×

Qumështi (Tamëli)

Qumështi (Tamëli)

· 4 · 97

  • Postime: 23731
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-09-2019, 21:49:53
 

Një vajzë qesh me buzët lyer me qumësht (tamël: Kosovë) në kamera, një gotë në dorë, një kanë pranë vetes. Një motiv i pëlqyer për reklamat. Po ashtu si qumështi i bardhë, që si me dorë magjike përzihet me cerealet e ushqyeshme për një mëngjes të shëndetshëm. Pamje të tilla janë të përditshme, ndërsa ne si konsumatorë mësojmë se ku ka qumësht brenda ka shëndet. Komponentët e qumështit të pa përpunuar janë të ndryshme varësisht nga lloji i gjitarit, gjithashtu qumështi ndryshon në përbërje edh brenda llojit varësisht nga raca ose kushtet tjera, por në tëgjitha rastet përmban sasi të konsiderueshme të yndyrës së ngopur, proteinave, kalciumit si dhe vitaminës C. Për fat të keq gjat ngrohjes së qumështit vitamina C shkatërrohet.

Kafshët qumështi i të cilëve përdoret për ushqim janë:

lopa
buallica
delja
dhija
pela
gomari
deveja
bafallo e ujit
dreri
Qumështi i balenës nuk konsumohet nga njerëzit, por është qumështi më yndyrorë me sasi mesatare: 10.9% proteina, 42.3% yndyrë dhe 2.0% laktozë dhe furnizon 443 kcal energji për 100 gram .

Qumështi njerzor nuk prodhohet industrialisht e as nuk shpërndahet në rrjete tregtare, por megjithatë ekzistojnë banka në të cilat mund të dhurohet qumësht njerzor për shpërndarjen e tij tek foshnjat të cilat do të përfitonin ai qumësht.

Përveç gjitarëve të rradhitur mësipër edhe të gjitha gjitaret e tjerë prodhojnë qumësht, por janë të rrallë ose e prodhojnë atë vetëm për të vegjëlit e tyre.

Kosi (jogurt)
Kosi ështe një ndër nënproduktet më të përdorura të qumështit i cili përfitohet nga fermentimi i qumështit të valuar, akoma i ngrohtë, në të cilin është hedhur një sasi e vogël kosi të freskët e quajtur "farë kosi". Kosi ka mjaft veti ushqyese ndër të cilat baza kryesore përbëhet nga uji, yndyrna e kalcium. Është shumë i përdorur edhe në forma të tjera si p.sh.

"Dhalla", e cila përdoret si pije freskuese gjatë verës ose në shumë raste për të përcjellë ushqimin gjatë ngrënies,
"Salcë kosi", që është kos i kulluar nga uji i tepërt në një copë zakonisht në formë burulluk prej pambuku, që e bën të jetë më i trashë e të marrë formën e salcës.

Gjiza
Gjiza është një nën produkt i qumështit. Lloj bulmeti në trajtën e dromcave të buta e pak të ujshme, që përgatitet nga qumështi, kosi, dhalli ose hirra, duke i mpiksur e kulluar pasi zihen.

Përgatitja
Lëngu i kulluar i djathit vlohet në një enë rreth 15 minuta dhe kullohet në mape 3 ose 4 orë, masa e fituar kriposet sipas dëshirës. Kjo gjizë mund të përdoret menjëherë ose të qëndroj në frigorifer disa ditë.

Djathi
Djathi është bulmet që bëhet duke zënë qumështin me mullëz ose me maja dhe duke e kulluar me napë.

Ajka
Ajka (lokale Maza, Kajmaku) është shtresa e mbledhur, e yndyrshme e qumështit të nxehtë pas ftohjes së tij.

Procesi
Qumështi zihet në një enë sa më të gjerë. Lihet të ftohet 24 orë në frigorifer pa e prekur qumështin asnjëherë. Pastaj hiqet pjesa e sipërme pra ajka dhe vendoset në një enë të përshtatshme dhe kryposet. Nëse dëshirojmë që ajka të ruhet më gjatë atëherë e gjithë ena duhet të mbushet me ajkë kryposet i hapet një vrimë e vogël në fund të enës në mënyrë që të kullohet lëngu (uji i tepërt).

Kaçkavalli
Kaçkavalli është një lloj djathi.

Në fjalorin e gjuhës shqipe fjala Kaçkavall shpjegohet si : Lloj djathi i fortë e me shumë lyrë, që bëhet në mënyrë të veçantë nga qumështi i deles në trajtë bukësh të trasha.

Kefiri
Copa kefiri të cilat e fermentojnë qumështin
Kefiri (turqisht "köpürmek" = "shkumë") është një pije e dendur nga qumështi i cili përbëhet nga acidi karbonik dhe alkooli etilik. Origjina e kefirit është nga Kaukazi. Kefiri fitohet ashtu që në qumështin e lopës, deles ose dhisë vendosen copa të kefirit të cilat janë simbiozë nga bakteriet e acidit laktik, streptokokeve, mikrokokeve dhe këpurdhave të cilat lihen një ose dy ditë. Kështu qumështi fermentohet. Temperatura optimale është nga 10 °C deri në 25 °C. Përmbajtja e alkoolit është nga 0,2 °C do maksimum 2 °C. Yndyra dhe proteina varet nga lloji i qumështit të përdorur. Kefiri ka shije të thartë.

Kumështi
Kumështi është një mbetje e fituar gjatë nxënies së djathit nga qumështi. Në kohën më të re, nga shumë prodhues industrial, ju afrohet konsumatorëve, si një ndër produktet që përcjellin katalogjet e dietave. Në lëngun e fituar nga nxënia e djathit ose gjizës i shtohet një lugë kos dhe përzihet mirë dhe mbulohet njëjtë sikur kosi për 3 orë dhe futet në frigorifer. Është pije shumë e shëndetshme dhe e shijshme.
« Editimi i fundit: 12-11-2019, 23:52:35 nga M A X »

  • Postime: 23731
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 25-09-2019, 21:51:19
Njerëzit kanë filluar të përzgjedhin qumshtin dhe produktet e tij përsa i përket përmbajtjes së yndyrës që kanë.

Mundohen që të blejnë ato që kanë më pak përqindje yndyre.

Por një studim i fundit ka nxitur polemika pasi një tru i shëndetshëm ka nevojë për ushqim si qumshti dhe nënprodukte të tij.

Studimi, në SHBA dhe studiuesë Australianë, duke përfshirë 1.000 të rritur, kanë gjetur se ata të cilët rregullisht kanë përdorur produktet e qumështit të tilla si qumështi, djathi dhe kosi kishin rezultatin më të mirë në testet e aftësisë mendore se sa njerëzit që kurrë, ose rrallë, kanë konsumuar qumësht.

Megjithatë studimi ka nevojë dhe për disa verifikime të tjera para se të japë versionin përfundimtar.

Truri ynë është i përbërë nga 60 për qind yndyrë. Qelizat e trurit janë të izoluar nga lëvozhga e myelin e përbërë nga 75 për qind yndyrë. Kjo yndyrë myelin duhet të zëvendësohet vazhdimisht.

Sheaths Myelin janë jetike për aftësinë e komunikimit të qelizave. Është analizuar se sa më shumë myelin të keni,aq më shpejt ju mësoni aftësi të reja. /klankosova

  • Postime: 23731
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 25-09-2019, 21:51:46
Shkenctëarët zbuluan se njerëzit që konsumonin qumështin e pasur me yndyrë, ose djath, gjalp dhe kos, kishin më pak gjasa për t’u diagnostifikuar me sëmundjen.

Vitet e fundit, është parë një fushatë e jashtëzakonshme kundër përdorimit të produkteve të qumështit, por ekipi i udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar, thonë se gjetjet e tyre flasin për qumështin si një luftues i dy tipeve të diabetit, transmeton lajmi.net

  • Postime: 23731
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 25-09-2019, 22:00:12

 

Qumshti është një ndër ushqimet me të konsumueshme. Ka ngelur traditë që prindërit iu imponojnë fëmijëve të tyrë produktin e qumshtit me pretekstin sepse është një produkt që i bën mirë organizmit dhe se përmban vlera ushqyese. Por realisht pak janë ata prindër që i dinë dobitë dhe vlerat e qumshtit. Madje ka dhe nga ata prindër që ja u imponojnë në mas qumështin fëmijëve të tyre pa marrë parasysh dëmet që sjell konsumimi i tij në masë. Qumshti përmendet edhe në Kur’anin famëlartë. Thotë Krijuesi i Gjithësisë: “Ju edhe në kafshët keni mësim(përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.”( En-Nahl: 66) Zoti i Madhërishëm e përmend qumshtin edhe në një ajet tjetër ku thotë: “...Në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur.” (Muhammed: 15) Në këtë ajet Krijuesi i Gjithësisë flet për Xhennetin e përjetshëm. Qumshti konsiderohet si një substancë e thjeshtë që përmban përzierjen e pjesëve natyrore dhe të pandashme të tri substancave ushqese. Kush janë substancat? Uji yndyra dhe djathi. Gjithashtu qumshti përmban pak hekur dhe vitaminë C dhe niacinë. Sasia e kalciumit dhe i fosforit në qumësht është e madhe. Sasia e vitaminës A është e lartë. Strukutra e terë qumshtit është përafërsisht: 4.9% karbohidrate, 3.5% yndyrë, 3.5% proteina dhe afro 87% uje. Qumështi e furnizon trupin plotësisht dhe përveç substancave të tjera ai përmban edhe sasi të madhe proteina, antitrupa dhe kalcium. Natyra e yndyrës në qumësh është mesatarisht e nxehtë dhe e lagësht. Ajo përputhet me natyrën autentike të trupit të shëndoshë dhe ofron dobi të shumta. Yndyra në qumësht lejon një absorbim më të madh të substancave ynyrore të tretshme dhe ushqyese në qarkullimin e gjakut nga zorrët. Punon edhe si mjet për zbërthimin që është i nevojshëm për punën e zorrëve dhe si mjet që krijon lagështinë e pëgjithshme të trupit. Ka disa mendime ku thuhet se qumështi duhet të pihet menjëherë pasi të milet për arsye se vlera e tij ushquese është më e lartë. Riboflavina është e pranishme në sasi të konsiderushme në qumësht, përveç nësë qumështi nuk ka qëndruar në dritë për një kohë të gjatë. Burimi https://elvisnaci.al/?p=2901