Shalqiri, fruti i pasionit - Tryeza

×
Hyrja
Profili

Shalqiri, fruti i pasionit

Shalqiri, fruti i pasionit

· 9 · 3884

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-07-2008, 09:20:47
Ngjyra, shija dhe uji i tepërt që përmban e bëjnë frutin më të preferuar të verës. Por, për shkencëtarët ka më shumë arsye për të mos e ndarë nga tavolina.



E para mendohet se ka të njëjtat efekte me viagrën. Për këtë janë tërësisht të bindur kërkuesit e Universitetit të Teksasit, që sapo kanë prezantuar rezultatet e një studimi. Sipas tyre, sekreti i zgjerimit të enëve të gjakut qëndron te citrulina. Kur hani një fetë shalqiri, trupi, pasi e përthith citrulinën, e shndërron atë në argininë, një aminoacid që ndihmon në funksionimin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe atë imunitar. Pra, te shalqiri, sipas një studimi të fundit zhvilluar në Teksas, gjendet zëvendësuesi natyror i viagrës dhe për këtë arsye ky frut mund të jetë një zëvendësues i denjë i saj. Bhimu Patil, që ka ndjekur nga afër kërkimin, shpjegon se në thelb të zgjerimit të enëve të gjakut qëndron citrulina, një aminoacid që përthithet nga organizmi njerëzor dhe është i pranishëm edhe te mishi dhe lëvozhgat e arrës. Nga një fetë shalqiri trupi merr citrulinë, që falë veprimit të disa enzimave shndërrohet në argininë, një aminoacid që ndihmon funksionin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe atë imunitar. "Arginina vepron mbi kapilarët, shpjegon Patil, dhe rrit përqendrimin e oksidit të azotit. Kjo lejon të kurosh disfunksionin eretil, ndoshta edhe ta parandalosh. Sigurisht pa efektet anësore të viagrës.

Todd Wehner, studiues i Universiteti të Karolinës së Veriut, tha se është e gabuar të presësh efektet e viagrës nga një fetë shalqiri. "Nuk mund ta zëvendësojë një ilaç", komenton Wehrer, ndërsa Penelope Perkins-Veasie, kërkuese e departamentit të agrikulturës në Oklahoma, mbështet se zbulimi i

Bhimu Patil është i vlefshëm, por paralajmëron: "Do të duheshin të paktën gjashtë filxhanë të mëdhenj me lëng shalqiri për të marrë citrulinën në doza të mjaftueshme për të arritur efektin e dëshiruar".

Mrekullitë e shalqirit

Një nga kënaqësitë e tavolinës në verë është pa dyshim shalqiri. Freskia dhe shuarja e etjes janë dy nga vetitë kryesore të tij. Nëse mendohet se në antikitet vendosej zakonisht në varret e faraonëve si mjet për jetën e përtejme, nuk është e vështirë të mendosh se si shalqiri mund të konsiderohet një lloj ilaçi për jetë sa më të gjatë, për shkak të sasisë së madhe të antioksiduesve që përmban. I pasur me ujë dhe fruktozë, shalqiri përmban një varietet të madh vitaminash, në veçanti vitaminën A, vitaminën C dhe kalium. Për shkak të përbërjes së tij, shalqiri është një frut shumë hipokalorik, i përshtatshëm për sezonin e verës, për aftësinë e tij në shuarjen e etjes. Për më tepër, sikur të mos mjaftonte, shalqiri është një ndihmë e madhe edhe për dietën: ideale për diuresën, ky frut luan një rol të rëndësishëm në furnizimin me ujë të organizmit tonë. Përveçse mund të konsumohet i vetëm, shalqiri mund të përshtatet shumë mirë me pjata si sallatat verore, të shoqëruara nga domatet, karotat, spinaqi, qepët dhe lakrat. I pëlqyer për përgatitjen e akulloreve, ëmbëlsirave, pijeve dhe marmelatave, shalqiri mund të përdoret edhe në kozmetikë. Në të vërtetë, zemra e shalqirit është shumë e mirë për të përgatitur maska hidratuese dhe me lëngun e saj përdoren lëngje të nevojshme për të zbutur lëkurën e thatë. Përkrah llojeve klasike, kohët e fundit janë shfaqur në treg edhe disa lloje të tjera që përmbajnë më pak sheqer dhe janë të domosdoshme për t‘u përdorur nga personat që vuajnë prej diabetit. Me të njëjtën shije dhe me të gjitha vlerat si shalqiri i zakonshëm, ai do të përmbajë rreth 50 për qind sheqer më pak. Padyshim, një ndihmë e madhe për diabetikët.

Historia

David Livingstone, një nga zbuluesit i Afrikës, raportoi se shalqiri rritej në sasi shumë të madhe në shkretëtirën e Kalaharit, nga supozohet se ka edhe origjinën. Aty fruti rritej si një bimë e egër dhe njihej me emrin tsamma (citrullus lanatus var citroides). Bima është e njohur për gjethet e saj të veçanta dhe për numrin e madh të frutave që prodhon, deri në 100. Për këtë arsye, ishte një ndër furnizuesit më të mirë me ujë për organizmin, përveçse ushqim për njerëzit dhe kafshët. Nuk dihet ende me saktësi se kur shalqiri u kultivua si fillim, por vjelja e parë e regjistruar deri më sot ka ndodhur në Egjiptin Antik rreth 5000 vjet më parë dhe është dokumentuar në disa hieroglifë. Ky është fruti që shpesh futej në varret e faraonëve, si mbështetje për jetën e përtejme. Në mitin egjiptian, shalqiri e kishte origjinën nga fara e Zotit të tyre Seth. Në shekullin X pas Krishtit shalqiri u kultivua edhe në Kinë, që aktualisht është prodhuesi më i madh në rang botëror. Në shekullin XIII fruti erdhi në Evropë si pasojë e pushtimit të morëve (arabëve).

Pije dhe ushqim

Shalqiri i freskët mund të konsumohet në shumë mënyra, por gjithashtu mund të përdoret edhe për të aromatizuar pijet apo për të përgatitur koktejet e ndryshme të verës. Një gotë mesatare me lëng shalqiri përmban rreth 48 kalori. Shalqiri është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C dhe A dhe ka sasi të vogla vitaminash B6 dhe B1, po ashtu edhe magnez dhe kalium. Shalqiri rozë është gjithashtu burimi më i fuqishëm i antioksiduesit të njohur me emrin likopen dhe i substancës me emrin citrulinë. Një studim i zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Jutendos në Tokio, kanë provuar efikasitetin e likopenit në mbrojtjen e mushkërive të duhanpirësve, ose të atyre që jetojnë në qytete industriale, ku ajri është i ndotur nga substancat toksike.

Lëngu i tij (së bashku me atë të domates) ka arritur të parandalojë zhvillimin e emfizemës së mushkërisë te kafshët e rritura në ambiente ku ajri ishte ndotur me qëllim me tym duhani. Kërkuesit japonezë po shqyrtojnë mundësinë ta përsërisin studimin edhe te njerëzit, duke bërë që t‘i nënshtroheshin një kure me likopen një grupi të sëmurësh të prekur nga shqetësimet kronike të mushkërive. Sipas shkencëtarëve japonezë, glikopeni, që gjendet me shumicë te domatet dhe shalqiri, do të jetë në gjendje të ndalojë zhvillimin e sëmundjeve falë fuqisë antioksiduese. Për më tepër, koret e shalqirit janë gjithashtu të ngrënshme dhe gjithmonë e më shpesh po përdoren në gatime nga më të ndryshmet. Zakonisht, pasi janë pjekur dhe qëruar, ato mund të gatuhen me vaj ulliri, hudhra, speca djegës, sheqer dhe rum. Në shumë vende si Amerika, Rusia, Ukraina, Rumania dhe Bullgaria koret e tij përgatiten në formën e turshive. Farat e tij, të pasura me yndyra dhe proteina, po përdoren gjithmonë e më shumë si ushqime "snack", u shtohen pjatave të tjera, ose përdoren për përgatitjen e vajit. Varietete të veçanta po kultivohen me pak ujë, por me shumë fara. Në Kinë, farat e shalqirit të pjekura konsumohen aq shumë, sa kanë konkurruar edhe farat e lulediellit apo ato të kungullit. Në Afrikën Perëndimore, ato përdoren për vaj, për një lloj supe (egusi) dhe për pjata të tjera. Shalqiri përmban rreth 92 për qind ujë. Sot, në Perëndim mund të gjesh nëpër bare, e sidomos në klubet e natës, një pije të re alkoolike të quajtur "Hard Watermelon", ku lëngu i shalqirit është i përzier me disa lloje alkoolesh.

Përdorimi i tij sipas kulturave

Shalqinjtë përdoren në shumë vende si simbole gjatë festimeve të ndryshme dhe ditëve të shënuara të vitit.

Në Meksikë, në jetën artistike dhe sidomos në ditën e të vdekurve, shalqiri vizatohet si një frut që hahet nga të vdekurit, ose ka lidhje të ngushtë me vdekjen. Ky subjekt shfaqet rregullisht në të gjitha punimet prej qeramike dhe në objektet e ndryshme artistike të asaj dite. Shalqinjtë janë akoma një ndër temat e preferuara për jetën artistike meksikane. Në Vietnam përdoret si pjesë e pushimeve për vitin e ri vietnamez, Tết, sepse ngjyra e tij konsiderohet si ngjyrë fati. Aty konsumohen shumë edhe farat. Në shekullin e 19-të dhe fillimet e shekullit 20, amerikanët me origjinë afrikane zakonisht përshkruheshin në karikaturat raciste si njerëz që i hanin shumë shalqinjtë. I njëjti përshkrim për dashurinë e afrikanëve për shalqirin përdoret në disa shtete të Meksikës. Megjithatë, këtu nuk shihet si veprim racist.

Rekordi

Një shalqi i zi me peshë rreth tetë kilogramë, që i përkiste varietetit "Densuke" mban aktualisht rekordin për sa i përket çmimit. Ai është shitur në Japoni për shifrën rekord prej 6100 dollarësh. Shalqiri është blerë nga një shitës i prodhimeve të detit si shenjë për të mbështetur agrikulturën e vendit. I kultivuar në ishullin verior të Hokaidos, ky produkt me ngjyrë të errët është jashtëzakonisht i ëmbël dhe ka një shije të mrekullueshme, si pasojë e temperaturave të larta të prillit dhe qershorit.

Miku i verës

Dihet që në verë lëkura dehidratohet shumë lehtë, për shkak të nxehtësisë së diellit dhe djersës. Ndaj, edhe natyra duket se e ka "krijuar" shalqirin si frutin për të shëruar të gjitha të "këqijat" e verës

Lëkura e thatë

Zemrën e shalqirit lëreni për dhjetë minuta në një vend të freskët dhe pastaj lëngun e tij vendoseni ngadalë në lëkurë dhe qafë. Pasi lëkura ta ketë përthithur, shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Nxirja

Ndoshta jo të gjithë e dinë se përveç karotës, është edhe shalqiri që përdoret si mjet natyror për një nxirje perfekte që zgjat shumë. Para se të ekspozoheni në diell, hani sa më shumë të jetë e mundur shalqi.

Flokët

Është mirë të përdorni këtë recetë: merrni të gjitha farat e fetës që sapo keni ngrënë dhe grijini me vajin e farave të tij. Pastaj përbërjen vendoseni në flokë dhe lëreni për 30 minuta. Në fund lajeni flokun me shampo normale.

Fruti

Shalqiri është i pasur me beta karoten, vitaminë C dhe kalium, që ndihmon në rregullimin e funksionimit të zemrës dhe të tensionit të gjakut. Substanca beta karoten luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shikimit dhe funksionimin e mirë të syve

Zëvendësuesi

Te shalqiri, sipas një studimi të fundit zhvilluar në Teksas, gjendet zëvendësuesi natyror i viagrës dhe për këtë arsye ky frut mund të jetë një zëvendësues i denjë i saj. Në thelb të zgjerimit të enëve të gjakut qëndron citrulina

Diabetik

Përkrah llojeve klasike, kohët e fundit janë shfaqur në treg edhe disa lloje të tjera që përmbajnë më pak sheqer dhe janë të domosdoshme për t‘u përdorur nga personat që vuajnë prej diabetit

Konsumi

Në Kinë, farat e shalqirit të pjekura konsumohen aq shumë, sa kanë konkurruar edhe farat e lulediellit apo ato të kungullit. Në Afrikën Perëndimore, ato përdoren për vaj, për një lloj supe (egusi) dhe për pjata të tjera

Vetitë

I pasur me ujë dhe fruktozë, shalqiri përmban një varietet të madh vitaminash, në veçanti vitaminën A, vitaminën C dhe kalium. Për shkak të përbërjes së tij, shalqiri është një frut shumë hipokalorik, i përshtatshëm për sezonin e verës, për aftësinë e tij në shuarjen e etjes

Gazeta Shqip

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 07-07-2008, 19:58:30
un vdesssssssssssss per shalqi e kam pas honger qe e vogel fare


 shalqi me djath te bardh ahhhhhhhhhhh c'te hash vdesss

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 07-07-2008, 20:22:58
Dhe une e pelqej shume, po sa kam 4 vite ketej ne Austri skam hanger shume, plus qe ketej nuk ben fare, shalqi qe mbahet neper frigorifera ta shpif, bien ndonjeher turku dhe ai eshte pak me ndryshe, po shijen e atij te shqiperise se ka, mbaj mend me para vinin disa tregtare me karroca neper lagje, dhe u zinim kush do merrte kokrren me te madhe hahaha.Ne te Shqiperise se Mesme i themi Shalqi, se keto te Jugut i thone Bostan, po keto Bostanit te vertet se di ca i thone LOL me duket dhe nga Veriu po Bostan i thone, po sjam i sigurte, ne Kosove nuk e di.

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 07-07-2008, 21:19:53
ahahhaahahahaa epra po Bostanit si i thon ata?pjeper??lol


edhe ketej kot fare esht shija e shalqinit nuk krahasohet kurr me ato te shqiperis.

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 11-07-2008, 21:14:48
Bostan i thone veriu dhe Kosova,,,ashtu dhe ketu pa shije hic fare jane,,kurre nuk krahasohen me ata te shqiperise,,,,asnje frut nuk ka shijen si atje ne Shqiperi,,,,vetem cka turshite jane llokum fare ketej nga ne,,, :D

  • Postime: 3787
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 13-07-2008, 18:29:36
Citim
Shalqiri, fruti i pasionit

Epo, me ate emer qe ka...

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 16-07-2008, 17:16:26
Epo, me atë emër qe ka...

haahahhaahahahaahah a

  • Postime: 21592

#7 ne: 10-09-2020, 00:08:02
10 këshillat përse duhet të hani shalqi çdo ditë

Shëndeti i zemrës
Shalqini është i pasur me aminoacide të cilat ulin tensionin e gjakut.

Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët, të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje për gjymtyrët
Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë. Disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Antioksidantët
Ngjyra e kuqe e shalqinit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit. Shalqini përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër.

Mbrojtja e lëkurës
Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën. Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Shëndeti i syve
Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim
Sipas të dhënave 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit. Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë.

Zbutja e lëkurës
Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar. Shalqinin mund ta shfrytëzoni edhe si një maskë lëkure duke përzier lëngun e tij me kos. Mbajeni 10 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Më shumë energji
Uji, antioksidantët dhe amino acidet tek shalqini e bëjnë atë ideal për njerëzit që kryejnë aktivitete fizike intensive.

Shalqini përmban edhe shumë kalium, një mineral që ushqen muskujt dhe garanton më shumë energji.

Sheqeri në gjak
Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Tretja
Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur. Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut.

 

  • Postime: 21592

#8 ne: 10-09-2020, 00:08:56
Si të dalloni nëse shalqini ka nivel të lartë nitrati

Sezoni i një nga frutave më të dashura të stinës, shalqinit, nisi dhe po vijon me debatet e shumta të konsumatorëve mbi nivelin e përmbajtjes së nitrateve.

Ankesa të shumta të konsumatorëve shoqëruar me foto përkatëse por edhe me dëshmi mbi shijen e tjetërsuar të shalqinit që kanë blerë kanë ngritur një panik të përgjithshëm mbi faktin se sa të sigurta janë këto fruta për t’u konsumuar.

Shqetësimi i Konsumatorëve
Ish Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një reagim publik ka shprehur shqetësimin mbi këtë fenomen shqetësues.

Ai ka ndarë për konsumatorët një metodë të thjeshtë se si mund të dallojnë në shtëpi nëse ka shalqini që kanë blerë është apo jo me sasi nitrati apo jo.

“Merrni fatin në doren tuaj! Bejini vetë analizat e ushqimit në shtepi! Ka një irritim dhe panik te arsyetuar qytetar për lajmet të cilat qarkullojnë për nivele të larta të nitrateve te bostanoret (shalqi pjeper) .

A mundet që te kete teprim dhe pseudo alarm për rrezikun që keto mbetje kimike, krijojnë per shendetin? Me shumë mundesi që po!

Kjo sepse te dhenat e analizave vijnë nga individë dhe jo nga institucione! Sepse matjet e nitrateve ne fruta perime, kryen me pajisje te pa kalibruara dhe metoda te pa certifikuara.

Kryesisht matjet e nitrateve kryen me pajisjen “Greentest” nje tip “kanoceje” të cilën ata që kanë mundesi e blejnë online në Ebay apo Amazon.

Por për sa kohë që AKU dhe ISUV heshtin dhe nuk analizojnë ndotjet në ushqim, eshte plotësisht e ligjshme të ruash veten dhe familjen nga ndotja!” shprehet ish Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një reagim në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Testi i Verifikimit
Për të mësuar se si dallohet nëse shalqini, Panariti e shpjegon përmes një mënyrë shumë të thjeshtë që kushdo mund ta provojë vetë në shtëpi.

Megjithatë, Panariti thekson se këto metoda nuk zëvendësojnë analizat përkatëse që zhvillohen nga mjetet dhe institucionet zyrtare.

Sipas tij, mjafton që të merrni një copë shalqini pa fara dhe ta vendosni në një enë me ujë, nëse uji merr ngjyrë të fortë rozë atëherë ai ka përmbajtje nitrati nëse jo atëherë është në rregull.

Gjithashtu, nëse copa e shalqinit nuk fundoset në fund të enës por qendron në sipërfaqe atëherë është në rregull për t’u konsumuar.

“Jam i sigurt se mbi 99% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë aparatura “on line”, prandaj po ju tregoj se si mundet t’i zbuloni nitratet te shalqini, në shtëpi vetëm me një tas me ujë! Ja se si? Merrni nje copë tuli shalqini pa fara dhe futeni në nje tas me ujë.

Lëreni per 10 minuta! Nese uji ngjyroset ne rozë atëherë shalqini ka nivele të larta nitratesh. Nese uji mbetet pa ngjyrë, shalqini është në rregull.

Po kështu, nëse copa lundron në sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqini eshte në rregull…. Edhe njeherë këto janë masa vetëmbrojtjeje qytetare te cilat nuk zëvendsojnë analizat zyrtare, por eshte më mire se te rrish duarkryq dhe te ankohesh” bën të ditur Panariti në reagimin e tij.

Temat e fundit