×

Supa !

Supa !

· 30 · 10518

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer
Borebardha
ne: 17-06-2005, 11:55:22
Cilen supe e preferoni dhe si gatuhet ajo? :)

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer
Borebardha
#1 ne: 17-06-2005, 11:56:00
Supë krem me qofte të vogla  

Për 4 -5 persona duhen: Mish 250 gr, 1 qepë, 1 lugë gjelle oriz, 1 vezë, 1 gotë qumësht, 1 tufë majdanoz, 50 gr gjalpë, 3 lugë gjelle miell, lëng mishi 1.5 litra, gjysmë kokërr limon, kripë dhe piper të zi.


Mund të përdoret mish viçi ose qengji. Mishi kalohet dy herë në makinën grirëse së bashku me qepën. Në masën e mishit hedhim kripë, piper të zi, majdanoz të grirë hollë, të bardhat e vezëve dhe pak oriz gjysmë të zier. Përzihen dhe ndahen në kokrra të vogla të rrumbullakëta në madhësinë e kokrrës së ullirit. Qoftet kaurdisen pak me gjalpë, shtohet ujë i vluar në masën që nevojitet për supën dhe lihet të ziejë për 10-15 minuta. Në një tenxhere tjetër kaurdiset pak miell me gjalpë, shtohet qumësht dhe lëngu i qofteve. Përzihet shpejt që të mos krijohen kokrriza, kështu bëhet një masë e hollë si supë krem e zakonshme. Rrahim të verdhat e vezëve që mbetën nga qoftet, hollohen pak me lëngun e supës, shtohet lëng limoni dhe pastaj hidhet në supë. Në fund hidhen dhe qoftet e vogla, pastaj rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi.

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer
Borebardha
#2 ne: 17-06-2005, 11:56:22
Supë orizi me vezë dhe limon  


Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar hidhet orizi
i larë e i pastruar, kripa, dhe lihet të ziejnë në zjarr te
avashëm rreth 30 minuta. Në fund supës i shtohet pak
lëkurë limoni e grirë me rende; i jepet një valë, hiqet nga
zjarri dhe pas 5-6 minutash rregullohet me të verdhën
e vezëve. Për këtë, në një enë porcelani hidhet e verdha
e vezës, rrihet mirë, dhe duke e rrahur i shtohet. lëng
limoni, ose limontoz i tretur në ujë dhe pak e nga pak
lëng supe, Në fund megullohet me majdanoz të grirë
hollë dhe piper të zi, sipas dëshirëis.

Përberja


Për 4-5 persona duhen

Lëng mishi 1,5 litra, oriz 4 lugë gjelle, gjalpë 50 gr
ose 1 lugë gjelle, 1 të verdhë veze, 1/2 kokërr limon,
majdanoz, kripë, piper i zi.

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer
Borebardha
#3 ne: 17-06-2005, 11:57:15
Krem Supa me këpurdha


Për këtë supë nevojiten: 250gr mish i bluar, 100 gr kërpurdha, 2 vezë, 2 karrota, 3 lugë, kos, 2 lugë miell, pak hudhër, majonez, vegetë, biber i zi dhe vaj.

Mishin e bluar, kërpurdhat, karrotat e griera me pak vegetë dhe biber të zi të bluar fërgohen në fillim 2-3 minuta pa vaj pastaj 10-12 minuta me vaj. Pastaj e tërë kjo zihet me ujë 20 minuta. Në një enë tjetër i tundim vezët, kosin, miellin dhe hudhrat e shtypura me pak ujë dhe vaj. Këtë përzierje ngadal qesim në enë, ku zihet supa duke i shtuar edhe pak majonez dhe e ziejm 5-7 minuta në temperaturë të ulët gjithnjë duke përzier e heqim nga zjarri dhe e servojmë.

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer
Borebardha
#4 ne: 09-09-2005, 18:17:15
Pashaqoftja

Mund të përdoret mish viçi ose qengji. Në masën e mishit hedhim kripë, piper të zi, majdanoz të grirë hollë, të bardhat e vezëve dhe pak oriz gjysmë të zier. Përzihen dhe ndahen në kokrra të vogla të rrumbullakëta në madhësinë e kokrrës së ullirit. Qoftet kaurdisen pak me gjalpë, shtohet ujë i vluar në masën që nevojitet për supën dhe lihet të ziejë për 10-15 minuta. Në një tenxhere tjetër kaurdiset pak miell me gjalpë, shtohet qumësht dhe lëngu i qofteve. Përzihet shpejt që të mos krijohen kokrriza, kështu bëhet një masë e hollë si supë krem e zakonshme. Rrahim të verdhat e vezëve që mbetën nga qoftet, hollohen pak me lëngun e supës, shtohet lëng limoni dhe pastaj hidhet në supë. Në fund hidhen dhe qoftet e vogla, pastaj rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi.

Për 4 -5 persona duhen: Mish 250 gr, 1 qepë, 1 lugë gjelle oriz, 1 vezë, 1 gotë qumësht, 1 tufë majdanoz, 50 gr gjalpë, 3 lugë gjelle miell, lëng mishi 1.5 litra, gjysmë kokërr limon, kripë dhe piper të zi

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer
Borebardha
#5 ne: 30-10-2005, 07:15:10
Supe trush tropojane

(per 2 persona)

nje tru vici
nje qepe
nje tufe bishta qepesh te njoma
40 gram gjalpe
60 gram miell (ermik)
1/2 leng mishi [old alb.: meat broth]
kripe, piper, muskat
125 ml kajmak te thartuar lehte
dy te verdha vezesh pate

E shtini trurin e vicit ne uje te ftohte per rredh 20 minuta dhe me pas i
hiqni cipen. Here pas here e shplani trurin me uje te ftohte, ne menyre qe
t'ju zbardhet, duke mos harruar qe te hiqni duke terhequr edhe damaret dhe
kapilaret me kujdes dhe me pas e ndani ne thela ose ne kube me brinje 2 - 3
cm. Grini qepen imet dhe e skuqni me gjalpe se bashku me masen e miellit,
deri sa t'ju skuqet. Hapni dritaren. Ngrohni lengun e mishit dhe e lini te
zieje bashkerisht me erezat per rreth 20 minuta. Hidhni ne masen e lengshme
copat e trurit, te cilat ziejne vetem per pak minuta bashkerisht dhe me pas
e lini te vaket mbi zjarr te shuar per rreth 15 minuta. Me pas shtoni masen
e kajmakut te thartuar lehte dhe te verdhat e vezes se pates duke e perzier
relativisht shpejte. Te zbukuruar ne siperfaqe me bishtat e qepeve te grira
me heret imet, e servirni ende te ngrohte.

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#6 ne: 14-12-2005, 08:01:05

Ne Gjermani ka disa njerze qe e preferojn "Supë Birre" ( Biersuppe) !!!!

Në vazhdim receta e supës së birrës!

Supë Birre

-Perberesit
(per kater veta)

2 shishe bire
2 luge gjelle miell
1 luge gjelle sheqer
1 luge gjelle gjalpe
œ limon (leng dhe thella)
œ luge kafeje, kanelle
1-2 veze, te rrahura


-Pergatitja

Hapni shishet e birres, dhe i lini ashtu per dy tre ore. Ne gjalpin e shkrire ne zobe me temperature jo shume te larte, perzjeni miellin dhe sheqerin deri sa te marrin ngjyre te kuqeremte. I shtoni kesaj mase birren, lengun dhe thelat e limonit si dhe kanellen dhe vazhdoni ti perzjeni ne temperature jo shume te larte. Me pas bashkoni kete mase me vezet e rahura dhe kur vezet te jene bere njesh me supen, mund ti sherbeni.

Supa sherbehet e ftohte ose e ngrohte sipas preferencave.

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#7 ne: 18-12-2005, 08:02:15
Supë me makarona

Në lëngun e mishit që vlon hidhet kripë dhe maka-
rona të copëtuara ose makarona të vogla; ziejnë derisa
të jenë gati; pastaj supa rregullohet me vezë e limon, i
hidhet majdanoz 1 grirë imët, piper i zi i bluar dhe
gjalpë i skuqur pak. Slpas dëshirës mund të hidhen dhe
2 lugë kaçkavall të grirë në rende.

Për 4-5 persona duhen

Leng mishi 1,5 litra, makarona 1 gotë, gjalpë 50 gr,
vezë i kokërr, kripë, piper, majdanoz

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#8 ne: 18-12-2005, 08:04:24

Supë patatesh

Supë patatesh mund të përgatitet me lëng mishi,
peshku ose me ujë. Kjo supë përgatitet vetëm me pa-
tate por mund ti shtohen fasule ose bizele.

Qepët, karotat, selinoja dhe majdanozi grihen hollë
kaurdisen me gjalpë ose me yndyrë. Në fund të kaurdi-
sjes shtohet salcë ose domate të freskëta të qëruara nga
cipa.

Patatet pastrohen, lahen dhe priten në kubikë të ve-
gjël. Në lëngun e vluar hidhen perimet e kaurdisura dhe
pasi marrin valë shtohen patatet dhe zihen 15-20 minu-
ta. Në fund të zierjes shtohet kripë, majda<noz i grir.ë
imët dhe piper i zi.

Për 4-5 persona duhen

lëng mishi 1,5 litra, patate 750 gr (6-7 kokrra mesa-
tare), q&pë 1 kokërr, fcarota 2-3 copë, selmo 1 ko-
kërr, majdanoz 2-3 rrënjë, domate 3-4 kokrra ose

45

salcë domatesh 1/2 lugë gjelle, gjalpe 50 gr, ose
yndyrë 1 filxhan kafeje, kripë, piper.

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#9 ne: 18-12-2005, 08:07:52
Supë patatesh rne oriz ose me makarona

Qepet,preshtë, karotat dhe selinoja priten në copa
të vogla e kaurdisen; u shtohen domate ose salcë dhe
lihen në një anë. Orizi i larë e i pastruar ose makaronat
hidhen në lëng mishi ose në ujë. Në mes të zierjes së tyre
shtohen perimet e kaurdisura dhe patatet e prera në ku-
bikë të vegjël. Lihen të ziejnë edhe për 20-25 minuta, i
shtohet kripë dhe në fund majdanoz i grirë imët. Kur
ndahet në pjiata i hidhet piper i zi.

Për 4-5 persona duhen;

lëng mishi ose ujë 1,5 litra, vaj 1 filxhan kafeje, qe-

pë 1 kokërr, presh 2 copë karota 2-3 copë, një rrë-
një selino, domabe 2-3 kokrra ose salcë 1/2 lugë,

patate 4-5 kokrra, 1 filxhan kafeje oriz ose 3/4

gotë çaji makarona.

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#10 ne: 18-12-2005, 08:09:20
Supë me lakër të freskët
--------------------------------------------------------------------------------

Lakra e bardhë pritet në fije të holla ose në copa
katrore. Zarzavatet e tjera priten në formë fijesh ose
rripi, ndërsa patatet .në kubikë mesatarë. Në lëngun e
mishit ose në ujë të vluar hidhet lakra e prerë dhe pas
5 minutash vlimi shtohen patatet. Në tigan me yndyrë
kaurdisen qepët, karotat, selinoja e grirë hollë, dhe pak
miell. Pas kaurdisjes shtohen domatet ose salca dbe së-
bashku hidhen në supë. Zarzavatet e kaurdisura hidhen
10 minuta para përfundimit të zierjes së supës. Në fund
shtohet kripë, paper 1 zi, dafmë dhe majdamoz i grirë
hollë. Kjo lloj supe është më e shijshme kur rri 4-5 orë,
(por jo në zjarr).

Për 4-5 persona duhen

lëng mishi 1,5 litra, aker e freskët 500 gr, yndyrë
50 gr, patate 2-3 kokrra, karota 2 copë, qepë 1 ko-
kërr, selino 1 kokërr, . domate 2-3 kokrra, niiell 1
lugë kafeje, kripë, piper, fletë dafine, majdanoz.

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#11 ne: 18-12-2005, 08:11:41

Supë me lulelakër

Të bardhat e preshëve priten në copa me gjatësi
2-3 cm dhe kaurdisen pak. Në lerig mishi ose ujë të vluar
hidhen preshët e kaurdisur, lulelakra e copëtuar në lule të
veçanta, patatet e prera në kubikë dha zihen 10-15 mi-
nuta. Në fund të zierjes shtohet kripë, pip-er, bizele të
njoma të ziera veçan dhe rregullohen me maJdanoz të
grirë imët. Kjo supë sipas dëshirës mund të pritet me
vezë e limon.

Për 4-5 persona duhen

lëng mishi ose ujë 1,5 litra, lulelakër 300 gr presh,
2-3 copë mesatare, patate 2-3 kokrra, bizele të ziera
1/2 gote, gjalpë 50 gr, ose vaj 1 filxhan kafeje, kripë,
piper, majdanoz.

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#12 ne: 18-12-2005, 08:13:00
Supë krem-patate

Në tenxhere me yndyrë mundësisht me gjalpë, kaur-
diseri qepët, karotat dhe pak miell; ketyre u shtohet lëng
mishi ose ujë. Pasi të marrin valë hidhen patate të prera
në kubikë të mëdhenj. Lihen në zjarr -të javashëm deri-
sa të jenë zier, pastaj supa kalohet në kullesë, duke sh.ty-
pur perimet me lugë, vihet përsëri në zjarr që të marrë
rijë valë. Në tas porcelani rrihen të verdhat e vezëve
ose vezët komplet, dhe duke i rrahur shtohet pak e nga
pak qumësht i nxehtë; kjo përzierje hidhet në supë.
Pasi është rregulluar me vezë supa nuk vihet në zjarr
sepse veza mpikset. Gjatë vendosjes në pjata supës inund
ti hidhet kruton dhe piper i zi i bluar, si dhe pak gjalpë
i freskët. Për kruton merret buka bajate, pritet në copa
kubike, spërkatet me gjalpë dhe piqet në furrë, ose skuqet
në tigan derisa të thahet. Nganjëherë muind të gatuhet
dhe në mënyrë tjetër mielli nuk hidhet te zarzavatet,
por zverdhet veç me pak gjalpë. Shuhet me qumë-sht
(salcë e bardhë) dhe bashkohet me supën.

Për 4-5 persona duhen

lëng mishi ose ujë 1,5 litra, gjalpë 50 gr. ose 1 lugë
gjelle, qepë 1 kokërr, karota 2-3, copë, miell 1 lugë
gjelle, patate 4-5 kokrra, yezë 1. kokërr, qumësht 1
filxhaai çaji, 1 fetë bukë,- kripë, piper.

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#13 ne: 18-12-2005, 08:14:21
Supë krem — karrota

Në tenxhere me yndyrë kaurdisen qepët, selinoja,
hidhet leng mishi ose ujë i vluar, .dhie lihen derisa të
marrm valë. Shtohen karotat e pastruara e të prera në
copa të mëdha dhe lihen të ziej-në derisa të jenë gati.
Pastaj i kullohet lëngu, ndërsa zarzavat)et kalohen në ku-
llesë të shpeshtë, shitypen me lugë dhe herë pas here i
hidhet pak lëng nga ai ku u zien. Në tenxhere me gjalpë
kaurdiset mielli, por jo sa të marrë ngjyrë. Ai përzihet
shpejt me qumësht dhe vihet të ziejë që të krijoheit një
masë e trashë pa kokrra (salca e bardhë). Në këtë salcë
hidhct pak e nga pak smpë, përzihet mirë, vihet në zjarr
dhe pasi merr -një valë rregullohet m.e të verdhat e ve-
zëve, ashtu si supa krem-patate. Gjatë vendosjies në pjata
hidhet kruton, pak gjalpë si dhe piper i zi.

Për 4-5 persona duhen;

lëng mishi ose ujë 1,5 litra, karota 500 gr, qepë 1
.kokërr, selmo 1 kokërr, gjalpë 50 gr, qumësht 1 fil-
xhan çaji, vezë 1 kokërr, fetë buke 1 copë, kripë,
piper 1 zi, miell 1 lugë gjelle.

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#14 ne: 19-12-2005, 11:10:26
Supe me perime

Perberesit per 4 persona:

• 2 patate me madhesi mesatare; • 2 domate te fresketa; • 2 karrota; • 1 tufe majdanoz; • 1 qepe; • vaj ulliri; • 50 gr. djathe i grire; • 150 gr. makarona spaghetti te keputura; • kripe. Pergatitja: Ne nje tenxhere ku keni hedhur rreth 1,5 liter uje, zjeni perberesit te cilet i keni pregatitur ne kete menyre: prisni ne kuba te vegjel patatet, karrotat dhe domaten duke shtuar gjithashtu dhe lengun e tyre, prini holle qepen dhe grini majdanozin. Pasi zjerja te kete pothuajse mbaruar, shtoni makaronat e keputura dhe kripe. Kur makaronat te kene zjere, hidheni supen ne nje supiere, shtojini vajin e ullirit dhe te gjithe djathin e grire, perzjejeni dhe servireni duke i zbukuruar pjatat me majdanoz te grire.

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#15 ne: 05-04-2006, 07:55:49
Supë me karrota (Britania e madhe)            

500 gr karrota, 1 qepë, 1 l lëng pule, 1,5 dl kos natyral, 2 lugë të vogla sheqer, 1 portokall, 70 gr gjalp, kripë.

Pastrojmë mirë karrotat dhe i grijmë. Po kështu edhe qepën. Pastaj shkrijmë gjalpin në një tigan, i shtojmë perimet dhe i lemë të skuqen për disa minuta para se ti hedhim sheqerin, lëngun e pulës, lëngun dhe lëkurën e qëruar të një portokalli.I ziejmë bashkë me kapak të mbyllur derisa të zbuten perimet. Pasi të jenë zbutur i heqim nga zjarri, i frulojmë dhe i rivendosim në tigan. I shtojmë kosin, kripën dhe i servirim

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#16 ne: 05-04-2006, 07:56:51
Supë me hudhër (Spanja)            

1 dl lëng mishi, 4 feta bukë e bardhë, 6 thelba hudhër, 1 dl vaj, 1 lugë e vogël spec i kuq, kripë, piper, majdanoz.

Presim fetat e bukës ne copa të vogla katrore dhe ngrohim vajin në një tigan. Hedhim në tigan hudhrat e grira dhe i fërgojmë pastaj i shtojmë fetat e bukës, specin e kuq dhe i përziejmë papushim. I shtojmë lëngun e mishit, kripën, piperin dhe vazhdojmë ta rrahim derisa fetat e bukës të jenë shpërbërë. Në fund rrahim 1 vezë per çdo tas dhe sipër i hedhim supën e ngrohtë dhe majdanozin.  

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#17 ne: 06-05-2006, 12:34:00
Supë Bors

Përbërësit:

1 lugë kafeje vaj

1 qepë

2 fletë selinoje të prera hollë

350gr panxhar i grirë

125g lakër e bardhë e grirë

90cl lëng mishi

1 lugë uthull

1 gjethe dafine

3 lugë ujë

150 gr kos

Kripë dhe piper

 

Përgatitja:  

Nxehim vajin në një tigan dhe skuqim qepën së bashku me selinonë.

Shtojmë panxharin, lakrën dhe më pas hedhim lëngun e mishit, uthullën, kripën, piperin dhe gjethen e dafinës.

Vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë në nxehtësi mesatare për rreth 1 orë.

E lëmë të ftohet pak, heqim dafinën dhe më pas e hedhim në mikser.

Shtojmë ujë mjaftueshëm, përziejmë përbërësit dhe i ngrohim. E hedhim nëpër tasa dhe shtojmë pak kos. Më pas e shërbejmë.

 

 

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#18 ne: 06-05-2006, 12:34:59
Supë me kungull dhe djathë

Përbërësit:

200g kungull

50g gjalpë

100g djath gorgonzola

20cl pana

Kripë dhe piper i sapobluar

 



Përgëtitja:

Qërojmë kungullin, e presim në feta dhe e lëmë të piqet me pak gjalpë për rreth 5 minuta.

Shtojmë 20cl ujë, një lugë kripë të zezë dhe e lëmë të piqet për 20 minuta. Vendosim kungujt në mikser, shtojmë  panën dhe i hedhm kripë dhe piper.

E vëmë të ziejë. Më pas e hedhim në një enë dhe i shtojmë përzierjes dhe 5 feta djathi gorgonzolë. Prisim disa çaste sa djathi të shkrijë dhe e servirim.

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#19 ne: 10-06-2006, 07:35:42
S U P A T

Supat zakonisht përgatiten me lëng mishi ose pule.
Mund të përdoret dhe uji ku janë zier makaronat, pata-
tet, spinaqi dhe banshtet e tjera, sepse këto lengje janë
të pasura me lëndë ekstraktive, kripra minerale dhe lëndë
te tjera ushqimore të vlefshme për organizmin e njeriut.

Lëndet ekstraktive dhe lëngu 1 mishit i japin supës
aromë dhe shije, e cila ngacmon organet e tretjes dhe si
rezultat ndihmon në përvetësimin e ushqimit nga orga-
nizmi i i njeriut. Nga mënyra e përgatitjes supat ndahen
në tri grupe supa të ziera bashkë me garniturë (pjesa
e ngurtë e supës), supa krem dhe supa të kthjellëta. Su-
pat gjithnjë duhet të jepen të nxehta jo më pak se 80-
-85°.

Si pregatitet një lëng mishi ose kockash i zakonshëm

Lëngu i mishit del më i shijshëm nga mishi ose koc-
kat e lopës dhe të viçit, bile është më i shijshëm dhe më
aromatik kur përgatitet nga pjesa e gjoksit. Kockat copë-
tohen nepër kyçe, shpëlahen dhe vendosen në fund të
tenxheres, mbulohen me ujë të ftohtë dhe vihen në zjarr
të fortë derisa të marrin valë. Hiqet shkuma dhe lihet të
ziejë në zjarr të avashëm. Në mes të zierjes shtohen
lëndë aromatike si qepë mundësisht të pjekura. mbi
sobë, karota, rrënjë selmo, fletë dafine, piper i zi dhe
pak kripë. Lihen të ziejnë rreth 2-3 orë në zjarr shumë
të avashëm. Në rast se lëngu vlohet në zjarr të fortë
ai turbullohet dhe humbet shijen. Për të shkurtuar kohën
e zierjes së kockave mund të përdoret tenxherja me
presion. Ndërsa në tenxhere të zakonshme mishi zien për
2-3 orë, në atë me presion në zjarr të avashëm zien për
30 min - 1 orë. Lëngu i përgatitur nga zierja e kockave, ku-
llohet dhe përdoret për supë. Në rast se së bashku me
kockat ka dhe copa mishi, atëherë mishi hidhet në ten-
xhere në gjysmën e kohës së zierjes së kockave, pasi do
më pak kohë për tu zier. Për të provuar nëse mishi
është zier shpohet me pirun; në rast se piruni hyn e
del lirisht atëherë mishi është gati.

Lëngu i shpendëve zien njëlloj si ai i mishit, por me
afat kohe më të shkurtër.

Nganjëherë në supat përdoret edhe lëngu i peshkut,
i cili mund të përgatitet nga peshq që nuk kanë erë të
rëndë, si qefulli, levreku, kocja, etj, ndërsa krapi, kubla,
ngjala, nuk këshillohen. Gjithashtu lëngu i peshkut me-
rret dhe nga pjesët si koka, bishti, fletët, etj. Në tenxhere
vendosen mbeturinat e peshkut, kurse sipër copat e tij
të pastruara, qepë të pjekura mbi sobë, karota, rrënjë
majdanozi, selino. fletë dafihe, piper kokërr dhe ujë.
Tenxherja vendoset në zjarr të fortë derisa të marrë
valë. Në fillim ajo duhet të mbulohet me kapak { cili
hiqet pasi të ketë marrë valë. Lëngu pastrohet nga shkuma
dhe lihet të ziejë në zjarr të avashëm për 20-30 minuta;
kullohet dhe përdoret për supë.

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#20 ne: 10-06-2006, 07:36:10
Supë orizi me vezë dhe limon
--------------------------------------------------------------------------------

Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar hidhet orizi
i larë e i pastruar, kripa, dhe lihet të ziejnë në zjarr te
avashëm rreth 30 minuta. Në fund supës i shtohet pak
lëkurë limoni e grirë me rende; i jepet një valë, hiqet nga
zjarri dhe pas 5-6 minutash rregullohet me të verdhën
e vezëve. Për këtë, në një enë porcelani hidhet e verdha
e vezës, rrihet mirë, dhe duke e rrahur i shtohet. lëng
limoni, ose limontoz i tretur në ujë dhe pak e nga pak
lëng supe, Në fund megullohet me majdanoz të grirë
hollë dhe piper të zi, sipas dëshirëis.

Për 4-5 persona duhen

Lëng mishi 1,5 litra, oriz 4 lugë gjelle, gjalpë 50 gr
ose 1 lugë gjelle, 1 të verdhë veze, 1/2 kokërr limon,
majdanoz, kripë, piper i zi.

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#21 ne: 10-06-2006, 07:36:46
Supë magjerica
--------------------------------------------------------------------------------

Kjo supë përgatitet me të brendshmet e bagëtive të
imta, me përjashtim të plëncit. Nga koka dhe këmbët
mund të përgatitet lëng, ndersa në mungesëtë tyre mund
të përdoret ]ëng mishi i zakonshëm ose ujë.

Të brendshmet shpëlahen dhe përvëlohen me ujë të
vluar, kullohen dhe priten në copa të vogla kubike. Në
tenxhere me gjalp kaurdisen të bardhat e qepëve të njo-
ma derisa të vyshken, por të mos marrm ngjyrë, shto-
hen të brendëshmet, kaurdisen pak, shtohet lëngu i tyre
dhe kur të marrë vaë hidhet orizi i pastruar e i larë.
Supa lihet të ziejë derisa orizi të jetë gati, rregullohet me
kripë, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash bëhet me
vezë e limon. Në fund të supës i hidhet kopër e grirë
hollë dhe piper i zi i bluar.

Në qoftë se kemi lëng koke e këimbësh, atëherë ato
pastrohen nga tuli i cili copëtohet dhe hidhet në supë.

Për 4-5 persona duhen;

të brendshmet 250-300 gr, gjalpë 50 gr, ose 1 lugë
gjelle, oriz 3 lugë gjelle, qepë të njoma 2-3 copë,
vezë 1 kokërr, limon 1/2 kpkrre, kopër, piper i zi.

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#22 ne: 10-06-2006, 07:37:27

Supë fasulesh pa salcë
--------------------------------------------------------------------------------
Fasulet e partruara e të lara vendosen për tu zier?
Pas 30 mmuta zierje i derdhet uji dhe hidh©t leng mi-
shi ose ujë tjetër i nxehtë. Gjysmë ore para përfundimit
të zierjes së fasules shtohen, qepë, karota, selino të prera
.në copa kubike të vogla, spec djegës dhe një sasi vaj
ulliri. Lihen që të ziejanë derisa të jenë gati pastaj rre-
gullohen me kripë, piper, e majdanoz të grirë hollë. Su-
pa vendoset nëpër pjata dhe hidhet vaj ulliri sipas dë-
shirës mund të shtohen hudhra të shtypura.

Për 4-5 persona duhen

fasule 1 fflxhain çaji, vaj ,5 lugë, qepë 1 kokërr,
karota 2-3 copë, selino 1 rrënjë, kripë, piper, maj-
danoz.


Supë fasulesh me salcë
--------------------------------------------------------------------------------

Fasulet e pastruara, lahen dhe zihen rreth 3.0 mi-
nuta. Derdhet uji dhe hidhet lëng mishi ose ujë i nxeh-
te,shtohet pak vaj dhe një pjesë e perimeve karota, sere
të prera në formë kubike, ndër&a pjesa tjetër e pe-
rimeve të prera kaurdisen me yndyrë. Në fund të kaur-
disjes shtohen domate të freskëta të cilave u është hequr
cipa ose salcë. Këto i hidhen fasuleve në fund të zierjes.

Supa rregullohet me kripë, piper, majdanoz dhe spec
të kuq djegës, sipas deshirës.

Për 4-5 persona duhen;

fasule 1 filxhan çaji, vaj 4-5 luge, qepë 1 kokërr,
karota 2-3 copë, selino 1 kokërr, 2-3 domate ose
1/2 lugë salcë, kripë, piper, majdanoz spec.

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#23 ne: 10-06-2006, 07:38:01
Supë peshku me perime
--------------------------------------------------------------------------------
Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e
priten në copa kubike. Në tenxhere me vaj (mundësisht
vaj ulliri) kaurdiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen
karota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kaurdisen
shtohen domate të fresketa të cilave u është pastruar
lëkura. Lëngu i peshkut i përgatitur qysh më parë dhe
i kulluar, i hidhet përzierjes dhe lihet të marrë valë,
shtohen patatet dhe lihen të ziejnë rreth 10-15 mm.uta
derisa të jenë gati. Gjatë zierjes hidhet një fle+ë dafine.
Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz. Gjatë ven-
dosjes në pjatë hidhen copa -tul peshku të ziera e të pas-
truara nga halat.

Për 4-5 persona duhpn;

lëng peshku 1,5 litra, patate 2-3 kokrra, karota 3-4
copë, mashurka 8-10 copë, selino, vaj 3-4 lugë gje-
lle, domate 2 kokrra, kripë, piper, majdanoz, dafinë.

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#24 ne: 09-12-2006, 13:29:56
Sot ne Tv ndoqa Xhejms Oliverin :D

Sot pergatiti nje supe tme presha dhe mashurka.


Griu dy presha e dy  thelpinj hurdhre.
 I skuqi ne nje tigan ku kishte przier voj ulliri me pak gjalp. Pastaj i hodhi piper e kripe si dhe leng perimesh te ndryshme te perzier me mjalte.
Pasi perzierja u be nje lloj mase ai hodhi mashurkat e konsevuara dhe leng domate.