×
Hyrja
Profili

Piramida e ushqimit dhe kaloritë e nevojshme

Piramida e ushqimit dhe kaloritë e nevojshme

· 7 · 9105

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-07-2011, 14:49:06
 

Ushqimi në këtë grup është burim i shkëlqyer i vitaminave C, fibrave, kaliumit dhe antioksidantëve. Frutat dhe perimet janë hapi më i rëndësishëm në mbajtjen e të ushqyerit të shëndetshëm dhe të balancuar dhe duhen të jenë pjesë themelore e ushqimit
E përcaktuar tashmë piramida e ushqimit, vjen si udhëzues dhe përcaktues i ushqimeve që duhet të konsumohen së pari dhe më tej të tjerat. Nutricionistët dhe shumë specialistë të fushës së shëndetit, kanë pranuar këtë piramidë, edhe pse vite pas vitesh, disa ushqime hiqen e disa te tjera shtohen. Megjithatë ne ju propozojmë piramidën klasike të ushqimit dhe vlerat kalorike të një pjesë të mirë të produkteve ushqimore që konsumojmë çdo ditë.
Frutat dhe perimet
Pemët dhe perimet janë burim vital i vitaminave dhe i mineraleve. Duhen të hahen pesë porcione të pemëve dhe perimeve në ditë. Ushqimi në këtë grup është burim i shkëlqyer i vitaminave C, fibrave, kaliumit dhe antioksidantëve. Frutat dhe perimet janë hapi më i rëndësishëm në mbajtjen e të ushqyerit të shëndetshëm dhe të balancuar dhe duhen të jenë pjesë themelore e ushqimit.
Buka, orizi, patatja, pasta
Buka, drithërat, patatja dhe pastat janë pjesë e rëndësishme e ushqimit të shëndetshëm. Janë burim i mirë i energjisë dhe burimi kryesor i materieve ushqyese në të ushqyerit tonë. Ky ushqim është karburant për trup.
Mishi, peshku, vezët dhe bimët bishtajore
Këto ushqime janë burim i mirë proteinash, që janë të domosdoshme për rritjen dhe ripërtëritjen e organizmit. Ato janë po ashtu burim i mirë i vitaminave dhe i mineraleve. Rreth 15 për qind e kalorive që i hamë çdo ditë duhen të vijnë nga proteinat. Mishi është burim i mirë proteinash, vitaminash dhe mineralesh, siç janë hekuri, zinku dhe vitamina B. Po ashtu janë një nga burimet kryesore të vitaminës B12. Peshku është një burim tjetër i rëndësishëm i proteinave, ndërsa përmban shumë vitamina dhe minerale. Peshku i kaltër është veçanërisht i pasur me acide yndyrore omega 3. Vezët dhe bimët bishtajore janë po ashtu burim i madh i proteinave. Për dallim nga mishi, bimët bishtajore përmbajnë më pak yndyra dhe shumë fibra.
Qumështi dhe produktet
Qumështi dhe produktet e qumështit si djathi dhe jogurti janë burim i mirë proteinash. Ato po ashtu përmbajnë kalcium, i cili ndihmon në mbajtjen e eshtrave të shëndetshëm. Por, disa produkte qumështore përmbajnë nivele të larta të yndyrave të ngopura. Për së tepërmi yndyra te ngopura mund të rrisin nivelin e kolesterolit në gjak dhe të rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përdorni qumësht të skremuar, djathëra më pak të yndyrshëm dhe jogurt me yndyrë të ulët.
Yndyrat, vajrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernat janë burime të mira të energjisë për trup, por përmbajnë shumë kalori. Nëse konsumohen shumë, mund të çojnë deri tek shtimi në peshë. Kjo mund të çojë te trashja, çka rrit rrezikun nga diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit.
 
Kaloritë për 100 gr
Pijet
Kafe pa sheqer 5 kalori
Coca-Cola 39 kalori
Limonadë 46 kalori
Raki 245-280 kalori
Verë 60-120 kalori
Uiski 245 kalori
Yndyrat
Vaj ulliri 883 kalori
Margarinë 696 kalori
Majonezë 718 kalori
Gjalpë 716 kalori
Veza
1 vezë e pagatuar 162 kalori
Të verdha veze 360 kalori
Fruta
Ullinj 116 kalori
Portokall 49 kalori
Mollë 58 kalori
Kumbulla 60 kalori
Rrushi i freskët 67 kalori
Perime
Karota 40 kalori
Patëllxhanë 25 kalori
Lakër 25 kalori
Lulelakër 27 kalori
Barbunja 123 kalori
Fasule 338 kalori
Qepe 38 kalori
Patate 114 kalori
Domate 40 kalori
Bulmeti
Djathë 378 kalori
Qumësht lope 64 kalori
qumësht te kondensuar (pa sheqer) 138 kalori
Kos 71 kalori
Mishi (i pagatuar)
Mish viçi 243 kalori
Romstek 303 kalori
Mish derri 341 kalori
Brumërat
Biskota 389 kalori
Bukë 227 kalori
Miell 331 kalori
Misër 362 kalori
Oriz 360 kalori

Standard.al
« Editimi i fundit: 26-03-2019, 19:28:52 nga M A X »

  • Postime: 34

#1 ne: 02-04-2013, 09:07:56
qekjo satistik e kalorive vlen ne gjdo 100 gram apo ne 1 kilogram

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 26-03-2019, 19:24:45
Ohhh ja dhe kjo ndihmon per te mbajtur trupin ne formë.

  • Postime: 253

#3 ne: 26-03-2019, 19:26:04
O do mi lini tulet rehat, se i kam investim shekullor..monument kulture ruhet nga shteti lol

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 26-03-2019, 19:27:18
Po ku ke tule ti moj , ti ke muskuj 😂

  • Postime: 253

#5 ne: 26-03-2019, 19:34:48
Jalla.....na bere te kthej koken te shihja mos e kishe me kte mbrapa lol

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 26-03-2019, 19:42:50
Jo de jo 😂

Temat e fundit