×
Hyrja
Profili

Pse duhet te hani Mengjesin

Pse duhet te hani Mengjesin

· 18 · 4280

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-06-2005, 09:21:04
Alarmi asnjëherë nuk ndalet. Jeni vonuar për punë, fëmijët nuk mundën ti gjejnë detyrat e shtëpisë, qenin duhat ta ushqeni – Është koha për mëngjes? Asesi!


Sipas një statistike të bërë qysh në vitin 1987, një prej katër femrave të moshës 25-37 zakonisht nuk hanë mëngjësin.


Shumë hulumtime shkencore gjatë 20 viteve të fundit kanë sjellur përfundime se mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm dhe njëherit kanë sjellur arësyë se pse nuk duhet asnjëherë të lejoni që të mos e hani mëngjesin:

 

1. MËNGJESI SJELL VITAMINA: Një mëngjes i thjeshtë me sallatë, qumësht dhe frute cdoherë sjell sasi të mjaftueshme të kalciumit, B6, hekur etj.


2. MËNGJESI JU MUNDËSON KONCENTRIM MË TË MADH: Fëmijët që hanë mëngjës kanë treguar rezultate të shkëlqyera në teste si dhe një nivel më të lartë t ëkoncentrimit në klase; ata gjithashtu janë më të gjallë dhe më kreativë Ndërsa, të riturit  nëse kanë bërë me rregull mëngjesin e tyre atëherë janë më të kthjellur në ambientin e punës si dhe më të koncentruar.


3. MËNGJESI E ZMADHON MUNDËSINË PËR TË KONTROLLUAR PESHËN E JUAJ: Një statistikë e vitit 1994 ka treguar se në një familje ku fëmijët rriten me dy prindër, Tëherë fëmijët që nuk hanë mëngjes dyfish më shumë kanë gjasa të shtojnë më shumë në kilogramë se fëmijët që mëngjesin e tyre e hanë rregullisht. Shumë të rritur nuk hanë mëngjës me shpresë së do të dobësohen. Për fat të keq, ky program I humbjes së kilogramëve të tepruar do të ju dështojë. Duke ju larguar mëngjesit kjo sjellë deri tek krijimi I urisë më të madhe gjatë ditës më vonë, që pastaj resulton ne kalori më shumë.


SI TË GJENI KOHË DHE, CKA DUHET TË HANI?

 
TAni më I kuptuat të gjitha arësyet shkencore lidhur me rendësinë e mëngjesit të rregullt. Mirëpo sit ë gjejmë kohë të hamë, deh cfarë në të vërtetë domethënë një "Mëngjes I balacuar"?

 

Mendoni në 3 lloje të ushqimit:

 

1.      Zarzavate për energji;

2.      Frute për të ju sjellur fuqi vitaminash; dhe

3.      Proteina për energji të përhershme.

 

GRUPI I PARË


Në këtë kategori hynë zarzazvatet e ziera ose të freskëta


GRUPI i DYTË I FRUTAVE

Shumë njerëz hanë pemë vetëm një herë në ditë: ne mëngjes. Mund të mos ju pëlqejë të hani banana cdo ditë po mundohuni të bëheni më kreativë!

 

GRUPI I TRETË I PROTEINAVE


Ushqimi I mëngjesit zakonisht ka më tepër proteina, gjë që na mbanë në formë gjatë tërë ditës.. Ato (proteinat) gjithashtu na mundësojnë që të mos jemi të uritur shpejtdhe njëherit e plotësojnë mëngjësin tonë.

 

· Produktet sic janë qumështi dhe jogurti janë proteina të shkëlqyera.

· Mëngjesi tradicional me vezë gjithashtu përmban proteina, mirëpo zakonisht me një masë jo edhe aq të shëndetshme të yndyrës. Provoni vezë të ziera ose të fërguara me tost të tërë.


MOS HARRONI TA PËRDORNI IMAGJINATËN TUAJ

Njerëzit zakonisht nuk e hanë mëngjesin  pasi që nuk e duan mëngjesin tradicional. Përdoreni pak imagjinatën tuaj!


· Hani oriz, të përzier me zarzavate dhe me zopa të imëta të mishit të pulës.

· Sanduic me një gotë qumësht dhe pemë është gjithashtu një kombinim I mirë për mëngjes.

· Pica që ju ka ngelur prej një natë përpara, është e lehtë dhe përbën një ushqim mëngjesi të plotë.

· Nëse nuk I doni zarzavatet, hani cfarë të doni, mirëpo keni kujdes ce sa më shumë të konsumani edhe zarzavate co mëngjes.


PUNONI PAK EDHE NË VETEN DHE MËNYRËN E JETESËS

Nuk keni kohë për ushqim? Një natë përpara përgatisni për në mëngjes. Përzieni qumështin me pemën tuaj të preferuar dhe mbajeni në frigorifer deri në mëngjes. Vëndosni një copë bukë në makinën e tostit dhe për 5 min. keni një mëngjes të shkëlqyer! Ose merrni një mëngjes me vete: merrni me vete ndonjë frut, sanduic për drekë ekstra dhe hani atë rrugës.

Mbajeni në mend: duke u kujdesur për veten, jo vetëm se do të ndjeheni më mirë por edhe do ti mësoni si duhet fëmijët tuaj. Mundohuni të hani një mëngjes të shëndetshëm, me pemë të freskëta, proteina dhe zarzavate cdo mëngjes.

  • Postime: 183
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 15-10-2005, 08:22:41
ndonjher ha ndonjher nuk ha si te me vij ose kur kam kohe e ha kur nuk kam kohe e le pa ngrene LOL

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 03-11-2005, 19:47:46
une nuk ha asnjehere mengjez sepse ngrihem vone dhe nuk kam kohe!
po per te ngrene aq me haet sa... :(
megjithate ha ne oren e mesimit fshehurazi gjithmone dhe ju garantoj une qe te shijon me shume kur ha fshehurazi! LOL :D

  • Postime: 183
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 04-11-2005, 07:58:45
po po e vertett shorty e kam provuar shume her po te ne nuk thote gje njeri kur ha dhe ca ben..........

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 04-11-2005, 11:08:46
po pse ne cfare lloj shkolle shkon ti qe te lejojne te besh cfare te duash ne oren e mesimit? (?) (?) (?)

  • Postime: 76
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 02-12-2005, 08:31:37
 UN GJITHMON E HA MENGJESIN, NUK RRI DOT PA TE SE ME GRIJNE ZORRET PASTAJ DHE E DI QE ESHTE VAKTI ME I RENDESISHEM I DITES

  • Postime: 25
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 27-05-2006, 16:18:30
qe te jem ne form gjat gjith dites

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 17-07-2007, 15:55:22
Thone qe mengjesi eshte vakti me kryesor i dites dhe ne fakt it makes sense, pasi me mengjes ti fillon nje dite e re. Te duhen kalorite dhe energjite gjate dites. Prandaj eshte mire te hash mengjes, pasi edhe trupi do te te vije me ne forme dhe te duhet te konsumosh gjate dites. Fatkeqesisht ama, kete vakt kaq te rendesishem te dites une zor se e ha. Mund qe ha mengjes ndonjehere, 1-3 here ne muaj psh dhe nese ha mengjes ha zakonisht ndonje frute, pi edhe ndonje leng frutash apo caj edhe kaq. Me ndonje rast ha edhe veze te skuqura, buke te thekur apo ndonje tas me cereal. Por zakonisht nese ha mengjes, une ha fruta dhe cereal. Ka raste kur ne mengjes thjesht fus dicka ne goje, si psh nje molle ose nje banane, ose nje gote qumesht. Kaq.

  • Postime: 4313
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 19-07-2007, 16:01:04
Pajtohem me ty plotesisht Elegance, te ngrenit ne mengjes eshte krucial per te filluar nje dite te mbare, posaqerisht per ata qe punojne. Edhe une pothuajse nuk ha mengjes kurre sepse per cdo mengjes une pij nja dy gota qumesht dhe nje luge te madhe mjalte. Keshtuqe deri ne dreke nuk arrij te ha..

#9 ne: 20-07-2007, 18:38:42
Kush me shkul mua nga shtepia pa pire nje gote qumesht dhe te ha nje flete buke me PANDA ska burre nene :D

  • Postime: 1533

#10 ne: 26-07-2007, 16:48:12
Kur ma benin mengjesin gati edhe une haja, po tashi qe skam ke pi vetem i kafe :(

  • Postime: 22

#11 ne: 17-09-2007, 18:28:10
Një ngrënjë e mëngjesit mundëson aktivizimin e trurit.

Mëngjesi duhet të jetë pak, dhe sidomos me mjaltë dhe një gotë me qumsht.
Por është mirë edhe një gotë me lëngë porokalli e cila plotson vitaminen C për tërë ditën.

  • Postime: 1443
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 02-10-2007, 12:22:58
Pajtohem me ty plotësisht Elegance, te ngrenit ne mëngjes është krucial për te filluar një ditë te mbarë, posaqerisht për ata qe punojnë. Edhe unë pothuajse nuk ha mëngjes kurrë sepse për çdo mëngjes unë pij nja dy gota qumësht dhe një luge te madhe mjalte. Kështuqë deri ne dreke nuk arrij te ha..

Zakonisht kur jam ne pune ne nderrimin e pare, e bej si Brentiani, por une ama nje gote qumesht dhe nje luge mjalte dhe pastaj mund te qendroje deri kah dreka! Por, nese ndodh te jem me nderrim te dyte dhe jam ne shtepi, mengjesin e ha dhe gjithnje me shijon, sepse i kam vene detyre vetes kete, qe te ha mengjes pastaj pale te tjerat shujta vijne e shkojne por mengjesi eshte me i rendesishmi per mua!
P.S. Capi, moj xhan, me ke bere te qeshem me te madhe sa qe edhe komshinjte me kane degjuar!!! LOL LOL LOL LOL LOL LOL

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 10-10-2008, 01:27:03
Une nuk e ha asnjehere mengjesin..vetem pi leng portokalli ose nje gote qumesht..asgje tjeter...disi heret me duket me fry barkun.. :S :D

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 05-01-2020, 00:08:43
Ora 9 nuk më gjen pa mengjes

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 05-01-2020, 19:18:29
E filloj me kafe dhe një fletë buke me drithëra drithëra të ndryshëm, djath dhe sallatë frutesh me kos. Pastaj mar ditën përpara.

  • Postime: 229

#16 ne: 05-01-2020, 19:30:15
E filloj me kafe dhe një fletë buke me drithëra drithëra të ndryshëm, djath dhe sallatë frutesh me kos. Pastaj mar ditën përpara.

Me lejo te pyes
C'do mengjes?

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 05-01-2020, 21:35:05
Me lejo te pyes
C'do mengjes?

Gati çdo mëngjes.

Temat e fundit