Si bëhet buka misrit - Bukë Misri - Tryeza

×
Hyrja
Profili

Si bëhet buka misrit - Bukë Misri

Si bëhet buka misrit - Bukë Misri

· 12 · 545

  • Postime: 26710
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-09-2019, 22:52:22
 

Shumë e dashur në tryezat tona, si një ndër gatimet më të vjetra, tradicionale shqiptare, buka e misrit mbetet mes ushqimeve më të preferuara ashtu si dikur, edhe sot. Vërtet buka e misrit është një recetë e njohur tipike shqiptare. Shija e saj ndër vite ka magjepsur turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë, nga alpet e ftohta deri në jugun e klimës së butë. E ngrohtë, e thekur me djathtë e shëllirë, me salcë të freskët kosi, me gjizë e vaj ulliri apo përshesh me Gjel Deti, buka e misrit është pjesë e padiskutueshme e ndër më të mirave që mund të ofrojë çdo restorant shqiptar në menunë e tij. Burimi: https://shqip.info/2019/05/08/buke-misri/
« Editimi i fundit: 03-02-2020, 10:46:58 nga M A X »

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 29-09-2019, 23:18:48
Ça na bere me neps ... ^o)

  • Postime: 1751
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 29-09-2019, 23:53:24
Sot gatova po me gjys miell të misrit..


 
« Editimi i fundit: 30-09-2019, 07:30:34 nga Gjumashi »

  • Postime: 26710
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 30-09-2019, 17:50:07
Sot gatova po me gjys miell të misrit.

Gjysma tjeter, miell gruri?

  • Postime: 1751
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 30-09-2019, 21:51:57
Po, miell gruri. Brumi bëhet i butë dhe ka shije mjaft të mirë.

  • Postime: 229

#5 ne: 01-10-2019, 08:46:36
S'dua ta di.
Ditet me te lumtura kur isha femije ish
kur na lajmeronin do kete buke gruri. :(
Me buke misri ngopesha vec kur e ziente nena me qumesht.  :(

Ish si tulle. :S

  • Postime: 26710
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 01-10-2019, 09:17:02
S'dua ta di.
Ditet me te lumtura kur isha femije ish
kur na lajmeronin do kete buke gruri. :(
Me buke misri ngopesha vec kur e ziente nena me qumesht.  :(
Ish si tulle. :S

Te kuptoj shume mire, se ne te njejten situate jemi rritur. Por une sidoqofte gjej kenaqesi kur ha buke misri. Ndoshta cdo dite do ishte e merzitshme, por here pas here e dua. Heret e fundit ne Shqiperi kam mbetur i zhgenjyer se nuk ishte me e njejta buke misri si ka qene perpara, sepse sic duket i hedhin dicka tjeter pervec miellit te misrit. Ndoshta miell gruri, por @Parloté po na thote qe e perzier me miell gruri eshte shume e mire. Tani nuk e di cfare mund te jete qe buka e misrit nuk shijon me si perpara.

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 01-10-2019, 09:36:55
Tani te beje secili sic di ta beje vete dhe pastaj te japim receptin. :D

  • Postime: 1751
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 01-10-2019, 10:39:45
Herën e parë kam shijuar bukë me miell të përzier në Zvicër vitet '92.Kishte shije plot. Por si ti MAX jam zhgënjyer edhe unë në MV. Buka ishte vetëm e lyer me miell misri. Atë që përgadis unë është:

600 gr. miell gruri
300 gr. miell misri
1 paqetë tharm i thatë apo 25 gr. i freskët
5 1/2 dl. uj të ngrohtë

Përzihen të gjitha me mikser apo me dorë më së paku 15 minuta. Pastaj formon 18-20 copë. E len të vijë brumi për një orë në temperaturë të dhomës dhe të mbuluara. Fura  temperaturë 220 gradë. Para se të piqen i lyen me qumësht. Piqen për afër 12-18 minuta.

Ju bëftë mirë.

  • Postime: 229

#9 ne: 01-10-2019, 12:51:40
Te kuptoj shume mire, se ne te njejten situate jemi rritur. Por une sidoqofte gjej kenaqesi kur ha buke misri. Ndoshta cdo dite do ishte e merzitshme, por here pas here e dua. Heret e fundit ne Shqiperi kam mbetur i zhgenjyer se nuk ishte me e njejta buke misri si ka qene perpara, sepse sic duket i hedhin dicka tjeter pervec miellit te misrit. Ndoshta miell gruri, por @Parloté po na thote qe e perzier me miell gruri eshte shume e mire. Tani nuk e di cfare mund te jete qe buka e misrit nuk shijon me si perpara.

Mami akoma do buke misri,edhe marrim miell ne Elbasan te dikushi qe i besojme,edhe nuk na zhgenjen (sipas mamit).  :D

Nje i aferm rahmet i paste shpirti tregonte nje histori me buken e misrit.

Nje nate te shtepia e tij per vizite shkon nje femije diku te 10 vite (bente shoqeri me niperit e plakut),edhe shtruan darken te hanin darke.

Sapo shtrojne darken i sjellin buken e misrit zotnise,edhe ky pyet ate djalin e vogel duke i thene.

Cfare buke hani,misri apo gruri.

Jo jo o gjysh pergjigjet ai,vec gjyshi e qeni hajne buke misri.  :D

  • Postime: 1751
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 01-10-2019, 13:38:00
Gjyshi udhëheq, qeni ruan shtëpinë, prandaj.... :D

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 03-10-2019, 14:28:07
Herën e parë kam shijuar bukë me miell të përzier në Zvicër vitet '92.Kishte shije plot. Por si ti MAX jam zhgënjyer edhe unë në MV. Buka ishte vetëm e lyer me miell misri. Atë që përgadis unë është:

600 gr. miell gruri
300 gr. miell misri
1 paqetë tharm i thatë apo 25 gr. i freskët
5 1/2 dl. uj të ngrohtë

Përzihen të gjitha me mikser apo me dorë më së paku 15 minuta. Pastaj formon 18-20 copë. E len të vijë brumi për një orë në temperaturë të dhomës dhe të mbuluara. Fura  temperaturë 220 gradë. Para se të piqen i lyen me qumësht. Piqen për afër 12-18 minuta.

Ju bëftë mirë.
Ohhhhh do i provoj e une 😍
P.s sa kisha pa e degju e lexu fjalen paqete 😁

Temat e fundit