Spinaqi - Tryeza

×
Hyrja
Profili

Spinaqi

Spinaqi

· 4 · 2637

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

ne: 29-03-2012, 19:10:14
Prej kohësh është i njohur fakti që frutat dhe perimet ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve, por falë një studimi të bërë publik kohët e fundit kemi informacion më të saktë mbi ushqimet “mike” të shëndetit.
 
Studimi që përfshiu 31 mijë gra italiane konfirmoi aftësinë e madhe parandaluese kundër kancerit tek femrat nga spinaqi, sallata jeshile, panxhari dhe perime të tjera me gjethe.
 
Studimi Epic përfshiu 31 mijë gra të shëndetshme, të moshës 36-64 vjeç, të ndara në 5 qendra italiane dhe të monitoruara për më tepër se 10 vjet. Pjesëmarrëset dhanë informacion mbi ushqimin, stilin e jetës dhe përmasat e tyre trupore ( pesha, gjatësia, gjerësia e belit).
 
Pas përpunimit të të dhënave dhe monitorimit, u arrit në rezultatin se mbrojtësi kryesor ndaj kancerit të gjirit janë mbi të gjitha perimet me gjethe, qofshin këto të gjalla apo të gatuara.
 
“Spinaqi, sallata jeshile, panxhari dhe perimet me gjethe kanë mbrojtur 30000 gra nga tumori. Kjo falë përmbajtjes së tyre me antioksidantë të cilat përqendrohen pikërisht në gjethe. Për më tepër, në rastin e perimeve të pagatuara shtohet edhe efekti i shëndetshëm i vajit të ullirit me të cilat ne i konsumojmë”,- ka shpjeguar një nga mjekët pjesëmarrës në studim.
 
Nga studimi u arrit edhe në përfundimin se kanë efekte mbrojtëse, por të konsumuara në sasi të vogël edhe specat, patëllxhanët, fasulet, dhe kungulleshkat. Për sa i përket domates së pjekur u arritur në përfundimin se ajo nuk jep asnjë efekt mbrojtës.
 
Pra, në dietën tonë të përditshme duhet të jenë të pranishme perimet me gjethe. Por në çfarë sasie? Sipas studiuesve, të paktën 200 gram në ditë, të cilat edhe falë ndjesisë të ngopjes që japin gjatë ushqyerjes, do të ndihmojnë edhe të shëndosheni më pak.
« Editimi i fundit: 12-11-2019, 22:16:33 nga M A X »

  • Postime: 26691
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 12-11-2019, 22:18:29
 

Spinaqi nga serrat është i varfëruar nga nutrientët, ndërkaq përmban edhe sasi të shtuar kimikatesh të domosdoshme për rritje. Edhe pse gjatë gjithë vitit mund t’i gjejmë pothuajse të gjitha llojet e perimeve të freskëta, disa do të duhej shmangur jashtë sezonit.

Kjo posaçërisht ka të bëjë me spinaqin nga serrat, i cili është i varfëruar nga nutrienët, ndërkaq përmban sasi të mëdha kimikatesh të domosdoshme për rritje, paralajmërojnë nutricionistët.

Për këtë shkak, në vjeshtë dhe në dimër mos e konsumoni në sasi të mëdha, edhe pse konsiderohet “mbret i perimeve”.

Në mbretërinë e tij të pasur me vitaminat A, B1, B2 dhe C, si edhe me minerale (magnez, hekur, kalium, kalcium, natrium, fosfor, bakër, zink, jod, kobalt dhe mangan), duhet qëndruar në pranverë.

Spinaqi është artikull me kalori të ulët, i cili mund të hahet në sasi të pakufizuara. Për shkak të thartirës oksale nuk bën ta konsumojnë vetëm personat me veshka të sëmura.

Më mirë është ta gatuani në qumësht dhe ta kombinoni me produkte qumështi, kurrsesi me vezë, sepse spinaqi vështirëson zbërthimin e hekurit nga vezët. rd.al

  • Postime: 1111
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 12-11-2019, 22:28:22
Cne u interesoka RD për shëndetin?

  • Postime: 26691
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 12-11-2019, 22:36:23
Ndoshta jane dha ata njerez e interesohen per tema njerezore.

Temat e fundit