×

Shega

Shega

· 11 · 1433

  • Postime: 6982
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 04-05-2012, 23:27:37
 Lëngu i shegës shkakton të njëjtat efekte me viagrën. Ky është rezultati i një studimi të realizuar nga “Queen Margaret University”, në Skoci.

Studimi tregon se femrat dhe meshkujt që konsumojnë, të paktën një gotë me lëng shege në ditë rezultojnë të kenë një dëshirë më të madhe për raport seksual. Përmbajtja e shegës ndikon në rritjen e nivelit të testosteronit në gjak, që komandon epshin seksual tek të dyja gjinitë.

Testosteroni, i njohur ndryshe si hormoni mashkullor, komandon shumë tipare, si qimet në fytyrë, trashjen e zërit dhe vetë dëshirën seksuale.

Ndonëse me pakicë, ai gjendet edhe tek femrat, duke forcuar strukturën kockore e muskulore e duke ndikuar në dëshirën e saj seksuale.

Por përveç kësaj, studimi tregon se shega është shumë e dobishme edhe për të përmirësuar humorin, kujtesën dhe për të reduktuar stresin.
Shega është një frut i njohur që në antikitet për vlerat e saj ushqyese dhe të shëndetshme. Ajo cilësohet edhe si simbol i fertilitetit dhe jetës së gjatë.

(er.nu/themedicalinformer/BalkanWeb)

  • Postime: 525
erionmuca
#1 ne: 07-05-2012, 16:16:14
Kjo gje shpjegon pse un rri i ngref gjith kohes.

  • Postime: 12746
Mishel...............
#2 ne: 07-05-2012, 16:31:14
te ben edhe kaps shega

  • Postime: 525
erionmuca
#3 ne: 07-05-2012, 16:32:32
te ben edhe kaps shega

Kjo tjetra nuk reklamohet shume se nuk ben shume buje.

  • Postime: 12746
Mishel...............
#4 ne: 07-05-2012, 16:33:20
po sepse kur vuan nga majeselli apo koliti te dalin syte si poca atje ne qenef LOL

  • Postime: 525
erionmuca
#5 ne: 07-05-2012, 16:37:49
po sepse kur vuan nga majeselli apo koliti te dalin syte si poca atje ne qenef LOL

Edhe ne ate moment te del nji grua seksi. Sic je kshu me sy te dale si poca (dhe te skuqur) fillojne dhe te dalin dhe lote.

  • Postime: 12746
Mishel...............
#6 ne: 07-05-2012, 16:39:52
Edhe ne ate moment te del nji grua seksi. Sic je kshu me sy te dale si poca (dhe te skuqur) fillojne dhe te dalin dhe lote.

ne rastin tim nuk vlen ajo gruja seksi.....po doli nai cun seksi edhe LOL

  • Postime: 75
  • Gjinia: Femer
Lindushe
#7 ne: 09-05-2012, 11:38:33
Nje nga frurat e mi te preferuar  :)

  • Postime: 547
  • Gjinia: Mashkull
BVDGF
#8 ne: 09-05-2012, 14:45:09
po me barre te le gje shega LOL

  • Postime: 23731
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 01-10-2019, 11:02:51

 

Shegët
Shegët kërkojnë pak punë dhe shpesh bëhet një rrëmujë, por ato kokrrat e kuqe si rubin që dalin pasi kemi hapur në mënyrë aspak delikate shegën, ja vlejnë për shijen dhe vlerat e larta ushqyese.

Si t’i zgjidhni

Zgjidhni shegë, që peshojnë më shumë krahasuar me madhësinë, pasi janë dhe më të shijshmet. Mos u shqetësoni shumë për ngjyrën e tyre, pasi ato mund të jenë nga komplet të kuqe në një të kuqe të kafenjtë, pa ndikuar fare në cilësi. Gjithsesi zgjidhni shegë të cilat kanë një ngjyrë të fortë.

Si t’i ruani

Shegët duhet të futen në frigorifer, pasi mund të zgjasin tre deri në katër javë.

Pasi të keni nxjerrë kokrrat futini në një qese të mbyllur në mënyrë hermetike dhe vendosini në frigorifer tek ngrirja.

Këshilla shtesë

AgroWeb.org ju këshillon që për ta hapur shegën pa bërë rrëmujë, ndajeni lëvozhgën në katër pjesë, pastaj futeni frutin në një enë me ujë dhe ndani lëkurën, duke bërë që kokrrat të dalin menjëherë.

  • Postime: 23731
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 06-11-2019, 20:35:02
 

Antioksidantët

Lëngu i shegës përmban më shumë antioksidantë sesa shumica e lëngjeve të frutave. Ai ka gjithashtu tre herë më shumë antioksidantë sesa vera e kuqe dhe çaji jeshil. Antioksidantët e lëngut të shegës mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave dhe të zvogëlojnë inflamacionin.

Vitamina C

Lëngu i një shege të vetme përmban më shumë se 40% të nevojës ditore për vitaminë C. Këshillohet të konsumoni lëng të freskët shege të bërë në shtëpi duke shmangur produktet e paketuara.

Parandalimi i kancerit

Së fundmi, studiues të shumtë janë të mendimit se shegët mund të zvogëlojnë shumimin e qelizave të kancerit. Studimet janë ende në fazën fillestare, por rezultatet duken të kënaqshme.

Mbrojtja nga Alzheimer

Antioksidantët e pranishëm në lëngun e shegës besohet se ndihmojnë në luftën kundër sëmundjes së Alzheimer-it duke përmirësuar kujtesën.

Tretja

Lëngu i shegës zvogëlon inflamacionin në zorrë dhe përmirëson tretjen.

Artriti

Gjithnjë e më tepër, lëngu i shegës po studiohet për efektet e dobishme në kurimin e osteoporozës, artritit reumatoid dhe llojeve të tjera të inflamacionit të nyjeve.

Sëmundjet e zemrës

Lëngu i shegës konsiderohet si një nga lëngjet më të shëndetshëm për sëmundjet kardiovaskulare. Ai mbron zemrën dhe arteriet.

Presioni i gjakut

Shega ka efekt edhe në uljen e presionit të lartë të gjakut. Mjekët këshillojnë që personat që hasin një problem të tillë, të konsumojnë çdo ditë lëng shege.

Antiviral

Për shkak të vitaminës C dhe ushqyesve të tjerë, lëngu i shegës forcon imunitetin, parandalon sëmundjet dhe infeksionet. Shegët janë të njohura për vetitë antibakteriale dhe efektet kundër viruseve.

Vitaminat e tjera

Përpos vitaminës C, shegët përmbajnë edhe vitaminë E dhe K.

Performanca seksuale dhe fertiliteti

Besohet se lëngu i shegës ka veti në performancën seksuale duke qenë se ndikon te hormonet përkatëse. Po kështu studime të ndryshme po merren edhe me efektin që kanë shegët në fertilitet.

Performanca sportive

Qershitë dhe panxhari janë po aq përmirësues të aftësive sportive sa edhe shegët, që pakësojnë dhimbjet dhe përshpejtojnë rikuperimin.

Diabeti

Shega është përdorur gjithnjë si ilaç për diabetin në Lindjen e Mesme dhe Indi. Ende nuk ka studime të sakta, besohet se ndihmon në uljen e sheqerit në gjak. Lapsi.al
 

Shega

Nisur nga M A XRubrika Botanike

Postimi i fundit 15-11-2011, 10:59:29
nga M A X
Halimi publikon dokumenta: Tregojnë se Shega dhe Rama shpifën ndaj meje

Nisur nga InfoZRubrika Lajmet e Fundit

Postimi i fundit 18-09-2010, 01:50:02
nga InfoZ