Limoni - Fruti i mrekullise per trupin e njeriut - Tryeza

×
Hyrja
Profili

Limoni - Fruti i mrekullise per trupin e njeriut

Limoni - Fruti i mrekullise per trupin e njeriut

· 5 · 337

  • Postime: 26691
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-06-2019, 21:46:12
 

Mos e ndani limonin nga dieta. Zemra do ju “falënderojë”
Limoni përmban një sasi të madhe të vitaminës C, e cila është shumë e dobishme për trupin tonë. Madje sipas ‘Healthline’ në një limon gjenden 31 mg vitaminë C.

Disa studime kanë treguar se konsumi jo vetëm i limonit, por edhe i shumë frutave që janë të pasura me vitaminën C çojnë në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Veç vitaminës C te limoni gjejmë edhe fibra, të cilat e ndihmojnë shumë shëndetin tonë, e sidomos në zemër.

Për këtë arsye është mjaft i këshillueshëm konsumi i kësaj frute dhe i produkteve të tjera që përmbajnë vitaminën C.

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 19-06-2019, 22:29:35
Une cdo dire haje nga dy limon në ditë.

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 20-06-2019, 12:06:18
Qenke thartu fare Gjumasho 😂
Tani ne vere uji me feta limoni e gjethe menderze ose menexhik ..oh te freskon shumë 😁
Shtoj Prosecco e leng shtogu e shijon nje Hugo te mire 😂

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 20-06-2019, 12:31:35
Jo, se me eshte bere shprehi :D

  • Postime: 21592

#4 ne: 09-09-2020, 23:54:37
Një limon i plotë përmban 139 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminës C. Kjo e bën limonin, një prej agrumeve më të mira për shëndetin e organizmit.

Përveç vitaminës C, limoni është i pasur edhe me vitaminën B6, A, E por edhe mineralet kalçium, hekur, magnez, klium, zink, fosfor dhe bakër.

Limoni është një agrume e pasur me antioksidantë që luftojnë sëmundjet si kanceri, diabeti, konstipacioni, tensioni i lartë i gjakut e të tjerë.

Në mjekësinë popullore besohet se lëngjet e pasura me vitaminë C mund të shkrijnë gurët në veshka, por këto pretendime nuk janë të mbështetura plotësisht nga shkenca.

Sidoqoftë, kjo e fundit pranon që lëngu i limonit është mirëbërës për shëndetin e veshkave.

Gurët e veshkave ndahen në 4 kategori sipas faktorit që nxit formimin e tyre.

Këtu përfshihet: faktori genetik, infeksioni në veshka, konsumi i tepruar i mishit, peshkut dhe gocave të detit apo akumulimi i depozitave të kalçiumit.

Gurët si pasojë e këtyre depozitave janë më të zakonshme.

Si Ndikon Lëngu i Limonit Tek Gurët Në Veshka

Lëngu i limonit përmban sasi të larta të acidit citrik dhe atij askorbik që njihet ndryshe si vitamina C.

Këto acide ulin gjasat e formimit të gurëve në veshka si pasojë e depozitave të kalçiumit.

Kësisoj, ekspertët thonë se lëngu i limonit mund të ndalojë formimin e gurëve në varësi të faktorit që i nxit ato.

Sasia e Nevojshme e Lëngut të Limonit

Një sasi prej 60-120 ml lëng limoni ofron sasi të mjaftueshme të acidit citrik dhe shumë antioksidantë që mirëmbajnë shëndetin e veshkave.

Lëngu i limonit duhet të jetë i freskët dhe i shtrydhur nga një limon.

Lëngjet e paketura nuk përmbajnë enzima apo ushqyes thelbësorë.

Lëngun e limonit mund ta përzieni në çaj, mjaltë ose të bëni limonatë me të dhe ta pini rregullisht gjatë ditës./rd.al

Temat e fundit