Turshitë ! - Tryeza

×
Hyrja
Profili

Turshitë !

Turshitë !

· 22 · 60973

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer

ne: 09-09-2005, 16:56:35
Jemi ne kohen e pregaditjes se turshive ,dhe sigurisht shume nga ne din ti gatuajne ato ,apo edhe te kunderten din ti hane me shume shije  :P
Atehere mos te humbim kohe me shume ,shkruajme recetat tona me te mira per turshite !!!
 
« Editimi i fundit: 18-10-2020, 13:10:00 nga M A X »

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 09-09-2005, 17:00:50
Laker Turshi

Per 10kg laker duhen:

Kripe 2 1/2 filxhane caji , uje 10 litra , selino 4-5 gjethe , koper , uthull 4 gota ose acid acetik 1/2 gote.

Veprimi:

Me pare pergatitet shellira: Per 10 litra uje 2 1/2 filxhane caji me kripe. Zihet dhe lihet te qendroje 12 ore. Zgjidhen lakra te ngjeshura te bardha, u hiqen gjethet jeshile , kocani i tepert , lihen te tera ose ndahen per gjysme. Ne fuci druri , balte ose qelqi shrtihen gjethet e lakres te ngjeshura njera pas tjetres, hidhen gjethe selinoje e koper , dhe siper gjethe lakre. Vihet nje kapak prej derrase me nje peshe te rende ( gur te paster) , pastaj hidhet shellire dhe uthull ose me mire pak acid acetik. Mbulohet siper me nape te paster , lidhet gryka e enes dhe lihet 8-10 dite. Here pas here i hiqet cipa qe i krijohet ne siperfaqe dhe pas 10-12 ditesh i kullohet lengu nje dite po dhe nje dite jo dhe i hidhet persei siper. Shelira siper lakres duhet te jete rreth 10 cm. Lakra eshte gati pas 20 ditesh dhe ruhet ne vende te fresketa.

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 09-09-2005, 17:03:43
Laker turshi e grire

Lakra pastrohet nga gjethet e jashtme , ndahet pergjysme dhe pritet ne rripa. Merret mundesisht ene druri dhe ne pamundesi ene qelqi dhe vihet lakra. Sipas deshires mund t'i hedhim edhe panxhar ose karrota te prea ne fije. I veme nje peshe siper (gur) dhe hedhim sheliren e pergatitur. E leme ne vend te fresket . Pas 10-15 ditesh lakra eshte gati.

Per 5kg laker duhen:
kripe 1 filxhan caji, uje 7-8 gota

P.S Per te pergatitut turshite perdoret fuci druri , ene balte ose qelqi. Ena duhet te lahet mire dhe te pervelohet me uje te valuar.

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 09-09-2005, 17:06:29
Tranguj turshi


Per turshi perdoren tranguj te vegjel me lekure te holle, mundesisht te nje madhesie dhe te fresket. Me pare pergatitet shellira dhe lihet te ftohet. Ne qyp ose ene qelqi shtrohen gjethe dushku ose vishnje e koper dhe vendosen trangujt e lare vertikalisht. Pas cdo shtrese vihen gjethe vishnje ose koper. Mbulohen me kapak druri qe te futet brenda enes , siper i vihet nje gur, i hidhet uthulla ose acid acetik dhe shellira , e cila duhet te mbuloje trangujt dhe ena duhet te lihet 10-15 cm bosh. Mbulohet me nape te paster dhe vendoset ne vend te fresket. Turshia eshte gati pas 30-40 ditesh. Sipas deshires , gjate pergatitjes , turshise mund t'i hidhet rigon , hudhra etj.

Per 10 kg tranguj duhen:
Uje 5 lt, kripe 2 filxhane caji , selino , koper disa fije , uthull 4 gota uji ose acid acetik 1/2 gote uji.

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 09-09-2005, 17:10:26
Domate turshi

Pergatitet me pare shellira dhe lihet te ftohet. Domatet merren jeshile ose te verdha. Ne fundin e enes vihen gjethe dushku, koper ose selino. Domatet vihen te ngjeshura njera pas tjeters. Ne cdo 4-5 rreshta hidhet koper ose selino , vihet peshe , hidhet shellira , lidhet siper me naper ose vihet ne vend te fresket. Here pas here tundet ena qe te ulen domatet. Turshia eshte gati pas 25-30 ditesh.
Per 10 kg Domate duhen:
Kripe 2 filxhane caji, uje 5 lt, koper disa fije , uthull mund t'i hidhet ose jo sipas deshires.

P.S Po ne kete menyre pergatiten edhe specat turshi.

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 09-09-2005, 17:11:30
Domate ne marinade

Pergatitet me pare marinada: Per kete zihen uthull e holuar me uje , kripe , piper dhe ereza dhe lihet te ftohet. Domatet e lara vihen ne nje ene , u vihet peshe persiper dhe hidhet marinada. Ena lihet ne vend te fresket duke e mbuluar me nape te paster.
Pas 2-3 ditesh uthulla merr ngjyre te turbullt , atehere derdhet ne tenxhere , valohet dhe lihet te ftohet. Me pas hidhet perseri mbi domatet per te ruajtur ngjyren. Po keshtu pergatiten edhe per kastravecat vetem se pervelohen me uje te valuar dhe shperlahen menjehere me uje te ftohet. Pervec marinades atyre u hidhet edhe koper , rigon e hudhra.

Per 2kg domate duhen:

Uthull e forte 2 gota uji, sheqer 3 luge gjelle, kripe 1 luge gjelle plot , piper , pak kanelle, karafil ,d dafine 2-3 gjethe.

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 09-09-2005, 17:13:44
Speca turshi me gjize

Zgjidhen specat e llojit me tul per mbushje , lahen , priten tek bishti ne forme kapaku , u hiqen farat dhe lihen ne nje ane. Gjiza sipas deshires perzihet ose jo me speca djeges te grire holle. Mbushen specat dhe vihen ne nje ene te posacme balte ose qelqi , te rreshtuara shtrenguar me nj-tj. Pastaj ngjishen lehte me dore . Pas cdo shtrese specash te mbushur , mund te vihet nje shtrese e holle me gjize. Per lehtesi specat edhe mund te mos mbushen , ne kete rast vihet nje shtrese speca , nje shtrese gjize. Siper u vihet kapaku , nje gur dhe mbulohen ne vend te fresket.

P.S Kesaj turshie mund te mos i hidhet shellire , kjo varet nga trashesia e gjizes.

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 09-09-2005, 17:19:23
Sallate ruse

Merrni patatet qerojini nje gjysme kile zijeni mire dhe bejini copa te vogla sa 1cm kub po keshtu dhe 1 kg karrota zijeni mire dhe bejini te vogla sa patatet merrni groshe 1/4kg dhe zijeni dhe keto mire pasatj i hiqni prej uji dhe lerini te ftohen te gjitha keto me larte .Tani do merrni kavanoze me turshi domate dhe speca e kastraveca gogozhare dhe do ti beni te vogla sa patatet dhe patsaj do ti hudhni kripe sipas nevojes pastaj do te merrni nje kavanoz majonez dhe do ia hudhni siper dhe do i perzieni mire derisa te ngatarrohen mire me njera tjetren ne mynyre qe mos hani ne nje luge vetem fasule. Pastaj mbasi ta keni perzier mire i hidhni pak limon ose uthull. Merrni nje pjate te ceket dhe hudhni nje sasi brenda saj ne te pastaj merrni pak majoneze dhe llustrojeni siper ne mynyre qe te dali me shkelqim pastaj merrni speca gogozhare te kuq dhe prejeni te gjate dhe disa kokrra ulliri per zbukurim duke e bere si torte.Tani ju befte mire kur ta hani por nese deshironi mund ti shtoni dhe peshk ose veze te ziera duke i copetuar.Kjo eshte per hapje oreksi .

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 09-09-2005, 18:07:17
Speca te kuqe turshi (gogozhare)

Nevoiten 2 l.vaj (mundesisht ulliri,ose vaj sallate) 1 l.uthull, 1 tabull kripe, 1 tabull sheqer. hurdhera piper i zi kokerr,gjethe dafine karrota (1 kg), majdanos (2 tufa). Kjo vlen per 10 kg.speca por mund te beni edhe me pak.
Megjithese edhe kaq pasi behen shume te shijshme do ti hani!!
Pregatitja!!
Ne nje ene hedhim vajin,uthullen,kripen, sheqerin,pak dafine, piper, hurdhra,majdanos,karotat e grira ne feta te holla. Pasi uji te ziej lluku-lluku hedhim specat e pastruar mire nga farat,i leme derisa piruni te dale lirisht nga to. Keshtu veprojme derisa t'i mbarojme te gjitha.Kur ta kryejm kete procedure filljme dhe i rreshtojme neper
kavanoza.Ne fillim ne fundin e kavanozave hedhim nje flete dafine karotat e ziera,thelpij hurdhre(jo ato ne tenxhere), piper te zi majdanos te pagrire por vetem te coptuar me dore.Keshtu veprojme pas çdo shtrese,ne krye te kavanozit vendosi perseri nje shtrese si ne fund. Kur i kryejme te gjitha keto procedura ne çdo kavanos hedhim lengun e perftuar (qe eshte ne tenxhere)por duhet te jete duke zier,dhe te mbulohet e gjithe permbajtja e kavanozit.Edhe ne kete rast avulli i ujit te nxehte nuk i ben turshite te prishen nese nuk i hani kete dimer mund t'i lini ne dimrin tjeter.

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 28-09-2005, 13:51:13
Receta e domateve jeshile

3 kg domatete jeshile te prera rrumbullak,
magdanoz
pak hudher
2 luge eksenci
1 got e ujit vaj
biber te zi simas deshires
krip si mbas nevojes
2-3 speca te djekst edhe
1 luge sheqer

Te gjitha keto i bon edhe i len me ndejt ne nje tengjere te madhe 24 ore se e leshon ujin e vet edhe  edhe mandje e hedh ne kavanoz.
Jane teper teper te shijshme !

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 03-11-2005, 19:48:41
mos mi kujtoni turshite se me kthyet ne Shqiperi...
 
« Editimi i fundit: 18-10-2020, 13:10:26 nga M A X »

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 07-11-2005, 14:00:07
looool Qe thoni ju kam nje plak ketu me shtepi posht meje dhe shtepia mbrapa ka nje bace relativisht te madhe ai e kishte mbjelle rreth e qark me domate kastraveca dhe speca djegs per bukuri gjoja.....edhe cdo dite plaku dilte mblidhte domatet se cuditerisht benin aq shume saaaaa o zot vertet dhe beheshin te medhaja po kastravecat plot...nejse tani qe erdhi vjeshta domatet ishin plot, te medhaja por nuk skuqeshin kishin mbetur jeshile se ishte ftohte....edhe nje dite kur po ngjisja shkallet fillon te ankohet plaku gjynah domatet e etj etj... me mendoni mua ju sapo po hyja ne shtepi nga puna cop cop si rob lufte dhe une i thashe( sa per ta hequr qafe se isha e lodhur ) mblidhi dhe i bejme turshi...kur shikoj une para nja dy ditesh me kishte lene nje tas te madh me domate tek dera....loooool e kujt ja la mua, une soben e perdor per te mbajtur tenxheret looool tani hajdeni me mesoni si behen turshite se do me kalben domatet dhe do me hidherohet plaku :D Po e provoj njehere me kete receten e Borbardhes por po nuk me dolen te mira e zeza ti :D

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 11-11-2005, 18:18:11
looool Qe thoni ju kam nje plak ketu me shtepi posht meje dhe shtepia mbrapa ka nje bace relativisht te madhe ai e kishte mbjelle rreth e qark me domate kastraveca dhe speca djegs per bukuri gjoja.....edhe cdo dite plaku dilte mblidhte domatet se cuditerisht benin aq shume saaaaa o zot vertet dhe beheshin te medhaja po kastravecat plot...nejse tani qe erdhi vjeshta domatet ishin plot, te medhaja por nuk skuqeshin kishin mbetur jeshile se ishte ftohte....edhe nje dite kur po ngjisja shkallet fillon te ankohet plaku gjynah domatet e etj etj... me mendoni mua ju sapo po hyja ne shtepi nga puna cop cop si rob lufte dhe une i thashe( sa per ta hequr qafe se isha e lodhur ) mblidhi dhe i bejme turshi...kur shikoj une para nja dy ditesh me kishte lene nje tas te madh me domate tek dera....loooool e kujt ja la mua, une soben e perdor per te mbajtur tenxheret looool tani hajdeni me mesoni si behen turshite se do me kalben domatet dhe do me hidherohet plaku :D Po e provoj njehere me kete receten e Borbardhes por po nuk me dolen te mira e zeza ti :D

O xhan do te bindesh edhe vete sa te mira do te dalin mua me se shumti nga te gjitha recetat e domateve ky me pelqen :puth

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 17-11-2005, 12:52:37
une i bera po te shikoj pas 30 diteve se c'kam katandisur :???

  • Postime: 2218
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 17-11-2005, 18:43:08
une i bera po te shikoj pas 30 diteve se c'kam katandisur :???


Ca lloi turshish ke ber Lisa me patellxhane?

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 18-11-2005, 02:13:35
jo jo domate :???

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 05-04-2006, 07:59:12
Patëllxhana turshi( me domate )

Ingredientët për 4 persona: 4 patëllxhana, 4 speca (1 të verdhë, 1 të kuq dhe 2 jeshilë), 2-3 speca djegës, 50 gr majdanoz i grirë, 10-12 thelba hudhër, vaj dhe uthull.  

Ziejmë patëllxhanat në ujë me kripë derisa të zbuten. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me specat. I kullojmë dhe përgatisim komposton. I presim patëllxhanat për së gjati (jo përgjysëm) dhe i heqim tulin, të cilin e grijmë në copa të vogla bashkë me specat (pasi i kemi hequr lëkurën). Pastrojmë thelbat e hudhrës dhe përziejmë tulin e patëllxhanave me specat, specat djegës (të grira në copa të volga), majdanozin, thelbat e hudhrës, kripën dhe 2 lugë vaj ulliri. Me këtë komposto mbushin patëllxhanat, i vendosim në një enë plastike ose qelqi dhe i hedhim uthull derisa të mbulohen, mund ti hedhim edhe vaj por në këtë rast do të bëhen shumë të rëndë. I mbulojmë sipër me një pjatë dhe sipër pjatës vendosim diçka të rëndë. E mbulojmë enën dhe e lemë pa hapur rreth 2-3 javë. Para se ta servirim i shtojmë vaj ulliri.

  • Postime: 57
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 29-08-2008, 10:46:26
Specat e bardhe

5 litra uje
1 gote e gjysme uthulle e bardhe
1 gote e gjysme krip te trashe
1 tabelle sheqer
1,5 konzervans
1 vinobran

Ne nje kavanoz i palon specat e bardhe (me bisht te lare dhe te thare ,me pare)
ne nje ene tjeter vendoset masa e permendur me pare perveq konzervansit dhe vinobranit te vlohet ,kur te vlon vendosen edhe keto dy dhe e derdhe ne kavanozin me speca

  • Postime: 57
  • Gjinia: Femer

#18 ne: 29-08-2008, 10:47:43
Speca te zier dollma

Per 50 speca na nevoiten 2 litra uje ,1 liter uthulle ,150 gr sheqer dhe po aq kripe,20 dl vaj dhe 10 kokrrza piper te zi.
Specat- dollmat i lajme ,i ndajme per gjysme dhe ua heqim gerdhenjet me fare dhe i kullojme. Ne nje ene i ziejme ujin ,uthullen ,sheqerin ,kripen ,vajin e kokerrzat e piperit te zi.Ne kete leng te perzier qe vlon pastaj hedhim specat ne grupe-grupe.Se cili grup specash duhet te zihet nga 5 minuta .Specat e zier keshtu i rendisim ne kavanoz te nxehet.Pjesen e mbetur te perzierjes se lengut e vlojme pastaj dhe njehere e leme te ftohet dhe me ne fund e derdhim neper kavanoz per tu mbuluar specat e renditur ne ta.Kavanozet i mbyllim me celoofan dhe i vendosim ne vend te thate e te ftohte.

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer

#19 ne: 19-02-2009, 22:52:10
Sallate ruse

Merrni patatet qerojini nje gjysme kile zijeni mire dhe bejini copa te vogla sa 1cm kub po keshtu dhe 1 kg karrota zijeni mire dhe bejini te vogla sa patatet merrni groshe 1/4kg dhe zijeni dhe keto mire pasatj i hiqni prej uji dhe lerini te ftohen te gjitha keto me larte .Tani do merrni kavanoze me turshi domate dhe speca e kastraveca gogozhare dhe do ti beni te vogla sa patatet dhe patsaj do ti hudhni kripe sipas nevojes pastaj do te merrni nje kavanoz majonez dhe do ia hudhni siper dhe do i perzieni mire derisa te ngatarrohen mire me njera tjetren ne mynyre qe mos hani ne nje luge vetem fasule. Pastaj mbasi ta keni perzier mire i hidhni pak limon ose uthull. Merrni nje pjate te ceket dhe hudhni nje sasi brenda saj ne te pastaj merrni pak majoneze dhe llustrojeni siper ne mynyre qe te dali me shkelqim pastaj merrni speca gogozhare te kuq dhe prejeni te gjate dhe disa kokrra ulliri per zbukurim duke e bere si torte.Tani ju befte mire kur ta hani por nese deshironi mund ti shtoni dhe peshk ose veze te ziera duke i copetuar.Kjo eshte per hapje oreksi .


pas sallates greke...kjo eshte e preferuara ime.. :) :)

  • Postime: 26710
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 25-03-2020, 18:24:45
Ushqimet e duhura mund të parandalojnë sëmundjet dhe të përshpejtojnë shërimin prej tyre. Ushqimet e shëndetshme janë të dobishme për një sistem të fortë imunitar, që largon viruset pushtuese.
 

Ndonëse mund të duket sikur nuk është në dorën tuaj të shmangni virozat e stinës, duhet të dini që ushqimet kanë një ndikim tejet të lartë. Sistemi imunitar është shumë i rëndësishëm dhe ka nevojë për një ‘ushtri’ të mirëfilltë ushqyesish, që të luftojë bakteret.

Sistemi imunitar është mbrojtja më e mirë

Nëse dëshironi të qëndroni të shëndetshëm dhe energjikë, duhet të keni një sistem imunitar të fortë. E gjithë beteja për më shumë imunitet nis në gojë.

Pështyma përmban substance, që luftojnë mikrobet dhe nuk lejojnë depërtimin në organizëm. Çdo mikrob, që arrin të kalojë këtë front kryesor zbret në stomak dhe përballet me acidin hidroklorik.

Nëse mbijetojnë në stomak, atëherë mikrobet përballen me proteinat dhe përbërësit kimikë në sistemin tretës, që janë përbërës për shpërbërjen e baktereve të këqija.

Bakteret e mira luftojnë ato të këqija dhe parandalojnë hyrjen e tyre në gjak ose në zorrë. Këto baktere të mira quhen probiotikë dhe luftojnë sëmundjet.

Ushqim për probiotikët

Sistemi gastrointestinal përbën 70 përqind të sistemit imunitar. Ky sistem strehon bakteret e mira, që luftojnë sëmundjet.

Probiotikët kanë nevojë për ushqim të pasur me fibër dhe ushqyes por jo për ushqime të përpunuara me yndyra dhe sheqerna.

Një ushqyerje e pasur dhe e ekuilibruar është siguria më e madhe që mund të merrni në betejën kundër viruseve dhe infeksioneve.

Me fjalë të tjera, nëse ushqeheni keq, do të sëmureni më shumë. Ushqyerja e mirë i jep trupit mundësinë t’I mbytë bakteret dhe viruset e huaj.

Prebiotikët dhe probiotikët

Prebiotikët (bakteret ushqimore) janë ushqim i mirë për probiotikët. Prebiotikët janë një formë pothuajse e tretshme e fibrës.

Çdo ditë, ju duhet të konsumoni të paktën 2 ose 3 racione me ushqime të pasura me prebiotikë që të mbani të kënaqur probiotikët dhe të shëndetshëm sistemin imunitar.

Disa prej ushqimeve më të pasura me prebiotikë:

– Perimet: shpargu, hudhra, argjinarja, preshi dhe qepët.
– Karbohidratet: elbi, fasulet, tërshëra, kuinoa, thekra, gruri, patatet dhe patatja e ëmbël.
– Frutat: mollët, bananet, frutat e pyllit, agrumet, kivi.
– Farat: farat e linit dhe chia.

Probiotikët nga ana tjetër na ndihmojnë të qëndrojmë të shëndetshëm dhe të rimëkëmbemi shpejt. Nëse nuk jeni prekur nga sëmundjet, synoni të konsumoni një ose dy racione me ushqime të pasura me probiotikë në ditë ose më shumë nëse jeni të prekur nga sëmundjet.

Disa prej ushqimeve të pasura me probiotikë janë:

– Produktet e bulmetit: Kosi, djathi dhe produkte të tjera bylmeti.
– Perimet e fermentuara: turshitë si ajo e lakrës dhe kimchi.

Ju mund të merrni suplementë probiotikësh për tu dhënë baktereve një dorë shtesë, vetëm me aprovimin e mjekut. Ngrënia e ushqimeve me prebiotikë dhe probiotikë mban larg viruset dhe bakteret.

  • Postime: 26710
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 18-10-2020, 13:26:43
Duke lexuar me erdhi deshira per t'regjme :D
 

Temat e fundit