×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 06-11-2019, 20:35:02 »

 

Antioksidantët

Lëngu i shegës përmban më shumë antioksidantë sesa shumica e lëngjeve të frutave. Ai ka gjithashtu tre herë më shumë antioksidantë sesa vera e kuqe dhe çaji jeshil. Antioksidantët e lëngut të shegës mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave dhe të zvogëlojnë inflamacionin.

Vitamina C

Lëngu i një shege të vetme përmban më shumë se 40% të nevojës ditore për vitaminë C. Këshillohet të konsumoni lëng të freskët shege të bërë në shtëpi duke shmangur produktet e paketuara.

Parandalimi i kancerit

Së fundmi, studiues të shumtë janë të mendimit se shegët mund të zvogëlojnë shumimin e qelizave të kancerit. Studimet janë ende në fazën fillestare, por rezultatet duken të kënaqshme.

Mbrojtja nga Alzheimer

Antioksidantët e pranishëm në lëngun e shegës besohet se ndihmojnë në luftën kundër sëmundjes së Alzheimer-it duke përmirësuar kujtesën.

Tretja

Lëngu i shegës zvogëlon inflamacionin në zorrë dhe përmirëson tretjen.

Artriti

Gjithnjë e më tepër, lëngu i shegës po studiohet për efektet e dobishme në kurimin e osteoporozës, artritit reumatoid dhe llojeve të tjera të inflamacionit të nyjeve.

Sëmundjet e zemrës

Lëngu i shegës konsiderohet si një nga lëngjet më të shëndetshëm për sëmundjet kardiovaskulare. Ai mbron zemrën dhe arteriet.

Presioni i gjakut

Shega ka efekt edhe në uljen e presionit të lartë të gjakut. Mjekët këshillojnë që personat që hasin një problem të tillë, të konsumojnë çdo ditë lëng shege.

Antiviral

Për shkak të vitaminës C dhe ushqyesve të tjerë, lëngu i shegës forcon imunitetin, parandalon sëmundjet dhe infeksionet. Shegët janë të njohura për vetitë antibakteriale dhe efektet kundër viruseve.

Vitaminat e tjera

Përpos vitaminës C, shegët përmbajnë edhe vitaminë E dhe K.

Performanca seksuale dhe fertiliteti

Besohet se lëngu i shegës ka veti në performancën seksuale duke qenë se ndikon te hormonet përkatëse. Po kështu studime të ndryshme po merren edhe me efektin që kanë shegët në fertilitet.

Performanca sportive

Qershitë dhe panxhari janë po aq përmirësues të aftësive sportive sa edhe shegët, që pakësojnë dhimbjet dhe përshpejtojnë rikuperimin.

Diabeti

Shega është përdorur gjithnjë si ilaç për diabetin në Lindjen e Mesme dhe Indi. Ende nuk ka studime të sakta, besohet se ndihmon në uljen e sheqerit në gjak. Lapsi.al
Postuar nga: M A X
« ne: 01-10-2019, 11:02:51 »


 

Shegët
Shegët kërkojnë pak punë dhe shpesh bëhet një rrëmujë, por ato kokrrat e kuqe si rubin që dalin pasi kemi hapur në mënyrë aspak delikate shegën, ja vlejnë për shijen dhe vlerat e larta ushqyese.

Si t’i zgjidhni

Zgjidhni shegë, që peshojnë më shumë krahasuar me madhësinë, pasi janë dhe më të shijshmet. Mos u shqetësoni shumë për ngjyrën e tyre, pasi ato mund të jenë nga komplet të kuqe në një të kuqe të kafenjtë, pa ndikuar fare në cilësi. Gjithsesi zgjidhni shegë të cilat kanë një ngjyrë të fortë.

Si t’i ruani

Shegët duhet të futen në frigorifer, pasi mund të zgjasin tre deri në katër javë.

Pasi të keni nxjerrë kokrrat futini në një qese të mbyllur në mënyrë hermetike dhe vendosini në frigorifer tek ngrirja.

Këshilla shtesë

AgroWeb.org ju këshillon që për ta hapur shegën pa bërë rrëmujë, ndajeni lëvozhgën në katër pjesë, pastaj futeni frutin në një enë me ujë dhe ndani lëkurën, duke bërë që kokrrat të dalin menjëherë.
Postuar nga: BVDGF
« ne: 09-05-2012, 14:45:09 »

po me barre te le gje shega LOL
Postuar nga: Lindushe
« ne: 09-05-2012, 11:38:33 »

Nje nga frurat e mi te preferuar  :)
Postuar nga: Mishel...............
« ne: 07-05-2012, 16:39:52 »

Edhe ne ate moment te del nji grua seksi. Sic je kshu me sy te dale si poca (dhe te skuqur) fillojne dhe te dalin dhe lote.

ne rastin tim nuk vlen ajo gruja seksi.....po doli nai cun seksi edhe LOL
Postuar nga: erionmuca
« ne: 07-05-2012, 16:37:49 »

po sepse kur vuan nga majeselli apo koliti te dalin syte si poca atje ne qenef LOL

Edhe ne ate moment te del nji grua seksi. Sic je kshu me sy te dale si poca (dhe te skuqur) fillojne dhe te dalin dhe lote.
Postuar nga: Mishel...............
« ne: 07-05-2012, 16:33:20 »

po sepse kur vuan nga majeselli apo koliti te dalin syte si poca atje ne qenef LOL
Postuar nga: erionmuca
« ne: 07-05-2012, 16:32:32 »

te ben edhe kaps shega

Kjo tjetra nuk reklamohet shume se nuk ben shume buje.
Postuar nga: Mishel...............
« ne: 07-05-2012, 16:31:14 »

te ben edhe kaps shega
Postuar nga: erionmuca
« ne: 07-05-2012, 16:16:14 »

Kjo gje shpjegon pse un rri i ngref gjith kohes.