Ÿ filxhan vaj ulliri

Për shtresën e sipërfaqes nevojiten:

1 filxhan djathë kaçkavall
10 rrotëza sallam sipas dëshirës
5 kërpudha konserve të prera në feta
Âœ spec jeshil, të prerë në feta të holla
Ÿ filxhan salcë domatesh të freskëta
2 lugë supe borzilok të prerë hollë
2 lugë supe vaj ulliri

Vendosni miellin në një tas të madh dhe bëni një gropë në mes. Në një xhezve hidhni ujin e ngrohtë dhe majanë. Lëreni majanë të tretet për 3-4 minuta dhe në vazhdim përziejeni me 1 lugë vaj ulliri. Hidheni masën në gropën e miellit. Mbrujeni për 15-25 minuta. derisa të dalë një brumë i butë që nuk ngjit nëpër gishta. Lyeni një enë me një lugë vaj ulliri, jepini brumit formë topi dhe vendoseni në enë.
Kthejeni përmbys në mënyrë që pjesa e vajosur e brumit të jetë nga lart dhe mbulojeni me membranë plastmasi. Lëreni të vijë në një vend të ngrohtë, për rreth 1 orë. Më pas hapeni brumin në një sipërfaqe të pudrosur me miell, dhe duke e shtypur me grushta hapeni aq sa janë përmasat e tepsisë (duhet të ketë trashësi rreth 4 mm, ndërsa anash të jetë pak më e trashë). Shtrojeni brumin në tepsi dhe hidhni nga lart materialet. Në fillim salcën, pastaj djathin, sallamin, specin, kërpudhat dhe borzilokun. Piqeni picën në furrë të nxehtë në 190°C derisa të piqet brumi. Servireni të ngrohtë.
Shënim: Nëse dëshironi mund t'i jepni picës një pamje më argëtuese, duke formuar kafshë ose figura të tjera.

  • Postime: 6969
  • Gjinia: Femer
erlehta
#39 ne: 07-11-2006, 21:01:36
Kam bere dhe une ne shtepi por jo me sallam por me ton.  :)

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#40 ne: 11-02-2008, 09:19:00
Pica, e shijshme sa nuk mund të shpjegohet

Në asnjë vend të planetit nuk ekziston një recetë kaq e dashur, e përfolur dhe kaq shumë e konsumuar. Është e para në listën e ushqimeve që njerëzit do të dëshironin të shijonin në pushimin e drekës, apo në një darkë me miqtë, duke kaluar në renditje peshkun apo gatimet e mishit. E gjen në Laos, në Stokholm, Bruklin, Nju Delhi, Bagdad, Milano dhe Australi, me pak fjalë në çdo cep të globit. Thuajse një shekull më parë, që kur mbretëresha Margarita provoi për herë të parë përzierjen e brumit me domate mocarela, borzilok dhe vaj ulliri, nuk ka asnjë furrë në botë që nuk e ka pjekur një të tillë. E pamundur ta kritikosh dhe këtë e dinë mirë specialistët e ushqimit, që jo pa të drejtë e kanë klasifikuar në listën e ushqimeve të shëndetshme, edhe pse jo shumë të preferuar nga dietikët. Janë shkencëtarët që i kanë atribuuar asaj edhe veti antikancer për shkak të përbërësve, si vaj ulliri dhe domate të pasur me antioksidues. Këtë kanë dashur të krijojnë edhe specialistët amerikanë që çdo ditë e më shumë po përpiqen të përgatitin picën magjike. Nëse mendoni ende se picat më të mira mund të shijohen vetëm në Itali, e keni gabim. Në të vërtetë "pica magjike" vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga atdheu i "junk food". Aty, specialistët më të mirë të ushqyerjes dhe kuzhinierët, kanë gatuar një picë të pasur me antioksidues dhe shumë të mirë për shëndetin. Receta sekrete është treguar nga shkencëtarët e Universitetit të Maryland-it në Kongresin mbi Ushqyerjen e Shëndetshme që po zhvillohet në Amerikë. Sipas tyre, i gjithë sekreti qëndron në përgatitjen e brumit dhe në pjekjen e tij. Një pjekje e mirë, thonë ekspertët, e pasuron me përbërës antioksidues dhe molekula të shëndetshme kundër plakjes dhe sëmundjeve si kanceri dhe infarkti. "Bën më të shëndetshme ushqimet që përdoren së tepërmi, si pica, dhe mund të ketë një imapkt të madh në shëndetin publik". Mjeshtërit e pjekjes e dinë se një pjekje e mirë ndikon në "ndryshimin" e shijes së picës. Megjithatë, nga pikëpamja kimike se çfarë ndodh në brumin e picës me strategji të ndryshme pjekjeje dhe tharmëtimi, dihej shumë pak. Pastaj miellrat janë shumë të pasur me antioksidues, ndaj ekspertët provuan pjekje të ndryshme të picës me dy lloje mielli. Pasi pjekja kishte mbaruar ata matën me një sërë testesh përmbajtjen e antioksiduesve të picës. Nga kjo doli se koha më e gjatë e pjekjes, ashtu si temperaturat më të larta, bëjnë që në brumin e picës të "shpërthejë" një numër i madh antioksiduesish. Duke zgjatur kohën e pjekjes, ka një rritje prej 60 për qind, ndërsa duke rritur temperaturën e furrës, ka një rritje prej 82 për qind. Edhe fermentimi ka influencën e tij, duke rritur deri në 100 për qind përmbajtjen e antioksiduesve. Studimi i tyre tregon mundësinë e prodhimit të një produkti më të konsumuar në botë, një ushqim të shëndetshëm. Simbol i traditës kulinare italiane, pica është mikja jonë më e mirë në ditët e gjata dhe të lodhshme, kur dëshira për të gatuar nuk ekziston dhe kur teknologjia ka arritur deri në atë pikë sa përmes një mesazhi drejtuar picerive mund të të sjellin te koka e krevatit atë që dëshiron. Karbohidratet e brumit, proteinat e djathit apo vitaminat e domates, ia vlejnë t‘i harxhosh pak më shumë se sa kishit planifikuar për të shpenzuar.

G.Shqip
borana
#41 ne: 17-04-2008, 21:21:25
ore me verte jane keto recetat

  • Postime: 23433
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#42 ne: 17-04-2008, 23:55:46
ore me verte janë këto recetat

Po!
ramizy
#43 ne: 06-07-2010, 20:20:29
picat  me  margarit  me  proshuta  dhe  kerpurdh  jane  me  te  mirat  se  te  tjeret  .prandaj  nxjerim  konkluzionin  se  te  gjithe  picat  jane  te  mira  dhe   te  shijshme

  • Postime: 579
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#44 ne: 17-02-2020, 13:06:47
Kush i thote jo ketyre picave?🍕
 

 

  • Postime: 6969
  • Gjinia: Femer
erlehta
#45 ne: 04-03-2020, 15:58:24
 

E kam bo vete 😛

  • Postime: 206
Passion
#46 ne: 04-03-2020, 16:22:50


E kam bo vete 😛

Shpertheu revolucioni i stomakut tim tani  :(
se ish si ish deri tani  :D

U paste bere mire,e te lumshin duart . :)

  • Postime: 1748
  • Gjinia: Femer
Parloté
#47 ne: 05-03-2020, 15:58:42
 
E kam bo vete 😛


Të lumshin duart 😋
E zgjeron petën në miell të misrit?

  • Postime: 6969
  • Gjinia: Femer
erlehta
#48 ne: 05-03-2020, 17:13:05

Të lumshin duart 😋
E zgjeron petën në miell të misrit?

Jo zemer, me miell normal🙂
Shumë vëmendje nuk i kushtoj jo, thjesht e zë brumin dhe e le të vij gati 30 min. Brumin e te me uj e qumësht 😁
😘

  • Postime: 3238
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#49 ne: 05-03-2020, 19:01:17
Cfare u ben me picat :D