×

Ushqimet që djegin yndyrat

· 2 · 1172

Ushqimet që djegin yndyrat

· 2 · 1172

  • Postime: 27129
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 05-03-2011, 00:16:38
Sipas dietologëve ushqimet që djegin yndyrat janë:

Kafja
Ka pak kalori dhe ul ndjesinë e urisë, por nuk të dobëson edhe pse ka disa përbërës që aktivizojnë metabolizmin tuaj.
Gjithashtu, kini kujdes me sheqerin në qoftë se ju doni të ruani peshën.

Çaji jeshil
Ai përmban katekinën, një polifenol i fuqishëm. Efektet e dobishme të tij shihen dhe në peshë. Në fakt, katekina mund të ndikojë në metabolizëm, por jo për kohë të gjatë. Për të marrë efektet e saj pozitive duhet të konsumoni çajin jeshil në sasi të mëdha, të paktën 5 gota të barabartë me një litër në ditë.

Çaji jeshil është edhe një pije e shkëlqyer për shëndetin, nxit urinimin dhe ndihmon tretjen e ushqimit, për më tepër në mënyrë të veçantë për sistemin nervor dhe ka veti antioksidante.

Elbi

Alternativa më e mirë e grurit, përmban 319 kalori dhe është i pasur me proteina, aminoacide, hekur, kalcium, fosfor, kalium dhe magnez, por edhe me vitaminën B.

Është dietik dhe qetëson sistemin nervor .

Makaronat
Karbohidratet çlirojnë ngadalë glukozën, duke luftuar dëshirën për sheqer dhe shërbejnë për të ruajtur sasinë e duhur të sheqerit në gjak.
Melekuqe dhe orizi i kuq përmbajnë më shumë proteina se gruri, janë të shkëlqyera në aspektin e të ushqyerit dhe të japin ndjesinë e ngopjes.

Pula
Mishi i bardhë përmban sasi të ulët  të yndyrave, sodiumit dhe kolesterolit. Falë acidit linoleik ndihmon për të reduktuar yndyrat.  Ka 97 kalori (gjoksi) ose 120 (kofsha).

Bishtajat, fasulet, thjerrëzat janë të përsosur në sallatë ose të gatuara. Gjallërojnë metabolizmin dhe nxisin urinimin.
Ata kanë pak kalori dhe përmbajnë veti ushqyese sa dyfishi i vlerës së perimeve të pjekura.

Veza
E pasur me minerale, proteina dhe enzima, veza ndihmon në djegien e depozitave dhjamore.

Familja e kungujve. Të pasur me vitamina B, C, E, beta-karotene dhe minerale, sigurojnë pak kalori.
Për më tepër, kanë veti qetësuese. Kur jeni me dietë, ju mund ti përdorni për të përgatitur pjata të shijshme dhe me pak kalori.

Kivi
I pasur në kalium, fosfor, kalcium, hekur, bakër, zink dhe burimi kryesor i vitaminës C, përmban një dozë të mirë të fibrave për të ndihmuar kapsllëkun dhe kundër fyerjes së barkut.

Papaja
Një frut tropikal që lufton celulitit dhe përmirëson tretjen. Përmban vetëm 13 kalori në 100 gram, ka zero yndyrë dhe ka veti hidratuese të pabesueshme.

Këto karakteristika e bëjnë atë një ushqim ideal për shkrirjen e yndyrave.


Ananasi
Përmban bromelinën, një enzimë që ndihmon tretjen e yndyrave dhe lufton celulitin.
I pasur me ujë, ai ndihmon funksionimin dhe pastrimin e mirë të veshkës si dhe stimulon zorrët. Rekomandohet kur ju doni të hani diçka të ëmbël.

Banania
Penalizuar për shkak të sasisë së sheqerit, në të vërtetë ka shumë pak yndyra dhe është e pasur me minerale të çmueshme të tilla si, kalciumi, hekuri, magnezi, fosfori, kaliumi, si dhe vitamina A dhe C, si dhe rregullues i mirë i humorit.

Arrat dhe bajamet
Sigurojnë një sasi të fibrave, proteinave, yndyrave, mineraleve pa cenuar peshën. Sidomos arrat ndihmojnë për të djegur dhjamin e trupit falë përmbajtjes së kalciumit dhe të magnezit.

E rëndësishme është që të konsumohen me masë (jo më shumë se 5

në ditë) për të mos kaluar kaloritë.
Mos harroni të zgjidhni ato natyrale (jo të pjekura) dhe jo të kriposura.
Frutat me përmbajtje vajore janë gjithashtu të pasura në acid oleik: ulin rrezikun e aterosklerosit, sëmundjeve të zemrës dhe ulin kolesterolin.

Uji
Ndihmon në mënyrë të konsiderueshme për humbjen e peshës. Në Gjermani, hulumtuesit kanë provuar zvogëlim të peshës në persona të cilët pinin ujë para ngrënies.

Uji gjithashtu ndihmon për të reduktuar fyerjen në bark, për shkak se nxit urinimin, ndihmon në eliminimin e toksinave dhe sodiumit.

a.e./NOA
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20995
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 14-05-2019, 18:37:39
Yndyrat dhe kolesteroli – Mësoni cilat lloje të zgjidhni
Kur bëhet fjalë për yndyrat dietike, ajo çfarë ka më shumë rëndësi është lloji i yndyrës së konsumoni. Ndryshe nga këshillat e mëparshme dietike që promovojnë dietat të ulëta në yndyra, studime të reja tregojnë se yndyrat e shëndetshme janë të domosdoshme për shëndetin.

Nëse kompanitë ushqimore reduktojnë yndyrat, ato shpesh i zëvendësojnë me karbohidrate nga sheqeri apo drithërat e rafinuara. Trupat tanë i tresin shumë shpejtë këto karbohidrate të rafinuara, duke ndikuar në nivelet e sheqerit në gjak dhe insulinës, dhe duke rritur kështu rrezikun për mbipeshë dhe zhvillim të sëmundjeve të ndryshme.

Në vend që të ndiqni një dietë të ulët në yndyra, përpiquni të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me yndyra të “mira” dhe të shmangni ato me yndyra të “dëmshme”. Yndyrat janë një pjesë e rëndësishme e një dietë të shëndetshme. Zgjidhni ushqime me yndyra të “mira” mono-të-pangopura, kufizoni ushqimet e larta në yndyra të ngopura dhe shmangni yndyrat “trans”.

Yndyrat e “mira” mono-të-pangopura – Yndyrat mono-të-pangopura dhe poli-të-pangopura ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme në trup. Ushqimet  e pasura në yndyra të mirë janë: vaji i ullirit, i lulediellit, misrit, sojës dhe kanolës, frutat e thata, farat dhe peshku.

Yndyrat e dëmshme – yndyrat trans – rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve edhe nëse i konsumoni në sasi të limituara. Ushqimet e përpunuara zakonisht prodhohen me yndyra trans nga vaji i hidrogjenizuar. Shumë kompani kanë filluar që të shmangnin përdorimin e këtyre llojeve të yndyrave.

Yndyrat e ngopura, edhe pse nuk janë aq të dëmshme sa yndyrat trans, në krahasim me yndyrat mono-të-pangopura nuk janë të shëndetshme, prandaj është mirë t’i konsumoni me moderim. Ushqimet që kanë në përmbajtje të lartë yndyra të ngopura janë: mishi i kuq, gjalpi, djathi, akullorja etj. Disa vajra me bazë bimore, si vaji i kookosit dhe i palmës, janë gjithashtu të pasura në yndyra të ngopura.

Prandaj kufizoni ushqime të tilla si mishi i kuq dhe gjalpi, dhe i zëvendësoni ato me mishin e peshkut, bishtajoret, frutat e thata. Përdorni gjithashtu yndyra të shëndetshme në vend të karbohidrateve të rafinuara.

Burimi: Harvard University School of Public Health / Shendeti.com.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super