Molla dhe shendeti - Tryeza

×
Hyrja
Profili

Molla dhe shendeti

Molla dhe shendeti

· 11 · 3769

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

ne: 20-03-2009, 14:31:54
 

Mollën e karakterizon përmbajtaje e madhe e fibreve, të cilat janë përzierje e celulozës, hemicelulozës, pektinës, polisakarideve dhe ligninës.

Shkencëtarët mendojnë se fibret e tretura zvogëlojnë sasinë e kolesterolit e në këtë mënyrë rrezikun nga arterioskleroza. Rol të veçantë kanë molekulat e pektinës, të cilat gjatë fryerjes lidhin në vete kolesterolin duke e mënjanuar nga organizmi.

150gr molle(nje frut permban)..

Energji                     223 kJ (53 k cal)
Uje                         85.3 gr
Yndyra totale               0.49
Kolesterol                  0.0
Natrium                     3.0 mg
Kalium                      144 mg
Karbohidrate totale         12.4 gr
Fibre dietike               2.5 
Sheqer                      9.9 gr
Proteinë                    0.34 gr
Kalcium                     7.1 mg
Hekur                       0.48 mg
Magnezium                   6.4 mg
Fosfor                      15 mg
Vitaminë A                  47 mcg
Vitaminë C                  18 mg
Flour                       6.6mcg

Në mollë ka edhe molekula të taninës që e zvogëlojnë nivelin e kolesterolit në gjak.

Siç është e njohur, fibret e tretura rritin vëllimin e fekaleve dhe përshpejtojnë kalimin e ushqimit nëpër traktin tretës duke vepruar në këtë mënyrë në mënyrë preventive kundër kapsllëkut dhe kancerit të zorrës së trashë.
Në këtë mënyrë zvogëlojnë edhe rrjedhën e substancave toksike nga organizmi, siç janë konzervansët dhe aditivët e ndryshëm të cilët mund të dëmtojnë mukozën e zorrëve. Këto dëmtime shpesh mund të sjellin deri te kanceri i zorrës së trashë.

Preferohet që molla të hahet me lëkurë, ngase përmabn flavonide, të cilat kanë veprim antioksidativ, gjegjësisht mbron trupin nga radikalet e lira.
Në vendet ku molla konsumohet si pije kryesore si p.sh. Normandia, gati nuk ka paraqitje të gurëve në veshka. Pas ushqimit me një mollë mund të pastrojmë gojën nga 95% të baktereve të cilat shkaktojnë kariesin e dhëmbit.

Molla armiku i duhanit

Këto përmbajtje e bëjnë mollen mjaft të vlefshme edhe për kurimin e një sërë sëmundjesh. Molla konsumohet si frutë i gjallë ose në gjendje të konservuar. Do të ishte shumë mirë, nëse çdo mëngjes do të hahej esëll një kokërr mollë, qoftë natyrale apo e konservuar. Por duhet pasur parasysh një gjë: Molla asnjëherë nuk duhet të hahet e ftohtë apo me shpejtësi. Në të kundërt, ajo do të bëhet shkak për dhimbje të stomakut dhe të mëlçisë. Ajo duhet ngrënë gjithmonë me temperaturën e mjedisit.

Zakonisht, këshillohet të hahen jo më shumë se dy kokrra në ditë. Në rast se do të hahen më shumë, në organizëm do të grumbullohen sasira të mëdha acidesh që mund të krijojnë shqetësime.
Molla duhet të hahet pa i hequr lëkurën. Zoti, për të ruajtur frutin nga jashtë, e ka veshur atë me një cipë të përbërë nga lëndë të ndryshme kimike. Në rast se molla do të hahet e qëruar, do të humbasë një pjesë të madhe të vlerave të saj ushqyese e kuruese.

Sasia e vitaminës C, në lëkurën e mollës është gjashtë herë më e madhe se ajo që ndodhet brenda saj. Pra vitaminën C që mund ta marrim duke ngrënë një mollë të paqëruar, mund ta marrim duke ngrënë rreth 6 mollë të qëruara. Njeriu që përdor mollën, duhet ta dijë patjetër këtë gjë. Heqja e cipës së mollës vjen si pasojë e nevojës që ajo të jetë e pastër. Por kjo mund të arrihet duke e larë me kujdes.

Në përgjithësi, ata që pinë duhan nuk tregojnë ndonjë interes të veçantë ndaj mollës, dhe kjo për faktin se mukoza e zorrëve të tyre acarohet si pasojë e aciditetit të mollës. Zakonisht, mbas ngrënies së një molle, pirësit e duhanit kanë një ndjenjë neverie ndaj cigares, mbështetur në këtë fakt, është e mundur të braktiset pirja e duhanit, nëpërmjet "kurës së mollës". Por për të arritur këtë, duhet njëkohëshisht edhe një vullnet i fortë.
Procedura e kurës

Duhet të hahen 20 kokrra (mesatare) mollë në ditë dhe kjo të vazhdojë për 2-3 ditë. Pas kësaj lloj diete do të ndihet një neveri e plotë ndaj pirjes së cigares. Gjatë kohës së zbatimit të kësaj kure, nuk duhet ngrënë asnjë lloj tjetër ushqimi dhe të mos pihet asnjë lloj lëngu. Molla ndikon edhe në drejtime të tjera të shëndetit të njeriut. Që në kohë të lashta ajo është përdorur për kurimin e sëmundjeve të zorrëve, dizenterisë, paratifos dhe sëmundje të tjera infektive të zorrëve.

Për këtë merren 1.5 kg. mollë dhe mbasi hiqen vetëm farërat dhe pjesët rreth tyre, ato shtypen dhe përgatitet një pure, e cila ndahet në 8 pjesë të barabarta dhe këto pjesë konsumohen brenda ditës. Në këtë rast mollët duhet të jenë plotësisht të pjekura. Molla jep efekte pozitive në stomak dhe në lëvizjen e zorrëve. Petkina që përmban molla, luan rolin e një sfungjeri në stomak. Acidet e mollës pengojnë zhvillimin e baktereve në zorrë.

Edhe për njerëzit e shëndetshëm është e këshillueshme të përdoret dieta e mëposhtme një herë në muaj: Në mëngjes pihet një gotë e mbushur gjysma me lëng molle dhe gjysma me lëng limoni. Lëngu duhet të jetë i vakët dhe të pihet jo njëherësh, por me gllënjka. Në drekë pihet një çaj i përgatitur me lëkurë mollësh dhe hahen dy lugë të vogla me mjaltë. Pas 2-3 orësh hahen 2-3 lëkura mollësh dhe pas kësaj hahet një pjatë e vogël me marmalatë molle, e shoqëruar me 2-3
lugë mjaltë.

Molla ndikon pozitivisht dhe në sëmundjet e qarkullimit të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut. Duke qenë se ajo përmban hekur, natrium dhe fosfat, ndikon në shtimin e gjakut.
Në rastet e temperaturave të larta pihet disa herë në ditë çaj i përgatitur me lëkura të mollës. Për të shmangur lodhjet nervore, fetat e mollës priten në copa të vogla, pa i hequr lëkurën, dhe hidhen në ujë të valuar. Pasi lihet një orë, në të shtohen 2-3 lugë të vogla me mjaltë dhe pihet me gllënjka, kurse fetat e mollës hahen.

Për të luftuar gripin, kollën, ngjiren e zërit, përmbajtjen e lartë të kolesterolit, priten tre kokrra mollë, valohen në një litër ujë dhe ky lëng pihet nga një gotë pas ushqimit. Për të ndihmuar nxjerrjen e gurëve nga veshkat, merret një gotë çaji e mbushur me lëkura molle, zihet në një litër ujë për dhjetë minuta dhe pastaj kullohet. Çdo mëngjes pihet nga një gotë uji nga ky lëng, paksa i ngrohur.
Kjo ndihmon në pakësimin e dhimbjeve dhe daljen e gurit. Kura me mollë këshillohet të përdoret me shumicë, sidomos nga ata që vuajnë nga ekzema, mbasi ndihmon në pastrimin e gjakut. Ndërsa, gjethet e shtypura të mollës zhdukin çibanët.

Marre nga mesazhi.com
« Editimi i fundit: 14-10-2020, 00:56:09 nga M A X »

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 20-03-2009, 16:46:16
kane anglezet nje shprehje te bukur.. :)

"An apple a day really can keep the doctor away" :) :)


  • Postime: 26691
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 16-08-2011, 13:57:29
Molla dhe vlerat e saj të pazëvendësueshme

Një mollë në ditë mban doktorin larg. Kjo është një nga shprehjet më të njohura angleze nëse do të kujtonim vlerat e mollës. Nëse konsumoni këtë frutë, që ndoshta jo të gjithë e preferojnë për shijen që ka, do të vini re efektet pozitive që jep. Largon dhembjen e kokës, tret shpejt, largon pagjumësinë si dhe na bën më të bukur.

DISA PREJ TYRE
Molla është një nga frutat që do të cilësohej për vlerat e saj. Ka një pafundësi vlerash që kurojnë dhe na bëjnë mirë për shëndetin. Duke filluar që me farat e saj të cilat përmbajnë albuminë dhe yndyrë. Molla si frutë ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Thonë se lëkura e mollës ka një përqindje të mirë të substancave të nevojshme. Vitamina të tilla si B1, C, E, P, B2 dhe PP të cilat ndodhen pikërisht nën lëkurë. Ndaj nëse do të konsumonit mollë, e cila rekomandohet të paktën një në ditë, është më mirë të jetë me lëkurë.

SI NA ZBUKURON MOLLA
Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve duke i fortësuar ato dhe duke i bërë më të shëndetshëm. Gjithashtu molla mund të përdoret edhe për maska të ndryshme të fytyrës, duke na e bërë atë më të butë e të lëmuar. Por mënyra më mirë është ta marrim çdo ditë si në mëngjes ashtu dhe në darkë. Çdo lloj molle ka vlera të caktuara, ndërsa ajo jeshile ka më tepër vitamina të cilat janë të përqendruara jo vetëm në pjesën e tulit por dhe nën lëkurë që gjenden me shumicë.

DIETA ME MOLLË
Për t'u dobësuar shpejt ndonjëherë nuk keni pse mbani dieta të mundimshme. Mjafton të konsumoni tre ose katër mollë në ditë edhe duke ngrënë normalisht. Do të shikoni që kilet do të humbasin shpejt. Por nëse konsumoni një kokërr mollë që në mëngjes, esëll, efekti i dobësimit do të jetë më i shpejtë. Molla ka një efekt të lartë tretjeje ndaj sugjerohet nga dietologët në çdo lloj diete.

LUFTON PAGJUMËSINË
Lëngu i mollës i përzier me mjaltë dhe ujë të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhembja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë duke e shoqëruar edhe me pak mjaltë. Por ky është një rit që duhet bërë çdo darkë në mënyrë që të japë rezultatin e duhur.

ÇAJ ME MOLLË
Çaji që përgatitet nga copat e prera të mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Gjithashtu, ky çaj është një mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Ky lloj çaji mund të pihet në çdo stinë jo vetëm në dimër. Meqë molla është një frutë që gjendet lehtë edhe në ditët e tjera të vitit, e sidomos në shtator, mund të gjenden lloje të ndryshme të tyre.

NË SHTATZËNI
Nëse të gjithë duhet ta konsumojnë sa më tepër këtë frutë, gratë shtatzëna janë të parat që nuk duhet ta refuzojnë në mënyrën më absolute. Ato duhet të marrin një lugë lëng molle të paktën çdo mëngjes. Në këtë mënyrë kanë marrë mjaft elementë të nevojshëm natyrorë, prandaj edhe mund të kenë një foshnjë me flokë të dendur, me thonj të fortë, me sistemin e zhvilluar muskulor. Gjithashtu ajo do të ketë mjaft´qumësht duke ndikuar dhe në një zhvillim më se të mirë të fëmijës, sidomos në atë psikik dhe shpirtëror.
(m.a/s.pages/BalkanWeb)

  • Postime: 26691
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 28-08-2011, 23:34:47
Lëngu i trashë i mollës zvogëlon rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës
Nga Brikena Bushi

Lëngu i trashë i mollës është katër herë më i shëndoshë se lëngu i kthjellët, si dhe ndihmon në parandalimin e kancerit dhe të sëmundjeve të zemrës, - kanë zbuluar hulumtuesit në Wroclaw të Polonisë.
Shumë adhurues të lëngut të mollës kryesisht konsiderojnë se lëngu i kthjellët është më i pastër dhe më i shëndoshë. Porse është dëshmuar se lëngjet që përmbajnë edhe mishin e mollës, kanë më shumë përbërës që e zvogëlojnë rrezikun nga kanceri.
Pema përmban polifenole e antioksidues të cilët mund të shkatërrojnë kimikatet në organizëm, që i dëmtojnë qelizat në trup. 
 
« Editimi i fundit: 14-10-2020, 00:56:29 nga M A X »

  • Postime: 3548
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 28-08-2011, 23:38:22
po mos ta kishte ngrene eva mollen nuk do vuanin njerzit kaq shume :D

  • Postime: 1012
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 29-08-2011, 09:20:07
po mos ta kishte ngrene eva mollen nuk do vuanin njerzit kaq shume :D

LOL

Po e hengri duke menduar per shendetin me pare :D

  • Postime: 3548
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 29-08-2011, 10:16:02
dhe shume mire beri se po mos ta kishte ngrene nuk do ishim ne njerzit :D

  • Postime: 26691
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 27-11-2011, 01:35:28
Efektet kuruese të mollës
Nga Enkelejda Gjuzi

Molla është frut, me ndikim të madh pozitiv në shëndetin tonë. Ul në mënyrë të dukshme, rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndihmon kundra kapsllëkut dhe mban konstante vlerat e sheqerit në gjak. Molla është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit. Mrekullia tjetër e mollës si frut, është që atë mund ta hash në çfarëdo lloj kohe. Një mollë në ditë mjafton, dhe ti nuk ke nevojë për doktor, thotë një fjalë e urtë. Mrekullia e frutit të mollës qëndron sidomos tek lëkura. Vitamina C dhe betakaroteni që kanë dhe ndikimin pozitiv në shëndetin tonë gjenden në të. Një studim në Holandë, ku njerëzit e testuar u ushqyen me një mollë në ditë, gjithashtu me 2 lugë qepë të grirë dhe 4 gota çaj, arritën të ulin në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjes së zemrës. Gjithashtu, molla bën një ulje të dukshme të kolesterinës në gjak, duke ndihmuar kështu në sëmundjen e diabetit, apo të hemorragjisë cerebrale. Ka lloje të ndryshme mollësh, por ai më specifiku për këto lloj sëmundje është molla e ngjyrës së gjelbër, që në botë njihet me emrin “Grany Smith”. Duhet të shtojmë, se vitaminat e mollës mund t’i marrim në një farë mënyre dhe nëpërmjet lëngut të saj (Kalium dhe Eise), megjithatë duhet theksuar se asnjëherë lëngu i mollës nuk do të ishte një zëvendësim i vetë frutit.
 
« Editimi i fundit: 14-10-2020, 00:56:46 nga M A X »

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 21-01-2013, 10:48:49
Frazeologjia angleze e përshkruan këtë frut kështu: “Një mollë në ditë, i thotë mjekut ik”, që do të thotë se efektet e saj janë të shumta dhe mjaft kurative. Dyqani "Bimë Mjekësore, Linja kozmetike 'orient Line' bën të ditur se sipas një studimi që ka bërë studioja e njohur e dietave “San Xhorxh” në Londër, vihet re se mes 50 personave të cilët kanë mbajtur dietë me fruta, ata që kanë përdorur mollën si dietë kanë mundur të humbasin disa kilogramë brenda dhjetë ditëve, pa dëmtuar organizmin. Studiuesit tregojnë se në shumicën e rasteve aplikimi i dietave bëhet shkak për prishjen e regjimit të shëndetit tonë, duke pasur efekte negative mbi shëndetin. Ndërkohë që me mollën nuk ndodh kështu. Me të gjitha vlerat ushqyese që ka fruti i mollës, ai arrin që të mbajë trupin në nivel normal, si dhe duke eliminuar dhjamërat e tepërta.
Flavonoidi, arrin të futë në aksion fibrat e trupit tonë, pa dëmtuar organizmin, ndërkohë që aksioni do të ndihmohet nga vitamina C, e cila bën të mundur djegien e të gjitha lëndëve të dëmshme që gjenden në trup dhe shkaktojnë mbipeshën, siç është kolesteroli dhe disa oksidantë të tjerë, të cilët bëhen shkak për plakjen e parakohshme. Në 100 gramë mollë do të gjejmë 40 kalori, 10 gramë sheqerna, potas, ndërkohë që ajo përmban njëkohësisht vitaminat B dhe C, acidin nitrik dhe acidin malik. Vitamina B1, e cila gjendet me shumicë te molla, të ndihmon të heqësh lodhjen, nervozizmim si dhe mungesën e oreksit, ndërsa vitamina B2 i mbron muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rrudhat, ndërsa acidi nitrik dhe ai malik bëjnë të mundur shkrirjen e ushqimeve të rënda në stomak, në mënyrë që të mos e lodhin atë, ndërsa vitamina C shërben për të dezinfektuar të gjithë organizmin dhe veçanërisht aparatin e të ushqyerit si dhe arrin të djegë të gjitha mikrobet e ndryshme që gjenden përgjatë saj.

Si ta fillojmë? Mos harroni që gjatë ditës përvec mollëve duhet të hani 3 vaktet, por lehtë. Në darkë sugjerohet që të shkojmë për të fjetur duke pirë fillimisht një gotë me lëng molle. Kujdes nëse lëngu që pini është qind për qind lëng molle, në mënyrë që edhe dieta të arrihet plotësisht.

Ndërkohë që në mëngjes e nisim ditën sërish me një lëng molle të freskët. Rreth orës njëmbëdhjetë fillojmë dhe qërojmë një kokërr mollë, pasi ta presim në feta e vendosim në një pjatë dhe më pas derdhim mbi të pak lëng limoni. Efekti i kurativ është shumë i madh, ndërkohë që arrin të mbajë në nivele të pranueshme edhe lëkurën e fytyrës.

Gjatë paradites sugjerohet ngrënia e gjysmës së kokrrës së mollës, ndërkohë që orari tjetër i fillimit të dietës është ai i pasdites, rreth orës katër ose pesë. Duhet të kemi parasysh që limiti midis periudhës së parë dhe asaj të dytë, të mos jetë më shumë se pese orë. Pra nëse kemi ngrënë gjysmën e mollës në orën 11, gjysmën tjetër duhet ta hamë pas pesë orësh, pra në orën katër të pasdites.

Ndërkohë që në mbrëmje nëse dëshironi, mund të jeni tolerantë, duke ngrënë një darkë të lehtë, por mos harroni se nëse do të hamë ushqime gjatë dietës, efektet do t’i shihni me vonesë. Ndërkohë që mos harroni këshillën që ju kemi dhënë në fillim para se të shkoni për të fjetur; sërish një gotë me lëng molle, në mënyrë që të kompletoni dietën e ditës suaj.

Nëse vazhdoni kështu për dhjetë ditë, atëherë do të shihni se do të humbisni pothuajse një kilogram në ditë dhe në rast se nuk i qëndroni asaj besnik, atëherë sërish do të shihni se do të keni humbur disa nga kilet tuaja të tepërta. Ndërkohë që brenda dietës së sugjeruar, ju sugjerojmë që ta kompletoni atë me anë të një maske.

Pasdite për të gjitha ata persona që e shohin se po i shtohen rudhat e fytyrës, mund të përdorin një maskë, e cila përbëhet nga feta të holla molle si dhe një gotë qumësht. E mbajmë atë për 45 minuta dhe më pas e pastrojmë me ujë të ftohtë, në mënyrë që të aroma e mollës të mbetet për një kohë të gjatë në epidermën e lëkurës, duke shërbyer si një tonik perfekt i saj.

Mollët që mund të na hyjnë në punë

Mos harroni se në treg gjenden shumë lloje mollësh. Mendoni se 7 mijë varietete kultivohen në të gjithë botën, të gjitha me aroma, ngjyra dhe madhësi të ndryshme, që do të thotë se efektet nuk janë njësoj. Ndër më të zakonshmet dhe që ka më shumë efekt, janë mollët renete, limonelat dhe të famshmet Granny Smith. E para ka efekt vërtet të madh, nëse do të përdoret në dietën e sugjeruar. Origjina e mollës si frut, vjen nga vendet e Azisë Qendrore dhe asaj Perëndimore, i cili kultivohet prej shekujsh në të gjithë botën.

Mollët më të mira për dietën tonë janë ato me ngjyrë të gjelbër, kjo për faktin se ato përmbajnë shumë sodë dhe menjëherë sapo hyjnë në organizëm hyjnë në veprim të menjëhershëm me acidet e tjera të trupit. Kujdes, mos i vendosni mollët në një vend me frutat ose perimet me gjelle, pasi ajo prodhon një gaz natyral që është etileni, së bashku me bananet dhe pjeprin, që mund të prishë edhe ushqimet e tjera që gjenden aty.

Mollët janë shumë të pasura me fibra dhe ndihmojnë për të mbajtur në nivelin bazë kolesterolin si dhe parandalojnë kancerin. Me anë të një molle në ditë, ne sigurojmë 20 për qind të fibrave të nevojshme në një ditë, po kaq kalori dhe yndyrna, me përjashtim të kolesterolit. Në rast se nuk doni t’i hiqni mollës lëkurën, pastrojeni atë me lëng limoni, portokalli ose ananasi, në mënyrë që efekti i dietës së sugjeruar të jetë sa më i plotë dhe i efektshëm.Efektet e mollësNë 100 gramë mollë do të gjejmë :40 kalori10 gramë sheqernaPotasVitami na B dhe C,Acidin nitrik dhe acidin malik.

Efektet e mollës-Vitamina B1, largon lodhjen, nervozizmin si dhe mungesën e oreksit-Vitamina B2, forcon muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat-Acidi nitrik dhe ai malik shkrijnë ushqimet e rënda në stomak-Vitamina C, dezinfekton organizmin dhe aparatin e të ushqyerit.

(d.b/BalkanWeb)

  • Postime: 21592

#10 ne: 04-06-2020, 07:50:09
 

Mollët janë të pasura me vitamina, minerale, fibra dhe kanë efekt të dobishëm në metabolizëm dhe shëndet në përgjithësi

Janë plot përbërës ushqyes, përmbajnë pak kalori dhe me të drejtë konsiderohen një ndër pemët më të shëndetshme në botë.

Është vërtetuar që ndihmojnë në dietat për humbje peshe, zvogëlojnë rrezikun nga diabeti, mbrojnë zemrën, zvogëlojnë nivelin e kolesterinës, po janë të shkëlqyeshme edhe për funksionimin e drejtë të sistemit të organeve të tretjes.

Secili nga ne në jetë është ballafaquar me diarrenë dhe kapsllëkun, dy pengesa që i kundërvihen sistemit të tretjes. Pikërisht mollët mund t’ju ndihmojnë te të dy problemet shëndetësore. Dallimi është vetëm në konsumim, transmeton Telegrafi.

Diarreja
Molla ndihmon në luftën me diarrenë, mirëpo jo siç i hamë zakonisht. Fibrat tretëse kanë konsistencë xheli në jashtëqitje dhe ngadalësojnë tretjen, ndërsa molla është e dobishme për ata të cilët kanë diarre.

Këto fibra gjenden në “mishin” e mollës, ndërkaq lëvoren duhet hequr. Më së miri do të ishte që t’i përpunoni në rende dhe t’i lini të qëndrojnë rreth një orë.

Hani dhe do të shihni si do t’jua qetësojë kjo pemë e dobishme stomakun.

Kapsllëku
Nëse keni probleme me kapsllëkun, atëherë mollën duhet ngrënë me lëvore. Fibrat e patretshme pikërisht gjenden në lëvoren e mollës dhe ndihmojnë që jashtëqitja të jetë e shpejtë dhe të kalojë nëpër zorrë, si dhe të nxisë zbrazjen e saj.

Rekomandohet që molla të hahet herët në mëngjes, si dhe përpara gjumit, pasi ajo ndihmon në motorikën e zorrëve dhe lehtëson jashtëqitjen

Mollët gjithashtu janë të pasura me fibra pektine të cilat kanë veprim amfoterik./rd.al

Temat e fundit