×

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 12-10-2010, 21:55:19
Qepa është ilaç për plagët e vogla dhe nervat. Ka vlera të larta ushqyese e kurative. Është e pasur me kripëra minerale. Gjethet e njoma janë të pasura me proteina. Përmban edhe sheqer, vitamina A dhe C.

Era karakteristike e qepës i detyrohet vajit eterik që ka përmbajtje squfuri. Qepa ndihmon shumë tretjen, pasi ndikon të lirohet acidi klorhidrik në stomak.



Prania e këtij acidi luan rol në zhdukjen e baktereve të dëmshme, që hyjnë në stomak bashkë me ushqimin. Vaji eterik i qepës shkatërron sekrecionet helmuese të baktereve. Qepa lufton gripin dhe ndikon pozitivisht në zgjerimin e venave të gjakut.

Kuron me sukses gërvishtjet e freskëta ose plagë të shkaktuara nga shpime, duke vendosur mbi vendin e dëmtuar, cipën e hollë të saj. Në mungesë të antibiotikëve, momentalisht mënjanon infeksionet. Përdorimi i qepës së gjallë pastron sistemin e frymëmarrjes.

Ka veti kuruese për astmën si dhe bën mirë të përdoret nga ata që vuajnë nga sistemi nervor (melankoli, nevrasteni).

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 29-09-2019, 16:10:39
Qepa e kuqe rregullon nivelin e sheqerit në gjak

 

Qepa e kuqe përmban krom – mineral i cili ndikon në faktorin e tolerancës së glukozës, i cili përmirëson prodhimin e insulinës Në këtë mënyrë qepa e kuqe ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Numri i rasteve të diabetit të tipit 2 po rritet me shpejtësi, dhe sa i përket sëmundjes së rëndë, e cila kërkon terapi të përshtatshme dhe konsultime me mjekun, është e mundur të rregullohen simptomat dhe të reduktohen nivelet e sheqerit në gjak.

Ky problem shëndetësor po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë, dhe një nga shkaqet kryesore është zakoni i varfër jetësor dhe menaxhimi i jetës së çrregullt. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të jesh fizikisht aktiv për të parandaluar, për të marrë trajtim mjekësor dhe për t’u kujdesur për peshën.

Konsumimi i qepës së kuqe është mënyra e mirë që të ndihmohet në shërimin e diabetit të tipit 2, mirëpo edhe të efektit të hipo-glykemisë,prandaj edhe këshillohet ta përfshijnë në ushqimin e tyre ata të cilët vuajnë nga sëmundja e sheqerit.

Nutricionistet Julie Kelow dhe Sara Brever kanë zbuluar se duke konsumuar 100 gramë qepë të kuqe mund të ulni shanset për të pasur diabetin e tipit 2. Qepa e kuqe është një burim i shkëlqyeshëm i quercetin, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe lufton kancerin./rd.al

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 29-09-2019, 23:52:44
Qepa dhe hudhrat ulin rrezikun nga kanceri i gjirit
Konsumimi i qepës dhe hudhrës çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes se grave nga kanceri i gjirit, thonë studimet shkencore.

Shkencëtarët analizuan të ushqyerit e më shumë se 600 grave në Porto Riko, ku normat e sëmundjes janë rritur shumë gjatë dekadave të fundit.

Studimi zbuloi se ato gra që kishin konsumuar qepë dhe hudhër një herë në ditë, kishin 67 për qind më pak rrezik të prekeshin nga kanceri i gjirit.

Studimi u krye nga Universiteti i Buffalo dhe Universiteti i Porto Riko. /po.al
 

Qepa ilac per Rrufa dhe bronkitet

Nisur nga M A XRubrika Jeta

Postimi i fundit 11-01-2012, 16:37:14
nga M A X
Qepa, me shume veti kuruese

Nisur nga ßåßy ღRubrika Tryeza

Postimi i fundit 27-05-2010, 12:17:35
nga Shej
Qepa, sa shumë veti kuruese

Nisur nga M A XRubrika Jeta

Postimi i fundit 12-05-2010, 09:10:03
nga M A X
Sëmundjet që kurojnë hudhra, qepa dhe preshi !

Nisur nga BerniRubrika Jeta

Postimi i fundit 17-09-2008, 17:54:57
nga leonardos