×

Mjalti

Mjalti

· 10 · 5945

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 30-01-2010, 09:38:59
Mjalti natural eshte perdor nga njerzimi qysh 2500 vite me pare. Nje mori te mirash shendetsore te mjaltes e kan bere ate nje aspekt te rendesishem te mjeksis tradicionale sikur Ajerveda. Shkenctaret gjithashtu po i kerkojne te mirat shendetsore te mjaltes ne mjeksine moderne e veqanarishte dobit e saje ne sherimin e plageve. Veshtire qe ka ndonje vend ne bote ku mjalti nuk deshirohet. Gjermanet e quajne Honing, Italianet Miele, Francezet Miel, Spanjollet Miel, Portugezet Mel, Ruset Med dhe Holandezet Honing. Por, emrin me te mire e ka ne shqip Mjaltë.

Te gjithe e deshirojne pershake te shijes dhe te mirave shendetsore qe ofrone. Cfare e bene edhe me te popullarizuar eshte lehtesia e konsumimit te tij. Mund te hahet drejtperdrejt, lyejme buken me te, perziejm me leng frutash apo ndonje pije tjeter apo edhe me uje te ngrohte, limonade, kanellë dhe barishta tjera per te bere ilaç.

Te mirta shendetsore te mjaltes jane:
• Sheqer Diabetik: sheqeri i zakonshem mund te zevendesohet me mjalte ne shume ushqime dhe pije. Mjalti permbane rreth 69% glukoze dhe fruktoze qe e mundeson te perdoret si sheqer diabetik ne vend te sheqerit te zakonshem.

• Burim Energjie: Mjalti gjithshtu perdoret nga shume si burim energjie pasiqe nje luge-gjelle mjalte ofron rreth 64 kalori. Per me teper sheqeri ne mjalte lehte shnderrohet (konvertohet) ne glukoze edhe nga stomaket me sensitive. Keshtu pra eshte shume i lehte per tu tretur.

• Humbja Peshes: Edhe pse mjalti ka me shume kalori se sa sheqeri, por, kur mjalti konsumohet me uje te ngrohte ndihmone ne tretjen e yndyrnave (dhjamit) te ruajtur (rezervuar) ne trupe. Njejte mjalti me leng limon e gjithashtu mjalti me kanelle ndihmone ne zvoglimin e peshes.

• Permireson Performancen Atletike: hulumtimet e fundit kane zbuluar se mjalti ndihmon ne permiresimin e performances tek atletet. Mjalti ndihmon ne mirembajtjen e niveleve te sheqerit ne gjake, rekuperimin (sherimin) e shpejte te muskujve dhe restaurimin e glikogjenit pas ushtrimeve.

• Burim i Vitaminave dhe Mineraleve: Mjalti permbane nje mori vitaminash dhe mineralesh. Vitaminat dhe mineralet ne mjalte varen nga lloji i luleve qe jane perdor per apikulture.

• Perberes Antibakterial dhe Antifungal: Mjalti ka perberes anti-bakterial dhe anti-funga (kepurdhave te lekures) dhe keshtu perdoret si antiseptik natyrale.

• Antioksidues: Mjalti permbane nutraceuticals, te cilet jane efektive ne largimin e radikaleve te lire nga trupi jone. Si rezultate, sistemi imunitar i trupit tone permiresohet.

• Kujdes Lekure me Qumesht dhe Mjalte: Qumeshti dhe Mjalti shpesh servohen se bashku pasiqe te dy keto ndihmojne qe te kemi nje lekure te bute e te lemueshme. Keshtu pra konsumimi i qumeshtit me mjalte per cdo dite ne mengjes esthe praktike e zakonshme ne shume kultura.

Mjalti ne Menaxhimin e Plageve
Hulumtime te rendesishme jane duke u kryer per te studiuar te mirat shendetsore te mjaltes ne sherimin e plageve. Standardet e kujdesit mjeksore ofrojne disa prej ketyre te mirave ne dokument –
Fuqit Sheruese Te Mjaltes nuk jane stermadhuar. Njesia Waikato Hulutuese e Mjaltes ofrone detaje rreth hulumtimeve qe jane bere ane e kend botes per te mirat shendetsore te mjaltes ne mjeksi. Per me shume, BBC ka raportuar ne korrik te 2006 se mjeket ne Spitalin Christie ne Didsbury, Manchester, po planifikojne te perdorin mjalte per te shpejtuar sherimin e pacienteve me kancer pas operimit te tyre. Nje hulumtim i tille do te ofroje deshmi shkencore tek te ashtuquajturin besimi qe mbajne adhuruesit e mjaltes ane e kend botes dhe ndihmoje ata qe te shperndajne keto te mire te mjaltes tek me shume njerez.
« Editimi i fundit: 20-06-2010, 00:29:11 nga Berni »

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#1 ne: 20-06-2010, 00:33:57
Mjalti dhe mrekullia e saj shëruese

Mjalti është lëng i trashë dhe i ëmbël me ngjyrë qelibari, që e bëjnë bletët me nektarin e disa luleve dhe që përdoret si ushqim. Nektarin është burimi kryesor i karbohidrateve të cilin bletët e shëndrrojnë në sheqer, glukozë dhe fruktozë. Mjalti përmba mbi 15% ujë, bletët në zgjua e mbulojnë me dyll i cili e mbron nga lagështia dhe prishja. Mjalti gjithashtu përmban minerale, aminoacide, acide organike si p.sh acidi i thneglës, acidi i mollës, acidi i limonit dhe pigmente pastaj derivate t klorofilit dhe komplekse të vitaminës B. Mjalti i malit që ka ngjyrë të errët përmban 13 herë m[ shumë minerale se mjalti i luleve ai sidomos është i pasur me hekur.



Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dizinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas një studimi mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Kështu që janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit. Përveç shërimit të jashtëm mjalti ka dhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Kështu do ishte e rekomandueshme 2 lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metode, mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast, lufton bakteret dyfish më shpejt, se sa një tretje sheqeri.

Mjalti zbut kollën natën

Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen e natës dhe t'u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë, të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes. Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjidhja më e mirë. "Rezultatet kanë qenë aq të fuqishme sa mundemi të themi qartazi se mjalti është më i mirë, sesa të mos jepet asnjë lloj ilaçi, derisa përmbajtja e shurupit dextromethorphan nuk është i mirë", ka thënë doktori Ian M. Paul nga universiteti Hershey në Pennsylvania.

Dextromethorphan përdoret me të madhe, mirëpo nuk ka fakte që reagon, dhe në vetvete bart rrezik të caktuar, ka thënë doktori Paul. Mjalti përdoret në mbarë botën si ilaç popullor kundër kollitjes dhe është alternativë më e sigurt dhe më e efektshme sesa mjekësia zyrtare. Ekzistojnë disa arsyetime pse mjalti ndihmon në lehtësimin e kollitjes, kanë sqaruar Paul dhe kolegët e tij. Mjalti është i ëmbël dhe në formë shurupi si dhe ndikon si relaksues në fytin e irrituar, e është i rëndësishëm ndoshta edhe për faktin që ka përqindje të madhe antioksidantit.

Mjalti reagon edhe kundër mikrobeve. Mjalti nuk u rekomandohet fëmijëve më të vegjël se një vjeç, për rrezikun e rrallë, por serioz që mund të shkaktojë helmimin me ushqim të njohur si botulizam. Për fëmijët më të rritur është në përgjithësi i sigurt, por doza duhet rritur varësisht nga mosha e fëmijës. Gjysmë lugë është e mjaftueshme për fëmijët prej dy deri në pesë vjet, derisa luga e plotë me mjaltë duhet t'iu jepet fëmijëve më të vjetër se 11 vjet. Derisa dy lugë mjaltë duhet t'i hanë personat prej 12 vjet e më të vjetër.

Mjalti dhe mrekullia e saj shëruese

1. Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorëve do të zhduken

2. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend
(memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht.

3. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diaresë.

4. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut.

5. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup

6. Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia).

7. Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.

8. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.

9. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçra për të ndihmuar përpunimin.

10. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin.

11. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.

12. Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.

13. Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjalt, për 15-20 ditë ajo do të shërohet.

14. Mjalti largon ngërçin e nervave.

15. Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

16. Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t'u qetësuar

17. Ai i cili ha mjalt nuk mundet me pasë kaps dhe as që mund t'i krijohen hemorroidet.

18. Nëse mjalti tretet në qumësht të ngorhtë zhduken skrajat e zorrëve.

19. Nëse mjaltin lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë.

20. Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa here në ditë era e keqe nga goja menjëher do të largohet.

21. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes "stalni aigan" plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet menjëherë te lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shepjtë
do të vërehet përmirësimi.

22. Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.

23. Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejtë i shëron. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë. Nëse edhe aq hamë edhe për tri javë, që të bëhet një muaj nga cirri i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë.

Dr. Kolosau thotë: "Këtë vetë personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. "

24. Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjaltë e mbi të vemë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohet.

25. Mjalti e bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta ti kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.

26. Fëmijët të cilët urinojnë në shtrat duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t'ju ndërpritet.

  • Postime: 4298
  • Gjinia: Mashkull
Brentiani
#2 ne: 22-06-2010, 13:15:59
Mjalti + qumeshti- mengjesi im i perditshem.. :)

  • Postime: 22575
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 25-09-2019, 21:29:46

 

Mjalti i rremë është i rrezikshëm, ja dy mënyra si ta zbuloni
Mjalti është një ushqim me shumë vlera, por për të shijuar përfitimet e tij duhet të jetë i pastër.

Shumica e mjaltit industrialë që shitet në supermarket është në të vërtetë përzierje e mjaltit me sheqer dhe përbërës të tjerë.

Revista Psikologji tregon dy mënyra si mund të zbuloni nëse mjalti është i pastër apo i rremë.

Testi i gishtit të madh

Vendosni një sasi të vogël mjalti në gishtin e madh dhe kontrolloni nëse ai fillon të përhapet në pjesën tjetër të gishtit ose nëse bie. Nëse kjo ndodh, mjalti nuk është i pastër. Mjalti i pastër nuk lëviz dhe mbetet i paprekur.

Testi i ujit

Një tjetër metodë e thjeshtë për të kontrolluar pastërtinë e mjaltit është testi i ujit. Për ta vënë në praktikë, mbushni një gotë ujë, pastaj hidhni në të një lugë mjaltë. Nëse shkrihet, mjalti nuk është i pastër. Mjalti artificial shkrihet lehtë në ujë, duke u përhapur në të gjithë gotën. Mjalti i pastër, nga ana tjetër, do të bjerë në fund të gotës dhe do të mbetet i paprekur.

Mjalti duhet të jetë absolutisht i pastër dhe organik. Në mjaltin e rremë mund të jenë të pranishme substanca të tilla si; dekstrozë, glukozë, melasa, sheqer, shurup misri, miell ose niseshte.

Mjalti i pastër përmban rreth 16 minerale, 21 vitamina, 18 aminoacide dhe fitonutrientë të ndryshëm me veti antioksiduese dhe shëruese./Gazeta Liberale

  • Postime: 22575
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 08-10-2019, 22:45:30

 

Mjalti i dhuron natyralisht fuqi organizmit, ai është antioksidant dhe armik i mikrobeve. Mjekësia popullore por edhe studime të ndryshme vlerësojnë se nisja e ditës duke konsumuar një lugë të vogël me mjaltë është mënyra ideale për t’i dhënë fuqi dhe energji organizmit përgjatë gjithë ditës.
Vlerat e Mjaltit për Organizimin

Mjalti ka një përdorim të gjerë dhe jo vetëm si ëmbëltues. Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjerësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës.Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure. Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike.Por nga ana tjetër, nënat e dinë se mjalti është i rrezikshëm për fëmijët nën moshën 1 vjeçare, sepse shkakton botulizëm.Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban.

Mjalti si një ‘multivitaminë’

Të dhënat e referuara nga AgroWeb.org për mjaltin provojnë se në 28 gramë mjaltë gjendet 14% e dozës së rekomanduar të manganit (bazuar në nivelin e ushqyerjes prej 2000 kalorish në ditë) dhe 8% të hekurit.Mangani dhe hekuri janë dy mineralet thelbësore, për të cilat trupi ka nevojë të luftojë sëmundjet dhe të funksionojë mirë.Mjalti është antioksidant, antibakterial dhe armik i mikrobeve.Ai është i mbushur me vitamina dhe minerale. Nëse do të zgjidhnim një term tjetër për të përshkruar mjaltin, ai me siguri do të ishte ‘multivitaminë.’

Mjalti mund të përdoret për të forcuar energjinë, sistemin imunitar, pakëson alergjitë, zbut kollën, fytin e lënduar dhe lufton infeksionin.

  • Postime: 134
Passion
#5 ne: 12-10-2019, 23:37:04
 

  • Postime: 134
Passion
#6 ne: 12-10-2019, 23:37:45
 
 

  • Postime: 134
Passion
#7 ne: 12-10-2019, 23:39:23
Viti vitit nuk i'a ngjan. :)

Sivjet
per te deshiruar. :(

  • Postime: 22575
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#8 ne: 13-10-2019, 00:29:23
Nuk duken keq more!

  • Postime: 134
Passion
#9 ne: 13-10-2019, 07:54:35
Nuk duken keq more!

Mbi 50 % humbje (ikje e vdekje te saj ,edhe ky vit qe iku i thate ,pa bereqet.

Pleqte thonin vit qesatllëku  :D